Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


“Futbolli shqiptar... si futboll rruge”

26.08.2008 00:04 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


“Futbolli shqiptar... si futboll rruge”

Shkruan : Ben Andoni

Arie Haan duhet tė vijė pėrgjysmė i kuptuar pėr publikun nė Shqipėri. Kjo sepse pėrkthyesi i tij nga gjermanishtja, shpesh ia pėrshtat fjalėt me njė gjysmė dialekt kavajas. Nė fakt, Haan flet katėr gjuhė, dhe po me aq mund tė flasė lirisht. Ky ėshtė fati, kur pėrpiqemi dhe i shkėpusim me shumė vėshtirėsi njė intervistė- jo vetėm pėr futbollin, por edhe pėr jetėn e tij. Shqipėrinė e ka njohur kur ka ardhur dikur nė vitin 1972, por mbresat tashmė i janė zhytur thellė nė kujtesė. I vogėl. I varfėr. Pa makina. Kaq kujton pėr vendin. Sot, 60 vjeēari, qė drejton pėrfaqėsuesen tonė e fokuson mė shumė mendjen te ekipi i tij. Qė ėshtė modest dhe nuk e fsheh. Si pėr dreq, ka shumė shpejt njė ndeshje pėr eliminatoret e Botėrorit 2010 dhe nuk ka mundur tė kolaudojė si duhet ekipin. Por si verior i fsheh mirė emocionet. Nuk paragjykon. Bėn me kokėn e tij dhe ėshtė i prerė. Kėtė herė nė miqėsoren kundėr Lihtenshtejnit, Bogdanin e Serisė A e ka planifikuar jashtė. Nuk ėshtė nė formė, u ka thėnė thjesht gazetarėve. Ka gjithmonė njė pėrgjigje pėr kureshtjet gjysmake tė shqiptarėve, ndėrsa pėr miqtė nė darkė, qė i shoqėron me verėn e bardhė ėshtė shumė mė miqėsor. Si Kapelo nė Angli ka vendosur njė rregull drakonian nė ekip. Tė gjithė do ulen tė ushqehen, do stėrviten dhe do largohen bashkė. Askush veē. I lindur nė njė qytet tė vogėl tė Holandės ai ka provuar vetėm me sportin nė jetė dhe futbolli i ka shėrbyer mjaft. Edhe pse edukimin e ka nė psikologji dhe pedagogji. Nuk ėshtė se ka shėnuar shumė (6 gola nė 35 ndeshje ndėrkombėtare) por goli nga 40 metra qė i shėnoi Xofit tė famshėm dhe dy ditė mė parė mė 1978 Majerit nga 35 metra e kanė futur nė librin e madh tė historisė sė futbollit. Ėshtė miqėsor, por jo aq i hapur me shqiptarėt me tė cilėt ka pėrballė njė sfidė tė vėshtirė kundėr Suedisė. Nga fytyra e tij, kupton shumė pak, aq sa shkurajohesh edhe nga fjalėt e tij. Ende Shqipėrisė i duhen dhe shumė shkallė nė spiralen e saj tė progresit, sepse pėr tė qė thotė: ‘Ne Shqiptarėt’- luajmė akoma... futboll rruge.

Si e keni pritur pėrzgjedhjen tuaj si trajner i pėrfaqėsueses shqiptare...Sa e kishit njohur Shqipėrinė mė parė...
“Unė kam qenė nė vitin 1972 pėr herė tė parė nė Tiranė. Nė atė moment, nga kontakti i parė kisha pėrshtypjen e njė vendi qė nė atė kohė nuk ishte gjithmonė i njėjti. Ndėrsa tani ėshtė komplet ndryshe. Ėshtė e hapur me Evropėn nė krahasim me kohėn mė pėrpara. Nė fakt, nuk ėshtė se mbaj mėnd aq mirė. Kanė kaluar aq shumė vite. Por mbaj mėnd qė nuk kishte makina. Kishte aq shumė njerėz nė rrugė dhe nė plazh. Varfėr. Mbaj mėnd qė ishte njė tren i vogėl dhe i vjetėr nė plazh. Kėtė e mbaj mėnd mirė... Nuk kishte shumė gjėra. Tani ėshtė njė vend fare normal pėr mua pėr sa i pėrket zhvillimit. Dhe, pėrpiqet qė tė kapė nivele mė tė larta.
Nė fakt, tė them tė drejtėn, e pėrsėris qė nuk e kujtoj aq shumė atė kohė. Pėr sa i pėrket sot populli shqiptar ėshtė natyrisht njė popull miqėsor. Por, nuk mund tė them se e njihja Shqipėrinė. Madje, kur i thosha njerėzve pėr emėrimin si trajner i Pėrfaqėsueses mė thoshin- ‘Shqipėria! Ēfarė do atje?’ Por tė jemi tė sinqertė: Kam punuar mė shumė se dy vjet nė Kinė dhe njerėzit po ashtu mė thoshin: ‘Eh.. Po ēdo nė Kinė?’ Tash pas disa viteve, kur po i shikojnė Lojėrat Olimpike mendojnė me njė kuptim krejt tė ri pėr Kinėn. E njėjta gjė dhe pėr Shqipėrinė. Pėr tė nuk kishte ndonjė njohuri tė madhe nė Evropė dhe qė njerėzit tė kishin ndonjė pėrshtypje tė specifikuar, ndėrsa tani kanė ndryshuar shumė gjėra”.

Kush janė njerėzit e familjes suaj?
“Kam gruan dhe njė vajzė, qė ėshtė 15 vjeēe. Nga martesa e mėparshme kam dy fėmijė. Qė janė tre. Gruaja merret me vajzėn dhe me detyrimet ndaj saj kryesisht”.

Pėr ēfarė jeni shkolluar?
“Jam shkolluar pėr Pedagogji dhe Psikologji nė Holandė”.

Kush janė prindėrit e Ari Han? Sa kanė ndikuar ata nė karrierėn tuaj?
“Mamaja jeton nė Holandė dhe ėshtė mbi tetėdhjetė vjeēe. Ndėrsa babai ka vdekur kohė mė parė. Ai ka qenė njė punėtor i zakonshėm nė njė Fabrikė shumė tė madhe. Ajo qė mbaj mend nga ai ėshtė se ka qenė njė njeri me njė horizont shumė tė gjerė. Dhe e njihte si askush tjetėr futbollin. E mbaj mend pėr shumė gjėra”.

Kur dhe ku jeni pėrfshirė me futbollin?
“Kemi pasur njė klub shumė tė mirė futbolli nė qytetin e vogėl ku unė kam lindur mė Finsterwolde nė veri tė Holandės, nė tė njėjtin vend ku kanė qenė edhe disa lojtarė tė tjerė me karrierė ndėrkombėtare qė kanė dalė prej aty. Nga ky klub kam filluar tė luaj me klube tė rėndėsishme nė Holandė si Ajax, R.S.C. Anderlecht, Standard Ličge dhe PSV Eindhoven. Kulmi kuptohet se ka qenė me Ekipin pėrfaqėsues tė Holandės. Ka qenė njė pėrvojė e mirė”.

Je njė hero pėr qytetin tėnd. Si e pėrjeton kėtė ndjenjė?
“Po. Por tė themi njė lojtar i madh. Vetėm se tė jem i sinqertė nuk kam qejf qė tė flas pėr heronjtė ose pėr ēfarėdo qoftė tjetėr. Por e pranoj qė njerėzit mė njohin dhe mė respektojnė shumė”.

Si e pėrball kėtė mirėnjohje tė njerėzve?
“Nė pėrgjithėsi nuk e kam shumė problem. Jam miqėsor. Jam shumė i hapur nė shoqėri dhe shumė i shoqėrueshėm. Por, disa herė mė bezdisin pak. Nė fakt fluturoj shumė. Dhe, shkoj shpesh nė Kinė. Atje jam shumė popullor ende. Normalisht jo nė tė gjithė hapėsirat e saj tė pafundme, por njerėzit mė njohin nga fotot”.

Keni njė karrierė shumė tė lidhur me futbollin. Mė thjesht, kush ėshtė sot jashtė futbollit Ari Han?
“I thjeshtė. Them sėrish se jam shumė i hapur. Jam shumė miqėsor dhe kam shumė miq dhe..mė pėlqen jeta”.

Kush janė miqtė e tu mė tė afėrt?
“Janė tė njėjtėt sėrish. Kam akoma ata miq qė kam pasur qė para dyzetė e pesė viteve. Jam shumė besnik te miqtė dhe me kėdo. Dhe kohė pas kohe bėhemi bashkė”.

A mban marrėdhėnie me kolegėt tuaj, qė keni luajtur me Holandėn?
“Jo nuk mbaj shumė kontakte. Ne kemi pasur marrėdhėnie shumė tė mira, kur kemi qenė nė skuadėr. Jemi ende shumė shokė me njėri-tjetrin. E vlerėsojmė njėri-tjetrin si kolegė dhe nėse kemi pasur ndonjėherė probleme e kemi ndihmuar njėri-tjetrin”.

Keni bėrė vetėm njė test tė parė me Shqipėrinė. Pėr aq pak kohė sa kishit nė dispozicion, si ju ėshtė dukur ekipi shqiptar?
“Unė e njoh Shqipėrinė nė futboll. Qė tė jemi tė sinqertė, ne nuk jemi Anglia, Spanja ose Gjermania. Nga ana tjetėr mua mė pėlqen qė tė luaj me kėta lloj lojtarėsh tė tillė, qė kam nė dispozicion, si p.sh. Lorik Canaj, qė deri mė tashmė me klubin e tij nė Francė ėshtė nė nivelet mė tė larta nė kampionatin ‘e vendit’ tė tij. Ai di shumė pėr lojėn. Por ka dhe shumė lojtarė tė tjerė qė janė nė Gjermani tė cilėt njėsoj i vlerėsoj, por qė nuk janė si ai. Mua mė pėlqen qė tė bashkėpunojnė dhe tė funksionojnė si njė ekip i vetėm. Dhe unė mendoj se Shqipėria ka lojtarė tė mirė qoftė nga ana teknike dhe lojtarėt tuaj kanė temperamentin tipik ballkanik. Ata nuk ndryshojnė shumė nga lojtarėt rumunė, bullgarė etj”.
Ēfarė keni mundur tė evidentoni nė shpirtin e ekipit shqiptar...Si ju duk grupi qė pėrzgjodhėt... Shikoni elementė qė ju inkurajojnė...
“Unė kam parė disa lojtarė me aftėsi tė vėrtetė, qė mund tė luajnė futboll. Po, ata vėrtetė luajnė shumė mirė dhe mua mė pėlqen qė tė shikoj futboll kėtu nė Shqipėri. Unė kam qenė vetė lojtar dhe i shijoj ndeshjet. Kam parė ndeshje nė Shqipėri dhe mė pėlqen tė shikoj kampionatin e saj. Ėshtė shumė zbavitės. Varet nga mėnyra, nė fakt sesi veprohet. Por, i ngjan pak futbollit tė rrugės. Nuk ka shumė organizim. Lojtarėt herė pas here, me ato qė shikojnė bėjnė gjėra shumė tė mira, por nė pjesėn tjetėr ėshtė e nivelit tė dobėt dhe mė tė dobėt- nga ajo qė kam parė. Nė futbollin shqiptar, me atė qė konstatoj ėshtė se nga e mira drejt jo tė mirės ka njė diferencė shumė tė madhe. Dhe, nė mėnyrė qė tė rritet duhet qė ajo tė shkojė drejt kėtij niveli tė lartė dhe vetėm atėherė mund tė flasin pėr njė futboll tė mirė. E theksoj se duhet qė tė harrohen gjėrat e kėqija”.

Ēfarė i mungon ekipit shqiptar, sipas pikėpamjes suaj...?
“Organizimi dhe mėnyra sesi duhet qė tė lėvizin nė fushė. Lė shumė pėr tė dėshiruar”.

A i keni dėgjuar fiksimet e rezultateve tė ndeshjeve nė kampionatin shqiptar dhe nė ato tė pėrfaqėsueses. I njihni akuzat e paraardhėsve tuaj nė drejtimin e Bankinės shqiptare. A ju frikėson kjo?
“Po. Ne kemi folur pėr kėtė shumė mė pėrpara. Por tė jem i sinqertė, ky ėshtė njė problem tashmė nė tė gjitha vendet dhe jo vetėm nė Shqipėri. Edhe nė Kinė, ku kam qenė unė kanė ndodhur. Pra duhet me qenė i kujdesshėm. Ėshtė e vėshtirė qė tė mendosh gjithė kohėn pėr tė dhe tė mundohesh ta ruash rezultatin. Nė lojė, ti je duke menduar pėr rezultatin dhe kaq. Por ky fenomen ndodh jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė tė gjitha vendet e tjera...Jam i pėrgatitur se tė ndodh njė gjė qė nuk e pret”.

Ju jeni shprehur i matur nė lidhje me objektivat e ekipit shqiptar. Ka tė bėjė kjo me filozofinė e punės suaj, apo thjesht me pėrpjekjen pėr t’i ingranuar normalisht lojtarėt pėr ndeshjet e Botėrorit?
“Mua mė pėlqen qė tė punoj me futbollin. Veēanėrisht mė pėlqen qė tė punoj me atė qė ėshtė lojtar dhe qė mund tė bėj mė shumė, por jo vetėm nga ana teknike, por qė mund tė nxjerr diēka sa mė tė mirė prej tij. E pėrsėris jo thjesht mirė nga ana teknike sepse kėtė ai e ka- por qė tė mendojė mė shumė pėr futbollin dhe tė ketė njė pikėpamje tjetėr pėr futbollin, qė do tė luhet. Dihet qė shumė nga lojtarėt dhe trajnerėt e tyre janė njė nga mundėsitė- ndėrsa mė takon mua nė fund qė kam pėrgjegjėsinė kryesore qė t’iu gjej vendin e duhur nė fushė. Besoj se nė kėtė rast jam i vetmi sepse kam luajtur nė disa pozicione, kur kam qenė si futbollist: libero, mesfushor i qendrės, stoper, mbrojtės i majtė, mbrojtės i djathtė, mesfushor sulmues. Vetėm portier s’kam luajtur. Kur them qė kam luajtur nė tė gjitha kėto pozicione me disa nga ekipet mė tė mira tė kohės dhe jo me ekipe ēfarėdo, atėherė duhet tė kenė besim. Kam luajtur nė 1974- Libero (mbrojtės i lirė), mė 1978 mesfushor sulmues dhe tek Ajaksi kam luajtur zakonisht mesfushor. E pėrsėris se kam pėrvojė nga tė gjitha kėto pozicione dhe kam mundėsi qė t’iu jap lojtarėve pėrvojėn time nga tė gjithė kėto vende”.
A ėshtė problem qė njė trajner holandez tė drejtojė njė ekip ballkanas. Si i shikoni diferencat e ndryshme nė mentalitetin tuaj kombėtar me atė tė ekipit shqiptar?
“Dua qė pėr kėtė pyetje tė rrėfej thjesht pėrvojėn time personale. Unė kam udhėtuar nė tė gjithė botėn. Kam lėnė Holandėn mė 1976 dhe pastaj kam shkuar nė Belgjikė. Pastaj nė Greqi. Pastaj nė Kinė etj. Tė them tė drejtėn nuk e njoh filozofinė e futbollit ballkanik, por ajo qė dua tė them se di mirė atė qė kėrkoj dhe atė qė bėj. Dhe kur i shikoj lojtarėt e di se ēfarė kėrkoj nga ata. Kuptohet se do tė doja qė tė kuptoja dhe filozofinė e tyre nė mėnyrė qė tė krijoja njė mentalitet”.

Mendoni se keni vendosur ura bashkėpunimi me ekipin kur ju kanė mbetur jo shumė ditė nga ndeshja me Suedinė?
“Jo shumė. Kjo pėr shkak tė kushteve. Ju e dini qė jemi stopuar pėr shkak tė mosmarrėveshjes sė strukturave tė shtetit tuaj me FSHF-nė. Po ashtu, shumė nga lojtarėt janė jashtė vendit dhe luajnė nė kampionate tė ndryshme. Ata ndryshojnė shumė pėr sa i pėrket lojtarėve qė janė nė Shqipėri. E them se ėshtė ndryshe qė tė luash jashtė nė kampionate me prestigj, edhe pse unė e kam detyrim qė tė shikoj dhe tė kėqyr”.

Keni drejtuar shumė ekipe Antwerp, VfB Stuttgart, FC Nuremberg, Standard Ličge, PAOK FC, Feyenoord, Austria e Vienės, pėrfaqėsuesja e Kinės, pėrfaqėsuesja e Kamerunit..etj...Ēfarė e lidh pėrfaqėsimin tuaj nė gjithė kėto pjesėmarrje...
“Unė kam idenė time pėr funksionimin e ekipit. Kuptohet se lojtarėt e njė vendi, ku unė drejtoj kanė idetė e tyre. Kur isha nė Holandė dihet qė ne e pėlqejmė aventurėn; kur isha nė Belgjikė dhe ishte futbolli profesionist e kuptoja mentalitetin shumė mbrojtės tė tyre; nė Itali po ashtu janė shumė tė tėrhequr; futbolli spanjoll i ngjan pak frymės sė Toreros dhe mė kėtė identifikohet edhe shpirti i tyre. Ēdo vend nė futboll ka identitetin e tij. Ndėrsa ndoshta ende Shqipėria nuk e ka mentalitetin e saj sepse futbollistėt dhe njerėzit janė shumė tė rinj ashtu si ligjshmėria qė duhet tė arrijnė nė kanonet e saj”.

Sa gjuhė flisni?
“Holandisht, kuptohet. Pastaj gjermanisht, anglisht dhe frėngjisht”.

Ēfarė mund tė na thoni pėr lidhjen e Han me kulturėn? Nė Shqipėri kultura juaj ėshtė e njohur dhe nga vendi juaj janė pėrkthyer disa autorė. P.sh. Henri Mulisch.
“Hėmm. Mė thua pėr kėtė autorin holandez. Po e njoh. Tė jem i sinqertė nuk e kam lexuar. Nė shkollė mė duket se e kemi bėrė me njė libėr tė tijin. Ka qenė nė program. Nuk ka qenė shumė afėr preferencave tė mia, tė jem i sinqertė. Unė kam lexuar mė shumė dhe i preferuari im ka qenė Jan Hendrik Wolkers. Ka vdekur pak vjet mė parė. E pėrsėris dhe dua tė jem i sinqertė se Mulisch nuk ėshtė shumė i lehtė pėr tu lexuar”.

Nė ēfarė forme lidhesh me artin...
“Nuk kam shumė kohė pėr tė lexuar por arti mė pėlqen nė pėrgjithėsi. Kur jam nė kohė pushimesh mundohem tė shikoj shumė dhe tė lexoj nga pak. Kam disa libra qė mė interesojnė, por mė pėlqen shumė muzika. Pėr ta dėgjuar varet nga gjendja ime shpirtėrore. Patjetėr, qė mė pėlqen shumė klasike, por ēdo lloj muzike. E dėgjoj nė muzikė dhe nė shtėpi. E dėgjoj nė mėngjes, por edhe nė drekė dhe nė mbrėmje. E dėgjoj kudo”.

Kush ėshtė motoja juaj nė jetė?
“Nuk e di. Por, mė pėlqen qė jeta ime tė jetė optimiste dhe tė jetė pozitive. E shikoj dhe e besoj shumė optimizmin, dhe e shikoj atė nė anėt mė pozitive. Dua qė ta bėj jetėn time sa mė tė lehtė. Nuk jam pesimist dhe nuk jam njeri qė shikoj me frikė anash, asnjėherė. Nė pėrgjithėsi jam njeri me shumė ekuilibėr”.

Ēfarė bėn aktualisht familja juaj?
“Kam njė familje pėr tė cilėn jam krenar dhe tė pasur dhe me shumė specifike. Shpesh diskutojmė bashkė problemet. Kemi nivel tė mirė dhe kjo na kėnaq. Dhe nė flasim shpesh me familjen qė tė jetojmė mirė dhe kėtė pėrpiqemi qė t’ua japim edhe fėmijėve, tė gjitha gjėrat pozitive qė kam hasur nė jetė...”.
A keni ndonjė mendim specifik pėr shqiptarėt?
“Tė them tė drejtėn nuk jam nga ai lloji i njerėzve, qė kanė pasur njė opinion mė parė dhe e kanė korrigjuar. Mė pėlqen qė tė shikoj njė anė dhe mė pėlqen qė tė flas dhe tė flas vetėm pėr ekipin. Nėse dikush mundohet tė mė flas pėr tė shkuarėn, vetėm nėse mė pėlqen unė e dėgjoj. Por, ajo qė ėshtė kryesore ėshtė se dua qė ta shikoj me sytė e mi gjithēka dhe duke e parė kam mundėsi vetė tė filloj qė ta vlerėsoj. Dua qė tė shikoj vetė gjėrat dhe pastaj tė jap njė gjykim”.

Vini nga njė vend ku filozofia sulmuese ėshtė gjithēka nė futboll, a do mundeni ta pėrshtasni kėtė pėr futbollistėt shqiptarė?
“Nė tė ardhmen po. Por ajo qė shikoj kėtu dhe qė duhet tė bėhet ėshtė se ju duhet tė punoni qė tė jeni tė gatshėm. U kam thėnė lojtarėve qė gjėja mė e mirė pėr ne ėshtė njė mbrojtje shumė e fortė. Ndėrsa ofensivė do tė thotė njė mbrojtje e hapur dhe kjo do tė thotė qė duhet tė kuptohet kjo lojė- sesa mundesh ti realisht qė tė bėsh. Mė kuptoni qė tė luash nė sulm duhet qė tė pėrgatitesh pak nga pak derisa sa tė vi momenti qė tė jesh gati pėr t’u pėrballur. Qė tė luajė Shqipėria nė sulm duhet kohė. Fillimisht duhet qė tė kuptosh se kur ekipi ėshtė i mundur qė tė luajė, ndėrsa qė tė luhet nė mbrojtje do sėrish shumė kujdes. Nuk jemi mė nė futbollin e vitit ’60. Qė tė luash nė mbrojtje vlen nė rastin tonė sepse nuk tė duhet qė tė pasurosh shumė cilėsitė e lojtarėve, por thjesht tė kujdesesh pėr to nė pėrdorimin e mirė tė tyre. Pastaj duhet qė ti mėsosh ngadalė sesi tė pėrshtaten me stilin ofensiv dhe tė pėrshtaten si duhet me gjėrat. Nuk kam ende mundėsi ti shpjegoj dhe tė gjej gati momentin.
Dhe e theksoj se shumė nga ekipe nuk luajnė nė sulm sepse ėshtė shumė e rrezikshme. Po ashtu unė e di- qė pėr lojtarėt ėshtė shumė e vėshtirė tė luash nė sulm dhe unė dua ti mėsoj pak e nga pak sesi shqiptarėt tė dalin nė lojėn e tyre normalisht dhe tė ndryshojnė gjėrat e tyre normalisht”.

Si keni vendosur, qė ta ndani kohėn pėr pėrgatitjen e ekipit shqiptar...
“Kjo varet nga detyrimet. Dhe programi. Pėr fat, disa lojtarė luajnė bashkė dhe kjo mė sjell siguri. Ndėrsa, unė jam i interesuar dhe interesohem nė Shqipėri thjesht pėr lojtarėt e rinj qė janė nė vend, sepse ata duhen pėr tė ardhmen. Kėta duhen qė tė jenė mirė dhe tė jenė si pėrgatitje pėr tė ardhmen. Ndėrsa, tė tjerėt unė i ndjek edhe nė vendet e huaja”.

Nė fund, si ėshtė opinioni juaj pėr Shqipėrinė dhe zhvillimet e saj? Do e frekuentoni me familjen tuaj
“E ndjek pak dhe politikėn, por nuk dua tė flas. Ajo qė e shikoj ėshtė se ėshtė rindėrtuar bindshėm. Njerėzit janė shumė miqėsor. Por, tė them tė drejtėn nuk ka ende infrastrukturė tė mirė. Nuk e di nėse dua tė jem kėtu me familjen, sepse nuk jam. Por njė ditė mund tė vi edhe familja. Momentalisht janė tė zėnė, sepse vajzėn qė kam nė shkollė, mė detyron edhe gruan. Por, nga ana tjetėr shikoj shumė tė huaj dhe ‘tė huaj’ shqiptarė qė vinė nė vendin e tyre pėr turizėm dhe kam njė ndjesi tė mirė nga njerėzit qė vinė. Kam pėrshtypje tė mirė pėr vendet me popullsi tė re sepse kanė identitetin e tyre”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare