I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos
07.05.2008 03:04 Intervista - Burimi: JETA Personazh

I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos
Gazetarja qė gjeti rrugėn e shpejtė tė suksesit nėpėrmjet njė kalvari tė gjatė historish dramatike. Ish-emigrantja nė Greqi, qė kapi numrin rekord tė shikuesve, tregon fillimet nė ekranet shqiptare, guximin kokėfortė pėr t’i shkuar gjėrave deri nė fund. Por dhe xhelozitė e tė tjerėve, qė suksesin nuk e kanė kapur menjėherė si ajo
Elda Laze
Me Aida Shtinon as njė copė udhė tė shkurtėr nuk e bėn dot, pa u pėrshėndetur mė parė me tė paktėn njė duzinė njerėzish. Janė kalimtarė tė rastit, tė cilėt guxojnė t’ia presin rrugėn drejtueses sė njohur tė emisionit “Njerėz tė humbur”. E thėrrasin nė emėr, sikur ta njihnin prej kohėsh, i shtrėngojnė fort duart, i rrahin supet me dashuri, i buzėqeshin pėrzemėrsisht dhe njėkohėsisht nxitojnė t’ia bėjnė tė ditur se e ndjekin ēdo tė shtunė. Tė tjerė akoma bėjnė beteja tė vėrteta me njerėzit e shtėpisė pėr tė bėrė tė vetin pultin e televizorit, qė tė ndjekin mė pas zemėrthyer e me lot nė sy historitė e dhjetėra tė humburve. Por, nuk mungon as ajo pjesė e publikut, pėr tė cilėt Aida ėshtė thjesht “ajo e njerėzve tė humbur”. Prandaj, kur e shohin nė rrugė, kthejnė kokėn vetėm pėr tė bėrė ndonjė thashethem tė llojit “Hė mi, se nuk qenka gjė” ose “Duket mė e mirė nė rrugė se nė ekran”, “Qenka elegante kjo” e shumė tė tjera, qė nuk shkojnė pėrtej gjykimit tė pamjes sė jashtme. Nuk kanė ē’tė thonė mė shumė se kaq, sepse emisionin e kanė parė vetėm shkarazi, nė rastin mė tė mirė, kanė gėlltitur me mundim lotėt gjatė njė puntate tė vetme, por vetėm njė ama, sepse nuk kanė duruar dot mė shumė. Por kjo nuk ka ndikuar aspak nė uljen e audiencės. “Njerėz tė humbur”, qė ėshtė ndėr emisionet mė tė shikuar, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo nėpėr botė ku jetojnė shqiptarė.
E kishit menduar qė nė fillim kėtė audiencė kaq tė madhe?
Tė them tė drejtėn, nuk e kisha menduar. Sė bashku me stafin, e filluam pėr tė kėrkuar tė humburit, duke mos ditur sa ishte numri i tyre nė Shqipėri. Me kalimin e kohės, ky numėr sa vinte e shtohej dhe ne u gjendėm pėrballė njė fenomeni: humbja e njerėzve. Aktualisht numėrohen mbi dymijė tė tillė.
Por nė fillim kėto nuk i dinit, apo jo?
Pėrpara se tė kthehesha nė Shqipėri, pas 13 vjetėsh emigrimi pėr tė nisur kėtė cikėl emisionesh, kisha punuar si gazetare dhe nė Greqi, pėr njė emision me tė njėjtėn temė, nė kėrkim tė njerėzve tė humbur. Duke parė se aty vinin shumė raste nga shqiptarė, mendova se njė emision si ai i televizionit grek ku unė punoja mund tė realizohej edhe nė ekranet shqiptare. Mė vonė, kur puna kishte nisur, duke u pėrballur me historitė jashtėzakonisht tė dhimbshme tė njerėzve, kuptova qė ai qė kisha nisur thjesht si emision, po shndėrrohej nė njė mision. Mė pas erdhi edhe themelimi i “Fondacionit Kombėtar tė Njerėzve tė Humbur” pėr Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė, Malin e Zi.
