Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Nikoleta Gjordeni: Piraterinė nė tė drejtėn e autorit e “lejon” moszbatimi i ligjit

06.06.2008 12:02 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Mos funksionimi dhe moskoordinimi i disa prej hallkave kryesore tė zinxhirit institucional me pėrgjegjėsi direkt apo indirekte nė zbatimin e legjislacionit nė fushėn e pronėsisė intelektuale bėjnė qė e drejta e autorit tė shkelet nė Shqipėri. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” Nikoleta Gjordeni drejtore e ZSHDA pėrmend njė sėrė institucionesh qė kanė pėrgjegjėsi pėr piraterinė. Gjatė kėsaj interviste Gjordeni pėrmend Kėshillin Kombėtar tė Radio Televizionit, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, institucione me tė cilat megjithėse janė nėnshkruar memorandume mirėkuptimi dhe pėrcaktuar modalitet e mirėfunksionimit, bashkėpunimi mbetet nė nivele modeste. Mė tej ajo tregon se mungesa e gjykatėsve dhe prokurorėve tė kualifikuar nė fushėn e tė drejtės sė autorit, kapacitete doganore tė pa afta pėr tė parandaluar nė vend mallrat piratė si dhe niveli i ulet i informimit mbi ligjin dhe mos dashje e hapur deri tendencioze pėr zbatimin e tij, pėrbėn gjithashtu problem.

- Kur ėshtė krijuar Zyra Shqiptare e tė Drejtave tė Autorit?
ZSHDA ėshtė njė institucion i ri, i ideuar dhe krijuar nga nevoja urgjente pėr respektimin e tė drejtės sė autorit dhe pėr luftėn ndaj piraterisė sė produktit intelektual qė ekziston nė Shqipėri, por dhe si detyrim qė rrjedh nga neni 73 i MSA, nė tė cilėn palėt konfirmojnė rėndėsinė qė i japin sigurimit tė mbrojtjes sė pėrshtatshme dhe efikase si dhe imponimin e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale. Zyra Shqiptare pėr tė Drejtėn e Autorit”, mbart angazhimin Kushtetues tė shtetit pėr zbatimin e tė drejtės sė autorit nė Shqipėri nė pėrputhje me nenin 58 tė saj dhe njėkohėsisht kryen rolin e rregullatorit mes marrėdhėnieve ndėrinstitucionale pėrgjegjėse pėr zbatimin e ligjit si dhe mes vetė palėve private qė janė subjekte tė kėtij ligji. Kjo Zyrė, ka filluar funksionimin e saj tė plotė pas datės 26 prill tė vitit 2007, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Pronėsisė Intelektuale.

-Cili ėshtė ligji qė operon kjo zyrė dhe cili ėshtė qėllimi dhe thelbi i tij?
ZSHDA, si institucion i administratės qendrore funksionon nė bazė tė legjislacionit nė fuqi nė RSH. Ligji material i kėtij institucioni ėshtė ligji nr. 9380, datė 28.04.2005 “Pėr tė drejtat e autorit dhe tė drejtat e tjera tė lidhura me tė”, VKM nr. 232, datė 19.04.2006 “Pėr krijimin dhe funksionimin e Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit” dhe VKM nr. 343, datė 06.06.2007 “Pėr miratimin e tarifave pėr shėrbimet, qė ofron Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit” i ndryshuar. Qėllimi i kėtij ligji shprehet nė nenin 1 tė tij dhe konsiston nė mbrojtjen e tė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė tjera tė lidhura me tė. Ligji ka 3 shtylla bazė: a) autorin-tė drejtat procedurale qė ky ligj i njeh dhe mjetet e mėnyrat e ushtrimit tė kėtyre tė drejtave, b)artistėt interpretė ose ekzekutues dhe prodhuesit, c)pėrdoruesit- detyrimet qė ata kanė nė lidhje me shfrytėzimin e produktit intelektual si dhe tė drejtat qė burojnė nga ky shfrytėzim me titull.

- Deri tani cilat janė masat qė keni marrė pėr tė respektuar tė drejtėn e autorit nė vendin tonė?
Nė zbatim tė strategjisė afatshkurtėr tė hartuar nga qeveria shqiptare pėr masat qė duhen marrė nė zbatim tė MSA-sė, pronėsia intelektuale (e drejta e autorit) ka qenė e ndarė nė katėr faza kryesore. Nė zbatim tė kėsaj strategjie ZSHDA ka komunikuar me operatorėt radio-televizivė, me botuesit e librit, me prodhuesit e CD-ve, DVD-ve dhe kasetave etj, dhe ėshtė kėrkuar bashkėpunim nė respektim tė ligjit, e cila pėrkthehet nė regjistrimin dhe certifikimin e veprimtarisė sė tyre pranė ZSHDA-sė si dhe regjistrimi dhe ēertifikimi i ēdo kontrate pėr kalim tė tė drejtave tė autorit apo tė drejtave tė tjera tė lidhura me tė. Ka shpjeguar nė detaje dhe informuar tė gjithė tė interesuarit qė janė paraqitur pranė kėtij institucioni pėr tė marrė asistencė teknike nė lidhje me zbatimin e Ligjit “Pėr tė Drejtėn e Autorit”. Janė organizuar tryeza me operatorėt radio-televizivė. Me kėta subjekte ZSHDA ka kryer disa raunde bisedimesh dhe negociatash duke iu shpjeguar nė mėnyrė tė vazhdueshme tė gjitha detyrimet qė ata mbartin. Rezulton qė pas kėtyre raundeve , tashmė “tė stėrzgjatura”, kėto subjekte televizivė nuk paguajnė pėr tė drejtėn e autorit dhe vazhdojnė qetėsisht aktivitetin e tyre pa u cėnuar nga asnjė strukturė shtetėrore e cila ka detyrim nė zbatim tė Ligjit, “Pėr veprimtarinė radio televizive publike dhe private nė Shqipėri”, siē ėshtė struktura tashmė 10- vjeēare e KKRT-sė. Problematika janė hasur me operatorėt e telefonisė celulare. Me kėtė kategori problematika ėshtė e lidhur me pyetjen e thjeshtė: Ringtonet e pėrcjella nga operatori i telefonisė celulare, duhet tė paguhen te titullari i tė drejtės. Jemi marrė dhe me hotelerinė shqiptare. Problem janė prodhuesit e CD-ve dhe DVD-ve dhe kasetave, tė cilat janė grupimi mė i prekshėm i shfrytėzimit nė kuptimin primar tregtar tė veprave. Zyra me kėtė grup interesi ka punuar shumė afėr, duke qenė se ata zotėrojnė kopjen fizike tė produktit intelektual, sikundėr edhe vetė grupi i interesit ėshtė interesuar pėr tė pasur tė mbrojtur si kopjen e vetė origjinale tė prodhuar me gjithė tė drejtat, ashtu edhe pėr tė sjellė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė njė kopje private origjinale tė mbrojtur. Vijmė tek botuesit, njė komunitet i cili ka reflektuar qėndrime tė ndryshme, njė pro zbatimit tė Ligjit dhe detyrimeve qė burojnė prej tij, si dhe njė grupim tjetėr, i cili ka kontestuar me forcė zbatimin e tij, duke kaluar edhe nė qėndrime ekstreme publike kėto tashmė. Gjatė funksionit tė ZSHDA janė paraqitur 27 aplikime, tė cilat janė pajisur me certifikatė pėrkatėse tė lėshuar nga ZSHDA. Rreth 84 subjekte kanė regjistruar objektin e veprimtarisė sė tyre dhe 3 subjekte janė nė procedurė regjistrimi. Rreth 610 kontrata me kalim tė drejtash nga subjekte dhe operatorė tregu, pėr pėrdorim, shfrytėzim, pėrcjellje nė publik, tė veprave me tė drejtė autori tė cilat janė depozituar nė ZSHDA, por pas shqyrtimit tė tyre, vetėm njė pjesė e tyre janė pajisur me certifikatė, pasi nuk kanė qenė nė pėrputhje me ligjin. Janė vendosur 80 gjoba qė janė produkt i konstatimeve nė terren tė kryera nga grupi i punės sė ngritur nga ZSHDA nė qėllim tė monitorimit tė tregut nė tė gjithė territorin e vendit. Policia Tatimore ka sekuestruar 4500 mbajtėse zėri dhe figure, si dhe 4 videoregjistrator. Gjatė vitit 2007, numri i ankimimeve tė paraqitura rezulton tė jetė 35, ku 14 prej tyre janė paraqitur tre mujorin e fundit tė vitit, ndėrsa gjatė vitit 2008 janė paraqitur 6 raste ankimore. Tė gjitha kėto kėrkesa ankimore i janė nėnshtruar proēedimit administrativ, i cili pėr 20 prej tyre ka pėrfunduar me shpjegimin pėrfundimtar tė komunikuar palėve tė pėrfshira nė kėtė proēedim.

- Cilat janė disa nga problemet qė keni hasur gjatė punės suaj?
Problematika e hasur deri mė tani ėshtė e larmishme dhe ka tė bėjė me shumė faktorė, qofshin kėto objektivė apo subjektivė. Si ēdo ligj pėr mė tepėr nė rastin e ligjit pėr tė drejtėn e autorit si njė koncept i ri i ndeshur nė shoqėrinė tonė, kėrkohet koha e nevojshme e njohjes dhe implementimit. Por nga ana tjetėr qėndrojnė angazhimet e qeverisė shqiptare nė ngritjen e parametrave mbrojtėse dhe respektimit tė pronėsisė intelektuale brenda njė afati konkret nė nivel tė njėjtė me atė tė Komunitetit Evropian. Mė lejoni mė poshtė tė rendisė jo pėr nga rėndėsia disa nga problemet mė tipike tė hasura nė punėn e pėrditshme, tashmė prej mė shumė se njė viti, tė ZSHDA-sė: Mos funksionimi dhe moskoordinimi i disa prej hallkave kryesore tė zinxhirit institucional me pėrgjegjėsi direkt apo indirekte nė zbatimin e legjislacionit nė fushėn e pronėsisė intelektuale. Mund tė pėrmend Kėshillin Kombėtar tė Radio Televizionit, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, institucione me tė cilat megjithėse janė nėnshkruar memorandume mirėkuptimi dhe pėrcaktuar modalitet e mirėfunksionimit, bashkėpunimi mbetet nė nivele modeste. Mungesa e gjykatėsve dhe prokurorėve tė kualifikuar ne fushėn e tė drejtės sė autorit. Kapacitete doganore tė pa afta pėr tė parandaluar dhe konstatuar nė vend mallrat piratė apo tė falsifikuar te produktit intelektual. Niveli i ulet i informimit mbi ligjin dhe mos dashje e hapur deri tendencioze pėr zbatimin e tij. Pėrbėn gjithashtu problem: Mungesa e njė Strategjie Kombėtare pėr Pronėsinė Intelektuale, kapacitete administrative tė pamjaftueshme nė ZSHDA, niveli i gjobave ėshtė shumė i ulėt dhe nuk cėnon aspak pėrdoruesit (10 000 -100 000 lekė gjobe-kundrejt njė biznesi shitje kasetash 1 miliard lekė mall, institucionet shtetėrore, prodhuese dhe pėrdoruese tė produktit intelektual, duhet tė jenė tė parat qė duhet tė zbatojnė ligjin (TOB, TK, QKK, GKA, RTSH).

- Ēfarė mendoni pėr piraterinė qė ekziston nė tregun shqiptar, nė ēfarė pėrmasash paraqitet ajo?
Nga sa parashtruam mė sipėr rezulton qartė se nė vendin tonė pirateria ėshtė ulur kėmbėkryq dhe ndihet komode pėr disa arsye tė dukshme dhe tė prekshme, kanė fuqi ekonomike, kanė fuqi politike, janė arrogantė dhe nuk ngurojnė tė tregojnė nė rastin mė tė parė muskujt. Format e paraqitjes sė saj janė nga mė tė larmishmet nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore-ekonomike-sociale.

-Keni bėrė seminare, por sa ju kanė vlejtur eksperiencat e huaja?
Po ėshtė e vėrtetė qė kemi organizuar apo kemi qenė tė ftuar nė seminare apo takime pune me ekspertė tė njohur nė nivel botėror tė fushės tė tė drejtave tė autorit apo me homologėt tanė tė Zyrės Rumune pėr tė Drejtat e Autorit. Njohuritė dhe eksperienca e ekspertėve ka qenė tepėr e vyer. Ata na kanė ndihmuar, apo thėnė mė mirė efektivisht na kanė trajnuar me terminologjinė, botėkuptimin dhe arsyen e funksionimit tė kėsaj doktrine. Sė bashku me ne janė ulur dhe kanė punuar me legjislacionin tonė pėr ta pėrmirėsuar, pėr ta bėrė mė tė kuptueshėm dhe mė e rėndėsishmja mė tė prekshėm dhe tė zbatueshėm.

- Sa ka ndikuar mosnjohja e ligjit nė piraterinė e tregut shqiptar?
Ka ndikuar. Por duhet marrė parasysh pėr cilėn kategori tė ligjit ka ndikuar mė shumė. Nė mendimin tonė ata qė kanė vuajtur pasojat e mosnjohjes sė ligjit janė autorėt dhe artistėt interpretė dhe/ose ekzekutues. Ata janė kategoria qė nuk kanė marrė kontributin e mundit dhe punės sė tyre. Pa fund ėshtė spekuluar nga prodhuesit dhe pėrdoruesit me thėnien se nuk e njohin ligjin dhe nuk dinė detyrimet qė burojnė prej tij. Por janė ata qė kanė pėrfituar pa fund nga mosdija e njė komuniteti tė tėrė.

-Jeni tė kėnaqur me ato qė keni arritur deri tani, apo mendoni qė duhet tė merrni dhe masa mė tė forta?
Gjithė tabloja e mėsipėrme bėn fjalė dhe i jep pėrgjigje pyetjes tuaj. Ne jemi realist se jemi duke bėrė pėrpjekjet e duhura me gjithė mundėsitė dhe kapacitetet tona, po kurrsesi nuk mund tė themi se kemi arritur qėllimin apo pėrmbushur misionin qė na njeh dhe ngarkon ligji. Masat e mėtejshme konkrete qė duhen marrė janė evidentuara tė gjitha mė sipėr, ku mė kryesorja mbetet vullneti politik i shprehur qartė si dhe angazhimi e pėrfshirja e institucioneve shtetėrorė dhe privatė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare