Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Hera jonė e parė... me grim

13.07.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Vajzat e vogla janė bėrė zonjusha pasi kanė provuar herėn e parė... tė grimit. Njė buzėkuq, njė rimel i mbetur nga njė shfaqje, njė kontur sysh i vijėzuar nė klasė, dhe historia ka nisur. Tė njohurat e ekranit rrėfejnė eksperiencat e tyre kur “pasqyrė moj pasqyrė” ka dhėnė pėrgjigjen: “je mė e bukura e botės”

Arta ĒANO

Lodra e preferuar: buzėkuqi i mamit

Si shumė tė tjera, dhe Evis Mula e ka provuar atė ndjesinė e lumturisė qė i kap vajzat e vogla kur janė tė vetme nė shtėpi dhe tė gjitha produktet e tualetit tė mamit bėhen pėr disa orė tė tyret. Njė rast tė tillė nuk e ka lėnė t’i shpėtojė nga duart. “Si ēdo fėmijė qė imiton mė tė rriturit, dhe unė pėrpiqėsha tė imitoja veprimet e mamit para pasqyrės. Merrja buzėkuqin dhe lyeja buzėt”. Por nga ky grim, qė i bėn pėr tė qeshur tė rriturit e ndonjėherė edhe me nerva mamin, kur buzėkuqi shkatėrrohet, tek ai i vėrteti, pėr Evisin, nuk kaloi njė kohė e gjatė. Nuk u desh as njė dekadė qė shkarravinat nė fytyrė tė shndėrroheshin nė grim, profesional madje. “Pėr herė tė parė mė ka trukuar njė grimier profesionist, kur isha 14 vjeē, pėr programin “Kėrkohet njė yll”. Ishte njė grim jo i rėnduar, qė, duke qenė se mė pėlqente, fillova ta aplikoja nga pak edhe nė jetėn e pėrditshme”. Pas grimit tė parė, dy vjet mė vonė, kur ishte 16, leu pėr herė tė parė edhe flokėt me njė ngjyrė ndonjė ton mė tė errėt se e kuqja natyrale e flokėve tė saj. Por kėto ndryshime nuk shqetėsuan askėnd dhe as u komentuan si tė hershme nga askush, sepse nė njė shkollė tė mesme si liceu artistik “Jordan Misja”, sigurisht qė nuk do t’i binte Evisit radha pėr tė qenė e para qė bėnte tė tilla ndryshime nė look. “Ndonjėherė pedagogėt mund ta konsideronin edhe si formė rebelimi nga ana e nxėnėseve trukun e rėnduar, por duke qenė se ata e njihnin natyrėn time tė shtruar, nuk kam pasur asnjėherė probleme tė tilla”. Pastaj ajo as nuk e rėndonte dorėn qė dikujt t’i tėrhiqte vėmendjen, mė shumė se fytyra, ngjyrat mbi tė.

Debutim i dyfishtė nė skenė

Kur Eranda, ende adoleshente, kėndonte nė skenėn e Estradės, nga truku qė i bėnin profesionistėt, pastronte lapsin e buzėkuqin, por linte me qėllim rimelin qė t’i dukej edhe tė nesėrmen kur shkonte nė shkollė. “Isha 15 vjeē kur u ngjita pėr herė tė parė nė skenė. Edhe grimi im i parė ka qenė pėr skenėn, nga mjeshtrit e grimit tė Radio Televizionit Shqiptar. Njė grim jo i rėnduar, por sa pėr tė theksuar tiparet, qė mua mė pėlqente dhe prandaj mundohesha tė ruaja ndonjė gjurmė”. Eranda Libohova do t’ua vidhte shpejt mjeshtėrinė grimierėve, sepse, ashtu si fėmijėt qė tė gjithė pikturojnė kur janė tė vegjėl, por pak dallohen pėr pikturat e tyre, edhe ajo ishte njė nga ato qė kishte jo vetėm dėshirė, por dhe talent pėr t’u grimuar bukur. Kėshtu, nga rimeli, e shtoi arsenalin e produkteve dhe takėmeve tė trukut sa ai mori trajtė tė kompletuar: “penel, laps, pluhura sysh, krem pėr fytyrėn, buzėkuq”. Por kishte edhe njė mani, tė cilėn fillimisht e plotėsonte me vėshtirėsi: qė produktet tė ishin sa mė cilėsore. “Pėr shkak tė profesionit tė kėngėtares, fillova tė dal herėt nė udhėtime jashtė shtetit dhe njė nga gėzimet e mia ishte pikėrisht zgjedhja e produkteve cilėsore tė trukut”. Dhe ai u bė pjesė e pandarė e kujdesit tė Erandės pėr veten e, duke qenė se “ia thotė” pėr kėtė, shpesh edhe nė daljet nė skenė e bėn trukun me duart e saj. “Mė shpesh trukun e bėj vetė, por sigurisht qė marr edhe kėshilla nga specialistėt, tė cilėt e dinė mirė ēfarė nevojitet nė skenė apo para kamerės”. Kėshtu ėshtė pėrsosur aftėsia e saj pėr t’u grimuar duke shfrytėzuar mėsimet bonus tė kėtij lloji qė ofron (prapa)skena.

Ngjyrat e ekranit “bardhezi”

Ishte ende gjimnaziste nė vitin ’69 kur brunia simpatike me flokė tė gjatė u shfaq pėr herė tė parė nė ekran. Ēfarė duhet tė bėnin me vajzėn e pėrkėdhelur nga natyra nė tė gjitha detajet e profilit? Njė buzėkuq me ngjyrė tė kuqe mbi buzė pėr t’i theksuar, por dhe pėr t’i dhėnė adoleshentes njė pamje prej zonjushe skene, ishte i pari dhe i vetmi element grimi. “Mė kapėn edhe flokėt, sepse ishte koha e miqėsisė me Kinėn dhe flokėt e gjatė nuk duheshin mbajtur lėshuar”. Por kjo nuk i ka mbetur me siguri peng asaj, flokėgjatės klasike tė ekranit shqiptar, qė tė gjithė e pėrfytyrojnė kėshtu, sepse loja me flokėt ėshtė bėrė pa shkelur rregullin bazė: flokė  tė gjatė dhe tė lėshuar. Gjithsesi, nė ato vite tė para tė saj nė ekranin pa ngjyra, e tillė ishte edhe fytyra nė jetėn e pėrditshme. “Mosha kur vajzat nisin tė grimohen varet sigurisht nga vitet. Nė vitet ‘60-‘70 adoleshentet nuk trukoheshin aspak. Dhe unė pėrdorja grim vetėm nė skenė, sepse isha e detyruar nga kėrkesat e saj, ndėrsa jashtė as qė bėhej fjalė. Vetėm disa vite mė vonė, kur hyra nė fakultet, fillova tė pėrdorja njė grim tė lehtė, qė normalisht e bėja vetė”. Mė vonė filluan tė dalin nė modė edhe takat e larta, tė cilat ishin disa centimetra mė lart dhe disa vite mė vonė nga kėpucėt me taka tė ulėta tė viteve ‘60. Gjithsesi, Zerina Kuke nuk duhej tė bėnte ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr t’u dukur bukur. Dhe, pėr sa i pėrket trukut, ai nuk ishte i tillė pėr tė rregulluar ndonjė defekt, sepse tė tilla nuk kishte. “Tani kam filluar tė grimohem mė shumė pėr tė mbuluar disa gjurmė tė viteve”. Dhe pse tek ajo duken sikur kanė ndalur.

Edhe truku josh kur ėshtė i ndaluar

Kishte nisur tė lyente sytė me laps fshehurazi nė tualetet e shkollės, mirėpo kur po kthehej pėr nė shtėpi nga gjimnazi i saj “Partizani”, diēka e papritur ia prishi gjithė kapardisjen gjimnazistes: arriti tė shquajė mamin pėr sė largu. “Qė nga ēasti qė e pashė e tėrė rrugės qė i afrohesha, ndėrkohė qė kisha ngadalėsuar hapin, fėrkoja sytė qė tė fshija lapsin. Po gjurmėt me siguri qė kishin mbetur e mami e dalloi menjėherė qė unė isha lyer. Atė ditė e kishim temėn e bisedės nė shtėpi”. Sepse vitet (Gerta Heta ka qenė gjimnaziste nė fillim tė viteve ’90) ishin tė tilla qė tė bėje njė vizė me laps sysh ishte si ta kishe hequr vizėn mbi rregulla. Por gjithsesi zakoni i ri nuk do harrohej me njė tė bėrtitur. “Adoleshenca bėnte tė vetėn”. Dhe adoleshenca e mėsonte qė tė mos dėgjonte ēfarė thoshte mami, por tė vazhdonte me pasionin mė tė ri tė zbuluar. “Bashkė me disa shoqe, kishim blerė laps tė zi sysh dhe lyheshim nė tualetet e gjimnazit. Ishte koha kur ishte nė modė ajo vija e lapsit brenda syrit dhe grimi im fillonte e mbaronte te lapsi, ndėrsa buzėt nuk mė pėlqente t’i lyeja”. Sepse Gerta Heta nė tė vėrtetė nuk kishte ndonjė pasion tė ēmendur pėr grimin nė vetvete sesa pėr tė provuar diēka tė re qė mbante pak modė e pak rebelim brenda. Aq e vėrtetė kjo, sa nuk eksperimentoi mė me elementet e grimit pėr vite me radhė. “Pėr herė tė parė kam aplikuar fondotintė kur isha 24 vjeē. Kėtė e bėra nė njė qendėr estetike nė SHBA pėr njė test qė pėrcaktonte nuancėn mė tė pėrshtashme pėr ngjyrėn e lėkurės sime. Kaq! Unė nuk jam tip i lidhur pas trukut”. Sepse ajo preferon stilin sportiv sesa atė tė “pispillosur” dhe ngjan ende si ajo gjimnazistja me laps tė zbehtė nė sy.

Mascara “Gaēe”

Grimi i saj, ashtu si modeli i flokėve apo stili, nuk ngjan me atė tė dikurshmin. Shumė eksperimente, deri nė fiksimin e njė look-u qė duket se po e personifikon Aurela Gaēen, vajzėn me temperament tė fortė, qė dhe grimin e bėn tė tillė. Sytė janė pėrherė tė theksuar me pluhur e laps tė zi dhe qerpikėt e zgjatur deri nė maksimum me forcėn e rimelave cilėsorė. Ah, meqė jemi te rimeli, ai ėshtė i pari element truku i pėrdorur prej Aurelės, por nė njė formė aspak tė ngjashme me rimelėt qė na pranon perceptimi i sotėm. Nė atė kohė, gjimnazistja e ardhur nga Llakatundi i Vlorės, pėr pak sa nuk konkurroi Eugene Rimmel-in, shpikėsin e parė tė rimelit, apo Williams-in, qė krijoi rimelin modern me sajesėn e saj origjinale pėr tė lyer qerpikėt. “Dija qė qerpikėt zgjateshin dhe ngjyroseshin me rimel, qė ishte njė bojė e zezė qė aplikohej me furēė, po qė unė nuk kisha ku e gjeja... dhe ē’bėj? Marr bojė kėpucėsh nga ajo qė kishim atėherė nė kuti me kapak dhe njė furēė dhėmbėsh dhe lyej qerpikėt me tė”. Rezultati? Aspak i padukshėm, por po tė ishte zgjidhja mė e mirė e mundshme, kutia e bojės sė kėpucėve nuk do rrinte aty ku rri, por do rreshtohej nė njė varg me pudrėn, buzėkuqet, parfumin. Ēfarė makthi! Dhe rimeli qė ne pėrdorim pėrmban pikėrisht qymyr, ashtu si boja, por ai ka pėrbėrės shtesė qė syri tė mos trajtohet si lėkurė kėpucėsh. Aurela, gjithsesi arriti tė kishte atė qė donte nė adoleshencėn e saj: qerpikė tė lyer, qė me siguri e dalluan pėr ca ditė nga bashkėmoshataret mė pak fantazioze. Ashtu si sot dallohet me atė grimin e theksuar rreth syve, veēse tashmė produktet ia beson fjalės mė tė fundit tė industrisė sė kozmetikės.

E trukuara Beti

Folėset e lajmeve kanė gjithmonė ca garanci kur ulen nė karrigen e studios mė tė rėndėsishme tė njė televizioni: tekstin nė prompt, njė ide rreth lajmeve, qė nuk do t’i linte nė baltė nė ēdo tė papritur, vėmendjen e stafit dhe njė look tė pėrshtatshėm. Pjesė e tij ėshtė edhe truku profesional, nė masė dhe i efektshėm, qė u heq folėseve shqetėsimin e pamjes sė jashtme. Por sa pa ardhur koha qė t’ua lėnė grimierėve nė dorė, ato kanė pasur aventurat e tyre personale, tė cilat nuk kanė pėrfunduar pėrherė me sukses. Sepse herėt e para nuk janė tė thjeshta dhe jo vetėm para kamerės apo letrės, por edhe para pasqyrės.  Gazetarja Beti Njuma, pėr shembull, herėn e parė qė provoi tė hiqte vetullat bėri lėmsh gjithēka. “Duhet tė kem qenė nė klasė tė tetė kur vendosa tė hiqja vetullat me piskatoren e mamit. Por i kam bėrė aq tė holla, sa ato binin nė sy menjėherė. Mami mė tėrhoqi vėrejtje sigurisht dhe mori masė ndėshkimore... tė mė fshihte piskatoren”. Deri nė atė kohė Beti kishte arritur ta mbante tė fshehur nga prindėrit fytyrėn e trukuar, por ja qė vetullat e holla ia zbuluan kartat. “Lyhesha nė orėt e mėsimit. Isha nė klasė tė shtatė kur fillova tė pėrdorja lapsin e syve dhe rimelin. Kėtė arrija ta mbaja tė fshehur nga prindėrit, por di qė pėr vetullat e holla dhe thonjtė e gjatė e tė lyer mė tėrhiqnin vėrejtje. Prapė nuk mund tė them se kam pasur probleme. Gjithēka erdhi natyrshėm, ndoshta ishte koha kur tė gjitha vajzat e asaj moshe fillonin tė kujdeseshin pėr pamjen dhe veshjen”. Ndoshta pėr kėtė natyrshmėri, nga kjo kohė i vijnė vetėm kujtime dhe jo ndonjė ndjesi e veēantė, sepse truku nuk ka qenė mė shumė se sipėrfaqėsor pėr tė, ashtu si ėshtė dhe sot pėr njė gazetare televizoni.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare