Marjana Leka: Zėri im lidhet me emocionet e skenės
15.05.2008 19:30 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Projekti juaj mė i fundit muzikor ėshtė Peēi Festival 08 ku ju interpretoni nė disa koncerte. Ēfarė mund tė na thoni rreth kėtij festivali?
Po tė flas pėr koncertin e datės 11maj, ai ishte njė teatėr muzikal. Pra nuk ishte njė koncert ku artisti hyn statik dhe kėndon pjesėt e tij, por ai ishte me lėvizje dhe marrėdhėnie me pjesėtar tė tjerė tė koncertit qė ishin aktori dhe balerinėt. Ishte njė koncert shumė i vėshtirė dhe shumė i bukur. Nė tė gjitha pikėpamjet ai ishte realizuar shumė bukur si nga ana skenike, muzikale si dhe nė lidhje me marrėdhėniet me partnerė nė shfaqje. Ishte njė koncert i veēantė nė llojin e tij dhe pėr kėtė duhet falėnderuar Aleksandėr Peēi qė ėshtė njė kompozitor i shquar, regjisori i shfaqjes Met Xhelili, aktori i talentuar Dritan Boriēi si dhe balerinėt tė cilėt interpretuan nėn koreografinė e mjeshtrit Agron Alija. Njė falėnderim i takon dhe drejtorisė sė TKOB pėr Zhani Cikon, i cili ishte dhe drejtor artistik i kėtij koncerti qė mundėsoi kėtė koncert dhe krijoi tė gjitha kushtet qė ky koncert tė shkonte shumė mirė qė nga provat deri nė fazėn finale.
-Koncerti Diellėsia ėshtė interpretimi juaj i radhės nė kėtė festival. Si do tė prezantohet pėrpara publikut?
Kėtu ėshtė njė koncert simfonik pėr piano dhe orkestėr dhe koncert pėr violonēel dhe orkestėr. Kėtu unė kam njė pjesė tė titulluar Homazh pėr Puēinin dhe Peēi ka kohė qė ma ka propozuar kėtė pjesė. Ai e ka menduar pjesėn, pasi sivjet ėshtė viti i Puēinit dhe me kėtė rast u gjet mundėsia qė ai tė gjente hapėsirė pėr ta futur nė kėtė koncert.
-Jeni sopranoja e parė TKOB, por sa vite keni qė interpretoni nė skenėn operistike?
Unė jam soliste e parė e TKOB qė nga viti 1991. Unė kam 20 role tė para tė interpretuara nė skenėn operistike. Ndėr kėto mund tė pėrmend Violetėn tek opera Traviata, Amelia nė Ballo me Maska e Verdit, Xhilda tek Rigoleto e Verdit, Pamina tek Flauti magjik e Moxartit, Norma tek opera Norma e Belinit, Ēo ēo San tek Madam Butterflye e Puēinit, Mimi tek opera La Bohem e Puēinit, Liu tek Turandot e Puēinit, Margerita tek Fausti si dhe plot role tė tjera.
-Njė karrierė shumė e pasur artistike shpėrblyer me shumė duartrokitje nga publiku. Por cili ėshtė roli qė ju ka lėnė mė shumė mbresa?
Pėr kėngėtarėt tė gjithė rolet janė njėsoj. Interpreton me shumė dashuri dhe me shumė kujdes, por do tė veēoja rolin e Ēo ēo Sanit tek vepra operistike Madam Butteflye, rolin e Normės tek Norma, Amelia nė Ballo me Maska e Verdit.
-Cili ėshtė roli qė ju keni pasur dėshirė qė tė interpretoni por nuk keni mundur?
Nuk them se kam ndonjė peng nė karrierėn time sepse muzika ėshtė pafund nė opera ka plot, por tė gjitha operat qė mė janė afruar i kam interpretuar dhe nuk mund tė them se kam ndonjė peng dhe aq mė tepėr se kam akoma kohė dhe do tė kem mundėsi qė tė interpretoj dhe shumė role tė tjera.
-Thatė se jeni soliste e parė e TKOB qė nga viti 1991. Cila ka qenė periudha mė e vėshtirė dhe mė e bukur e karrierės suaj artistike?
Nuk mund tė them se kam periudha tė vėshtira, por unė mund tė flas vetėm pėr periudha tė bukura dhe kėto i pėrjeton artisti gjithmonė kur interpreton sidomos role tė vėshtira qė e bėjnė tė pėrjetojė shumė emocione nė skenė. Kjo mua mė ka ndodhur nė role tė mėdha, nė role tė vėshtira teknikisht dhe muzikalisht qė me tė vėrtetė je lodhur, ke punuar, por nė fund ke marrė atė suksesin pėr atė qė ke arritur.
-Marjana Leka pėrveēse soliste e parė e TKOB ėshtė pedagoge. Si janė tė ndėrtuar marrėdhėniet me studentėt?
Prej disa vitesh unė jam pedagoge e jashtme nė Akademinė e Arteve ku jap lėndėn speciale kanto dhe kam disa studente qė i mėsoj. Unė kam shumė afėrsi me studentet i trajtoj si shoqe. Komunikoj shumė thjesht me ato dhe nuk mbaj distanca mundohem qė ti jem afėr pėr ēdo gjė. Studentet i ndihmoj shumė dhe them se edhe mėsimdhėnia ėshtė njė eksperiencė shumė e bukur.
-Shumė vite interpretimi nė skenėn operistike shqiptare, por sa e vėshtirė ka qenė pėr ju qė tė arrini kėtė karrierė artistike?
Nuk ėshtė e lehtė, pasi ėshtė njė profesion qė kėrkon shumė mund dhe shumė punė. Unė jam nga ato qė kam punuar dhe vazhdoj qė tė punoj shumė, pėr tė qenė gjithmonė sa mė mirė dhe tė arrij atje ku duhet.
-Si kanė nisur fillimet e tua nė muzikėn lirike?
Fillimet e mia kanė qenė nė korin e operės. Kur kam mbaruar Akademinė e Arteve e tillė ishte situata qė nuk kishte vend pėr soliste nė opera. Gjatė kėsaj kohe unė kam studiuar unė kam ndenjur kot, pasi synimi im ishte qė tė bėhesha soliste dhe pėrgatita disa role. Jam paraqitur pėr herė tė parė me rolin e Violetės me operėn Traviata qė mė dha atė viston pėr tu bėrė soliste. Mė vonė erdhėn dhe dy role tė tjera Mimima nė La Bohem dhe roli i Mrikės nė operėn Mrika qė me tė vėrtetė mu dha e drejta qė tė kaloj nė repertorin e solistėve ku mė vonė erdhėn dhe role tė tjera dhe koncerte pa fund.
-Ju ka ndodhur qė tė keni pasur frikė se mos ju tradhtonte zėri pėrpara njė koncerti apo vepre operistike?
Jo nuk kam pasur asnjėherė frikė se mund tė ndodhte kjo gjė. Nė momente tė caktuara vetėm kur kam qenė e sėmurė, me rrufė, me alergji apo njė ftohje e lehtė qė organizmi nuk ėshtė nė gjendjen e zakonshme dhe vetėm nė kėto raste ka ndodhur qė tė kem njė dyshim, por jam munduar qė tė kėndoj me kujdes dhe asgjė tė mos kuptohet nė publik.
-Si ju lindi pasioni pėr muzikėn lirike?
Unė kur kam qenė e vogėl nuk kam kėnduar, dėshirė kisha, por nuk ėshtė se kisha shfaqur kėtė dėshirė, por duke parė nė televizion fillimisht mė pėlqente baleti klasik mund tė isha bėrė balerinė, por nuk kisha tė dhėna pėr balerinė, por nė vetvete e ndiqja shumė. Ndoshta kjo ka qenė ajo qė mė ka bėrė qė tė tėrhiqem nga muzika klasike. Mė vonė shumė rastėsisht kam kuptuar qė kam njė zė natyral pėr opera dhe vendosa qė tė ndryshoj rrjedhėn e jetės sime. Kalova nga shkolla e mesme teknologjike sepse unė nuk kam mbaruar Liceun Artistik dhe konkurrova nė Akademinė e Arteve dhe nė fakt ashtu ndodhi unė konkurrova dhe fitova dhe ja ku jam dhe sot.
-Si ėshtė bashkėpunimi me regjisorėt dhe kė do tė veēoni nga ata?
Unė kam pasur rast qė tė bashkėpunoj me shumė regjisorė, por shfaqjet kryesisht nė teatėr janė vėnė nga Nikolin Gurakuqi. Nėn drejtimin e tij janė vėnė shumė role ku unė kam interpretuar dhe ka qenė njė bashkėpunim shumė i mirė qė e kam vlerėsuar shumė.
-Gjatė karrierės suaj artistike ēfarė mbani mend ndonjė gjė tė veēantė?
Artisti ka plot momente tė bukura dhe unė dua tė veēoja vitet kur kam fituar dhe shumė ēmime. Nė konkursin e operės italiane nė Gjermani kam fituar ēmim tė parė dhe ka qenė njė moment shumė i bukur i jetės sime. Por momente tė bukura janė dhe jo pak ēmime qė kam marrė nė Shqipėri ku ėshtė ēmimi i dytė nė konkursin Tefta Tashko Koēo dhe pastaj kam marrė nė Mantova nė Itali ēmimin Katia Riēareli ku edhe kam kryer dhe njė specializim nė akademinė lirike tė kėtij qyteti. Kam marrė ēmimin e parė Marie Kraja nė konkursin ndėrkombėtar Marie Kraja si dhe ēmimi i revistės Kult 2005 qė ishte i fundit ku u shpalla kėngėtarja mė e mirė lirike e vitit.
-Sa e vėshtirė ėshtė qė njė artist ti pėrkushtohet familjes?
Kuptohet qė ėshtė e vėshtirė dhe karriera dhe familja. Unė jam munduar qė karrierėn pa diskutim qė ka qenė pikėsynimi im, por dhe familja ka qenė dhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė mė ka mbėshtetur shumė gjatė kėsaj kohe dhe pa atė unė nuk do tė di se ēdo tė bėja.
-Nė komunitetin artistik ka xhelozi dhe sa ndikon kjo tek ju?
Sigurisht qė ka xhelozi, ka prapaskena, ka veprime tė turpshme dhe ndoshta dhe nga ato persona qė nuk e ke pritur dhe ti e ke menduar se i ke tė afėrt. Por pėr kėto nuk ja vlen sepse unė i kam hedhur pas dhe dua tė vazhdoj pėrpara tė shikoj anėn e mirė timen dhe tė mos i pėrjetoj kėto gjėra sepse ėshtė skena ajo qė tė vlerėson por edhe publiku.
lajme.parajsa.com
































