Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Astrit Hafizi “Kėtu gjėrat janė mbrapsht”

Pėr trajnerin e njohur gjėrat nė futbollin shqiptar kanė zgjidhje, vetėm po tė fillojnė nga fillimi. Shteti duhet tė rishikojė Ligjin e Sportit, ndėrsa Privatėt duhet tė marrin pėrsipėr detyrėn...e mėkėmbjes sė sportit shqiptar. Sa pėr respektin ndaj njeriut tė sportit...atė mė mirė mos e flit fare me Hafizin »»


Igli Tare,nga fusha nė skrivani

14.07.2008 00:03 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Igli Tare,nga fusha nė skrivani

Shkruan : Skender Minxhozi

Cilat janė emocionet e para qė ndjen njė futbollist qė le futbollin ?
Kur kthej kokėn mbrapa dhe bėj njė retrospektivė tė jetės time, gjej nė ēdo moment tė saj topin dhe fushėn e gjelbert. Nė keto orė ka pak trishtim, por tė them tė drejten ėshtė akoma shume shpejt per tė kuptuar realisht ēfarė ndjej. Futbolli ishte dhe do jetė jeta ime dhe tė ndahesh nga pasioni yt, nga qellimi i jetes, ėshtė shumė e veshtirė, mė duket sikur 28 vjet kam qenė nė ėndėrr dhe tani po zgjohem. Nuk do tė harroj kurrė vitet e vuajtjes kur per tu bere Igli Tare me eshte dashur tė sakrifikoj shumė gjėra qe po t’i them, mė duket sikur do t’i humbin vlerat, por qė pa to nuk do te isha kurrė kėtu ku jam sot.
Ndeshja e parė me kombėtaren ka qenė momenti me kyē i karrieres time, ku fale Zotit tregova qė une isha futbollist qe meritoja vemendje dhe me pas rruga qe ndoqa eshte e njohur. Kujtoj ēdo gje me mall por ne te njejten kohe jam i lumtur qe ne fund te rruges mund te them “I did it” (Ia dola). E perdora anglisht per te permbledhur shkurt dhe sakte 28 vitet e karrieres time.

Eshtė tashmė publik lajmi qė jeni bėrė Drejtori Sportiv i Lazios. Ēdo te thote kjo per ju?
Do t’ju bej njė paralelizem qė tė kuptoni rendesine, eshte sikur te kisha firmosur nje kontrate si futbollist me Milanin. Eshte nje post shumė i rendėsishėm ne strukturen e nje klubi futbolli ne Itali, dhe te arrish nje gje te tille eshte nje enderr. Eshte njė post qe kerkon perveē njohjes sė realitetit tė brendshėm te skuadres, dhe nje njohje profesionale te te gjithe botes se futbollit ane e mbane botes, jo vetem nė Itali. Ky post m’u besua fale raportit shume korrekt dhe te ngushte qe une kam pasur me Presidentin e Klubit Claudio Lotito gjate tre viteve qė une kam qene futbollist dhe do te punoj me shume se kurre per mos tė zhgenjyer besimin e tij. Eshtė njė sfidė tepėr e madhe pėr mua dhe kerkon njė pergatitje komplekse duke filluar qe nga pergatitja per marrjen e licenses se drejtorit sportiv deri perfaqesimin e klubit ne cdo instance ku do te duhet prezenca e ketij posti.

A dėshmon promovimi i njė futbollisti shqiptar nė kėtė pozicion, njė faze tė re nė vleresimin pėr sportin shqiptar nė botėn sportive europiane?
Besoj qė jo, nė njė aspekt tė ngushtė, sepse siē e thashe dhe me lart, ky post ka tė beje dhe me raportin e besimit qė une kam me Presidentin e klubit. Eshte nje arritje individuale qė nuk mund te thuash qe do hapė rrugen edhe pėr tė tjerė, siē ndodhi ne futboll. Por patjeter, nga ana tjetėr, kjo ndihmon nė pėrmiresimin e imazhit te sportit shqiptar nė Itali dhe jashtė saj, sepse tashmė nuk do te krenohemi vetem per arritjet brenda fushes, por dhe nė skenėn e futbollit si aktivitet dhe angazhim global. Mos harroni qė Besnik Hasi eshte bere zv/trajner i Anderlecht, mua m’u besua ky post pra po ndyshojme , po se si do te jete e ardhmja veshtire ta them, nderkohe qe jam i bindur qe futbollist te talentuar do kete shume me teper sesa ishim. E rėndėsishme eshte qė tė kete sa mė shumė shqiptarė tė suksesshem nė njė bote ku paragjykimi eshte mė i shpejte se vleresimi.

Si do tė jenė kėtej e tutje lidhjet si ish-futbollist me futbollin shiptar?
Hera e pare qe po pergjigjem si “ish”! Lidhje shumė tė ngushta do tė jenė, sepse bėhet fjalė pėr vendin tim. Futbolli ne Shqiperi eshte i ēuditshėm, sepse ėshtė njė ambient ku i gjen te gjitha. Ka shumė anė te mira, por dhe shume shume probleme. Mendoj qė strukturat, siē jane ndertuar klubet tona aktualisht, kane nevojė pėr njė pėrmirėsim rrėnjėsor. Duhet tė egzistojnė projekte afatgjata dhe tė mbėshtetura ne biznese serioze, tė cilat duhet gjithashtu tė mbeshteten nga shteti. Pra si tė thuash, ėshtė njė proces zinxhir, ku ēdo hallkė ėshtė e rėndėsishme, Thjesht, futbolli duhet tė kthehet tė jetė kėnaqėsi, ku njerezit ta shikojne ēdo ndeshje si njė festė. I kemi tė freskėta imazhet e EURO 2008, ku futbolli u kthye ne feste. Per t’u arritur kjo duhet qė tė largohen njerezit e rastesishėm, qė e konsiderojnė futbollin thjesht si njė biznes, ashtu sic shikojne bizneset e tyre. Futbolli kerkon pasion, pėrkushtim dhe mbi te gjitha vizion, por besoj qe ka ardhur koha ku maturia te mbizoteroje dhe te behet nje reforme e thelle. Une edhe pse do te jem i angazhuar ne detyren time te re, do tė jem gjithmonė i vėmendshėm rreth zhvillimeve tė futbollit nė Shqiperi dhe do te kontribuoj me ēdo mundėsi qė do mė jepet.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare