Neritan Liēaj: Sekretet, dėshmi e tjetėrsimit tė shoqėrisė nė tranzicionin shqiptar
15.05.2008 19:30 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Flimi Sekretet sapo ėshtė prezantuar premierė pėr publikun. Ju nė kėtė film keni rolin kryesor. Ēmund tė na thoni diēka rreth personazhit tuaj?
Nė film unė interpretoj personazhin e Landit njė djalė qė e kanė dhunuar nė dy sistemet si nė dhunimin psikik, por edhe nė atė fizik. Ai ėshtė njė djalė fshati, por me shumė gjėra tė bukura brenda tij dhe si tė gjithė qė nė atė kohė qė flet filmi pėrpiqeshin tė vinin nė Tiranė. Pėr fatin e keq tė tij ai fejohet me njė vajzė dhe kur e kupton qė ajo e tradhton ky e lė dhe qė aty fillon dhe persekutimi qė i bėjnė Landit. Ky persekutim vazhdon dhe nė njė sistem tjetėr demokratik postkomunist qė shumė pak ndryshon nga sistemi komunist pėr tė mos thėnė qė nuk ndryshon aspak. Kjo gjė Landin e bėn qė tė shkatėrrohet akoma mė tepėr dhe tė humbasė dhe besimin tek njerėzit dhe i vetmi mik qė ka ėshtė qeni i tij. Mė vonė krijohet nė spital dhe lidhja me Erėn qė ėshtė njė lidhje e sinqertė mes dy njerėzve tė vuajtur.
-Nė film gjithmonė flitet pėr njė sekret, por cili ėshtė sekreti i Landit?
Aty nuk ėshtė se flitet vetėm pėr sekretin e Landit. Aty ėshtė sekreti i njė shoqėrie, e cila asnjėherė nuk ėshtė pėrpjekur qė tė thotė tė vėrtetėn mbi vetveten. Aty ėshtė sekreti i mjekut, ėshtė sekreti i tė sėmurėve tė tjerė tė pavijonit, ėshtė sekreti i Erės, ėshtė sekreti i Landit, etj. Pra janė sekrete tė njė shoqėrie, e cila ishte e dekompozuar dhe qė nganjėherė ndoshta ėshtė mirė qė ato sekrete ti lėmė ashtu sipas mesazhit qė nxjerr filmi sepse ndoshta ėshtė shpejt pėr ti hapur ato letra. Pra ky ėshtė dhe mesazhi i filmit.
-Kur u njohėt me rolin qė do tė interpretonit nė filmin Sekretet dhe cilat ishin ndjesitė qė patėt pėr personazhin?
Unė jam njohur pėrpara dy vitesh dhe skenari i filmit mė pėlqeu shumė, por sidomos figura e Landit qė ėshtė vėrtetė njė figurė shumė e bukur dhe shumė e vėshtirė. Tė gjitha kėto ishin joshjet qė mė bėnė qė ta interpretoj kėtė rol. Pėr personazhin e Landit unė sigurisht qė dua tė falėnderoj regjisorin Spartak Pecani qė ma besoi mua kėtė rol, pasi ėshtė vėrtetė njė rol shumė i vėshtirė dhe ai tregoi njė besim shumė tė madh tek unė. Pėr filmin jemi pėrpjekur qė tė gjithė bashkė qė tė bėjmė njė punė sa mė profesionale, sa mė njohėse dhe mishėruese.
-Pėr personazhin e Landit sa keni punuar pėr tė arritur atė qė donit, pasi siē thatė dhe vetė ėshtė njė personazh i vėshtirė?
Pėr personazhin kam punuar shumė. E para ka qenė qė tė njihja mirė fenomenin qė kishte kėtė kategori njerėzish, problemet qė kanė, nėpėrmjet bisedave me mjekė, me specialistė, me psikologė, kam shkuar nėpėr spitale, shumė punė parapėrgatitore ėshtė bėrė dhe me regjisorin dhe me asistentėt qė merreshin me aktrimin tė cilėt i falėnderoj sepse mė kanė ndihmuar vėrtetė shumė. Pra ėshtė bėrė goxha punė parapėrgatitore nė mėnyrė qė nė xhirim tė mos kishim dilema, por kėtė punė parapėrgatitore ta mishėronim, ta bėnim sa mė tė prekshme dhe sa mė profesionale.
-Nė film interpretojnė dhe njė sėrė aktorėsh tė tjerė tė njohur tė kinematografisė shqiptare. Si u ndjetė pėrkrah tyre?
Pėr mua ishte njė mrekulli qė tė dalėsh tė punosh me Ndriēim Xhepėn dhe Enver Petrovcin qė dihet se janė aktorė gjigandė. Pėr mua ėshtė njė nder, krenari dhe njė pėrgjegjėsi shumė e madhe sepse nga ata mėson shumė. Nė ēdo sekondė tė punės me ta mėson, pėrveēse faktit qė janė aktorė tė jashtėzakonshėm ata kanė dhe pėrvojė tė tillė si nė film dhe nė teatėr, por po kėshtu unė nuk mund tė rri pa pėrmendur dhe koleget e mia mė tė reja nė moshė sepse njohja dhe tė mėsuarit nė kėtė profesion nuk ka fund kurrė, pasi mund tė mėsosh dhe nga njė njeri qė ėshtė mė i ri se sa ty nė moshė profesionale. Pa dyshim qė edhe kėto unė i falėnderoj shumė sepse mė kanė ndihmuar dhe unė kam mėsuar prej tyre.
-Cilat kanė qenė vendet pėr xhirimin e filmit Sekretet, pasi nė film janė disa skena shumė prekėse?
Pėr mendimin tim pėr pjesėn e xhirimeve nė Kinostudio, njė meritė tė jashtėzakonshme ka Durim Neziri qė ėshtė njė skenograf dhe kostumograf i jashtėzakonshėm. Unė kur kam hyrė pėr herė tė parė nė vendet e xhirimit, sepse pjesa e brendshme e spitalit, interni i spitalit u bė nė Kinostudio, dhe kur jam futur pėr herė tė parė i kam thėnė Durim Nezirit: Bravo je gjigand, pasi e kishte bėrė jashtėzakonisht mirė. Vendet e xhirimit i ka zgjedhur ai nė bashkėpunim me regjisorin dhe ato janė tė mrekullueshme. Nuk ka rėndėsi se ku janė xhiruar, por rėndėsi ka qė ato janė tė gjetura shumė bukur. Kėto vende rrinė brenda filmit dhe specifikės sė veēantė qė ka filmi si: ēmendi nga brenda, ēmendi nga jashtė, fshati etj.
-Nė film i vetmi mik i juaj ėshtė njė qen, por nė jetėn reale si silleni me kafshėt?
Unė nė fakt kam shumė pasion pėr kafshėt megjithatė doja qė tė falėnderoja shumė dhe mjeshtrin qė stėrviti qenin Tahir Baēovėn sepse ka bėrė njė punė tė jashtėzakonshme. Me qenin unė isha i detyruar tė bėhesha mik. Ne rrinim shumė bashkė nė mėnyrė qė tė krijohej njė marrėdhėnie e vėrtetė mes miqsh sepse faktikisht qeni ėshtė miku i vetėm i Landit. Me qenin qė nė film ėshtė mik me Landin unė kam punuar qė pėrpara se tė fillonim xhirimet.
-Prapaskenat janė gjithmonė me gjėra pikante. Por gjatė xhirimeve ēfarė ka ndodhur?
Nė film kanė punuar tė gjithė mirė, ishte njė grup pune shumė i mirė qė nuk pati asnjėherė asnjė konflikt, pasi tė gjithė u pėrkushtuan punės me shumė devotshmėri. Ne ia kemi kaluar shumė mirė dhe pėr kėtė i falėnderoj qė tė gjithė. Por gjatė xhirimeve ka plot pjesė qė mund tė bėjnė dhe pėr tė qeshur si improvizime apo dhe gabime. Ishte njė moment qė ne po xhironim dhe ishte njė plan kur po ecnim nė Zvėrnec buzė bregut dhe ec e ec, por Taku nuk po thoshte stop, pasi regjisori thotė aksion dhe nė fund thotė stop, por ai na la tė ecnim pėr shumė kohė dhe po futeshim nė baltė, por nė atė kohė i bėrtet Ndriēimi: O Taku ku pa na fut or burrė, por tė kėsaj natyre kishte dhe shumė pjesė tė tjera.
-Muzika nė film tė krijonte njė ndjesi tė veēantė. Ju si e pėrjetoni kėtė pėr filmin?
Muzika ėshtė vetėm meritė e Adrian Hilės, pasi dihet qė ai ėshtė kompozitor i madh. Unė shtėpinė e kam shumė afėr me studion e Hilės dhe kur e kishte parė filmin tė montuar, por pa kolon zanore mė mori nė telefon dhe mė tha e kam parė filmin pesė herė dhe ėshtė shumė i mirė. Unė i thashė qė pėr mua filmi nuk do kompjuter, por do muzikė me instrumente, sepse filmi ėshtė shumė njerėzor. Nėse ai do tė bėnte njė muzikė tė kompjuterizuar ajo mbase do ta ftohet pak atė ndjesinė nė film. Pėr mua ėshtė njė gjetje shumė e mirė e Adrian Hilės flauti qė tė kujton pak arbėreshėt, shumė njerėzor, pra muzika ėshtė kryevepėr.
- Gjėja fundit qė do tė thoshit pėr filmin Sekretet?
Pėr mua ėshtė njė sfidė e madhe sepse ėshtė roli i parė kryesor nė filmin e madh kinematografik. Pa diskutim qė ai ishte njė sfidė e madhe, njė film me partner tė mrekullueshėm, me staf krijues nga mė tė mirėt nė Shqipėri. Pra pėr mua ishte njė sfidė madhe dhe nuk do tė justifikoja dot besimin, nuk do tė arrija tė bėja dot njė figurė tė tillė tė vėshtirė. E dyta ėshtė se unė jam aktor qė kam shumė eksperiencė nė tetar dhe nė film nuk ėshtė se kam shumė eksperiencė dhe kjo ishte njė sfidė e madhe sepse ėshtė ndryshe tė interpretosh nė film dhe ndryshe nė tetar. Shpresoj qė ta kem bėrė mirė punėn time nė film.
-Mendoni se ky rol do tė hapi rrugėn drejt filmave tė tjerė kinematografik?
Kjo do tė shihet mė vonė, sepse nėse unė do ta kem bėrė punėn mirė besoj se ky rol do tė jetė i tillė, por nėse unė nuk do ta kem bėrė punėn mirė besoj se jo.
lajme.parajsa.com
































