Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Dalina Buzi

Gazetarja dhe skenaristja e serialit mė tė ri televiziv “Mė shumė dashuri”. Njė intervistė ku duket e vėshtirė t’i jepet pėrgjigje pyetjes “kur dhe ku ke qenė e lumtur? »»


Kledi Kadiu: Nė skenėn shqiptare mė sjell vetėm “Romeo e Zhulejta”

09.05.2008 15:11 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Ėshtė me siguri balerini shqiptar mė i suksesshėm nė spektaklet televizive italiane. Emri i tij po pėrmendet gjithnjė e mė shpesh jo vetėm nė revistat e specializuara pėr ekranin, por edhe nė ato tė modės e reklamės. Balerini Kledi Kadiu ka ardhur nė Shqipėri vetėm pėr pak ditė. Ai nuk flet shumė pėr suksesin qė ka arritur nė Itali, por kur e pyet pėr kėtė ai shprehet se asgjė nuk do kishte mundur tė bėnte nėse s’do kishte atė bagazh artistik me vete. Balerini shqiptar Kledi Kadiu, idhulli i qindra e mijėra tė rinjve italianė dhe shqiptarė, tepėr i njohur nė programin “Amici” tė Maria De Filippit prej pak kohėsh ka ngjitur nė skenė baletin “Romeo e Zhuljeta”.Pas roleve nė kinema, “Romeo dhe Zhuljeta” ėshtė njė tjetėr sukses i balerinit shqiptar. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” balerini tregon se pjesa e frymėzuar nga vepra e Shekspirit ėshtė pritur mirė nga publiku italian, por gjithashtu ai zbulon se baleti “Romeo e Zhuljeta” do tė jetė vepra qė do ta rikthejė nė skenėn shqiptare. Mė tej gjatė kėsaj interviste balerini i njohur flet dhe pėr zhvillimin e baletit klasik. Si e shikon atė nė vende tė ndryshme, por dhe nė vendin tonė. Kledi Kadiu qė i vogėl ka kultivuar pasionin pėr kėrcimin. Nė moshėn 10 vjeēare kalon provėn e parė dhe pranohet nė Akademinė e Kėrcimit. Nė vitin 1991 diplomohet nė Akademinė e Dansit,Tiranė. Nė 1992 njė kompani e dansit nga Mantova, tė cilėt kishin ardhur nė Tiranė, e fton tė punojė nė Itali. Me spektakle tė dansit klasik shkon nėpėr qytete tė ndryshme tė Italisė. Pas kėsaj eksperience tepėr tė vėshtirė, vendoset sė pari nė Revereto (Trento), mė pas nė Verona, Milano dhe nė fund nė Romė, ku jeton prej vitesh. Pas shumė spektakleve nė veri tė Italisė dhe njė punė tejet tė lodhshme, duket sikur fati troket pėr herė tė dytė pėr djaloshin shqiptar dhe kėsaj radhe ėndrra bėhet realitet. Kledi bėhet balerin i parė nė disa nga emisionet mė tė ndjekura nė Itali, si “Buona Domenica”, “C’e Posta per te”, “Saranno famosi”, si dhe drejton Akademinė e tij tė Kėrcimit Modern nė Romė, ku edhe jeton.

-Kėto ditė nė ju ndodheni nė Tiranė. Cila ėshtė arsyeja qė ju ka rikthyer?
Njė nga arsyet ėshtė pėr prindėrit e mi, pėr familjen, pasi u bė shumė kohė qė mungoj. Unė kam qenė nė Shqipėri qė nė festat e fundvitit. Kėto kohė gjeta disa ditė tė lira dhe erdha me gjithė qejf qė ti shikoj njerėzit e shtėpisė. Por si gjithmonė kur vij nė Tiranė kaloj dhe nga Teatri i Operės dhe Baletit. Megjithėse kam ardhur pėr pak ditė nė Shqipėri dhe pėr tė takuar njerėzit e familjes, sot jam i ftuar nė orėn 12 tek Shkolla e Baletit si mėsues pėr tė dhėnė mėsim. Tė shikoj se si do tė shkojė ky takim me nxėnėsit e kėsaj shkolle, por dua tė them se jam i kėnaqur.

-Turi juaj i baletit klasik “Romeo e Zhuljeta” ėshtė pėrfolur shumė dhe nė Shqipėri. Na tregoni diēka rreth tij?
Unė sapo e kam mbaruar turin “Romeo dhe Zhuljeta”. Pėr mua ai ishte njė rikthim nė teatėr. Pas shumė vitesh qė nga Tirana unė mungoj nė skenat e teatrit tė vėrtetė, pėrveēse televizorit. Pėr mua ajo ishte njė eksperiencė shumė e bukur qė unė do ta vazhdoj akoma dhe gjatė stinės sė verės. Ndėrkaq dua tė them se vitin tjetėr jemi nė Teatrin Olimpik tė Romės. Krahas kėsaj veprimtari unė do tė vazhdoj tė gjitha gjėrat qė kam bėrė deri tani si spektakli “Amici”, por dhe shumė aktivitete tė tjera.

-Jeta juaj artistike si vazhdon tani nė Itali?
Unė kam qenė njė nga tė parėt dhe sidomos dua tė them qė kam qenė dhe njė nga njerėzit mė me fat nga tė gjitha kolegėt e tjerė qė erdhėn pas. Nė Itali kam njė aktivitet artistik shumė tė ngjeshur, pasi punoj mė vete dhe po ashtu punoj dhe tek programi “Amici” pėr gati shtatė vjet. Ky program ėshtė ai qė mė dha famėn dhe suksesin. Programi “Amici” ėshtė njė nga programet qė unė punoj nė profesionin tim mirė ashtu si edhe duhet. Nė kėtė program unė punoj sėbashku dhe me balerinė tė tjerė shqiptarė si: Ambeta, Leonin dhe Ilirin.

-Keni krijuar njė karrierė artistike dhe keni fituar njė famė qė tashmė ju ka bėrė njė nga balerinėt mė tė njohur. Por a ka qenė e vėshtirė pėr ju qė tė arrini deri kėtu?
Nė lidhje me kėtė doja tė thosha qė nuk ėshtė vetėm suksesi i talentit qė tė bėn qė tė arrish famėn. Pėr mua ėshtė njė miks gjėrash qė njė njeri arrin tė bėhet i famshėm falė karrierės sė tij artistike. Nė kėto miks gjėrash unė do tė thosha fama ėshtė diēka qė fillon qė nga karakteri, por edhe talenti nuk ėshtė se vjen vetė ashtu kot sepse edhe ai ka atė tė tijėn, por nga mėnyra tė duhet tė dish qė tė jesh diplomat me njerėzit, me karakterin, tė jesh i afėrt, mos tė jesh mendjemadh, duhet qė tė jesh i ndjeshėm, por janė dhe shumė karakteristika tė tjera qė tė ndihmojnė nė famėn tėnde, pasi nuk ėshtė vetėm talenti.

-Ju thatė se keni ardhur vetėm pėr tė takuar familjen tuaj, por kemi ndonjė projekt pėr nė skenėn shqiptare tė baletit?
Nė fakt mua mė ėshtė bėrė njė ftesė pėr tė ardhur nė Shqipėri, po ashtu dhe nga profesor Agron Aliaj. Unė me gjithė qejf dua tė vij kėtu, por nė fakt kisha dėshirė qė tė vija vetėm me njė balet dhe pėr tė jam duke punuar. Baleti qė unė dua tė sjell nė skenėn shqiptare ėshtė “Romeo e Zhuljeta”, i cili nė skenė tonė nuk ka ardhur ndonjėherė. Baleti “Romeo e Zhuljeta” ėshtė njė balet modern, kontemporan dhe me muzikė origjinale tė Prokof’ev. Pėr mua kjo do tė ishte njė gjė shumė e bukur sepse nė kėtė balet unė nuk jam i vetmi, pasi jemi dhe tre shqiptarė tė tjerė. Kėta nuk ėshtė se janė shumė tė famshėm, por janė nxėnės tė shkollės sė baletit qė me punėn e tyre janė bėrė tė famshėm edhe duke mos pasur televizion nė Itali. Kėta balerinė janė tre ēuna tė talentuar: Hektor Budlla, Bernard shehu dhe njė djalė tjetėr qė quhet Bledi.

-Keni provuar dhe tė interpretoni si aktor. Ndėrkohė qė filmi juaj “Passo a due” ėshtė pėlqyer dhe nė Shqipėri. Ē’mund tė na thoni diēka rreth rolit tuaj, por edhe historisė qė tregohet nė film?
Nė filmin “Passo a due” roli pak a shumė ishte i mirė. Por kėtė film unė nuk e njoh si jeta ime. Nė film kjo gjė ndryshon sepse jep diēka tė vogėl tė asaj qė ti ke bėrė dhe mė pas filmi si tė gjithė prodhimet e tjera kinematografike ndryshon. Nė film nuk mund tė jetė e gjithė e vėrteta. Kur shprehem kėshtu dua tė them se e vėrteta nuk mund tė jetė e gjitha nė film sepse nuk ishin dhe kushtet e duhura. Nėse ai do tė ishte njė film i vėrtetė pėr jetėn time do tė kishte dhe shumė gjėra tė tjera, pasi nuk ishin dhe kushtet e duhura. Ne duhet qė tė vinim nė Tiranė dhe tė fillonim qė nga Kledi nė moshė tė vogėl, shkolla e baletit, Akademia, por tė gjithė kėto gjėra nuk mund tu bėnin.

-Nė cilat vende ėshtė xhiruar filmi “Passo a due”?
Filmi ėshtė xhiruar nė vendet italiane dhe nė vendet aziatike.

-Kur u shfaq filmi cilat ishin pėrshtypjet e shqiptarėve tė tjerė nė Itali?
Filmi ėshtė pritur shumė mirė. Por duke qenė balerin, italianėt gjithmonė i etiketojnė artistė. Pra duke qenė balerin ti nuk mund tė bėsh diēka tjetėr qė nė kėtė rast ishte filmi. Por unė isha shumė i sadisfaksuar nga interpretimi sepse ishte roli im.

-Vini pėr pak ditė nė Shqipėri, por gjatė kėsaj kohe jeni i ftuar dhe nė shkollėn e baletit. Ēfarė do tė marrin nga ju nxėnėsit e rinj?
Mė vjen mirė qė do tė jap njė mėsim baleti nė kėtė shkollė. Ėshtė njė mėsim baleti qė do tė zhvillohet me grupet e mėdha, por tė shikojmė se si do tė shkojė ky mėsim baleti.

-Ē’ mund tė na thoni pėr zhvillimin e baletit klasik?
Baleti klasik ka gjithmonė ato tradicionet e veta qė ka pasur. Ēdo shtet ka tė tijat, por nė fakt baleti klasik nė Itali ėshtė shumė pėrpara sidomos baleti i Scalas. Ajo ėshtė njė shkollė e pėrparuar dhe e modernizuar. Nė fakt ne nė vendin tonė kėtė gjė e kemi pak problem. Kėtu tek ne nė balerinėt e sotėm un shoh qė nuk ėshtė ajo frymėmarrja e duhur. Nuk ėshtė se kanė mbetur balerinėt mbrapa, por me kėtė dua tė them se ka mbetur mbrapa metoda. Ne nė vendin tonė kemi mbetur akoma me metodėn ruse tė viteve ’50. Unė mendoj se kjo metodė duhet qė tė ndryshohet, por nė fakt zhvendosja ėshtė shumė e mirė sepse ne kemi njė balet shumė tė fortė. Baleti jonė ėshtė mė shumė pėr meshkujt, ndėrsa pėr femrat ėshtė pak mė e vėshtirė pasi duhet tė jetė stil mė francez.

-Ju jeni pėr ndryshim tė stilit tė kėrcimit tė baletit nė shkollėn shqiptare?
Unė jam pėr njė ndryshim dhe mendoj se duhet qė tė hyjė kjo fryma moderne qė ėshtė gjithandej. Ndėrkohė qė nė Itali ka kohė qė ėshtė futur kjo frymė moderne nė balet.

-Pak mė parė ju u shprehėt se keni dėshirė qė tė vini nė skenėn shqiptare me baletin“Romeo e Zhuljeta”. Por kur mund t’ju shohim tė ngjiteni nė skenė pėr publikun?
Unė do tė doja qė tė ishte sa mė shpejt. Mendoj se ndoshta nga dimri nėse do tė biem dakord pėr shumė gjėra baleti “Romeo e Zhuljeta” do tė ngjitet nė skenė.

-Sa herė qė vini ju i takoni profesorėt tuaj. Si janė kėto takime?
Unė tani sapo isha me profesor Agron Aliajn. Gjatė kėtyre takimeve unė ndjej nostalgji, pasi kemi punuar pėr shumė vite bashkė.

-Nė interpretimet tuaja keni dhe njė kolege shqiptare Ambeta Toromani. Si ėshtė organizuar aktiviteti juaj?
Me Ambeta Toromanin ne punojmė bashkė tek programi “Amici”, por mund tė punojmė dhe jashtė tij dhe shkojmė gjithmonė bashkė si ēift balerinėsh nėpėr kėrkesat e ndryshme qė na bėjnė pėr shfaqje tė ndryshme nė Itali.

-Keni ngritur dhe njė shkollė nė Itali. Cili ėshtė aktiviteti i saj?
Unė kam katėr vjet qė kam ngritur shkollėn “Kledi Academy” nė Itali. Ėshtė njė shkollė private dhe e hapur pėr tė gjithė dhe ka kurse profesionalė pėr nxėnėsit qė janė mė tė talentuar, por ashtu ka edhe kurse pėr ata qė e kanė hobi baletin.

-Jashtė baletit si e kalon kohėn balerini Kledi Kadiu?
Jashtė baletit edhe unė argėtohem, dal nėpėr lokale tė ndryshme, etj. Por nė fakt baleti na merr shumė kohė. Ai ėshtė njė disiplinė dhe njė art qė tė merr shumė kohė nga jeta e pėrditshme. Nuk ėshtė se kam shumė gjėra si: pushim apo kinema.

-Shumė balerinė tė rinj shqiptarė tashmė ju kanė identifikuar si idhullin e tyre. Cili ėshtė mesazhi qė do ju pėrcillni atyre qė tė jenė po kaq tė suksesshėm sa ju?
Mesazhi im pėr balerinėt ka tė bėjė me disiplinėn, pasi ajo mungon. Nuk ėshtė mė ajo disiplinė qė ka qenė mė parė. Mungon disiplina pėr mėsuesit, disiplina kur hyn nė sallė, disiplina dhe pėr veten tėnde sepse ėshtė njė art qė duhet qė tė kesh respekt pėr atė qė bėn.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare