Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Fatos Klosi: Paralajmėruam vrasjen e Azemit

05.08.2008 18:37 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Fatos Klosi: Paralajmėruam vrasjen e Azemit

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Ne e paralajmėruam vrasjen e deputetit Hajdari. Grumbulluam tė gjithė informacionin e mundshėm dhe madje e njoftuam dhe vetė Azemin, por ndodhi ajo qė ndodhi”. Nėntė vjet mbas vrasjes sė bujshme, ish-shefi i shėrbimeve sekrete dėshmon pėr njė nga misteret mė tė mėdha tė tranzicionit, tė cilėsuar dhe si krimi i shekullit. Eshtė njė histori qė ngjan nė mėnyrė rėnqethėse me romanin e Gabriel Garcia Markezit, “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar”, por me njė dramė shumė herė mė tė madhe. Fatos Klosi ėshtė njeriu i mistereve tė mėdha, profesori i fizikės qė u gjend nė njė vorbull tė pazakontė ngjarjesh, pikėrisht nė atė sferė gjithmonė tė errėt tė veprimtarisė sė shtetit, nė atė qendėr misterioze prej tė cilės pushteti ishte njė derivat i menjėhershėm i informacionit.
Sot, me pushtetit e fjalės dhe tė vėrtetave tė tij, Klosi, ndonėse i tėrhequr nė punėt e tij private, ushtron gjithashtu njė trysni pushteti tepėr tė dukshme. Mbas portretit tė tij tė qetė, ajo ēka kumton shkakton shumė trazim dhe ėshtė e mjaftė qė tė krijojė bindjen se tė paktėn historia e re e kėtij vendi, shpesh e kalcifikuar dhe mitizuar, duhet tė shkruhet ndryshe. “Qė tre ditė pėrpara vrasjes kishim paralajmėruar edhe strukturat shtetėrore, por dhe vetė deputetin Hajdari pėr atė qė ndodhte. Matriali i klasifikuar nėn siglėn sekret, ruhet ende nė arkivin e SHISH dhe atė tė ministrisė sė brendshme dhe pėrmend me emėr dhe mbiemėr vrasėsit (tė paktėn ata qė janė konsideruar si tė tillė nga gjykata), mjetet qė ata do tė kishin nė dispozicion, por dhe motivin e krimit. Eshtė njė material prej gjashtė faqesh, i cili, ndonėse pa vlerėn e provės, ėshtė pėrdorur dhe nga vetė gjykata.
Por ky ishte vetėm fillimi, sepse shėrbimi i fshehtė kishte mundur tė siguronte informacione dramatike pėr atė qė pritej tė ndodhte me Azem Hajdarin qė katėr-pesė javė pėrpara 12 shtatorit 1998.
“Ishte kohė e trishtuar, ne kishim tė dhėna bindėse qė nė shtator 1998 do tė ndodhnin trazira nė Shqipėri duke filluar nga Shkodra dhe mė pas, do tė zbrisnin dhe nė Tiranė. Nė malin e Cukalit nė Shkodėr ndodhej njė batalion i tėrė i armatosur, deri nė dy mijė vetė, qė mund tė rrėzonin rendin kushtetues. Vrasja e Hajdarit u dha tė interesuarve njė shans pėr tė shmangur Shkodrėn dhe pėr tė nisur nė Tiranė, atė qė do tė konsiderohej mė pas, njė grusht i vėrtetė shteti”, thotė Klosi.
Ish-shefi i shėrbimeve sekrete nuk akuzon direkt, nuk ka dėshirė tė pėrmendė emra konkretė, por ai kujton se nė tė paktėn dy telefonata me marrės selinė e Partisė Demokratike, janė pėrdorur terma tė tmerrshėm. “Nė tė parėn ėshtė interceptuar Bujar Bukoshi, ish-kryeministėr nė mėrgim i Kosovės, qė afronte pėr tė ndėrhyrė me forcė nė 14 shtator me deri 400-500 burra tė armatosur dhe nė tė dytėn, njė shqiptar-amerikan, i cili i kėrkonte me ngulm bashkėbiseduesit tė tij tė tėrhiqej. “Askush nuk do tė njohė pushtetin tuaj nesėr. Tėrhiquni! Mos bėni marrėzira!” Klosi thotė se nuk e di se cili ishte zėri misterioz qė fliste njė shqipe dialektale, por pohon se nga ana tjetėr, nė selinė e PD-sė i ishin pėrgjigjur me bindje. “Shqiptaro-amerikani dallohej qartė qė kishte pushtet mbi atė qė po fliste dhe nė fakt, ndodhi ashtu siē ai kėshilloi”, thotė Klosi. Atėherė, rrjedha e rrėmbyeshme e ngjarjeve ishte e tillė qė “detaje” tė tilla tė humbisnin nė harresė dhe tė kujtoheshin fare pak. Njė hetim gjyqėsor me disa raunde dhe me njė “batalion” tė akuzuarish, u zbeh me kalimin e kohės dhe siē ndodh rėndom nė Shqipėri, u arkivua. Tė vėrteta tė tilla, tė mjaftueshme qė tė ndryshojnė historinė e vendit dhe ta shfaqin atė nė njė dritė krejt tjetėr, e bėjnė dhe mė tė dukshme, errėrsirėn me tė cilėn politika shqiptare, kryekreje, ka hedhur edhe mbi tė shkuarėn tonė fare tė afėrt.
Fatos Klosi ėshtė i qetė kur flet. Njė kujtesė e pagabueshme e bėn tė citojė me njė saktėsi tė ēuditshme atė ēfarė ka ndodhur gjatė pesė viteve tė mandatit tė tij tė ndėrprerė nė krye tė SHISH-it. Ai flet pėr marrėdhėniet shpesh tė tendosura me tre kryeministrat socialistė, me ish-Presidentin Meidani, por dhe politikėn nė pėrgjithėsi. E pranon se hija e SHISH, qoftė dhe nga trashėgimia e tij e vjetėr dhe e re ėshtė e rėndė, por e konsideron institucionin si njė peng tė vazhdueshėm tė politikės, sidomos tė asaj pjese tė politikės qė ka pasur dhe ka gjithmonė diēka pėr tė fshehur. “Eshtė shumė e vogėl kjo botė, thotė ai dhe askėnd nuk duhet ta gėnjejė mendja se punėt e errėsirės mbeten pa u marrė vesh. Shpesh ato mund tė jetė tė fshehta nė Shqipėri, por pėr partnerėt ndėrkombėtarė, ėshtė tepėr i njohur sistemi i mėkateve qė ėshtė ngritur nė sistem nė Shqipėri. Nga kushdo qoftė, i tė majtėve dje apo tė djathtėve sot. Tė huajt i kanė skanuar tė gjithė politikanėt shqiptarė dhe ato tė dhėna, tė mbledhura nga shėrbimet e tyre sekrete, janė nė dispozicion dhe tė kancelarive tė tyre politike”, paralajmėron Klosi. Qė beson ende fort se drejtėsia, qoftė dhe e pjesshme, do tė thotė fjalėn e saj edhe nė Shqipėri dhe pėr shqiptarė shumė tė njohur. Nė njė intervistė dramatike pėr MAPO-n, Klosi dėshmon eskluzivisht tė vėrtetat e tij shpėrthyese. Por i thotė qetėsisht. Si njė njeri tashmė i mėsuar me tė keqen, me tė cilėn ai pretendon se luftoi fort gjatė mandatit tė tij tė ndėrprerė po nga politika. Nė fund tė bisedės nė tryezė mbėrrin dhe bashkėshortja e tij Dorina Klosi. Njė grua elegante qė nė zgjedhjet e saj ka zgjedhur tė bėjė jo vetėm gruan simpatike, por edhe luftėtaren agresive nė krah tė tė shoqit. Edhe atėherė, kur pati kurajo tė ndeshet drejtpėrdrejt me kryeministrin Nano, nė kulmin e pushtetit tė tij dhe tė fitonte deri dhe njė betejė ligjore nė gjykatė kur e larguan nga puna nė administratė pikėrisht sepse kishte pasur besim tė thellė tek veprimet e drejta tė tė shoqit. Vetė Klosi flet pak, edhe pse e di mirė se sa mė shumė tė njohėsh, aq mė shumė hesht.

Si ndodhi qė ju morėt drejtimin e SHISH?
Eshtė njė opinioni im, por jo vetėm imi dhe jo vetėm i pėrmendur nė shqip, qė politika ka rezerva tė qarta ndaj SHISH dhe nuk ėshtė e interesuar pėr funksionimin normal tė institucionit. Dhe kėto rezerva i ka krijuar ajo pjesė e politikės vendimmarrėse qė ka gjėra pėr tė fshehur. Por nė vitin 1997, ashtu si dhe sot, bėja pjesė nė atė rradhė tė gjatė shqiptarėsh optimistė dhe idealistė qė shpresonin tė bėnin diēka ndryshe. Kur ish-Presidenti Meidani, miku im i fakultetit tė shkencave, firmosi dekretin me emrin tim, ish-kryeministri Fatos Nano mė kėrkoi vetėm njė gjė: “Mundesh t“i ndryshosh SHIK-ut (siē quhej atėherė) atė nam tė keq qė ka trashėguar nga e shkuara dhe nga koha kur e drejtonte Gazidede? Nėse e bėn njė gjė tė tillė, do tė kemi tė gjithė sukses”, mė tha atėherė dhe unė besoj se ndryshimi i imazhit tė institucionit ishte nga sinjalet e para qė Shėrbimi do tė riformatohej ndryshe. Mė pas, shėrbesat qė institucioni i ka bėrė vendit, nuk do tė nguroja t“i konsideroja tė paēmueshme.

Keni pasur mbėshtetje nė atė punė nga politika zyrtare e kohės?
Pėrgjithėsisht kam pasur, por ka ndodhur dhe qė tė gjendesha, pėr kombinime fatkeqe rrethanash i vetėm pėrballė tė gjithėve qė i kam pasur tė gjithė kundėr. Janė disa momente gjatė tė cilave kam qenė deri dhe pėrballė dy prej kryeministrave socialistė qė drejtuan me rradhė vendin. Pėr tė pėrmendur tė parin Nanon qė mė kėrkoi dorėheqjen mbas ngjarjeve tė shtatorit 1998 dhe u armiqėsua pėrfundimisht me mua kur tentoi tė zgjidhej president nė vendin e Meidanit nė 2002. Pak kohė mė parė, nė maj tė atij viti, nė njė interpelancė me kryeministrin Majko, kur ngjarjet rrodhėn deri nė njė votim tė fshehtė nė Kuvend pėr fatin tim, munda tė marr vota tė majta dhe njė paketė votash tė tilla nga e djathta. Kjo gjė krijoi madje legjendėn urbane qė unė mund tė kontrolloja njė pjesė tė votave tė djathta. Dhe pikėrisht kėtė rezervuar votash, qė nė tė vėrtetė nuk e kisha, mė kėrkoi Nano t“ja vija nė dispozicion nė funksion tė zgjedhjes sė tij nė krye tė shtetit. Por ēarja e madhe dhe e pariparueshme me tė ndodhi kur Nano mendoi se unė qėndroja mbas njė emisioni televiziv qė kishte hedhur dyshime mbi atė vetė dhe bashkėshorten e tij. Edhe pse e kisha thėnė zyrtarisht, edhe pse kėshtu u provua edhe mė pas, qė SHISH nuk dispononte asnjė dokument tė kėtij lloji, dėmi njerėzor dhe zyrtar ishte bėrė. Po kėshtu me Majkon. Nė fillim kishim marrėdhėnie mjaft tė mira dhe unė isha entuziast pėr bashkėpunimin me tė, por nė njė moment tė caktuar, u gjenda i akuzuar prej tij nė njė mėnyrė tė habitshme. Tė gjithė kėrkesat e mia pėr tė bėrė sqarimet e nevojshme u refuzuan dhe mbėrritėm nė pikėn kur Majko kėrkoi me insistim largimin tim nga detyra. Mandatin e tij tė dytė si kryeministėr, falė dhe kohės qė kishte kaluar, por dhe perceptimit tjetėr qė ai pati pėr shėrbimin, pata marrėdhėnie shumė mė tė qeta. Kurse me Metėn kam bashkėpunuar nė mėnyrė mjaft mė tė qėndrueshme.

Shpesh ėshtė pėrmendur qė shėrbimi ka pasur njė rol tė veēantė edhe gjatė krizės sė Kosovės? Cili ėshtė komenti juaj?
Fatkeqėsisht, filozofia bulevardeske, flet mė shumė ai qė nuk di asgjė, ėshtė tepėr e dukshme nė Shqipėri. Nuk dua tė flas mbi kėtė temė, por di tė them me siguri dhe pėrgjegjėsi tė plotė se shėrbimi ka kryer nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, nė bashkėpunim me shėrbimet partnere ato detyra qė nuk shkelnin ligjin, por dhe qė i viheshin nė shėrbim njė ēėshtjeje qė ishte sa patriotike e parė nga kėndvėshtrimi ngushtazi patriotik, po aq dhe detyruese nė njė vėshtrim shumė mė global e gjeostrategjik. Ndėrsa drejtimet e tjera tė punės sė SHISH, sidomos ato qė kishin tė bėnin me luftėn kundėr terrorizmit, jam i bindur se sot dhe nesėr, janė tė afta tė krijojnė krenari pėr shqiptarin e thjeshtė qė paguan pėr kėtė strukturė.

Tė kthehemi dhe njėherė nė ngjarjet e shtatorit 1998, ēfarė roli ka pasur SHISH nė atė periudhė?
Eshtė njė nga periudhat mė tė komentuara, por dhe mė tė mistifikuara tė veprimtarisė sė shėrbimit. Dua tė them se nė datėn 8 shtator, (informacionet e para i kemi dhėnė qė katėr pesė javė mė parė) edhe zyrtarisht kemi paralajmėruar strukturat shtetėrore dhe vetė deputetin e ndjerė Azem Hajdari pėr atė qė pritej tė ndodhte. Sinjalet e para i kishim marrė nga Tropoja. Pėr tė qenė mė tė qartė duhet tė rindėrtohet dhe njėherė tabloja e asaj kohe. Nė Tropojė kishte dy grupime, armiqėsorė me njėri – tjetrin qė me zhargonin e politikės mund tė themi qė ishin tė majtė dhe tė djathtė. Tė parėt e konsideronin Hajdarin si tė pėrzierė nė njė vrasje tė ndodhur nė Tropojė dhe kishin vendosur tė hakmerreshin. Fillimisht menduam se ishin vetėm fjalė dhe paralajmėrime, por mė pas gjėrat nisėn tė bėhen shumė mė serioze kur nisėm tė marrim informacione se ata po organizoheshin nė mėnyrė konkrete. Po caktoheshin njerėz dhe po grumbulloheshin mjete. Nuk ishte e thjeshtė tė mbėrrihej deri nė vrasjen e njė deputeti nga mė tė njohurit e vendit si Azemi, ndaj pėr vrasėsit e tij nuk ishte punė e lehtė. Atėherė ne u bėmė shumė mė tė vėmendshėm. Paralajmėruam strukturat shtetėrore, por dhe vetė Azemin dhe e theksoj, kėtė e kemi bėrė qė katėr-pesė javė pėrpara se tė ndodhte atentati. Mė ka mbetur e ngulitur nė mendje njė intervistė e Azemit vetėm njė javė pėrpara se tė vritej kur pėr herė tė parė SHISH falenderohej prej tij pėr punėn serioze qė po kryente. I mėsuar me kėrcėnime tė tilla Azemi, edhe pse i paralajmėruar prej nesh, nuk ėshtė se i dha shumė rėndėsi kohėt e para kėtij kėrcėnimi, por ai nisi tė shqetėsohej seriozisht kur mėsoi se dhe njė pjesė e politikės mund tė ishte e interesuar pėr vdekjen e tij.

E cilės anė tė politikės?
Asaj tė djathtė.
Jeni i sigurtė?
Krejt i sigurtė.

Nė ēfarė mėnyre paralajmėruat strukturat qė ju thoni?
Ka njė material tė klasifikuar e pėrfundimtar qė ndodhet ende nė arkivat e SHISH e ministrisė sė brendshme, por jo vetėm aty, qė pėrshkruan me emėr tė pjesėn mė tė madhe tė autorėve tė atentatit, planifikimin e lėvizjeve tė tyre nė drejtim tė Tiranės dhe lėvizjet e tyre nėpėr Tiranė, pikat e kontaktit e kėshtu me rradhė. Eshtė njė material tepėr i rezervuar qė u vu dhe nė dispozicion tė prokurorisė kur hetoi vrasjen. Fatkeqėsisht ndodhi ashtu siē e kishim paralajmėruar. Ne dinim qė mė parė se nė shtator po pėrgatitej tė bėheshin trazira nė Shqipėri duke filluar nga Shkodra e pėr tė pėrfunduar nė Tiranė. Vrasja e Azemit e pėrshpejtoi kėtė skenar.

Ēfarė pritej tė ndodhte nė Shkodėr?
Nė rrethana tė tjera dhe pėr motive tė tjera do tė kishte njė si kon tė pėr pėrmbysur si nė ngjarjet e “97, qė nisėn nga Vlora dhe pėrfunduan nė Tiranė. Ishte planifikuar tė sulmohej dhe tė merrej pėrsėri, pėr tė tretėn herė komisariati i policisė sė Shkodrės, tė merrej Shkodra dhe mė pas, ajo lėvizje tė merrte edhe Tiranėn.

Sa e mundur do tė ishte njė gjė e tillė?
Nė malin e Cukalit nė afėrsi tė Shkodrės kishim indentifikuar deri nė dy mijė vetė tė armatosur qė do tė bėnin bėrthamėn e kėsaj lėvizjeje. Atje bėnin edhe stėrvitje. Po tregoj njė detaj, tek ata mbėrritėm duke u nisur nga furrat e bukės ku furnizoheshin. Konsumonin shumė. Vrasja e Azemit e ndryshoi dhe e pėrshpejtoi kėtė skenar. Njė pjesė e tyre mbėrritėn nė Tiranė qė tė nesėrmen e atentatit tragjik.

Mendoni se ditėn e funeralit u konsumuan elementėt e njė grushti shteti nė vend?
Kjo ėshtė njė temė tepėr e gjerė dhe shumė e komentuar. Unė i kam bėrė komentet e mia prej kohėsh. Dua tė nėnvizoj diēka krejt tjetėr. Nė atė kohė janė interceptuar njė numėr telefonatash me pritės tė thirrjes seli e Partisė Demokratike. Nė tė parėn ėshtė interceptuar Bujar Bukoshi, ish-kryeministėr nė mėrgim i Kosovės, qė afronte “pėr situatėn” e 14 shtatorit deri nė 400-500 burra tė armatosur dhe nė tė dytėn, njė shqiptaro-amerikan, i cili i kėrkonte me ngulm bashkėbiseduesit tė tij tė tėrhiqej. “Askush nuk do tė njohė pushtetin tuaj nesėr. Tėrhiquni! Mos bėni marrėzira!” Klosi thotė se nuk e di se cili ishte zėri i shqiptaro – amerikanit. Unė besoj fort se ai ishte njė nga arsyet e forta qė ndalėn precipitimin nė skaje shumė mė tragjike tė historisė. Mund tė kishte pasur edhe zhvillime krejt tė pamendueshme. Ajo qė na bėnte atėherė shumė pėrshtypje ishte se folėsi nga PD-ja tregohej shumė i bindur ndaj kėshillave tė bashkėbiseduesit. Fatmirėsisht ashtu dhe ndodhi.

Mendoni se ėshtė zbardhur e vėrteta e plotė e atyre ngjarjeve?
Vetėm pjesėrisht.

Megjithėse ju pohoni se keni paralajmėruar ngjarjet, sėrish institucioni juaj ėshtė vėnė nėn akuzė po pėr kėto ngjarje. Pse ka ndodhur kėshtu?
Sepse mėnyra mė e mirė pėr tė mbrojtur mėkatet, ėshtė tė gjesh gjetkė mėkatarėt. Ky parim u tentua tė vihej nė lėvizje atėherė.

Pėr tė ndryshuar temė, nuk ju duket se njė parim i tillė vihet nė funksionim edhe nė luftėn e shpallur nga tė gjitha qevėerisjet nė vend kundėr korrupsionit?
Kėshtu ka ndodhur me tė majtėt, kėshtu po ndodh dhe me tė djathtėt. Nuk po them ato tė dhėna qė pėr shkak tė detyrės mblidhte shėrbimi, por dua tė nėnvizoj diēka krejt tjetėr. Politikanėt aktivė nė Shqipėri janė improvizuar nė harkun e pak ditėve nė dimrin e vitit “90. Me pak pėrjashtime janė po ata individė qė u pėrmendėn pėr herė tė parė nė atė kohė. Tė jemi konkretė. Partnerėt ndėrkombėtarė ishin shumė tė interesuar tė dinin se cilėt ishin kėta njerėz, nga vinin dhe ku shkonin. Dhe pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, hynin nė lojė shėrbimet e tyre inteligjente. Tė jeni i bindur, se kjo ėshtė njė botė shumė e vogėl dhe ėshtė praktikisht e pamundur qė tė fshihen “kundravajtje” si ato qė kanė tė bėjnė me korrupsionin, transfertat e parave tė pista nė banka tė huaja, tė lidhjeve tė krimit me politikėn apo dhe depėrtimin e parave tė pista nė politikė. Shėrbimet e huaja kanė njė skaner tė pėrkryer pėr cilindo aktor tė rėndėsishėm tė politikės sė vendit. Edhe sot, brenda ditės ata dinė se ēfarė ndodh nė njė mbledhje qeverie. Madje dinė dhe se nė funksion tė kujt grupimi shkon ky apo ai vendim i kėshillit tė ministrave. Zakonisht janė ato vendime qė merren nė minutėn e fundit tė mbledhjeve tė tilla.

Dhe pse mendoni se nuk ka njė reagim publik nėpėrmjet kanaleve tė tjera tė kėtyre tė vėrtetave prej disponuesve tė tyre?
Nuk mė takon mua tė pėrgjigjem. Ndoshta gati-gati u leverdis njė gjė e tillė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare