Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Gjergj Leka: Veprat tona nė duar tė piratėve, ligji nuk po vepron

04.05.2008 15:08 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Shkelja e tė drejtave tė autorit nė vendin tonė ka bėrė qė shumė artistė tė njohur tė reagojnė ndaj kėtij fenomeni qė sot ėshtė i pranishėm nė tregun muzikor shqiptar. Mosfunksionimi i ligjit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit nė vendin tonė ka bėrė qė nė tregun muzikor shqiptar tė triumfoi pirateria. Njė nga artistėt e njohur kompozitori Gjergj Leka nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” reagon ndaj kėtij fenomeni duke u shprehur se deri tani ėshtė bėrė shumė pak pėr parandalimin e tij. Sipas tij po punohet shumė ngadalė dhe duhet qė shteti tė ndėrhyjė, pasi deri tani shumė pak po zbatohen rregullat dhe ligji.

-Pirateria ka triumfuar sot nė tregun muzikor shqiptar. Komenti juaj pėr kėtė?
Pirateria nė fakt nuk ėshtė se ekziston vetėm nė Shqipėri, pasi ajo sot ndeshet nė tė gjithė botėn, por pėr ta parandaluar piraterinė ka disa rregulla qė janė: nė radhė tė parė ai qė blen njė prodhim diskografiku i famshėm qė tek ne nuk e kanė idenė, diskografia nuk ėshtė vetėm njė mjet pėr tu pasuruar. Diskografia nė tė gjithė botėn ėshtė njė mjet qė investohet dhe pastaj fitohet. Nė Shqipėri gabimi mė i madh qė bėjnė diskografėt tanė qė normalisht ZSHDA duhet qė ti pezullojė dhe licencat, ėshtė qė materiali muzikor blihet direkt nga kėngėtari pa qenė autori, kurse nė tė gjithė botėn tregtohet me autorin. Nuk ka tė drejtė kėngėtari, pasi nuk hyn nė pėrqindjet e autorėsisė, ai hyn vetėm nė momentin qė ėshtė kantautor dhe ka prodhimet e veta. Kėshtu qė tė gjithė kėto prodhime qė janė blerė sot nga diskografėt shqiptarė me lekė nė dorė dhe shumė herė pa kontrata janė tė pavlefshme. Nė momentin qė ZSHDA do ti futet njė kontrolli ato do tė dalin tė gjithė tė pavlefshme. Pirateria, ėshtė e thjeshtė, mund tė hapėsh sajtet e internetit dhe dihen se kush i ka kėto sajte, atėherė shko dhe bllokoji ato qė i japin kėto kėngė sepse nuk kanė tė drejtė ti japin. Nė fakt ka dhe site jashtė qė shkarkohet muzikė, por kėto sajte interneti ēdo vit paguajnė tė drejtėn e autorit dhe nuk janė sajte pirate, ato janė tė legalizuara. Tek ne kjo gjė nuk ėshtė bėrė, pasi si ēdo gjė qė ka filluar me vonesė dhe e drejta e autorit ka filluar me vonesė.

-Si e shikoni funksionimin e ZSHDA nė vendin tonė. Cili ėshtė kontributi i saj sot?
Kjo ėshtė njė zyrė me tė vėrtetė me inspektor dhe njė zyrė kontrolli pėr tė mbrojtur tė drejtat autorit. Ka filluar qė tė punojė, por si ēdo gjė tek neve do tė duhet shumė kohė qė tė vihen rregullat. Tani nė kėto kohė ato po merren me Tiranėn dhe nuk po ia arrijnė dot sepse kėtu ėshtė vjedhur dhe kopjuar vetėm muzikė dhe asnjė nuk ėshtė dėnuar. Nuk shkohet vetėm pėr tė mbyllur dyqanin sepse ai nė fund tė fundit ėshtė hallka e fundit e zinxhirit, pasi ai shet ato qė i japin. Unė mendoj se kjo gjė duhet kapur qė nga produktori qė prodhon muzikė, qė nga ai qė ka vjedhur kėngėn e huaj pa asnjė tė drejtė autori. Pra nė momentin qė ti ka marrė njė kėngė tė vjedhur ti duhet qė tė dėnohesh sepse kėngėtari nuk faj. Ėshtė faji i tij qė publikon kėtė lloj materiali. Provoje bėje kėtė gjė jashtė p.sh kemi rastin e kėngėtarit Albano Carrisi me Miachel Jackson tė cilėt pėr gjashtė masa qė u ngjanin bėnė dhjetė vjet gjyq, mendo sikur tė ishte nxjerrė e tėra nė shitje kėnga ēfarė do tė ishte bėrė. Kėtu tek ne po ti futesh prodhimeve tė CD ato janė skandale, pra nė ēdo CD ka kėngė tė vjedhura. Ti duhet qė tė shkosh nė Bullgari ose Greqi ku e ke vjedhur kėngėn, duhet ti paguash tė drejtėn e autorit tė kėngės dhe me atė letėr nė dorė ti ke tė drejtė qė t’ia ēosh prodhuesit sepse ai nuk ka asnjė tė drejtė qė tė botojė njė kėngė tė vjedhur. Kjo vlen dhe pėr filmin dhe pėr shumė gjėra tė tjera. Atėherė nė momentin qė kjo gjė do tė vihet me baza tė forta tė gjithė do tė kenė frikė, sepse frika e ruan vreshtin dhe nė muzikė ėshtė kėshtu. Unė i kam pasur nė emisionin tim punonjėsit e tė drejtės sė autorit dhe unė i kam quajtur polici muzikore dhe pėr mendimin tim ato duhet tė jenė kėshtu, pasi deri tani akoma nuk janė. Sapo tė dalėsh nė rrugė ke plot CD qė shiten nga 1 mijė lekė tė vjetra dhe janė tė kopjuar nėpėr shtėpi. Aty i ke ēdo ditė kėto shitės, por pyetja ėshtė se a ka shkuar njeri qė ti heqė? Duhet qė tė vijė policia tatimore dhe tė bėhen gjėrat me rregull. Por nė fakt po ecet shumė ngadalė, mos ta flasim pėr rrethet qė ėshtė llahtar fare. Unė njoh njerėz qė kanė dyqanet dhe i thonė ato tė rretheve mi sill mua se i shes unė. Pra unė mendoj se kjo gjė nuk bėhet vetėm me dy inspektorė, por duhet njė masė e gjerė njerėzish dhe kėtu duhet qė tė ndėrhyjė shteti, pasi kjo nuk ėshtė njė punė qė e bėn njė shoqėri private. Shteti duhet qė tė investojė pėr tė bllokuar piraterinė edhe pse nuk bllokohet dot unė mendoj se njė pėrqindje e tyre duhet qė tė bllokohet. Futu nė njė dyqan dhe gati e gjithė muzika e huaj ėshtė pa pullė. Pra qė nė atė moment shteti duhet qė ti heqė licencėn atij dyqani. Shumė vetė merren me kėngėtarėt duke thėnė p.sh kanė vjedhur kėngėn, por kjo gjė ėshtė e gabuar, pasi nė fakt nuk e kanė vjedhur ata. Kėshtu qė kėngėtarėve nuk i duhet vėnė faj tek kjo gjė. Faji ėshtė kryesisht i prodhuesit, ai qė ka blerė kėngėn greke, bullgare, turke etj, qė i ka nxjerrė nė shitje si kėngė shqiptare. Pra duhen marrė masa. Unė besoj se tė gjithė prodhuesit, shtėpitė diskografike sepse kėtu tek ne ēdo ditė hapet nga njė e tillė megjithėse asnjė prej tyre nuk ėshtė shtėpi diskografike, mendoj se nė fund fare do tė ngelen vetėm ato qė janė tė tilla, ato qė vėrtetė do tė promovojnė njė muzikė tė vėrtetė, ato qė vėrtetė do tė paguajnė tė gjitha tė drejtat e autorit dhe kėtu nuk ėshtė vetėm shtėpia diskografike, pasi janė dhe tė gjithė televizionet dhe radiot. Fakti tjetėr janė dhe koncertet. Tė gjithė kėngėtarėt dhe kėngėtaret tanė nėpėr koncerte marrin lekė nė tė zezė. Po marrin sot se janė nga 20 vjeē po kur tė bėhen 40 vjeē ēfarė pensioni do tė kenė? Patjetėr duhet qė tė ekzistojė ajo e famshmja librezė e punės pėr artistin siē ėshtė nė tė gjithė botėn deri nė Kazakistan ėshtė kėshtu, por vetėm nė Shqipėri nuk ėshtė. Nuk ka tė drejtė asnjė artist jashtė qė tė shkojė tė kėndojė dhe nė lokalin mė tė qelbur pa pasur librezėn e punės tė muzikantit. Unė po marr njė emėr p.sh Poni qė tė gjithė kėngėt ia ka bėrė Adrian Hila dhe ajo fiton milion lekė pėr koncerte dhe ka blerė makina dhe shtėpi. Por kur vjen puna Adrian Hila i ka marrė vetėm njė herė lekėt e kėngės kur kjo i ka bėrė. Adrian Hila me tė drejtėn mė tė madhe tė botės sot mund ti kėrkojė lekėt Ponit dhe shtėpisė diskografike qė sa herr ajo ka kėnduar kėngėn, ama kuptohet e dokumentuar, ai mund ti marri treēerekun e lekėve qė ka sepse kėshtu funksion dhe duhet qė tė funksionojė. Interpretuesi ėshtė interpretues dhe autori ėshtė autor. E drejta e autorit mos harrojmė vazhdon 70-vjet. Tek ne unė shpresoj qė ta bėjnė pas nja 70 brezash sepse kėshtu si e kanė nisur po ecet shumė ngadalė. Them kėshtu sepse ėshtė futur vetėm njė frikė e pėrgjithshme, por vazhdohet po njėsoj tė vidhet. Janė mbushur rrugėt me gabelėt qė shesin CD me kėngė tė vjedhura. Pra ata aty janė, ti ndaloji, pra mos u anko qė kėtu ėshtė e vėshtirė dhe po bėjmė ligjin, pasi ai ėshtė. Konventat internacionale i kanė bėrė, por se ēfarė presin?! Si vendos gjoba pėr makinat kėshtu duhet qė tė jetė dhe pėr muzikėn. Ka rregulla dhe ligje, por kėtu tek ne janė tė gjitha rrumpallė. Nė momentin qė kėto gjėra do tė bėhen atėherė do tė ketė shpresė dhe pėr muzikėn sepse ajo do tė jetė shumė mė e kontrolluar. E drejta e autorit nuk vlen thjesht pėr ti dhėnė lekė autorit, ajo vlen dhe pėr kontrollin e muzikės sepse dashje pa dashje do tė iki dhe gjithė kjo tallavaja e muzikave bullgare etj. Do tė mbyllen shumė studio por ajo do tė iki patjetėr sepse treēereku i atyre qė punojnė nė studio janė injorantė nuk kanė bėrė njė ditė muzikė.

-Shumė pak po dėgjohet sot ajo qė me tė vėrtetė mund tė quajmė muzikė shqiptare. Si e shpjegoni kėtė?
Nė fakt kėto 2-3 vitet e fundit janė risjellė kėngėt shqiptare tek “Kėngėt e Shekullit” dhe sot ai ėshtė disku mė i shitur nė treg. Unė shikoj nostalgji pėr kėto kėngė dhe tek brezi i ri. Fakti ėshtė ky, qė sot nuk shkruhet kėngė e mirė, pasi pas viteve ’90 nuk shkruhet kėngė.

-Sipas jush nėse do tė ishin marrė masat disa vite mė parė a do tė ishte kjo gjendje e tregut muziko shqiptar sot?
Nė demokracinė shqiptare u ngatėrrua hapja e kufijve, pasi nuk pati hapje mendore. Kėtu filluan qė tė bėjnė muzikė sharlatanėt ato qė nuk kishin bėrė kurrė muzikė, filluan qė tė vjedhin sepse nuk ishin nė gjendje qė tė shkruanin muzikė. Tek ne kanė ngelur shumė pak muzikantė tė mirė dhe kjo ėshtė fatkeqėsia dhe kėto janė munduar qė tė futen nė treg. E gjitha kjo vjen se nuk ka kontroll dhe licenca. Tė gjitha kėto studio janė pa licenca. Tek ne dalin vidioklipet pa licencė, kėngėt e bėra pa faturė, vjedhjet qė i prodhon vetė prodhuesi diskografiku, pra mė keq se ka nuk ka. Kėtu duhen tė merren masat nga shteti, duhet qė tė ndėrhyjė policia.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare