Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Dalina Buzi

Gazetarja dhe skenaristja e serialit mė tė ri televiziv “Mė shumė dashuri”. Njė intervistė ku duket e vėshtirė t’i jepet pėrgjigje pyetjes “kur dhe ku ke qenė e lumtur? »»


Lajla Pėrnaska

05.05.2008 21:09 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Lajla Pėrnaska

Pėr tė njohur mė thellė gruan e politikės. Manitė, gėnjeshtrat, lumturitė, heronjtė dhe pengun e vetėm tė jetės sė saj. Cili ėshtė? Zbulojeni!

Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė e vėrtetė?

Qė nuk ekziston! Lumturia ėshtė relative dhe besoj se kushdo e percepton dhe e shijon  nė mėnyrėn e tij, brenda mjedisit social ku jeton. Jeta e njeriut ecėn nėpėrmjet momentesh lumturie, gėzimi, trishtimi apo zhgėnjimi.

 

Cila ėshtė frika mė e madhe?

Nga fenomenet natyrore, ndaj tė cilave qenia njerėzore ėshtė ende e pazonja pėr t’u mbrojtur: tėrmete, pėrmbytje etj.

Kė person tė gjallė admiron mė shumė?

Tim atė! Jo thjesht si prind, por mbetet personi qė ka realizuar qė nė vogėlinė time e nė vazhdim figurėn e njė njeriu mjaft tė zot, tė palodhur, gjithmonė nė shėrbim tė familjes dhe shoqėrisė. Ėshtė vėrtet i papėrsėritshėm.

Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė? 

Karakteri i dobėt. Kjo, pėr femrat, por veēanėrisht pėr meshkujt.

Ekstravaganca jote mė e madhe?

S’mė pėlqejnė ekstravagancat, tė paktėn tek vetja. Mendoj se pakkujt mund t’i shkojnė. Tė tjerėt duken si karnavale kur i tentojnė.

Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

Vizita nė vende qė i adhuroj, p.sh., Paris, Nju Jork, Vjenė etj.

Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

E urrej gėnjeshtrėn kur e has nga tė tjerėt, prandaj dhe e luftoj te vetja. S’mund tė them raste tė veēanta pėr ta pėrdorur, por mund tė ketė ndodhur pėr gjėra tė parėndėsishme. P.sh., nė rast vonese, ndodh shpeshpėrdorimi i shprehjes: “Kishte shumė trafik”. Ndonėse tashmė kjo ēėshtje pėrbėn shumė mė shpesh njė realitet sesa gėnjeshtėr.

Personi qė pėrēmon mė shumė?

Sigurisht qė ka tė tillė, por s’do tė ishte etike tė deklaroja emėr. Nė parim ma shpifin pseudo-intelektualėt apo dordolecėt publikė, qė pretendojnė se mund tė japin mend pėr tė tjerėt apo pėr mė tepėr “tė na shpėtojnė tė gjithėve nga tė gjitha tė kėqijat!”.

Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?

“E kuptove?”, “ Kaq ishte ēėshtja!”. Preferoj tė komunikoj nė rrethin tim shoqėror me termat: “E ēuno!” apo “E goce!”, pavarėsisht nga mosha. Mė pėlqen qė nė jetėn e pėrditshme tė pėrdor fjalorin autokton “tirons”: “U kry!”, “Ah, bukur fort, re telef t’u punu!”, “Kujdes, se u kpute!”, “E ke qa fare zanotin!”, “Sa i ftillum qė je!” etj.

Pengu yt mė i madh?

Tė kisha krijuar “Partinė e Femrave Shqiptare”.

Kur dhe ku ke qenė e lumtur?

Kur kam lindur tim bir. Dy vendet ku kam jetuar mė gjatė janė Tirana (ku dhe kam lindur) dhe Parisi (ku kam kryer studimet pasuniversitare). Nė tė dy kėto vende kam pėrjetuar momente lumturie.

Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

Yll fare!

Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka te vetja, ēfarė do ishte ajo?

Me veten jam ok, s’mė pėlqen tė ndryshoj gjė. M’i ka dhėnė Perėndia ēfarė mė duhet mė shumė.

Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?

Fitimi i bursės pėr studime nė Francė (mars 1989). Ishte njė sfidė e vėrtetė tė kapėrceje kufijtė e njė vendi qė “jetonte e punonte si nė rrethim”, ndonėse, kur unė e arrita kėtė, themelet e sistemit tė diktaturės kishin filluar rrėshqitjen e pakthyeshme.

Po tė vdisje dhe tė mund tė rimishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do doje tė ishe?

Asgjė mė shumė se kjo qė jam.

Po sikur tė mund shndėrroheshe nė diēka, ē’do tė doje?

Shkop magjik qė tė ndryshoja botėn!

Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

Njė varėse me diamant. Ma kanė dhuruar prindėrit pėr 40-vjetorin e lindjes.

Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

Vegjetimin njerėzor.

Ku do tė tė pėlqente tė jetoje?

Aty ku kam lindur, jam rritur dhe jam rikthyer pėrsėri edhe nga shumė vende tė mrekullueshme tė botės, qė kam pasur rastin tė njoh: nė Tiranėn time!

Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara jote?

Politikėbėrja, komunikimi me njerėzit dhe pėrfaqėsimi nė Komunitetin Ndėrkombėtar.

Cila ėshtė karakteristika jote mė e spikatur?

Vullneti i hekurt!

Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?

Burrėria!

Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?

Feminiteti intelektual!

Cilėt janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?

Dikens, Hygo, Xhek London, Balzak, Migjeni, Konica etj.

Cili ėshtė heroi yt nė art?

S’kam njė tė tillė.

Kė ke heronj nė jetėn reale?

Krenohem me Heroin e Kombit, Skėnderbeun, dhe me tė madhėrishmen Nėnė Terezė.

Cilat gjėra nuk tė pėlqejnė fare?

E urrej vrasjen e kohės. Nuk mė pėlqen tė harxhoj kohėn kot nėpėr kafe apo klube, duke bėrė thashetheme. Nuk mė pėlqen tė shoh telenovela. Nuk mė pėlqen tė merrem me jetėn private tė tė tjerėve. Nuk mė pėlqen tė shtirem. Nuk mė pėlqen tė luaj bilardo apo lojėra fati.

Si do tė pėlqeje tė vdisje?

Si njė shuarje fiziologjike e jetės, pa vuajtje!

Cila ėshtė motoja jote?

Sa tė kesh takatin, puno sa mė shumė, pa u ndalur. Gjithmonė punės ia sheh hajrin!Por dhe librin mos e hiq nga dora. Truri duhet kultivuar nė vazhdimėsi!



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare