Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Astrit Hafizi “Kėtu gjėrat janė mbrapsht”

Pėr trajnerin e njohur gjėrat nė futbollin shqiptar kanė zgjidhje, vetėm po tė fillojnė nga fillimi. Shteti duhet tė rishikojė Ligjin e Sportit, ndėrsa Privatėt duhet tė marrin pėrsipėr detyrėn...e mėkėmbjes sė sportit shqiptar. Sa pėr respektin ndaj njeriut tė sportit...atė mė mirė mos e flit fare me Hafizin »»


Kur famėn e ndihmojnė gratė!

27.06.2008 18:02 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Ato janė tė reja dhe tė bukura, por nuk fillojnė e mbarojnė aty. Sepse nė jetė dinė tė bėjnė mė shumė. Por kjo gjė pak personave do t’u interesonte e nuk do t’i bėnte kurrsesi tė njohura. Ėshtė lidhja me njė mashkull publik qė i shndėrroi ato nė personazhe. Nora, Ajola dhe Valbona tė kujtohen lehtėsisht po tė pėrmenden emrat e partnerėve: Blendi Klosi, Erion Veliaj dhe Igli Toska. Ndėrsa ata janė bėrė edhe mė tė famshėm

Arta Ēano

Femra si ato, vėshtirė tė mos bien nė sy. Simpatike, elegante, tė ėmbla! Kjo do tė sillte kthim kokėsh, komente ndoshta dhe ziliqare nė bisedat e ish-shoqeve, njė farė krenarie tė ēdo mashkulli qė do ulej me to nė tavolinė, qoftė dhe pėr njė ēėshtje pune. Kaq! Pamja dhe profesioni qė kanė, qoftė edhe mbiemri i dėgjuar, nuk do t’i bėnte kurrė kaq tė njohura sa janė sot. Askush nuk do kujtohej t’u trokiste nė derė pėr tė mėsuar sekrete tė jetės sė tyre familjare, askujt nuk do t’i binte ndėrmend t’u kėrkonte foto nga dasma apo bashkėjetesa pėr t’i publikuar ato nė faqet e ndonjė gazete, askush nuk do tė interesohej pėr t’i blerė botimet me intervista tė tyre.

Tė gjitha kėto kanė ndodhur pa shtuar as njė grimė. Arsyeja? Shumė e thjeshtė: partnerėt e tyre merren me politikė. Tė paktėn nė kohėn kur lidhjet respektive janė bėrė publike, kandidatėt pėr dhėndėr ishin kokė e kėmbė tė angazhuar me politikė apo aktivitete tė afėrta, qė tė mbajnė nė qendėr tė vėmendjes dhe jo vetėm kaq, por gėzonin dhe status goxha tė lakmuar. Janė apo nuk janė mė mbajtės postesh tė rėndėsishme, nuk mund tė zbresin nga pozicioni i njerėzve tė njohur, ku tė mjafton tė jesh ulur njė herė pėr ta pasur pėrgjithmonė dhe pėr ku ftesa bėhet nė ēift.

Sepse, duke pasur nė krah njė mashkull aq tė njohur, dhe ato partneret e tyre do bėheshin po aq fytyra mediatike. Lidhja e njė politikani me njė vajzė tė bukur sigurisht qė do ishte e zhurmshme. Njė zhurmė qė askush nuk ėshtė pėrpjekur ta shuajė. Meshkujt bėhen edhe mė karizmatikė me bukuroshet e zgjedhura, ndėrsa ato bėhen tė njohura, pa bėrė diēka pėr ta arritur kėtė. Rrugė mė pak tė mundimshme se kaq drejt njohjes nuk do ketė ekzistuar!

Kur thuhet Nora e Blendit

Tė gjithė kanė bėrė sytė e ėmbėl kur kamera fokusonte portretin e organizatores nė prapaskenėn e emisionit “Zonė e lirė”. Ajo vajza e veshur e tėra sport ishte shfaqur mė parė dhe nė njė reklamė. Por kėto llogari u bėnė nė njė letėr tė pastėr, kur vajza simpatike, me njė buzėqeshje ēarmatosėse, po shihej nė krah tė ministrit tė Kulturės sė asaj kohe, Blendi Klosit. Ai, dhjetė vjet mė i madh se ajo, por gjithsesi ende njė djalė i ri e i paraqitshėm, edhe njė vajzė shtatlartė, si Nora, ish-basketbollisti e bėnte tė dukej (me siguri dhe tė ndihej) super e mbrojtur tek ia mbėshtillte supet edhe kur ishin nė rrugė. Kishin nisur tė mbėshteteshin te njėri-tjetri dhe jo pėrkohėsisht. Ata tė dy, vitin e shkuar, u martuan pėr t’u kthyer sėrish nė qendėr tė vėmendjes. Nora ka mbetur po ajo vajzė e ėmbėl, e veshur sportive, qė vazhdon tė merret me po ato aktivitete, tė cilat nuk mund tė shndėrrojnė kurrė nė protagoniste, por qė njerėzit e dinė mirė kush ėshtė: Nora e Blendit. 

Politika e Erionit kalon nga Ajola

Ai nuk kishte pranuar tė bėnte publike asnjė lidhje tė mėparshme derisa gjeti Ajolėn, vajzėn simpatike, elegante, tė diplomuar nė Paris, me mbiemėr tė njohur. Njė partnere si ajo nuk u fsheh asnjėherė, pėrkundrazi nuk ishte e vėshtirė tė pranonin tė jepnin intervista ku flisnin pėr njėri-tjetrin. Fakti qė ajo kishte kėnduar dhe prezantuar dikur, iu kujtua shumė personave, pikėrisht sepse e ripanė nė krah tė Erionit. Pėrndryshe, duke qenė se ajo ka vendosur tė mos shfaqet mė si showgirl, ai do ishte njė kapitull i mbyllur, ku kujtesės publike zor se do t’i binte rruga. Nga Franca ka ardhur me njė kokė tė mbushur plot me ide serioze, qė e kanė afruar me UNICEF-in dhe politikėn, por as kėto nuk do mjaftonin qė ajo tė bėhej e njohur nė sytė e njerėzve (tė paktėn jo ende, sepse njė 23-vjeēare karrierėn e ka pėrpara). Ama, kur kėta tė fundit e shohin dorė pėr dore me Erion Veliajn (mirė nė rrugė po e po, por dhe nė njė program televiziv) apo nėpėr gazeta pranė njėri-tjetrit, ku flasin pėr lidhjen e tyre, atėherė pėrgjigja se kush ėshtė ajo vajza vjen nė kokė para pyetjes qė nuk as nuk bėhet: e fejuara e Erion Veliajt.

Valbona, gruaja qė mban ish-famėn

Njė histori si e saja do frymėzonte ēdo skenarist filmash romancė. Njė vajzė elegante, simpatike, plot finesė, e diplomuar dhe e kualifikuar jashtė, kthehet nė vendin e saj, ndėrkohė qė ėshtė vetėm 24 vjeē dhe fillon punė nė administratė (saktėsisht nė Ministrinė  e Ekonomisė). Sigurisht, qė skenari tė plotėsohet, duhet njė histori dashurie. Dhe kėshtu ndodhi vėrtet. Valbona Zeneli, rreth gjashtė vjet mė parė, ishte pikė pėr pikė njė personazh i tillė, e cila, ndėr shumė meshkujve, i ra nė sy dhe Igli Toskės, politikanit tė ri, por tė suksesshėm socialist. Fillimisht, zėvendėsministėr i Rendit e mė pas kreu i kėsaj Ministrie, Igli, kur u pa i shoqėruar me vajzėn e bukur tė diplomatit Bashkim Zeneli, u bė me siguri mė karizmatik se mė parė. Shumė do ta kenė cilėsuar me fat qė arriti tė bėjė pėr vete atė vajzė aq tė bukur (sot bashkėshortja dhe nėna e djalit tė tyre, Dario), ndėrsa Valbona, ndoshta pa e llogaritur aspak, u bė njė fytyrė e njohur; u bė nusja qė nuk mbeti njeri pa e komentuar pėr finesėn e saj, ndėrkohė qė kronikat televizive transmetonin pamje nga ceremonia dhe festa madhėshtore. Duke qenė nė krah tė njė njeriu tė njohur – dhe pse tashmė ėshtė larg epiqendrės sė zhvillimeve politike – ajo njihet nga tė gjithė, megjithėse askush nuk e di me se merret. Kjo nuk ka rėndėsi, pėr sa kohė qė Valbona ėshtė nusja e bukur e ish-ministrit.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare