Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Pėrjetėsisht e bukur?

E para, duhet tė lindėsh si Valbona Selimllari. E dyta, nuk duhet tė biesh viktimė e tendencave ekstreme tė modės. E treta… mė mirė lėre fare kėtė punė. Sepse pėrjetėsisht e bukur si Bobi ndodh njė herė nė njė milion Elda Laze Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall Miss Albania 1991. »»


Ina Kosturi: Koncerti im, “tinguj” nderimi pėr figurat kombėtare

15.05.2008 19:30 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Nė sallėn e Akademisė sė Arteve dy ditė mė parė, u realizua njė koncert nė nderim tė figurės sė Lef Nosit ministrit tė parė tė Postė-Telegrafėve, krijues i filatelisė shqiptare me interpretimin e duos Ina Kosturi violinė, e Rudina Cikos nė piano. Ky koncert solli krahas repertorit klasik njė pjesė tė Thoma Nasit dhe sonatėn pėr violinė dhe piano tė Fan Nolit, vepra nga Shuman, Brahms, Krejsler. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetė “ SOT” violinistja Ina Kosturi tregon pėr emocionet e koncertit, veēantinė dhe realizmin e tij.

-Pas koncertit u krijuan momente shumė emocionuese, a e prisnit diēka tė tillė?
Koncerti i sė premtes ishte njė koncert i veēantė. Pėr njė moment nė ditėt para koncertit duket se u ngatėrrova midis intervistave, historive, njė tė shkuare tė cilėn e njihja dhe pėr hir tė saj do tė realizoja njė koncert ndryshe. Pėrveē veprave qė do interpretonim, figurat tė cilat pėrkujtoheshin ishin jo vetėm tė njohura por lidheshin dhe kishin tė bėnin me mua pėrtej violinės. E megjithatė koncerti ishte impenjativ nė sensin e tė qenit njė koncert duo, njė duo pėr violinė e piano me vepra tė Shumanit e Brahmsit, me veēantinė e veprave tė vjetra shqiptare tė cilat duket se ngacmuan shtypin dhe median elektronike, bashkė me misionin e veēantė tė kėtij koncerti, nderimin e figurės sė Lef Nosit. Nė tė vėrtetė dėshiroja qė koncerti tė shkonte sa mė mirė nė tė gjitha drejtimet, nga interpretimi, i cili mbetet i njėjtė nė tė gjitha koncertet, pjesėmarrja e publikut dhe reagimi i tij nė sallė. Ishte emocionuese qė publiku nuk largohej, duhej ta falėnderoja sėrish pėr nderimin me pjesėmarrjen nė kėtė koncert. Violina dhe piano duhet tė tingėllonin mirė, si nė ēdo koncert pėr tė pėrmbushur atė mision tė artistit, emocionin pėr publikun. Violina dhe piano duhet tė emociononin shumė nė emėr tė njė nderimi pėr njė figurė ose mė shumė figura qė patėn njė fat tragjik e tė hidhur... Ishte misioni ynė tė dhuronim sa mė shumė emocione ndoshta dhe pėr faktin e dy kompozitorėve shqiptarė tė vjetėr pjesė e tė cilėve pėrbėnin dy pjesėt e para tė koncertit dhe interpretoheshin pėr herė tė parė. Ishte publiku qė na dhuroi nė fund tė koncertit shumė emocion dhe i dha kuptim pėrkushtimit dhe lodhjes si nė realizmin e koncertit si aktivitet, ashtu dhe fushės profesionale duke na dhuruar momente prekėse qė i dėshiron ēdo artist.

-Si ju lindi ideja pėr realizimin e kėtij koncerti nė nderim tė figurės sė Lef Nosit?
Koncerti u realizua me ndihmėn e Postės Shqiptare dhe shoqatės “Bota e artit”. Ishte njė dėshirė e vjetėr pėr tė realizuar diēka nė kujtim tė kėtij personaliteti, i cili lidhet dhe me familjen time. Nė njė moment tė caktuar u bė realitet, pas shumė pėrpjekjesh e mendimesh pėr tė sjellė nė skenė diēka tė veēantė. Veprat e repertorit klasik, duos violinė e piano tė cilat i studiova bashkė me pianisten Rudina Ciko mu dukėn tė pamjaftueshme, pėr njė koncert tė tillė. Prej mė shumė se dy muajsh fillova tė kėrkoj e tė pyes pėr njė pjesė shqiptare qė kisha dėgjuar dikur, njė vepėr tė Fan Nolit pėr violinė. Njihet krijimtaria e tij muzikore ndonėse studimet pėr muzikė i ka kryer vonė... Kėrkova nė biblioteka, nė Arkivin e Shtetit, pa mundur ta gjej kėtė pjesė, e cila hyri nė repertorin koncertit ose mė saktė nė idetė e mia pa qenė e pranishme. Nė kėtė periudhė tė vėshtirė tė ngjeshur koncertore, ku sallat e Tiranės ishin pothuajse tė zėna, prenotova midis pak datave tė lira datėn 9 maj, nė sallėn e Akademisė sė Arteve duke shpresuar se kjo pjesė e Nolit do tė gjendej. Pėrpjekjet brenda Tiranės duket se mbaruan... Ndoshta kjo pjesė gjendej dhe nė Shqipėri..., megjithatė nė pamundėsi vazhdova kėrkimet pėrtej, tek mėrgimtarėt shqiptarė. Dija shumė pak pėr kėtė sonatė qė ndoshta krahasuar me shkrimet e Nolit dhe vepra e tjera tė tij nuk ishte shumė e rėndėsishme. Megjithatė koncerti nė nderim tė Lef Nosit duket se e kėrkonte njė pjesė tė tillė. Miqėsia midis kėtyre dy personaliteteve, violina qė Fan Noli kur largohet nė Amerikė i lė Lef Nosit ishte njė motiv pėr kėrkime tė mėtejshme, ndonėse data e koncertit po afronte. Dua ti falėnderoj tė gjithė ata qė u pėrpoqėn e kujdesėn pėr gjetjen e kėsaj partiture, Mėrgim Korēėn dhe At Artur Liolinin nga Bostoni, i cili mė adresoi tek dirigjenti Eno Koēo. Teknologjia e internetit e lehtėsoi komunikimin, ndėrsa partin e sonatės e kishte dirigjenti Eno Koēo bashkė me disa pjesė tė tjera pėr violinė tė Thoma Nasit, emėr i njohur nė muzikėn shqiptare. Stina koncertore e RTSH ofronte njė koncert tė dirigjentit Eno Koēo dhe kėshtu partet mbėrritėn nė Tiranė gati 10 ditė para koncertit, duke plotėsuar kėshtu programin me vepra tė vjetra shqiptare. Ishte njė xhest fisnik nga profesor Eno Koēo.

-Sa i vėshtirė ishte realizmi i kėtij koncerti?
Ndryshe nga koncertet e tjera nė kėtė rast pėrgjegjėsia ishte mė e madhe. Kishim njė koncert recital me njė program tė plotė, njė mision pėr tė nderuar figurat qė lidheshin me historinė dhe muzikėn, pra kėrkohej njė organizim paksa mė i vėshtirė. Nderimi i Lef Nosit lidhej me 95-vjetorin e pullės sė parė shqiptare, 100-vjetorin e meshės sė parė sė Fan Nolit, 120- vjetorin e lindjes sė Brahmsit i quajtur viti i Brahmsit, pothuaj ēdo pjesė koncertit lidhej me njė ngjarje, pėrkujtonte diēka. Nė momente tė caktuara mu duk se e kisha harruar faktin se isha violinistja qė do tė interpretonte nė njė koncert recital, isha pėrfshirė nė ankthin e realizmit tė njė aktiviteti me pėrmasa mė tė mėdha. Lef Nosi, Fan Noli, Thoma Nasi tė gjithė ishin tė ngatėrruar me tė shkuarėn. Nė njė fjalim tė mbajtur nga Noli pėr vrasjen Spiro Kosturit nė vitin 1906, gazetat shkruanin se ata qė e kishin humbur kėtė pėrshpirtje nuk kishin humbur fjalėt e Nolit por mė shumė se kaq, Noli nuk fliste, por kėndonte. Tė gjitha kėto pasazhe tė sė kaluarės, miqėsia e Kosturėve me Thoma Nasin, me krijimin e bandave muzikore, miqėsia e Nolit me plakun e Kosturėve Jovan Kosturi, ajo fotografi 40- vjeēare e ruajtur nga mbesa e Lef Nosit Adelina Kosturi bashkė me fotografinė e djalit tė saj Skėnder Kosturi, duket se mė impenjonin qė nė kėtė koncert violina dhe piano me tė vėrtetė tė kėndonte...

-Nė kėtė koncert interpretuat sė bashku me pianisten Rudina Ciko. Diēka tė veēantė rreth kėtij bashkėpunimi?
Prej kohėsh interpretoj me pianisten Rudina Ciko, ky ishte njė tjetėr koncert impenjativ me vepra tė rėndėsishme tė literaturės violinistike dhe jo vetėm tė kaq. Kėto vepra, sonata numėr 1 e Brahmsit, sonata e Shumanit pėrbėjnė dhe njė pjesė tė vėshtirė e tė rėndėsishme tė repertorit pianistik. Realizmi i koncerteve nė Tiranė pėr shkak tė publikut dhe sallave, kushteve tė njė vendi tė vogėl ndikonin nė realizmin e koncerteve tė vazhdueshme me vepra premierė. Ēdo koncert vjen me repertor tė ri dhe pėrsėritja ėshtė e pakėt. Kjo veēanti e koncerteve kėrkon njė punė shumė impenjative, e cila ėshtė e njėjtė pėr pianistin dhe violinistin. Kėshtu ēdo koncert ėshtė premierė, me vepra qė realizohen pėr herė tė parė dhe pasohen nga njė tjetėr koncert, i cili pėrmban sėrish vepra tė reja. Koncerti i radhės ėshtė shumė shpejt, pas tre javėsh, me repertor tė ri dhe ky ėshtė komenti mė i bukur ose mė me vlerė pėr bashkėpunimin me pianisten, bashkangjitur me aktivitetin e saj koncertor si soliste dhe pjesėmarrjen nė shumė aktivitete duke treguar pėrkushtim dhe profesionalizėm. Ishin ato momente nė fund tė koncertit, publiku, i cili dhuroi duartrokitje pėr kėtė bashkėpunim.

-Ē’mund tė na thuash pėr sonatėn e Fan Nolit?
Kjo sonatė mban datėn 31 mars 1937 dhe pėrkon me periudhėn e studimeve tė Fan Nolit si kompozitor nė Boston. Duke parė partet, ndoshta Noli e ka shkruar dhe nuk e ka rishikuar mė. Jam munduar tė ruaj aplikaturat origjinale. Dallohet qė ėshtė njė detyrė kursi sipas dhe shėnimeve nė faqen e parė tė sonatės, shkruar qartė dhe jemi munduar tė pėrshtatim ndjesinė tonė pėr ti dhėnė veprės karakterin dhe veēantinė. Pjesa tjetėr e Thoma Nasit tingėllon bukur, ndonėse njė pjesė e vogėl ėshtė shkruar me dashuri dhe profesionalizėm, pjesėt e tjera tė Thoma Nasit si: “Bilbili”, “E qarė” do ti interpretojmė nė koncertin e ardhshėm.

-U shprehėt se shumė shpejt do tė realizoni njė koncert tjetėr. Mund tė na zbuloni diēka rreth repertorit?
Ky koncert realizohet nė kuadrin e edicionit tė tretė tė aktivitetit “Maratona e muzikės violinistike” mbėshtetur nga MTKRS, me veēantinė e njė programi shqiptar dhe amerikan pėr tė sjellė sėrish vepra premierė, autorėt e tė cilėve do doja ti lija surprizė.

-A ndjeheni e kėnaqur pas kėtij koncerti?
Ndjehem e kėnaqur pėr faktin reagimit tė medias i cili ishte me tė vėrtetė i madh, me publikun pjesėmarrės reagimin dhe kėnaqėsinė qė mė dhuroi nė kėtė koncert. Ishte njė koncert qė mė emocionoi dhe mė dhuroi shumė sadisfaksion.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare