Leonard Ajkun: Pas 11 vitesh, gjej emocione nė skenėn shqiptare
02.05.2008 15:05 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Nė skenėn operistike shqiptare ju riktheheni pas shumė vitesh me njė mbrėmje baleti tė titulluar Takim me Leonard Ajkun. Ēmund tė na thoni pėr shfaqjen?
Koncepti i shfaqjes ėshtė bazuar nė repertorin klasik pjesa e parė, repertor neoklasik pjesa e dytė dhe pjesa e tretė e programit i rikthehet klasikes e riparė nė njė vizion mė kontemporan. Nuk ėshtė balet kontemporan, por nė fakt ėshtė mė i ri si vizion dhe ai qė bėhet ėshtė akademik, pra ėshtė gjithmonė pranė klasikes si ide. Jam munduar qė tė gėrshetoj si pjesėt koreografike, por dhe vijėn muzikore ku ti pėrgjigjet njė rritje emocionale nė mbylljen e pjesės sė parė dhe tė ketė njė rritje po prapė emocionale dramatike siē ėshtė Romeo & Julieta nė pjesėn e dytė, njė rritje qė fillon me njė lloj festiviteti dhe po ashtu mbaron qė ėshtė pjesa e tretė Paquita. Janė pjesė tė njohura tė repertorit klasik dhe shumė nga kėto nuk janė ekzekutuar nė Shqipėri, por disa tė tjera janė ekzekutuar dhe mė parė nė skenė.
-Cilat janė pjesėt e reja tė mbrėmjes sė baletit ?
Tė rejat e kėsaj mbrėmjeje janė:Rajmonda, Lule nga Festivali, Moxart qė janė dhe pjesė qė hyjnė nė linjat neoklasike, ėshtė pjesa Romeo & Julieta dhe kjo e parė mė tepėr nė linjat kontemporane tė baletit ku dhe kjo hyn nė neoklasiken dhe Paquita qė ėshtė njė pjesė qė nuk ėshtė bėrė nė Shqipėri dhe ėshtė njė suitė prej 23 minutash.
-Nė shfaqje interpretojnė 11 artistė. Pse kjo pėrzgjedhje?
Ideja ėshtė se shfaqjet mund tė bėhen dhe me 100 kėrcimtarė, por mund tė bėhen dhe me 11 kėrcimtarė. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė zgjedhja e programit, cilėsia artistike e elementit dhe emocioni qė transmeton nuk varet nga numri i artistėve. Unė mendoj se varet nga kualiteti i tyre profesional qė transmetojnė, puna, dhe koncepti i shfaqjes qė tė gjitha sė bashku krijojnė nė njė spektakėl.
-Ktheheni nė skenėn operistike shqiptare pas 11 vjetėsh me njė shfaqje, ku ju keni edhe rolin e protagonistit. Si ndiheni nė kėtė mbrėmje?
Nuk ėshtė se unė sot po kėrcej pėr herė tė parė. Por kam dhe unė ato emocionet e mia, pasi pas 11 vitesh po kėrcej nė Shqipėri. Viti i fundit qė kam kėrcyer ka qenė viti 1995. Nė atė vit kam qenė i ftuar me njė partneren time rumune nga Zhani Ciko qė nė atė kohė ishte Drejtor Artistik i RTSH. Pėr sa i pėrket shfaqjes unė do tė mbyll pjesėn e dytė me Romeo & Julieta. Kam zgjedhur kėtė pjesė dhe jo shumė tė tjera pasi mė duhej qė tė organizoja komplet shfaqjen dhe ishte e pamundur pėr mua qė dhe tė impenjohesha dhe nė anėn e kėrcimit pėrveēse njė pjese qė mendoj se ėshtė e mjaftueshme dhe arrin rreth 13 minuta. Por mendoj se nė kėto kushte kjo ishte gjėja mė e mundshme pėr tu bėrė, pra qė tė mė jepte dhe mundėsi qė tė kontrolloja shfaqjen dhe tė kujdesesha pėr artistėt.
-Mbrėmja e baletit Takim me Leonard Ajkun do tė jetė vetėm njė natė pėr publikun. Pse u vendos kėshtu dhe a do tė kishit dėshirė qė shfaqja tė vazhdon sėrish dhe nė ditėt tjera?
Unė pa dyshim kam, kisha dhe do tė kem dėshirė qė shfaqja tė bėheshe disa herė, por dėshira ime nė kėtė rast ngelet vetėm dėshirė. Problemi ėshtė qė kjo shfaqje do tė bėhet vetėm njė herė dhe ėshtė gjynah. Mendoj se nuk ėshtė mirė pėr artistėt qė kanė punuar, pėr repertorin qė bėhet, dhe pėr kualitetin qė ka shfaqje. Ne po flasim pėr njė shfaqje e cila nuk ka asgjė pompoze. Ajo ėshtė bazuar nė akademizmin dhe profesionin e kėtyre artistėve. Kėta artistė kanė mbaruar shkollėn pėr kėtė punė dhe kjo ėshtė pasqyra mė e mirė pėr vetė kėta artistė dhe ballafaqimi mė absolut me zanatin qė kanė. Pra unė do tė dėshiroja qė kjo shfaqje tė jepej pa dyshim disa herė, por kjo ėshtė e pa mundur. Shfaqja arriti tė bėhej vetėm njė natė pasi kalendari i ngjeshur i Teatrit tė Operės dhe kalendari i paqartė i kėtij teatri solli kėtė pėrplasje, pasi ndėrhyri muzikali, njė tjetėr situatė dhe lanė kėtė mundėsi qė ngeli data 2 maj. Unė vetė nuk kisha mė mundėsi qė ta shtyja mė datėn sepse kam dhe aktivitete e mia nė Nju Jork dhe nuk pata mundėsi, por dhe tė ftuarit qė unė i kam tėrhequr nga kompania ime tani kishin mundėsi sepse mė vonė ata janė tė angazhuar dhe me shfaqjet e tjera qė kam.
-Ju thatė qė keni punuar shumė pėr kėtė shfaqje, por kur ju lindi si ide?
Kjo ėshtė njė nga idetė e mija, pasi unė kam pasur disa ide pėr tė punuar me TKOB. Kjo ėshtė njė gjė tė cilėn unė e nisa dhe kėrkova qė ta organizoja dhe ta menaxhoja qė nė fillim. Megjithatė kjo lindi pėr njė arsye shumė tė thjeshtė dhe unė e mendova jo vetėm si shfaqje me njė nivel profesional-artistik, por dhe e mendova dhe si njė mundėsi pėr trupėn e TKOB qė tė prezantohet jashtė vendit. Kėtė e mendova sepse kjo shfaqje vjen me njė kosto shumė tė ulėt. Pas ekzekutimit tė saj kostoja e kėsaj shfaqjeje pėr tu lėvizur dhe jashtė vendit ėshtė shumė e ulėt. Kjo u jep mundėsi personave qė e marketojnė qė tė kenė rezultate pozitive, pasi kostoja ėshtė kryesore nė kėto raste. Mė vonė mendova qė ta venim dhe nė Teatrin e Operės.
-Jashtė vendit si vazhdon aktiviteti juaj artistik?
Aktiviteti im ėshtė si nė fushėn e ekzekutimit nė skenė si kėrcimtar, por dhe kam krijuar njė kompani prej shtatė vjetėsh qė quhet Ajkun Ballet Theatre, e cila po ecėn mirė dhe mbėshtet nga njė prej teatrove kryesore tė Manhatanit qė quhet City Center dhe qė financohet nė njė farė mėnyre nga shteti i Nju Jorkut. Ajkun Ballet Theatre, ka pasur njė aktivitet tė mirėfilltė pėr atė ēka u krijua si kompani. Ka pasur suksese dhe vjet sezoni nė Brodwey ishte me shumė sukses njė gjė e cila pati dhe jehonėn e saj nė media. Pėr kėtė kompani kam pasur ndihmė dhe nga artistė tė mėdhenj baleti si Mihal Barishnikov. Faondacioni Barishnikov ka financuar sallat e tij nė Manhatan ku aty do tė krijohej njė koreografi ku Ajkun Ballet Theatre ka vėnė kreditin qė ėshtė krijuar falė kėtij fondacioni. Duke parė financimet qė janė bėrė pėr kėtė kompani do tė thotė qė kjo kompani ka ecur mirė deri mė sot sepse pėrndryshe nuk tė financojnė. Unė vazhdoj aktivitetin si artist me kėtė kompani, por dhe pa tė unė kam aktivitetet e mia nė Kinė, Hong-Kong dhe nė disa end e tė tjera tė botės ku unė jam i ftuar.
-Nė kėtė mbrėmje baleti marrin pjesė dhe dy kėrcimtarė tė huaj. Na flinin diēka rreth pjesėmarrjes sė tyre?
Kėta janė dy elementė tė Ajkun Ballet Theatre. Se Yong Kim ėshtė nga Korea e Jugut dhe punon sot nė SHBA dhe ėshtė i punėsuar nga kompania, por gjithashtu ėshtė dhe Julia Cobble qė ėshtė e punėsuar nė kėtė kompani. Janė dy kėrcimtarė me njė nivel tė lartė sidomos Se Yong Kim qė ėshtė padyshim me shumė rendiment tė lartė artistik. Ndrėkohė qė edhe Julia qė ėshtė mė e re nė moshė premton. Por nė kėtė shfaqje do tė pėrmendja impenjimin dhe rezultatin e Erisa Ginės, e cila ėshtė soliste e parė e TKOB dhe nė kėtė shfaqje ka peshėn kryesore tė saj, pa i hequr asgjė artistėve tė tjerė qė pa dyshim janė tė gjithė tė rėndėsishėm dhe kanė shumė peshė nė shfaqje. Por unė po pėrmend kėtė pėr shumė arsye si: profesionale, estetike pasi ajo ka njė facilitet fizik tė shkėlqyer. Pa dyshim qė mund tė ishte e pranishme nė shumė kompani apo teatro tė tjera pasi talenti ia jep kėtė mundėsi. Sigurisht qė ka gjėra pėr tu pėrmirėsuar, pasi asnjeri nuk ėshtė perfekt. Por kemi dhe elementė te tjerė qė kanė rėndėsi.
-Si i kujtoni fillimet tuaja nė TKOB?
Fillimet e mia kanė qenė nė moshėn 16-vjeēare kur unė isha akoma nė shkollė. Por nė fakt karriera ime i detyrohet fillimisht Panajot Kanaēit. Unė kam dy pedagogė tė mi tė tjerė qė i pėrkasin formacionit tim akademik. I pari ėshtė Llaqi Nako dhe i dyti ėshtė Hajdar Shtuni. Mė pas pėr daljen time nė skenė si ekzekutues nė numra koncertal i detyrohem Panajot Kanaēit, pasi unė isha 15 -vjeē kur mė bėri njė koreografi qė mori dhe ēmim nė atė kohė. Mė pas nė moshėn 16-vjeēare ishte Agron Aliaj qė mė aktivizoi nė TKOB. Ndėrkohė qė mbarova shkollėn dhe u emėrova solist i parė nė moshėn 18 vjeē.
-Pse vendosėt qė tė largoheshit nga Shqipėria?
Unė u largova nga Shqipėria nė vitin 1991 nė njė situatė qė ishte shumė e keqe pėr Shqipėrinė. Nė fakt unė nuk u largova pėr situatėn sepse pavarėsisht nga ndryshimet qė pati nė ato momente baleti shqiptar dėshira ime ishte qė tė largohesha vetėm pėr profesionin. Ėshtė limituese qė tė mendoja qė nėse mua do tė mė duheshe qė tė kėrceja ēdo gjė duhet qė tė rrija nė Shqipėri dhe kjo nuk ishte mundur. Unė duhej qė tė frekuentoja ambiente dhe tė njihesha me struktura tė reja, me koreografė tė rinj, pra tė kisha kėtė mundėsi qė tė interpretoja sa mė shumė atė qė doja. Realisht ideja pėr tė ikur nga Shqipėria ishte mė shumė pėr arsye tė profesionit sepse unė doja qė tė kėrceja ēdo gjė dhe kjo gjė ishte pamundur qė tė bėhej kėtu. Madje kjo gjė nuk mund tė bėhet dhe sot me kėto kushte qė janė.
lajme.parajsa.com



































