Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


"Opinion", viti i dymbedhjete

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu eshte ne pergatitjet e fundit per te nisur transmetimin ne format te ri, te emisionit tashme 12-vjecar, "Opinion". Programi jo vetem politik do te transmetohet gjate sezonit televiziv 2008-2009, kater here ne jave dhe vjen me risi te cilat e bejne dhe me atraktiv emisionin qe ka kapur majat me te larta te audiences ne Shqiperi. Per keto risi dhe detajet te tjera qe lidhen me "Opinion", drejtuesi i saj Blendi Fevziu,... »»


Ledi Shamku Shkreli

13.07.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

 

Gjuhėtarja, qė jo rastėsisht quan sendin mė tė ēmuar bibliotekėn e saj dhe kryetarja e Komisionit tė Edukimit nė Partinė Socialiste, qė jo rastėsisht ka si moto “Pėr njė shqiptari tė re”

 

Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė e vėrtetė?

Lumturi e vėrtetė? Ky besoj se ėshtė koncept thjesht libror, por nėse e relativizojmė termin mund tė them se do isha e lumtur nėse realizohesha mirė si nėnė e grua nė familjen time, si profesioniste “kalibri” nė veprimtarinė e angazhuar dhe si pjesėz e nevojshme nė thurjen shoqėrore tė mjedisit ku jetoj.

Cila ėshtė frika mė e madhe?

Kam shumė frikėra: qė nga fobia ndaj qenve apo ajo e humbjes sė logjikės nė ndeshtrashat e padėshiruara tė jetės e deri te ajo universale, frikės nga Zoti.

 

Kė person tė gjallė admiron mė shumė?

Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė, pasi admirimi ėshtė njė shkallė shumė e lartė ndjesie dhe arsyeje e kėsisoj mund tė admirohen aktet dhe gjestet e heronjve, shenjtorėve apo edhe ato momente kur njė njeri “i zakonshėm” kryen ndėrmarrje tė jashtėzakonshme, qė kėrkojnė kurajė e besim tė pakushtėzuar. E sikundėr nuk ekzistojnė shenjtorė tė gjallė, ashtu nuk besoj se do mund tė bie nė stadin e admirimit pėr kė nuk ka dėshmuar me jetėn e vet disa nga kėto cilėsi; ndryshe ėshtė tė dashurosh dikė.

Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?

Ē’do tė thotė mėshirė? Nė shoqėrinė shqiptare ky nocion ėshtė shumė i papėrcaktuar, por nėse keni ndėrmend atė qė kam dhe unė, mund tė them se njerėzit e braktisur, qofshin fėmijė apo nė moshė tė shtyrė. Besoj se nuk ėshtė thjesht keqardhje, ėshtė shumė mė tepėr, ndofta pikėrisht mėshirė nė kuptimin pozitiv tė fjalės.

Ekstravaganca jote mė e madhe?

Kohėt e fundit? Anėtarėsimi nė Partinė Socialiste. Ėshtė njė ekstravagancė nė kuptimin e vėrtetė tė termit. Njė zgjedhje e papritur, ndonėse e domosdoshme pėr stadin nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria. Ekstravagancė, pėr kėdo qė ka njė ėndėrr dhe sheh te PS-ja potencialin pėr ndryshim tė shpejtė e tė madh. Nė momente tė ndryshme zgjedhje tė tilla nė jetė besoj se janė ekstravagante; edhe patėr Anton Harapi pat bėrė njė kėsisoj zgjedhjeje dhe, ndonėse kjo i kushtoi jetėn, ai pat bėrė zgjedhjen mė tė mirė. Afėrmendsh qė unė nuk jam patėr Antoni, por as momenti nuk ėshtė ai i viteve tė errėta Dyzet.

Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

Ai nė Veri tė Shqipėrisė. Kryesisht nė Malci t’Madhe e sidomos nė luginėn e Prronit Thatė.

Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

Kur ndjehem e dobėt. E urrej kėtė dhe vetėndėshkohem nė ato rasa qė e kap veten “gafil”.

Personi qė pėrēmon mė shumė?

Nuk do doja ta thosha. Do ishte e tepėrt ta bėja publike pa nevojė.

Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?

Kėtė duhet tė ma thonė tė tjerėt. Nėse do vija re diēka stereotipike nė tė folurėn time, do pėrpiqesha tė mos e bėja. Kam frikė edhe nga konformizmi.

Pengu yt mė i madh?

Kėtė ia konfidoj vetėm Zotit tim nė lutjet e mia.

Kur dhe ku ke qenė e lumtur?

Prapė me kėtė historinė e lumturisė? Kam qenė shpesh e lumtur dhe shpesh e palumtur; kjo ėshtė jeta, kėto dy ndjenja janė nė balancė nėse ke njė jetė normale. Unė besoj se kam njė jetė pak a shumė normale e kėshtu dhe lumturitė e mia janė krejt afėr atyre tė njerėzve tė zakonshėm. Ē’tė tė them, “big brother”-in a “telenovelėn” time?!

Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

Mjaft tė mirė. Jam e kėnaqur.

Nėse do tė mundeshe tė  ndryshoje diēka te vetja, ēfarė do ishte ajo?

Tė mos i merrja shumė seriozisht njerėzit. Ndofta do rregulloja diēka nė mekanizmin tim tė raportimit me botėn e jashtme, por besoj se kėtė duan shumica e tė gjallėve.

Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?

Faktin qė jam kėtu kėshtu; faktin qė kam fuqi dhe motiv tė luftoj dhe faktin qė nuk kam humbur kėnaqėsinė qė japin gjėrat e vogla.

Po tė vdisje dhe tė mund tė rimishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do doje tė ishe?

Nuk imagjinoj tė rimishėrohem nė “diēka”, send, frymor apo alien. Madje nė kėtė kuptim nuk jam pitagoriane. I pėrkas njė mendėsie monoteiste. Por nėse do isha e detyruar tė mishėrohesha nė njė person tjetėr, do zgjidhja Eqrem Ēabejn, pikėrisht pėr plotninė e tij morale, humane e shkencore.

Po sikur tė mund tė shndėrroheshe nė diēka, ē’do tė doje?

Kėtė sinqerisht nuk kam fuqi ta imagjinoj dot. Nė njė send?! Mė bėn pėr tė qeshur. Ndofta nė “Mesharin” e Gjon Buzukut. Ha, ha! Tė paktėn t’i shėrbej njė ideje tė mirė: gjuhės sė popullit tim.

 

Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

Sendi? Nėse quhet “send” biblioteka, atėherė biblioteka ime ėshtė sendi mė i ēmuar pėr mua.

Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

Kur mbėrrin nė atė pikė qė nuk beson mė nė asgjė dhe tek askush.

Ku do tė tė pėlqente tė jetoje?

Kam pasur fatin tė zgjedh pėr tė jetuar ndėrmjet Amerikės, Europės Schengen dhe Shqipėrisė. Zgjodha Shqipėrinė, ndonėse jetėn e kisha ndėrtuar jashtė. Mė pėlqen tė jetoj kėtu.

Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara jote?

Edukimi gjuhėsor demokratik i shoqėrisė shqiptare. Pa realizuar demokratizimin gjuhėsor, ka pak gjasa tė demokratizohet vėrtet mendimi nė Shqipėri. Tek e fundit, gjithēka ėshtė gjuhė, edhe vetė mendimi.

Cila ėshtė karakteristika jote mė e spikatur?

Qė shoh anėn pozitive tė gjėrave. Pėr kėtė jam e ndėrgjegjshme. I konsideroj tė gjitha tė mundshme dhe tė zgjidhshme.

Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?

Burrnia.

Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?

Feminiliteti.

Cilėt janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?

Dante Alighieri, Charles Baudelaire dhe Herman Hesse. Ndėr shqiptarė, ndofta Migjeni.

Cili ėshtė heroi yt nė art?

Heronjtė e veprave artistike i takojnė fėminisė dhe deri diku rinisė sė parė. Tani nuk kam heronj nė art. Tashmė jam mjaftueshėm racionale pėr tė pasur njė hero fiction.

Kė ke heronj nė jetėn reale?

At Zef Pllumin. Kam qenė me fat qė e kam pasur hero dhe mik. Ky kombinim ėshtė vėrtet shumė i rrallė.

 

Cilat gjėra nuk tė pėlqejnė fare?

“Dolce far niente”; shqip: “Tė vrasėsh kohėn”, nuk mė pėlqen fare.

Si do pėlqeje tė vdisje?

Me njerėzit e dashur pranė. Rrethanat e jetės janė tė paparashikueshme. Nėse do t’i kem pranė ato ēaste, besoj se s’mund tė lyp mė tepėr.

Cila ėshtė motoja jote?

“Pėr njė shqiptarķ tė re”, nė kuptimin e asaj shqiptarie qė e gjen rrugėn e natyrshme nė gjirin e familjes europiane, pa humbur vetitė mė tė mira historike e aktuale tė gjindjes sonė dhe karakterit tė saj ideal.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare