Gėrdec '08; Minutat e katastrofės
12.07.2008 00:06 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive

Gėrdec '08; Minutat e katastrofės
Shkruan : Ben Andoni Mė 16 mars dikush lajmėroi nė Vorė se po vinte njė shpėrthim, mė i madh se njė ditė mė parė nė Gėrdec. Familja e Ikbales, e Ramazanit, Ruzhdiut e shumė e shumė fshatarėve, nuk u bėri asnjė pėrshtypje. Mė shumė se ajo qė u ndodhi mė 15 mars nuk kishte se ku tė shkonte. U kthyen tė shikonin ē’kishte mbetur nga tmerri.
Ismeti, gruaja, djemtė, me makinėn e njė mikut tė tyre, qė kishte ardhur pėr t’i parė nė Vorė, mbėrritėn nė Tiranė duke mbledhur vetėm pak sende tė nevojshme. Lekėt e xhiros sė merkatės sė tij, 48 vjeēari, i fshehu nė kasafortėn shtėpiake...qė e kishte pėr dreq pa ēelės. Ikėn tė gjithė. Kurse, ushtria dhe policia morėn nė dorė Gėrdecin gėrmadhė.
Njė ditė mė parė shpėrthimi i Gėrdecit, familjes sė Ismetit i ka thyer tė gjithė fasadėn e merkatės dhe berberanėn e djalit. Shumica e skamnorėve nga Gėrdeci, matanė rrugės, janė borxhlinj tek ai. Tani pak rėndėsi ka. Hajdutėt plaēkisin tė qetė...
05.30- 15 Mars 2008
(Shtėpia 300 metra nga uzina e vdekjes)- Ikbale Alliu, 47 vjeē, u ngrit fiks tė shtunėn e njė jave mė parė mė 05.30. U shtriq dhe pak nė krevat. Pastaj, deri nė orėn 06.00 i bėri pėrtesė ngritjes. Pak mė vonė, pasi mbaroi gjėrat mė tė nevojshme u la dhe shkoi tė milte lopėn. Hodhi njė sy nga dhoma matanė. Tė tre djemtė ishin nė gjumė. Mė i vogli i ka lėnė porosi se do tė shkojė diku. Duhet ta ngrejė para orės 08.00. Bash nė tė njėjtėn orė, ajo bashkė me fqinjėn poshtė shtėpisė, u duhet tė shkojnė nė njė vaki nė Maminas. Duhet tė mbėrrijnė dhe pastaj tė kthehen herėt. Ėshtė zgjuar dhe i shoqi, ndėrsa i duhet tė shkojė tek njė kushėri i sėmurė nė njė spitalin nė Tiranė. Dy djemtė e tjerė do tė rrinė nė shtėpi. Pas vdekjes sė vjehrrit dhe vjehrrės ka menduar qė shtėpinė e thjeshtė, me dy dhoma, njė dhomė fjetje, ta pėrshtatė pėr djemtė. Dy tė mėdhenjtė janė tė fejuar. Burri nuk punon, por ka ngritur njė kolibe, anės shtėpisė, ku shet mallra tė pėrgjithshme. Nė 5-6 dynymėt e tokės ka mbjellė pak gjėra sa tė marrė njė thes me patėllxhan dhe speca. 2 dynymė tė tjerė janė me jonxhė...Djemtė punojnė. I vogli ka qenė disa kohė nė Uzinėn, qė ėshtė pėrballė. Iku. S’i pėlqeu.
(400 metra nga Uzina-restoranti) Kuzhinieri, qė punon nė restorantin e ri tė Fatmirit nė qendėr tė fshatit, ka njė ditė tė lodhshme. Nuk ėshtė zgjuar ende. Ka njė dasmė nė Gėrdec dhe do ketė bajagi njerėz. Ka llogaritur njė ditė tė lodhshme.
(Shtėpia qė ėshtė 500 metra) Ramazani, 60 vjeēar nuk ėshtė zgjuar akoma nė Bėrxull. Do shkojė nga paraditja tek e bija nė Gėrdec, tė cilėn e ndihmon nga pak. Kohė mė parė ka vrarė aksidentalisht tė shoqen. Shoferi ėshtė i traumatizuar nga jeta, nga pamundėsia. Dhėndri ka marrė borxh dhe ka bėrė njė punishte duro-alumini nė fshat. Burri do tė merret me fėmijėt e vajzės, sot, qė i jep vazhdimisht njė dorė.
(150 metra nga uzina)Ruzhdiu nuk ka punė sot. Po fle i qetė. E zgjon pak fėmija e vogėl, por sėrish koten tė dy nė gjumė. Gruaja ėshtė lodhur dhe dje ka punuar me gjėrat e shtėpisė. I duhet tė shikojė makinėn, por puna pret. Ėshtė nė ditė pushimi. Do rehatohet pak...Javė e lodhshme e pret.
Nė fshat kanė filluar tė kėndojnė gjelat e parė,vetėm se koha nuk duket e mirė. Kalojnė re mbi fshat, disa syresh tė errėta. Mė tė moshuarit janė ngritur nė ditėn e re me dhimbjet e kockave. Kurse shumė prej tė rinjve qė punojnė nė uzinėn e municioneve kanė filluar ditėn e re tė punės. Nė njė apel, qė do tė lexohet mė vonė, nė njė shtab emergjence 125 prej tyre, sot paradite do tė jenė nė uzinėn e armėve. Askush nuk di gjė tė saktė pėr qėllimin e saj. Fshatarėt i shikojnė makinat, por nuk flasin. U duhen lekėt. Nė njė turn, ēdo syresh merr 500-1000 lek. Nė fakt ėshtė njė si biēim farkėtarie, qė ėshtė e rrethuar me panele llamarine. Ka fėmijė, gra dhe kuptohet dhe burra...
08.00-15 Mars 2008
Ikbalja ėshtė bėrė gati. Bashkė me komshien marrin rrugėn, qė ėshtė sipėr fshatit, pėr tė dalė tek shinat. Zbresin poshtė fshatit. Pėr 15 minuta janė nė rrugė. Pas pak nė Maminas. Nė rrugė kalojnė mbi klubin e fshatit, qė ėshtė rregulluar pėr dasmė. Shikojnė kuzhinierin, por nuk i flasin...Bėjnė pak fjalė me njėra-tjetrėn pėr dasmėn nė fshat. Ikbalja mendon sesi ka tė dy djemtė e fejuar dhe i duhet tu rregullojė shpejt shtėpinė. Djemtė e mėdhenj janė 27 dhe 24 vjeē. I vogli ėshtė vetėm 15 vjeē. “Tė erdhi dita ti gėzosh”, i thotė gruaja tjetėr. I kthen njė buzėqeshje, mirėnjohje.
Kuzhineri ka lėnė qė njė ditė mė parė gati tė gjithė mezet. Nuk i ndjen gratė. Ka marinuar mishin. Ka pėrgatitur patatet dhe fėrgesėn. Me tė tjerėt janė marrė ndihmėsit. Kur tė ngrihet vallja e parė i duhet tė nxjerrė tavat e dheut. Nxiton pak. Ėshtė lokal i ri dhe duhet tė tregojė qė e justifikon punėn. Do tė marrė me vete dhe djalin e vogėl. “Pse e mundon”- i ka thėnė e shoqja. “Duhet tė shikojė vetė si bėhen gjėrat”, i pėrgjigjet. Rrugės shikon Ramazanin. E shqetėson pak nervozizmi i tij.
Ramazani ka bėrė pak punėt e pėrditshme nė shtėpinė e tij nė Bėrxull. Ėshtė pastruar dhe pas pak do tė niset tek e bija. Do tė merret me fėmijėt sot. Kėshtu mendon se e lehtėson tė bijėn, qė lufton bashkė me dhėndrin pėr mbijetesėn. Paguajnė shumė taksa dhe kanė borxhe. Nuk ėshtė i qetė. Ka ankth. Tė jetė prej kohės vallė?! E shikon nga larg kamionin e Ruzhdiut, qė zbret nga sipėr.
Ruzhdiu ėshtė zgjuar me shumė pėrtim. Ka marrė kamionin. Nuk e tėrheq shumė pika e ofiēinės, qė ėshtė poshtė shtėpisė, ndaj do tė dalė njėherė afėr autostradės. E presin ca miq. I duhet t’i dalė para- javės sė punės qė nė fundjavė.
Pak orė mė vonė Ruzhdiu pėrshėndetet me Ikbalen dhe fqinjėn e saj, qė nguten tė vinė nė shtėpi, ndėrkohė tutje nė Gėrdec bėhet dasmė. Kuzhinieri ka shėrbyer antipastat, qė bashkė me mjedisin i kanė dhėnė hijeshi lokalit. Pak mė tutje kalojnė disa makina me furnizim armatimi dhe tė tjera shumė mė parė. Janė mėsuar. Ramazani u hedh njė vėshtrim admirimi. E ka marrė pak malli pėr makinė asosh.
10.30
Vakia mbyllet. Gratė bėjnė qokat e fundit. Nisen. Ikbalja dhe fqinja duhet tė jenė nė shtėpi shpejt. Kjo e dyta ka dy fėmijė tė vegjėl. Kurse Ikbalja i ka tė rritur, por se i duhet t’i menaxhojė. Zoti ‘i ndihmon’ tė jenė nė shtėpi nė kohėn e duhur. Bėn njė kafe dhe me tė fejuarėn e djalit tė dytė bėjnė pak muhabet te veranda. E kishte marrė malli pėr tė renė.
Shikojnė poshtė, ku fillojnė tingujt e parė tė kitarės dhe dasmorėt qė vinė zhurmshėm.
Kuzhineri ka pritur dasmorėt e parė. Disa tė rinj po rregullojnė me ngut tavolinat. U kanė vėnė njė kordele tė kuqe tė gjitha karrigeve. Po shpėrndajnė Fantat, Coca-Cola...Rakia do tė vi mė vonė. Kuzhinieri ka vėnė fėrgesėn dhe antipasta e ftohtė pret gati. Duhet t’i dalė mirė, mendon. Ka ardhur dhe orkestra dhe po bėn pėrgatitjet. Perkusioni ėshtė gati. Tinguj tė hareshėm elektrikė i ngjiten qiellit, qė mbetet indiferent.
Ramazani, qė e ndjen kėtė mjedis dasme, sapo ka mbėrritur nė shtėpinė e tė bijės ka marrė situatėn nė dorė. E ndihmon shpesh, nė fakt. Prej 17 vjetėsh i ėshtė bėrė vajzės, qė i duhet tė mbulojė dhe njė borxh prej 20 milionė lekėsh. I mban fėmijėt por edhe dhėndrit i gjendet shpesh. I vjen keq pėr sakrificėn e tij. I paguan shumė shtetit dhe nuk ėshtė fare i qetė. Qė nga fatkeqėsia qė i ka ndodhur, shpirti nuk i gjen rehat. Pak mė tej, dikush martohet. Nuk ėshtė se i hyn shumė nė punė. Dhe, ai ėshtė martuar njėherė.
Ruzhdiu, qė ėshtė ulur matanė rrugės, po flet me disa miq... pėr dasmėn. Ėshtė fare i qetė. Nuk ka punė atė ditė dhe nė shtėpi ka lėnė tė vetėm babanė, vėllanė me gruan dhe fėmijėt e tij. Gruaja e vėllait ėshtė shtatzėnė. Nusja e tij bashkė me dy fėmijėt.
Jo shumė larg tyre nė uzinė punėt nuk janė mirė. Njė incident, qė ka tė ngjarė mos tė zbardhet kurrė, ka ndodhur. Punėtorėt janė nė panik. Ikin mbrapsht dhe makinat me municion, qė kanė ardhur pėr t’u shkarkuar.
11.45 -15 mars 2008
Befas. Errėsohet. Tundet dheu. Tmerr. Dėgjohet njė shpėrthim i madh. Ėshtė i pari. Vjen njė valė e madhe goditėse. Ankthi pushton. Pak minuta mė vonė, shikohen njerėz qė vrapojnė. Tė parėt nga uzina. Zhurma. Ulėrima. “Sefte isha te veranda. I thashė djalit tė madh tė dalim nga shtėpia. Erdhi komshija bashkė me njė fėmijė. Kam dhe njė fėmijė tjetėr sipėr, mė tha”, kujton Ikbalja. Flaka e parė duket bajagi e tmerrshme. “I thashė nuses sė vogėl nisu dhe merr fėmijėn e komshies dhe ajo erdhi dhe mori dhe tė dy fėmijėt. Ikėm”. I kap njė panik i patreguar. E kanė pėrfolur disa herė “uzinėn” tutje. Lė bukėn nė zjarr, i derdhet kafja. E pushton tmerri. Dasma ka filluar ahengun, por zhurma i ngrin. Thyhen xhamat. Kuzhinerit i mbeten pjatat e fėrgesės nė dorė. Ka llogaritur qė t’i shėrbejė rreth orės 12.00, por zhurma e ka kapur tė shtangur. Ka marrė fėmijėn e tij dhe e ka futur nė njė cep. “Mė mirė tė shpėtojė ky ka thėnė”. Ka ndjerė tmerrin e vėrtetė. Vala ka thyer xhamat e makinave para dhe i ka trandur dasmorėt, qė janė pėrplasur kudo keq. Panik. Tė gjithė bien mbi njėri-tjetrin. Ramazani, 100 metra tutje dasmės, del dhe nxjerr fėmijėt. Zhurmė dhe nuk e kupton pse ėshtė ndalur muzika. Kanė filluar njerėz tė ikin. Kalojnė makina. Nxitojnė tė gjithė. Ik. Tė ikim, dėgjohen kudo. Ka marrė edhe ai ē’tė mundet. Nga lokali vinė shumė njerėz. Tė tjerė kanė mbetur aty tė shokuar. Nusen e largojnė. I kalojnė para syve. Ruzhdiu, teksa shikon nusen dhe dasmorėt, qė ikin, shtanget njė moment. Pastaj merr makinėn dhe afrohet nė shtėpi menjėherė. Ruhet qė tė mos pėrplasė rrugės. Po i shkon vetė vdekjes. Vėllai i madh e di se sot duhet tė jetė nė punė nė tė ashtėquajturėn Uzinė. Fėmijėt dhe gratė janė nė shtėpi. “Rreth orės 12.00 pashė flakė nė repartin ushtarak dhe u nisa me shpejtėsi kėtu, se e dija qė kisha vėllanė tim atje. Por ai nuk ishte nė atė ditė..U futa nė terrenin ku kishte tashmė forca policore dhe kur erdha tė merrja njerėzit e familjes i mora nė kamion, tė gjithė”, rrėfen orė mė vonė me fytyrėn e plagosur.
Gėrdeci ėshtė nė panik. Kanė ikur disa makina qė do tė derdhnin ngarkesėn e tyre me armatime. Rendin tė gjithė. Nusja, fėmijė, pleq, tė rinj. Qielli errėsohet mė tej. Njė shtėllungė me forma tė llahtarshme u rri mbi kokė. Po afron kataklizma.
12.12 -15 mars 2008 dhe pėrtej
Ora e shtėpisė sė Ikbales mbetet kėtu. Pėrbindėshi i zjarrit ngjitet mbi shtėpinė e saj. Tė gjitha qė ka dėgjuar nga fėmijėria, thėnie, pėrrallat, feja i bėhen njėsh. Ikėn. Nė fund ndalet fare pak. “I thashė djalit tė madh qė mė shpėto lopėn”. Ai nuk mund tė hyjė, ndėrsa vritet nė sy. Rrugės i bie njė kėpucė . Mbetet e vetme. Minuta mė pas i gjen sėrish tė vetėt. Mbėrrin gjysmė e shpėrfytyruar te Ura e Limuthit...(fillon e qan). “Djali tjetėr, i dyti, mė doli para dhe i kėrkova dhe djalin tjetėr”. I treti nuk ėshtė. Takohen tė gjithė mė vonė te Ura e Limuthit. Humbasin koncepti e kohės. Dy shokė tė birit mbėrrijnė nga Fushė-Kruja dhe pastaj me celular, gjejnė se ku ishte edhe djali tjetėr. Disa komshinj e kanė marrė nė Domje. Mbrapa, nė dyqanet te hekurudha, te Autostrada. “Zoti, Zoti- pėshpėrit. Prej atje mė ka ēuar njė shok i djalit bashkė me fėmijėt e vegjėl tė komshies nė Domje. Atje kam qėndruar dy orė”. Tek Ura e Limuthit ka mbėrritur edhe burri nga Tirana. Pak minuta mė vonė, i vėllai e ka marrė nė Budua tė Fushė-Krujės nga ku ka edhe origjinėn. Fqinja shkon tek i biri nė Tiranė. Tė gjithė komplet ikin. Por nga Delitė nuk kanė parė kėnd. Orė mė vonė do marrin vesh se janė shuar. Tv-tė flasin vetėm pėr ta. “Kam qenė kėtu dhe jena tur dhe kena ik. Nė vend tė iknim nė Tiranė ikėm nė Durrės. Ikėm nė Shijak. Gjithēka na kapi te hekurudha. Shyqyr qė ishte e vogla dhe pastaj erdhi bubullima e atij kriminelit”, kujton Ramazani, qė vetėm bėrtet, dy ditė mė vonė. Ruzhdiu ka ēarė mes njerėzve dhe nuk ka pyetur. Pėrballė i vinte njė kamion. E ka shmangur. “Pasi hypa nė kamion ndodhi shpėrthimi i parė dhe nga fuqia e shpėrthimit u pėrplas nė fytyrėn time, pastaj e ktheva kamionin nė Vorė. Nga shpėrthimi i parė deri nė shpėrthimin e tretė ka njė farė kohe. Ajo ishte qė ka shpėtuar edhe shumicėn e njerėzve. Nė dasmė ėshtė bėrė katrahurė. Kuzhinieri ėshtė futur nė njė kthinė. Vala e madhe goditėse e shpėrthimit ka goditur dhe ka lėnė tė rėnė njė nga muzikantėt. Shtrihet pas shtyllės. Tė tjerėt, sipėr njėri-tjetrit. Buka ėshtė e lyer me gjak kurse tavolinat janė pėrplasur tė gjitha pėrballė.
Dy ditė mė vonė
Me Ismetin pėrshkojmė njė rrugė tė tėrthortė. Policia ushtarake, ushtria nuk lė askėnd. Ata e kanė pushtuar tė gjithė fshatin. Nė fakt, fshati ėshtė mėsyrė nga banorėt, gazetarė, fotografė. Por edhe plaēkitės. Hasim tre gra. Ėshtė Ikbale Alliu me mbesėn dhe tė motrėn. Kjo e fundit e ka bindur tė kthehen nė fshat tė marrin ato qė u kanė mbetur. Ikbalja mė tregon kėpucėn, qė ka mbetur nė rrugė pas shpėrthimeve...Ka ikur nga sytė kėmbėt. Ajo dhe tė gjithė. Gruas nuk i bėn tė futet nė shtėpi. Mbyll sytė me duar, sikur falet. Kanė ngordhur bagėtia dhe ka mbetur i vetėm qeni i shtėpisė, qė ėshtė kthyer nga arratia pas njė dite. Nė shtėpi kanė mbetur vetėm pak ndėrresa dhe ēarēafi i nusėrisė. Kur pėrmendet na tregon shtėpinė, sesi ishte. Por, ajo qė kemi pėrballė nuk ėshtė mė shtėpi. Ėshtė gati e shushatur. Flet nė jerm. Tė kujton kthimin e shqiptarėve nė Kosovė. Ora ka mbetur nė 12.12, si shenja mė e saktė e kohės sė shpėrthimit pak metra mė tutje. Ndahemi. E ka shtėpinė e mbjellė me gėzhoja. Mė ruan. Pak qindra metra mė tutje, tryezat e dasmės nuk janė mbledhur mė. Pjata e dytė nuk u shtrua kurrė. Shishet e paprekura tė pėrmbysura, mbulesat e paprekura tė tavolinave dhe gota, lugė, pirunė, karrige e gjėra tė pėrzier. Ushqimi ėshtė krejt i paprekur. Gjaku i muzikantit dhe tė tjerat. Dikush ka lėnė nė ikje njė pėllėmbė gjak nė mur. Ramazani bėrtet nga poshtė dhe kuzhinieri mė tregon se duhet qė tė mos e ngacmoj. “Le tė mė shtypė me tank. Jep myzeqari dorėheqje. Jo, ai tė japė, ai krimineli”. Ramazani e ka humbur. Bėrtet. Berishėn e shan me regjistėr shtėpie. “Mirė se nuk kam vdekur. Mė mirė le tė mė vrasė”. Ruzhdiu e shikon pa forcė dhe na tėrheq drejt shtėpisė sė tij, qė ėshtė mbi kodėr. E sheh nė sy Ramazanin, por pak pėrshtypje i bėn. Nga fytyra me shumė plagė, e dėgjon pa iu prishur fare terezia. Pak metra larg uzinės, shtėpia e tij ka shpėtuar vetėm konstruksionin. Asgjė tjetėr.
Ismeti nuk flet. Dėmi i shtėpisė sė tij nė austostradė i duket i vogėl. Aqsa nuk gjen dot fjalė. Haset shpesh me fshatarė, qė i pyet nė gjuhėn karakteristike: A jeni t’gjith shnosh? Janė gjallė, por gjithēka ka marrė fund. Gėrdeci, nga 15 marsi ėshtė shėndrruar nė hi dhe gėrmadhė.
lajme.parajsa.com



