Me ēfarė merret ky fondacion?
Drejtpėrsėdrejti me kėrkimin e njerėzve tė humbur. Fillimisht rastet e reja shqyrtohen nga fondacioni. Nė televizion ne publikojmė ato histori pėr tė cilat mendojmė se nga publikimi i tyre nė televizion dhe nga trajtimi i rasteve hollėsisht mund tė shkojmė deri tek gjetja e kėtyre njerėzve. Fondacioni ka krijuar celulat e veta nė tė gjithė Evropėn, nė Amerikė, nė Australi dhe deri nė Zelandėn e Re. Bashkėpunėtorėt e emisionit tonė janė emigrantė qė jetojnė nė kėto vende.
Fillimisht emisioni shfaqej te “TNSH”, qė duhet thėnė se nuk e ka shikueshmėrinė e “Vizion plus”-it. Nėse nuk do ta kishit ndėrruar ekranin, ndoshta nuk do tė kishit arritur kėtu ku jeni sot.
Vėrtet qė fillimisht emisioni shfaqej te “TNSH”-ja dhe mbante emrin “Ku je”. Por duhet thėnė se, gjatė njė viti e gjysmė transmetim nė kėtė televizion, emisioni ka pasur shumė shikueshmėri. Kėtė e kam ndier nga telefonatat e publikut. Hapi i parė ishte sensibilizimi: fillimisht njerėzit po nisnin tė mėsoheshin me idenė se edhe kėtu humbin njerėz dhe se ata duhet tė telefononin pėr tė dhėnė informacion nėse dinin diēka pėr tė humburit. Kur vendosa tė largohem nga “TNSH”-ja, kisha ndėrkohė edhe oferta tė tjera. Por, te “Vizion plus”-i kam parė njė imazh tjetėr, njė televizion qė ishte shumė afėr problemeve sociale, duke pasur edhe emisione tė tjera me karakter social. Edhe emisioni im ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me histori njerėzore. Sigurisht qė “Vizion plus”-i kishte shikueshmėri mė tė madhe, kishte tjetėr imazh, transmetonte nė satelit, shihej nga shumė shqiptarė anembanė botės dhe mė dha njė hapėsirė krejt ndryshe nga ajo qė lashė nė Telenorba. Megjithatė, pėr mua, Telenorba ishte ajo shtėpia e vogėl. Ndėrsa tani “Vizion plus”-i ėshtė bėrė shtėpia ime, familja ime, njė shtėpi e madhe me shumė dritare drejt Shqipėrisė dhe nėpėr botė.
Sondazhet flasin pėr njė shikueshmėri tė lartė, qė ndoshta tė tjerė drejtues emisionesh, gazetarė me karrierė tė gjatė, nuk e kanė. A keni ndier ndonjė xhelozi nga ana e tyre?
Kur nisa punėn nė ekranet shqiptare, kisha fatin e madh qė vija me pėrvojėn e punės si gazetare nė Greqi dhe nė shtypin e shkruar, me shkrime pėr Shqipėrinė. Kjo mė bėri qė kėtu tė kthehem me njė tjetėr bagazh, me njė pėrvojė tjetėr, nga njė vend evropian e me tradita tė lashta, me njė filozofi krejt tjetėr pėr botėn. Normalisht qė xhelozi edhe mund tė ketė pasur, pasi emisioni pati menjėherė audiencė. Por nuk duhet harruar se kjo audiencė nuk ėshtė e rastėsishme: ka pasur njė punė jashtėzakonisht tė vėshtirė e sistematike, tė cilėn e kam mėsuar diku. Dhe pėr kėtė i jam mirėnjohėse atij vendi ku punova pėr durimin qė kam fituar. Kam mėsuar tė duroj: isha gazetare nė njė vend tė huaj ku ėshtė shumė e vėshtirė tė depėrtosh, prandaj i shoh gjėrat pozitivisht.
Megjithatė nuk pėrmendėt ndonjė rast konkret xhelozie?
Jo, nuk ka asnjė rast konkret. Se ē’mund tė bėhet pas krahėve tė mi, nuk e di. Por tė gjithė janė treguar dashamirės me mua. Besoj se nuk ka nevojė pėr tė pasur xhelozi. Unė tė paktėn kėshtu e mendoj. Secili ka fushėn e vet, ka emisionet e veta. Varet se ēfarė kėrkon tė bėsh. Unė kam njė qėllim tė pėrcaktuar dhe shkoj drejt atij qėllimi.
Cili ėshtė ky qėllim?
Sigurisht qė gjetja e tė humburve.
Por, krahas kėtij qėllimi, emisioni ka shėrbyer pėr tė zbuluar edhe se policia nuk funksionon siē duhet, apo jo? Tė paktėn duke iu referuar shumė rasteve tė atyre tė humburve qė policia nuk u ka rėnė nė gjurmė prej vitesh, ndėrsa ju keni bėrė tė mundur zbėrthimin e historive tė tyre nė pak puntata, madje edhe t’i gjeni.
Po, ka shėrbyer edhe pėr kėtė. Megjithatė nuk kam dalė aty pėr tė treguar cila ėshtė detyra e policisė. Unė jam gazetare dhe, siē mė kanė mėsuar pedagogėt e mi, misioni i gazetarit ėshtė ai i ndėrmjetėsit mes shtetit dhe popullit tė thjeshtė. Unė kėtė kam bėrė. Nė momentin qė kam parė se “policia ka fjetur gjumė”, e kam thėnė edhe nė emision. Siē e kam thėnė edhe nė raste tė tjera, kur na ka ndihmuar. Por kėto janė thjesht mė shumė detaje tė njė historie; ato qė mė interesojnė janė vetėm historitė e njerėzve qė ne kėrkojmė.
Nė ekran, kur ngulmoni nė njė argument, dukeni tepėr kokėfortė.
Nga vetė natyra jam pak kokėfortė – qė e vogėl kam qenė kėshtu. Nėse i qepem diēkaje, i shkoj deri nė fund. Nė momentet e para kur kam nisur kėtė emision, duke mos ditur ēfarė mė priste (jam larguar nga Shqipėria nė 1993 dhe jam kthyer nė 2005), mė dukej vetja si njė donkishote, qė ishte nisur nė njė luftė me veten. Dalėngadalė dhe me shumė punė tė bėrė bashkė me stafin tim, krijuam besueshmėrinė te instancat shtetėrore, te publiku, qė tė mund tė kėrkonim mė pas ndihmėn e tyre. Tani qė kthej kokėn pas, mund tė them se shpeshherė jam treguar mė tepėr e guximshme se ē’duhet. Megjithatė, frikė kam vetėm Zotin, asnjė tjetėr.
Nė ndonjė rast ėshtė dėgjuar ndonjė kėrcėnim edhe nė transmetim... Nuk keni pasur frikė as nė kėto raste, as pėr njerėzit tuaj?
Tė them tė drejtėn, unė nuk i kam bėrė askujt keq qė tė kem frikė se do tė mė bėjnė keq. Kam bėrė thjesht punėn time dhe kaq. Me tė tjerat pastaj, merret policia dhe Prokuroria.
Thatė qė nuk i keni bėrė keq njeriu. Megjithatė, ndoshta pa dashje i keni shkelur ndokujt nė kallo, ndokujt qė ndoshta nuk ka dashur tė gjendet. Jeni penduar nė tė tilla raste?
Jo. Asnjėherė nuk ka ndodhur kjo gjė, qė tė kem shqetėsuar dikė qė nuk dėshiron tė flasė ose qė tė takohet me familjen. Dhe nėse ka ndodhur qė ndokush tė mė ketė marrė nė telefon, duke mė thėnė se nuk dėshiron tė bėhet publik dhe nuk dėshiron tė flasė me familjen, gjithmonė e kam respektuar dėshirėn e tij. Pėrsa i pėrket asaj “qė ne kemi shkelur nė kallo”, kjo mund tė jetė e vėrtetė. E kam fjalėn pėr ato dhjetėra raste tė vajzave qė pėr mendimin tim mund tė jenė tė trafikuara dhe ne mund tė kemi shkelur nė kallo ata njerėz qė i trafikojnė. Nėse ata kanė shkelur ligjin, unė nuk mund tė korruptohem nė kėtė moment dhe tė mendoj se po i shkel nė kallo kėsaj kategorie njerėzish.
Shumė histori tė humburish u pėrkasin njerėzve qė nuk kanė kontaktuar me familjen pėr arsye banale, si p.sh., kanė humbur numrin e telefonit apo adresėn e shtėpisė.
Po, ka shumė histori tė tilla.
Mendoni se histori tė tilla e ulin vlerėn dhe nivelin e njė emisioni cilėsor?
Jo. Nuk mendoj fare kėshtu, nėse njė nėnė vjen dhe kėrkon tė birin, qė ka humbur prej shumė vitesh. Mė kujtohet rasti i njė nėne, e cila kishte shitur shtėpinė e saj pėr tė mbledhur paratė, pėr t’i blerė tė birit njė vizė qė tė udhėtonte drejt Suedisė. Dhe pasi kishte mbėrritur nė Suedi, ai kishte harruar ē’kishte lėnė pas. Ėshtė e pamundur qė unė tė mos e kėrkoj atė djalė.
Po personalisht pėr kėtė djalė tė humbur ēfarė ke menduar?
Se sa i papėrgjegjshėm ėshtė. Kaq. Gjithmonė mbaj anėn e atyre familjarėve qė mė vijnė nė studio. Nėse nėna dhe babai kėrkon tė marrin vesh ku ėshtė i biri, unė bėj tė pamundurėn tė gjej vendndodhjen e tij. Pastaj ėshtė tjetėr gjė nėse ai do tė flasė apo jo.
Tek ju, fama ka ardhur nė mėnyrė tejet tė shpejtė.
Fama te unė ka ardhur shumė natyrshėm, sa nuk e kam ndier. Mė kujtohet se si pas puntatave tė para, kur jam gjendur nė rrugė, njerėz tė panjohur mė ndalonin dhe mė pėrgėzonin... Atėherė e pata ndjesinė qė diēka po ndryshonte.
Si ishte kjo ndjesi e parė?
Shumė e mirė. Ata qė takoja nė rrugė, shfaqnin respekt dhe dashamirėsi tė jashtėzakonshme.
Njerėzit ju duan vėrtet. Madje deri nė atė pikė sa ju kanė quajtur edhe “Nėnė Tereza”.
Po, ėshtė e vėrtetė.
A nuk ju duket krahasim paksa i ekzagjeruar?
Nė fakt po, ėshtė i ekzagjeruar (qesh). Nuk mund tė krahasohem me Nėnė Terezėn. Unė jam thjesht njė gazetare. Unė jam po ajo Aida qė kam qenė dhe nuk ka sesi tė krahasohem me idhullin tim, qė ėshtė Nėnė Tereza.
Ndėrsa nė qytetin tuaj tė lindjes, Gjirokastėr, para pak kohėsh ju kanė nderuar si qytetare nderi.
Titullin “Qytetare Nderi e Gjirokastrės” e kam marrė si gazetare qė u vjen nė ndihmė njerėzve tė humbur, familjarėve, tė cilėt kėrkojnė fėmijėt e tyre tė humbur. E di qė tingėllon jomodeste, por nuk mund tė mos them se pėr gjithė ata familjarė, tė cilėt me vite tė tėra kanė mbetur dyerve tė Ministrisė sė Jashtme, policisė, Interpolit, tė paktėn, unė bashkė me stafin tim kemi bėrė gjithēka. Dhe pėr kėtė jam krenare.
Megjithatė, ju thoni njė gazetare qė thjesht bėn punėn e vet, ndėrsa formati i emisionit ka qenė pikėrisht ky: ai i gjetjes sė tė humburve. A mos nderimet qė ju bėhen ju personalisht u hyjnė pak nė hak nderimeve qė ndoshta duhej t’i bėheshin emisionit?
Siē jua thashė edhe pak mė lart, ky pėr mua nuk ėshtė mė thjesht njė emision por njė mision. Dhe duhet tė dini diēka: ėshtė vėrtet njė punė, por ėshtė njė punė shumė ndryshe nga shumė tė tjera, ku mund tė riskosh shumė gjėra. Shumė herė, unė, bashkė me stafin tim, kemi vėnė jetėn tonė nė rrezik pėr familjarėt e tė humburve. Shpeshherė jemi gdhirė nė zyrat tona, qė besoj se ka gazetarė qė e bėjnė, por ka edhe gazetarė qė nuk e bėjnė. Nuk ėshtė e rastėsishme qė mua shpesh mė ndodh tė udhėtoj me bashkėshortin tim (sepse historia e njerėzve tė humbur ėshtė bėrė pjesė edhe e familjes sime tashmė) nėpėr fshatra tė humbura tė Greqisė pa asnjė ndihmė nga shteti, pa asnjė mbrojtje, fillimisht duke vėnė kokėn time nė rrezik dhe besoj se kjo nuk ėshtė pak nė planin personal.

Ju ėshtė dashur ndihma e bashkėshortit?
Sigurisht qė po; ai mė ka mbėshtetur mjaft. Tė mos harrojmė qė unė jam femėr.
Po, dhe madje njė femėr e bukur. Si jeni duke e pėrjetuar feminitetin tuaj momentalisht?
Si tė gjitha femrat. Mė pėlqen mosha ime, ndoshta tė gjitha stadet i kam kaluar siē kam dashur. Dhe mė pėlqen mosha qė kam, tridhjetetetė vjeē.
Diku kemi lexuar: “Zonja Aida, qė i bėn meshkujt tė sillen si zotėrinj tė vėrtetė”.
Me tė vėrtetė?! (qesh). Kėtė nuk e dija.
Si i bėni tė sillen si xhentėlmenė? Nė kėtė rast, mund t’i jepni njė kėshillė edhe atyre grave qė nuk e kanė kėtė dhunti?
Nuk di ē’tė them vėrtet, nuk e kisha menduar qė njė ditė mund tė jepja tė tilla kėshilla... Megjithatė, them se tė gjitha duhet tė mbeten vetvetja, tė mos jenė tė panatyrshme dhe me sjelljen e tyre tė imponojnė respekt. Dhe tė jenė tė sigurta te vetja, ta shfaqin kėtė siguri.
Jeni nėna e njė djali 12-vjeēar. Sa kohė kaloni me familjen?
Shumė pak. Ky ėshtė meraku im mė i madh. Madje u kėrkoj falje pėr atė kohė qė nuk jam. Mua vetėm dita e diel mė mbetet pėr familjen. Zakonisht jam gjithė ditėn nė zyrė, ku na pret njė punė e madhe, voluminoze. Shpeshherė, kur largohem pėr nė shtėpi, tek im bir, njerėz nga stafi vazhdojnė tė jenė nė zyrė e tė punojnė deri vonė.
Nė njė intervistė jeni shprehur se doni qė emisioni tė mbarojė shpejt, qė Shqipėria tė mos ketė mė tė humbur.
Po, ėshtė e vėrtetė.
Por nėse mbaron emisioni me tė cilin jeni identifikuar, ju ē’do bėni?
Tė tjera gjėra, sigurisht. Nė radhė tė parė, sinqerisht, do tė doja qė nė Shqipėri tė mos kishte mė tė humbur, qė rastet qė vijnė nė zyrat tona tė vinin duke u reduktuar, derisa tė mos kishte mė… Dhe kur tė vijė dita qė emisioni “Njerėz tė humbur” tė mos ketė ē’tė kėrkojė mė, kam menduar njė tjetėr projekt, vėrtet tė madh, qė nuk ka pėr tė dalė nga formati i gazetarisė investigative. Gjetja e tė humburve nuk ėshtė misioni im i vetėm.
lajme.parajsa.com

































