Money, money, money
15.05.2008 19:35 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Thuhet se nuk tė bėjnė tė lumtur. Po dhe pa to, vetėm i lumtur qė nuk mund tė jesh. Po si sillen me paratė ata qė nuk janė keq pėr to? Kursejnė? Apo i shpenzojnė deri nė monedhėn e fundit? Nuk ngurojnė pėr ta treguar. Sepse ky argument i prek pa pėrjashtim
Arta Ēano
Muzika largon stresin... e tė kursyerit
Nuk priti diplomėn pėr tė pritur mė pas dhe rrogėn e parė. Kishte nisur tė fitonte para qė kur ishte nė shkollė tė mesme, kur merrej me aktivitetet e Pallatit tė Kulturės. Edhe nė kohėn kur ishte student nė Akademinė e Arteve, Alfred Kaēinari nuk ua ndjeu mungesėn parave, sepse kishte mundėsi t’i nxirrte vetė. Gjithmonė duke u marrė me muzikė. Kjo nuk ka ndryshuar as sot e kėsaj dite. Vetėm se sot vajza ėshtė studente, djali nė lice, jeta nė Tiranė ėshtė e shtrenjtė, njė vit i lodhshėm pune kėrkon njė periudhė pushimesh qė gjithashtu kushtojnė dhe muzikanti nė kėtė pikė duhet tė bėjė zgjedhje: tė eliminojė ca kėrkesa nga lista e pėrmbushjes ose tė punojė shumė pėr tė arritur tė sigurojė tė ardhura qė t’i pėrmbushė ato. “Unė mendoj se ėshtė mė mirė tė punosh dyfish dhe tė shmangėsh stresin e tė kursyerit. Nuk kam luksin pėr tė shpenzuar pa hesap, por ama mundohem t’i siguroj vetes luksin pėr tė mos kursyer”. Tė paktėn kėtė mundėsi e ka dhe ai nuk e ka lėnė t’i ikė nga duart. Kėtu e ka shtrėnguar dorėn fort qė tė mos e shtrėngojė kur bėhet fjalė pėr “t’u siguruar fėmijėve kushtet normale pėr njė shkollim dhe jetesė nė Tiranė, pėr tė shkuar diku me pushime familjarisht e tė tjera si kėto”. Kush merret me lojėra fati e njeh rregullin qė duhet tė vėsh shumė para nė lojė qė tė fitosh shumė, por edhe kur lojėn nuk e bėn fati por puna, rregulli ėshtė po i njėjti: puno shumė qė tė fitosh shumė! Nga njė artist pastaj, me siguri, nuk mund tė presėsh qė orėt qė i mbeten t’i harxhojė duke llogaritur fitimet dhe duke vrarė mendjen si tė kursejė.Kur ke dhe nuk ke para
Kur e kishin ftuar nė njė program televiziv nė ditėt e para tė njė Viti tė Ri, Irma Libohova i uroi tė gjithė me njė shprehje qė kishte bėrė plan tė mundohej ta zbatonte: “tė mbillni gėzim e tė korrni para”. Por nė rast se nga kjo duket se kėngėtarja ia di shumė mirė vlerėn parasė, e vėrteta qėndron krejt ndryshe. “Thuajse nuk e njoh fare marrėdhėnien me paratė. Mundohem tė mos i mbaj nėpėr duar, sepse nuk di tė merrem me to. Nė shtėpi nuk i kam menaxhuar kurrė. Pėrherė ėshtė marrė burri, ndėrsa prej disa kohėsh merret dhe djali, qė ėshtė ekonomist”. Ndėrsa Irma kujdeset pėr... t’i prishur. “Nuk kam njė fushė tė caktuar nė tė cilėn tė shpenzoj shumė. Unė harxhoj me fushata. Vendosim se na duhen orendi pėr shtėpinė e investojmė pėr to ose pėr ēfarė tė na mbushet mendja”. Dhe shpenzimi ėshtė pa hesap, tė paktėn po ta drejtojė Irma, sepse ajo nuk e ka sensin e tė kursyerit pėr vetė faktin se nuk e ka as sensin e parasė. Kėshtu qė shpenzimet nuk i llogarit kurrė; as qė e kupton kur e ka tepruar. Tė paktėn ka komoditetin qė nuk ėshtė e shtrėnguar pėr ta bėrė kėtė, por dhe sikur tė ishte kėshtu, barra nuk do tė binte mbi Irmėn. Nuk ėshtė detyra e saj tė merret me paratė dhe nuk mundet ta bėjė. Kėshtu ka qenė pėr tė qė nga koha kur filloi tė fitonte para. Pėr nga mosha, nuk ishte larg asaj kur mėsoi t’i njihte monedhat dhe kartėmonedhat, sepse kėngėtarja ėshtė ngjitur nė skenė herėt, por njohuritė i mbetėn thuaj nė atė fazė. Dhe sot e kėsaj dite, di pothuaj njėlloj pak pėr paratė, ama di kryesoren, se si t’i fitojė: duke mbjellė gėzim!
Ēmimi: asnjėherė shumė
Shpenzimi nuk ėshtė hobi mė i madh i saj, por kursimin ama nuk e praktikon. “Ėshtė njė “huq” qė unė s’e mėsova kurrė nga nėna ime. Ajo ka qenė njė ekonomiqare pėr t’u marrė shembull. Pastaj, nuk ėshtė se gjithė kohėn kam aq shumė para, sa mund edhe tė kursej. Nė gjėrat e sė pėrditshmes nuk dua tė kursej, nuk rend pas luksit, por kėnaqėsitė nuk dua t'ia heq vetes prej ndjenjės sė kursimit”. Kėto kėnaqėsi mbajnė emrin e udhėtimeve tė shpeshta, verės cilėsore me miq dhe veshjeve tė shtrenjta, qė tashmė ajo di ku t’i gjejė, pa harruar sendet shpirtėrore, qė e kanė tunduar Flutura Aēkėn qė tė vogėl: librat. Pėr tė, ėmbėlsirat pas vitrinės, qė e tėrhiqnin si me magnet, ishin prej letre. “Kam filluar punė fėmijė. Ta them shifrėn e atėhershme tė asaj qė quhej rrogė, ėshtė qesharake. Por pėr mua kishte shumė vlerė, pasi librat qė doja tė lexoja i blija vetė. Dhe kjo ishte njė nga fitoret e mia tė para. Por mė dha edhe integritet. Paraja ėshtė pavarėsi, pavarėsisht se ideja mbi tė ėshtė krijuar nė pėrgjithėsi me njė sens pezhorativ”. Por ajo nuk i trembet atij pėr tė pranuar tė vėrtetat qė tashmė i njeh mirė. “S’ka ndryshuar kurrė raporti im me paratė, por me veten. Ndihem mė mirė, pse ta fsheh?! Kur nuk kam pasur para, sinqerisht, nuk dilja fare nga shtėpia. Edhe kjo ka ndodhur”. Ndėrsa sot del e nuk ka frikė tė harxhojė, madje kėmbėngul tė qerasė deri nė pikėn sa vė nė siklet tė tjerėt qė i bėjnė vėrejtjen: “vetėm burrat qerasin”. Shkrimtarja i bindet plotėsisht rregullit kur ky burrė ėshtė ai qė do.
Duhet rregull nė fushėn e... parave
Redi Jupi i mėsoi tė gjitha hilet e futbollit nė kaq vite lojė dhe njė prej tyre nuk ishte pjesė e fushės sė blertė, por asaj tė parave: “Nė futboll karriera ėshtė mė e shkurtėr se nė fusha tė tjera, po ashtu dhe tė ardhurat qė ajo sjell. Prandaj unė kam pasur kujdes pėrherė me paratė. Kur kam pasur, kam harxhuar, por dhe kam planifikuar faktin qė nuk do jem pėrherė me aq para nėpėr duar. Ia di vlerėn aq mirė parasė dhe kam aq kujdes sa nuk mendoj se do gjendem ndonjėherė ngushtė pėr fajin tim”. Kur sapo filloi tė kishte njė rrogė tė tijėn nė klubin e futbollit tė Dinamos nė vitin ‘95 e pak mė vonė, kujton se i harxhonte tė gjitha ato qė merrte. Mė pas filloi tė tregohet paksa mė racional, por jo duke kursyer. Rėndėsi po merrte dhe imazhi, sepse futbollisti kishte nisur tė bėhej i njohur, madje njė tip qė tėrhiqte vėmendjen edhe jashtė fushės sė blertė. Shumė seanca palestre, ditė tė shpeshta nė pishina, rroba tė shtrenjta, udhėtime dhe kohė me miqtė apo me tė afėrmit. Nė kėto rastet e fundit, duke qenė se njė futbollist – mė vonė dhe trajner – ka njė pagesė mesatarisht mė tė lartė se tė tjerėt, i ka takuar atij tė fusė dorėn nė xhep nė fund. Megjithatė, asnjėherė nuk ka kaluar tej asaj qė mundej. “Kam ndjekur hapin e tė ardhurave. Kur kam pasur mė shumė, kam harxhuar mė shumė; kur kam pasur mė pak, nuk kam hequr dorė nga kėnaqėsitė, por kam ulur intensitetin e harxhimeve, pėr shembull, nuk shkoja mė ditė pėr ditė nė pishina, por shkoja dy herė nė javė”. Ish-futbollisti e ka mėsuar mirė qė ca skema duhen mbajtur nė kokė pėrpos talentit, jo mė kot ėshtė bėrė trajner!
Kokė e kėmbė shkodrane
Qėndron nė krye tė Parlamentit tonė duke drejtuar 140 deputetė, por kur vjen puna te dy fėmijėt e saj adoleshentė, ajo pushon sė qeni gruaja e hekurt, qė nuk ka ndėrmend tė bėjė lėshime dhe shfaq njė tjetėr tipar karakteristik tė njė shkodraneje, pėrveē dialektit qė ia dallojmė tė gjithė: tė qenit dorėshpuar, sidomos pėrballė kėrkesave dhe dėshirave tė djalit dhe vajzės, tė cilat ajo ndihet me fat qė ka mundėsi t’i plotėsojė deri mė njė. “Mendoj shumė herė qė shumė familje shqiptare, nė mungesė tė parave, nuk mund t’i plotėsojnė dėshirat e fėmijėve tė tyre”, ėshtė shprehur Jozefina Topalli pėr revistėn “Jeta” mė shumė se njė vit mė parė, kur pėr herė tė dytė ishte mė e votuara nė sondazhin tonė. Nė kėtė pikė nuk mund tė mohonte ajo vlerėn e parave, njė nga argumentet e prekura nė bisedė: tė mbrojnė nga efektet qė sjell mungesa e tyre, sigurojnė lehtėsira e komoditete, tė cilat i duan tė gjithė, tė paktėn sa kohė nuk e kanė ndarė mendjen tė bėhen asketė. Megjithatė, Jozefina Topalli tregohet e bindur se “nuk tė bėjnė tė lumtur”, megjithėse nė jetėn e saj periudha e fitimit tė parave si pasojė e aktivitetit tė saj politik, ka qenė ajo nė tė cilėn ka pasur e ende ka kėnaqėsinė e tė qenit e realizuar. Si tė mos mjaftonte doza e idealizmit, mesa duket, ideja se “paraja nuk tė bėn tė lumtur” pėrforcohet dhe nė sallėn e parlamentit, ku 140 pasanikė nuk duken aspak tė lumtur, sidomos kur shkėmbejnė batuta me kampin kundėrshtar.
Kur paratė ankohen: o-le-le Marini!
“Paratė? Ēfarė, ato qė unė i shkatėrroj?!” Ju mund tė keni njė ide tuajėn pėr paratė, por ama Marin Orhanasi ka dhjetė vjet qė nuk ndahet nga kjo. Qė kur filloi tė fitonte para, ėshtė sjellė po njėlloj me to: i shpenzon pa hesap. Nuk njihet ndonjė lidhje e ngushtė mes parave dhe seriozitetit, por ama Marini nuk i mban dot as njėrėn as tjetrėn. Dhe me mungesėn e sė parės, pranon marrėdhėnien me tė dytėn: “O, ēfarė i bėj unė lekut! Nuk marr vesh si mė ikėn! Kur bėj bilancin nė darkė, ėshtė rėndė. Kėtė kuptoj, po si mė ikėn leku nuk e marr vesh fare. Sepse nuk bėj as llogari. Di qė mbush portofolin nė mėngjes dhe nė darkė e kam bosh”. Nuk ėshtė se dhe fare idenė se si i shpenzon paratė nuk e ka. Ai e pranon qė “vdes pėr tė qėndruar nė tavolina me miqtė, vdes akoma dhe mė shumė pėr udhėtime”. Dhe ajo qė ankohet pėr kėtė ėshtė sigurisht partnerja, e fejuara e Marinit, me tė cilėn ai bashkėjeton. Disa nga shpenzimet e tij janė dhe pėr atė, por “jo me dėshirėn e saj. Ajo ka ndjenjėn e kursimit nė kėtė mes”. Dhe ai vetė, nė fakt, ēdo mėngjes vendos se do tregohet mė i kujdesshėm, por gjithēka e harron sapo kalon pragun. Ndėrsa nė mbrėmje ndodh edhe tė pendohet apo tė skandalizohet me shifrat e larta tė garės sė tij tė pafre nė shpenzimin e parave, por nuk i gjen dot njė zgjidhje, edhe pse ndonjėherė i ndodh tė mbetet ngushtė. Puna e punėve nuk ėshtė zgjidhje. “700 punė po tė bėj, te Portokallia, nė teatėr, nė film... Jo, nuk ka duk leku”! Dorėshpuari i pandreqshėm, shpėrdoruesi i pėrhershėm i parave, nė kėtė pikė, thjesht nuk e lodh kokėn. Ėshtė diēka qė e lė pėr nė darkė.
lajme.parajsa.com
































