Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Njė aventurė shqiptare nė Pallatin e Xhamit

12.07.2008 00:06 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Njė aventurė shqiptare nė Pallatin e Xhamit

Shkruan : Skender Minxhozi

Kujtimet e njė diplomatike nė fusin kurdoherė nė njė botė tė largėt dhe tė panjohur. Thuajse gjithnjė, ngjarjet zhvillohen
nė mjedise dhe momente qė si emėrues tė pėrbashkėt kanė tė qenit hermetik, tė rezervuar dhe njohura vetėm pėr ka persona. Libri i ri i ambasadorit Agim Nesho “Nė mirėbesim”, pjesė nga i cili po botojmė ende e pa e parė dritėn e publikimit, mund tė klasifikohet si njė rast klasik i kėsaj gjinie publicistike. Shef i misionit tonė nė OKB pėr njė periudhė prej pesė vjetėsh e gjysmė, Nesho ka shpalosur nė kėtė libėr, shėnimet dhe mbresat e viteve tė shėrbimit nė mjediset e Pallatit tė Xhamit nė Nju Jork, pėrfshirė ngjarje dhe zhvillime mjaft tė rėndėsishme e dramatike pėr Shqipėrinė, siē janė kriza e vitit 1998, lufta e Kosovės dhe situata e tjera delikate qė ka kaluar vendi ynė nė dhjetė vjetėt e fundit. Njė libėr kujtimesh, po aq sa edhe njė manual diplomacie, njė dėshmi e dorės sė parė, po aq sa edhe njė shpjegues i hollė i shumė evenimenteve delikate – ky libėr do tė shkaktojė zhurmė dhe interes nė ambjentin publicistik por edhe atė politik shqiptar. Presidentė, kryeministra dhe deputetė e ambasadorė, tė gjithė janė aty nė majėn e penės sė kujdesshme tė Neshos, i cili me njė gjuhė tė shkathėt na paraqet anėn e padukshme tė zyrtarit shqiptar. Atė qė ekspozohet nė momentin qė ai ulet para homologut tė tij tė huaj. Njė moment qė ia vlen tė jetohet pėrmes librit “Nė mirėbesim” tė Agim Neshos.
Mė poshtė po botojmė pjesė nga libri “Nė mirėbesim”
Kryeministri Nano takon Sekretaren Albright
Takimi do tė zhvillohej nė njė nga sallat e pritjes sė Sekretares sė Shtetit nė hotelin Waldorf Astoria. Ky hotel historik, i cili ndodhet midis Park Avenu dhe Leksiton Avenu, mu nė zemėr tė Manhatanit, ishte hoteli ku monarkėt britanikė qėndronin gjatė vizitave tė tyre nė Neė York. Pėr mė tepėr, kati 42-te i hotelit ishte rezidenea tradicionale e Pėrfaqėsuesit tė Pėrhershėm tė SHBA-se nė OKB. Ajo ruhej nga marinsat dhe kishte tė gjitha komoditetet e punes dhe tė ndenjjes nė njė pallat rezidencial.
Gjate Asamblesė sė Pėrgjithshme, ky hotel shndėrrohej nė rezidencėn e Presidentit tė SHBA-sė dhe Sekretares sė Shtetit, e cila, zakonisht qėndronte pėr njė periudhė 15-20 ditore ēdo vit, pėr tė takuar kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive tė 191 vendeve qė merrnin pjesė nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Takimet ishin tė rėndėsishme dhe duke qenė sė kėrkesat ishin tė shumta, mund tė perfundonin edhe nė nivelin e njė nėnsekretari tė shtetit apo ndihmės sekretari tė shtetit. Tė gjitha Misionet nė Nju Jork dhe ambasadat nė Washington benin lobing tė forte rreth muaj perpara Pėr tė rregulluar njė vizite me sekretaren e shtetit. Sekretarja Albright hyri me dy minuta vonesė nė takim dhe kėrkoi tė bėnte njė fotografi me Kryeministrin nė vendin e caktuar pėr kėtė qėllim. Pastaj ajo u drejtua nė tavolinėn e bisedimeve, duke pėrshendetur vetėm Nėnsekretarin e Shtetit pėr ēeshtjet politike, Ambasadorin Pickering, njė nga diplomatėt mė tė shkėlqyer tė shėrbimit tė jashtėm amerikan. Ai kishte shėrbyer si ambasador nė Moskė, si pėrfaqėsues i SHBA­ nė OKB dhe tani mbante postin mė tė lartė diplomatik nė Departamentin e Shtetit.
Nė delegacionin amerikan bėnin pjesė gjithashtu shefja e kabinetit tė Albright-it Elen Stockas, Zv. Ndihmėsja e Sekretares sė Shtetit Mallone, ambasadorja Lino si dhe referenti pėr Shqipėrinė Andrju Hyde.
Sekretarja pėrshėndeti kryeministrin dhe e ftoi tė fliste. Nano ishte pėrgatitur shkurt, qartė dhe jashtė stilit tė tij, foli pak, pėr tė mos u dhėnė tė tjerėve rastin pėr pyetje. Sekretarja Albright e dėgjoi me vėmendje dhe kur Kryeministri e pėrfundoi ekspozenė e vet, ajo filloi tė shprehte qėndrimet e SHBA. Ajo theksoi sė qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėrkrah fuqimisht qeverinė e re tė Shqipėrisė dhe do tė ndihmojė qė periudha e emergjencės tė mbarojė sa mė shpejt. Ajo theksoi sė duhet tė vendoset shteti ligjor dhe rivendosen institucionet demokratike nė tė gjitha nivelet. Ajo vuri nė dukje qė ndryshimet nė administratė, nė gjyqėsor e nė diplomaci duhet tė bėhen pa partizanship dhe me kujdes, vetėm atėhere kur janė tė nevojshme. Nė kėto momente, Ministri i Jashtem Milo kėrkoi leje pėr tė ndėrhyrė dhe me njė tabelė pėrpara, filloi t’i shpjegojė sė njė pjesė e diplomatėve ishin larguar ose e kishin braktisur detyrėn, madje pa pritur ndryshimet nė administratė. Pata pėrshtypjen qė zonjes Albright nuk i erdhi mirė qė ia prenė fjalėn nė mes dhe vijoi: “Nuk besoj tė jenė tė verteta tė dhenat qė keni ju, ndaj ju ftoj tė bėni kujdes sė elementė tė inkriminuar tė ish-Sigurimit tė Shtetit po rikthehen nė punė. Unė nuk kėrkoj shpjegime, por ju them tė bėni kujdes.” Paskėtaj, pėr tė ngritur nivelin e komunikimit me delegacionin, falenderoi qeverinė shqiptare pėr prioritetet e pėrcaktuara tė saj, duke theksuar sė do tė parapelqehej e mirėpritej fakti qė gjyqėsori tė bashkėpunonte me organizmat dhe institucionet ndėrkombėtare, ndėrsa pėr problemet e tjera ekonomike dhe tė zhvillimit, duhet tė bashkėpunoni ngushtė me BE-ne. Duke pėrfunduar, Sekretarja Albright tha:
“Ju e dini qė im atė ka qenė ambasador i Ēekosllovakise nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri. Isha e interesuar tė kisha ndonjė dokument qė tė pasqyronte kėtė gjė nga arkivat tuaja. Paskali, tė cilit sikur i doli nė shteg ngaqė hynte nė sferėn e tij, u pergjigj aty pėr aty sė ēfarėdo materiali qė tė gjente do t’ia niste menjeherė nėpėrmjet ambasadės sonė. Duke na uruar suksese dhe vizitė tė mbarė, Sekretarja e Shtetit u largua. Kryeministri Nano kishte kapėrcyer provimin e parė tė vėshtirė, po pėr hir tė sė vėrtetės, loja sapo kishte filluar. Ishte shume interesant fakti qė gjate takimit, as nga pala jonė, as nga pala amerikane, nuk u zu nė goje Berisha. Diplomatikisht, por edhe politikisht, tė krijohej pėrshtypja qė pėr amerikanėt ai ishte shndėrruar nė njė kufomė politike.

Zoti Nano, ēfarė
mendoni pėr...
Kryeministri i perfundoi takimet nė Neė York dhe tė nesermen do tė nisej Pėr nė Ėashington. Mbrėmjen e fundit nė Neė York kėrkoi qė tė bėnte njė vizite sepse kishte shumė vende pėr tė cilat kishte lexuar, i kishte pare nė film, por nuk i kishte rastisur t’i sodiste nga afėr. U pėrpoqėm tok me grupin e shoqėrimit tė organizonim njė tur pėr tė.Pėrpara sė tė nisesha, Fatmiri i cili ishte i kujdesshėm nė trajtimin e shokėve, me ftoi Pėr dreke me Kryeministrin. Kjo ishte dreka e dytė me tė, kėtė herė nė rreth mė tė ngushtė. Kur u nisėm pėr te njė restorant i vogėl pėrballė stadiumit Dinamo, Kryeministri mė mori nė makinė dhe filloi tė mė pyesė pėr familjen. “Ēfare thotė Dritani?” mė pyeti. “Eshtė mė i gezuari i familjes dhe e ka pėr zemėr qė do tė vejė nė Amerikė. Madje me ngushėllon edhe mua duke mė thėnė sė xhaxhi Fatosi do tė ketė ndonjė plan tė fortė pėr ty, prandaj tė ka cuar nė Amerikė.”
“Duket qė ai ėshtė mė i zgjuari nga tė gjithė ju,” u pėrgjigj Fatosi, i cili me pėrgjigjet e tij tė dykuptimta tė linte tė entusiazmoheshe me vetveten.
Me Dritanin kishte njė miqėsi tė veēante, madje mbanin korrespondencė edhe gjatė kohės qė Nano ishte nė burg. Dritanit i kishte bėrė shumė pėrshtypje burgosja e Fatosit dhe gjithmonė e shikonte si hero.
“Ēfarė ke ndonjė merak pėr kėtu, mė thuaj ose bisedo me Fatmirin pėr tė mė vėnė nė dijeni ai,” tha Fatosi. “Merak tė veēante nuk kam, por mendoj sė disa shokė tė cilėt janė tė zgjuar dhe tė mirė, duhet t’i afrosh si kėshilltarė ose nė vende me pėrgjegjėsi. Mė thatė njė ditė zoti Kryeministėr, sė ju kishte impresionuar Arben Ahmeti (i cili punonte shef kabineti tė ministri Malaj), por nga ai grup ėshtė edhe Shano e Sejamini. Mendoj sė do tė jenė tė vlefshėm pėr ju. Nėqofte sė Dritan Shanon nuk e merrni ju, mė lini ta marr unė nė New York ». Shanon dhe Sejaminin i kisha njohur nga profesor Pashko, i cili i vlerėsonte dhe i lėvdonte pa masė. “Gjithashtu, zoti Kryeministėr,” vazhdova unė, “Ēfare mendoni Pėr Agim Isakun? Them sė ėshtė njeri me vlera, ka njohje, vjen nga shoqėria civile dhe besoj qė na shton vlerat po ta afrojmė. Unė ua kam thėnė dhe mė parė, por ajo qė kėrkonte Agimi nuk u realizua ». “Janė njerėz qė ndryshojnė shpejt, po nuk u shkoi ndonjė gjė pėr shtat, fillojnė e mėrziten,” u pėrgjigj Fatosi.
E dija qė Gim Isaku kishte shkruar njė ditė mė parė njė editorial tė “Koha Jone”, ku ishte kritik pėr qeverinė dhe dukej sheshit qė Kryeministrit nuk i kishte ardhur mire. Normalisht nuk duhej ta hapja biseden nė kėto momente, por isha i shtrėnguar pėr shkak tė detyrimit moral qė ndjeja pėr Agimin dhe Verėn, me tė cilėt kisha shoqėri tė sinqertė. Isha i bindur sė Agimit duhet t’i ofronin diēka serioze.
Duke ngrėnė drekė dhe me humorin qė kishte atė ditė Kryeministri, po flisnim pėr takimet e delegacioneve nė Itali dhe ngjarjet qė kishin ndodhur gjatė atyre ditėve tė atij udhėtimi. Kryeministri po thoshte sė ishte nė mėdyshje kė do tė merrte pas dy ditėsh nė vizitėn e tij nė Rumani, kur unė me padurim ndėrhyra e i thashė: “Pse nuk merr Ben Blushin si zėdhėnės?” Me Benin dhe Evėn kishim miqėsi tė lidhur qysh gjatė viteve tė opozitės. Beni kishte njė inteligjencė tė admirueshme, ishte i zgjuar dhe njė krenari qė gjithmonė ngatėrrohej me fodullėkun ose respektin ndaj vetvetes, e cila, gjithsesi, mund t’i prishte punė duke i krijuar armiqėsi tė panevojshme. Me Benin dhe Kiēon kishim botuar gazetėn “Pėrpara” pėr zgjedhjet e ’96-ės dhe takoheshim pothuajse ēdo ditė. Ditėt e fundit, para sė tė nisesha, Beni mė takoi dhe biseduam gjate nė kafe.
“Thuaji tė mė marrė zėdhėnės dhe pastaj do tė mė njohė sė kush jam”. Unė vetė isha i bindur qė Beni do ta bėnte punėn nė mėnyrė tė pėrsosur, ndaj dhe kėshilltarėt e tjerė do tė ndjeheshin tė kompleksuar nga puna e tij dhe aftėsia qė ai kishte pėr ta shitur, pėr tė cilėn, lypset tė them, kishte cilėsi vėrtet tė veēanta. Kryeministri qėndroi pėr disa ēaste mendueshėm dhe sakaq m’u drejtua: “Pse me kalamaj do tė merrem unė?”

Zonja Meidani dhe njė incident i panevojshėm, Nju Jork 1997
Nė fund tė vitit erdhi nė New York zonja e pare e Shqiperise, Lidra Mejdani dhe sigurisht si grua e presidentit do tė respektohej nė menyre tė veēante. Lidra, e cila nga profesioni ishte matematiciene, ruante mprehtesine dhe zgjuarsine qė i karakterizon studiuesit e shkencave tė natyres. nė kishim njohje tė vjeter familjare me tė dhe Pėr tė na nderuar ajo kerkoi tė qendronte nė rezidencen time. Rezidence i thenēin! I gjithė misioni u angazhua qė tė rregullonte apartamentin ku kishte muaj qė nuk banonte njeri. nė darke, Mentor Nazarko, keshilltar i shtypit i presidentit, qė e shoqeronte zonjen e pare, me tha sė kishte organizuar me disa perfaqesues tė diaspores dhe Ekrem Bardhen njė darke Pėr zonjen Mejdani. Darka do tė jepej tė restoranti i Gashit. nė fakt ooe nuk e dija kush do tė ishte dhe kisha friken e ndonje incidenti qė mood tė ndodhte, por Mentori me qetesoi duke thene sė Ekrem Bardha i ka marre tė gjitha masat. Darka shkoi mire, biseduam me shume miq, disa prej tė cileve i takonim Pėr here tė pare. Bene fotografi, madje Parashqevi Simaku e cila kendonte nė sallen e madhe tė restorantit e pershendeti zonjen e pare me njė kenge duke korrur duartrokitje. Ajo erdhi me mall dhe u ul afer Lidres duke e pyetur Pėr Shqiperine. Nga fundi i darkes, pronari i restorantit Gashi, afrohet dhe i thote diēka nė vesh Rex Erbelit qė ishte i ulur sė bashku me ne nė tavolinė. Rexi del dhe mė vonė vjen e bisedon me Ekrem Bardhėn dhe Mentorin, tė cilet u ngriten nga tavolina. Ngrihem dhe e pyes Rex-in sė ēfare ka ndodhur. “Ka ardhur Azemi me kater djem tė rinj dhe dy prej tyre janė tė armatosur. Po ti mos u bej merak sė ose lajmerova dhjetė shokė tė mi dhe kur vijnė ata nuk pipetin as miza,” tha Rexi. Unė u trondita sė kisha pėrgjegjesinė e zonjės sė presidentit dhe po mallkoja veten qė nuk kishim qenė tė pėrgatitur mė parė dhe tė kishim gjetur njė lokal mė tė qetė e mė pak tė frekuentuar nga shqiptarėt. Pak me vonė duken Ekremi dhe Mentori, qė tė skuqur nga zemerata bertisnin “rrugaēi, rrugaēi...” dhe njė rreke fjalesh tė tjera tė cilat nuk i degjova sė vajta dhe i kerkova Lidres tė ngriheshim. Falenderuam me gjithė zemer pėr mikėpritjen dhe po largoheshim. Tė gjithė dukeshin aq tė shqetesuar sa e miratuan veprimin tone. Kushedi sė ēfare mendonin tė ndodhte. Te nesėrmen, shumica e gazetave tė djathta nė Tirane, flisnin pėr darken tonė tė Piaca sikur ishin paguar 2000 USD pėr hyrje pėr person, si dhe akuzonin pėr shpėrdorime kolosale.

Takimi me ambasadorin rus nė OKB, Lavrov, sot ministėr i jashtėm i Rusisė
Sergei Lavrov ishte njė diplomat i madh qė me thjeshtesine dhe autoritetin e tij ishte kudo i pranishem. Orator i klases sė pare, me njė arsye qė shpesh tė surprizonte nga logjika e forte, i kudogjendur dhe njohes i gjithēkaje, Lavrov ishte njė nga diplomatet e rinj tė BRSS-se, i cili hapi rruget e karrieres nga aftesite dhe talenti i tij i jashtezakonshem.
Ne fillim tė pranveres sė 1998-es, Lavrov dha njė interviste nė kanalin prestigjoz 13, nė emisionin Diskutim me Charli Rose, gazetar i famshem amerikan. Pyetjet e intervistes televizive ishin kryesisht Pėr Kosoven dhe Lavrov-i iu pergjigj nė menyre perfekte tė gjitha pyetjeve duke vene nė veshtiresi edhe vete Charli Rose-n. Kur mbaroi emisioni urova veten qė RFJ nuk kishte njė diplomat tė ketij klasi si Sergei, sė ai arrinte me logjiken dhe njohjen e tij tė thelle tė sė drejtes nderkombetare tė pengonte procesin, qė dukshem ishte nė favor tė kauzes sė drejte tė kosovareve. Dy muaj me vone, gjate njė dreke nė rezidencen e ambasadorit ukrainas, une pata perplasjen e pare dhe tė vetme me Sergei Lavrovin. Po diskutonim c;eshtjet e debatueshme nė Keshillin e Sigurimit dhe Sergei po bente komentet e tij Pėr c;eshtje tė ndryshme. Kur arriti tė Kosova, Sergei dha qendrimin e Federates Ruse duke atakuar grupet terroriste tė UCK-se si faktor tė destabilitetit nė krahine, tė cilat nese nuk ndaloheshin mund tė destabilizonin gjithė rajonin e Europes Juglindore. Menjėherė pasi Sergei mbaroi, kerkova fjalen dhe i ktheva njė pergjigje duke u perpjekur tė sensibilizoja koleget me krimet kolektive dhe politiken tradicionale tė serbeve kunder shqiptareve. Duket sė krimet monstruoze tė cHat tashme ishin publikuar nė shtypin periodik, kthyen audiencen nė favorin tim dhe argumentet qė perdora kishin bindur koleget Pėr drejtesine e ~eshtjes qė po mbroja me pasion.
Lavrovi nuk me dha pergjigje dhe dreka vazhdoi duke diskutuar geshtje tė tjera tė ref ormes nė OKB. Kur mbaroi dreka, shume nga ambasadoret erdhen dhe me uruan. Nuk ishte e zakonshme tė debatoje me njė diplomat si Lavrovi, por guximi im kishte nė favor mbrojtjen e njė ēeshtjeje tė drejte dhe do tė ishte mungese logjike mbrojtja e regjimit kriminal tė Millosheviēit. nė darke ishim nė pritje tek Omoni dhe Lavrovi erdhi e me takoi. “Mua me pelqen pasioni dhe roli yt aktiv nė OKB. Pavaresisht nga pikepamjet e ndryshme, une personalisht do tė ndihmoj Pėr suksesin tend nė diplomaci.” Dhe kėtė qendrim ai e mbajti deri nė fund tė misionit tė tij nė OKB. Gjate shtate viteve nė tė cHat nė u sherbyem vendeve tona nė OKB, takoheshim pothuaj 9do dite nė kafen e OKB-se. Ai kishte orarin e tij tė pushimit tė kafes nė oren 10:00-11:00 ku takonte diplomatet dhe miqte. Mbaj mend njė here, une po rrija me Dritanin nė sallen e kafes sė OKB-se, nė prag tė Krishtlindjeve. Dritani ishte kthyer nga Midlesex-i dhe si gjithmone ai ndjente mungesen Pėr OKB-ne, prandaj sa here qė kthehej Pėr pushime kishte deshire tė vizitonte ambientet e saj. Sergei u shkeput nga grupi i ambasadoreve qė kishin dale nga Keshilli i Sigurimit dhe erdhi e me pershendeti. nė momentin kur po behesha gati tė prezantoja Dritanin, ky i drejtohet Sergeit: “Ambasador Lavrov, jam teper i kenaqur qė ju takoj.” Lavrovi mbeti dhe iu pergjigj: “ You make me blush. (Ju me beni tė skuqem).”

Vizita e Kofi Anan, maj 1999
Kryeministri, i cili kishte marre vlerėsimet maksimale pėr periudhen e krizes nė Kosove, pėr punen shumė tė mire tė ekzekutivit nė menaxhimin e situatės me refugjatet kosovare, ndjehej shume konfident dhe shpesh nuk i linte pa i surprizuar miqte e huaj me idete e tij origjinale Pėr situaten dhe zgjidhjen e saj. Kofi dhe gjithė delegaeioni e degjonin me deshire dhe nė fytyrat e tyre dallohej njė buzeqeshje nė shenje admirimi Pėr njė tė ri tridhjete vje9ar qė pagezimin nė pushtet e mori me njė krize qė edhe politikanet me tė rrahur e me eksperience do tė ishin tronditur e trembur nga permasat e saj. Kryeministri beri njė vleresim tė situates dhe me nota optimiste shprehu gatishmerine e qeverise Pėr tė vazhduar menaxhimin e situates deri nė fund. Kur arriti nė pjesen e vleresimeve politike, Majko i tha Sekretarit tė Pergjithshem: “Zoti Annan, une mendoj sė komuniteti nderkombetar nuk duhet ta transferoje autoritetin pėr krizen nga NATO tek OKB-ja. Ne mendojme sė NATO ka kryer dhe kryen njė pune tė admirueshme dhe njerezit nė rajon i janė mirenjohes asaj.”
Kofi i ktheu menjėherė pergjigje duke buzeqeshur: “Ata qė vendosen Pėr rolin e NATO-s nė rajon tani mendojne qė duhet tė jete OKB-ja qė duhet tė vazhdoje punen dhe tė siguroje ecurine normale tė procesit. “Shqetesimi i kryeministrit lidhej me arsyetimin sė nė OKB, ku vendimmarrja ishte kolektive, aktore kryesore ishin dhe Rusia me Kinen. NATO kishte vepruar me force kunder gjenocidit dhe spastrlmit etnik kur ky fenomen ishte shfaqur edhe njehere nė Europen e lodhur nga tragjedia e dy luftrave boterore. Por NATO dhe SHBA nuk ishin shprehur direkt Pėr pavaresine e Kosoves dhe zgjidhjen e problemit tė RFJ-se. Pėr me teper udheheqesit e NATO-s kerkonin qė geshtja tė kthehej sa me pare prane OKB-se qė procesi tė merrte legjitimitetin e munguar dhe veprimet tė kondicionoheshin nga vendimet e Keshillit tė Sigurimit. “Prapeseprape une mendoj qė NATO-ja ėshtė e nevojshme dhe OKB-ja nuk duhet ta zėvendėsojė kėtė organizate,” tha Majko. Shefja e kabinetit me nguli sytė pėr tė kuptuar pse duhej gjithė ky insistim. Pėr disa ēaste diskutimet mbeten pezull dhe tė gjithė e kuptuan qė pėrgjigjia e Annanit ishte mėse elokuente: Ata qė vendosen nė fillim kanė tė drejtėn pėr tė vendosur dhe tani. Ne jemi zbatuesit!
Heshjen e bisedimeve e prishi prape kryeministri ynė. “Mbi tavolinen time tė punes une kam njė fotografi qė kemi bere sė bashku nė New York, z. Annan.” Kofi u ndje i kenaqur jo vetem nga sinqeriteti, por edhe nga rendesia e raporteve qė qeveria shqiptare vendoste me organizaten boterore. gjithė delegacioni u ndje i lumtur qė bisedimet perfunduan me njė gjest tė bukur tė Kryeministrit shqiptar. Pėr me teper, kjo vizite ishte vizite perkrahjeje pėr Shqiperine qė po perballonte veshtiresi tė jashtezakonshme. Por fati nuk tė ndjek gjithmone nga pas. Pa mbaruar mire kenaqesia e miqve tė ardhur, Majko vazhdoi fjaline: “Por fotografine me Javier Solanen e kam me tė madhe!” Mua me ra pika. Ngulmimi pėr tė mbrojtur obsesionin e vet kishte shkuar deri nė njė ndodhi tė panevojshme, qė me teper sė kujtdo tjeter nuk mund t’ia thuash pales sė interesuar. Kofi pa oren dhe me buzeqeshje tha sė avioni do tė nisej sė shpejti dhe sė duhet tė beheshin gati. Ata u pershendeten me politikanet dhe qeveritaret shqiptare dhe sė bashku me Presidentin Mejdani moren Pėr tė helikopteret qė prisnin Pėr t’i ēuar nė Rinas.




Nesho: Sa pak Shqipėri brenda Pallatit tė Xhamit
Zoti Nesho, keni qenė ambasador i RSH nė Nju Jork nė njė periudhė delikate, kur Shqipėria dilte nga kriza e viteve 1997-98 dhe kur konsumohej kriza kosovare. Si kanė hyre nė aktivitetin tuaj keto dy momente tė rendesishme tė historise tone moderne?
Vajtja nė detyrė, si perfaqesues i perhershem i Shqipėrisė nė OKB, ndoshta ishte nga tė parat qė u krye nė 97-ten, duke pasur parasysh qė nė diplomacine multilaterale nuk kerkohet pelqim paraprak pėr marrjen e detyrės. nė njė organozate Boterore me 192 anetare ėshtė e veshtire tė dallosh interesin qė shtetet e ndryshme paraqesin pėr vendin tend, me perjashtim tė rasteve kur prezenca e Misionit dhe e diplomateve ėshtė e lidhur me pozicione tė caktuara si prsh. Anetar i keshillit tė sigurimit, anetar i Ecosokut etj.
Sigurisht qė nė momentet e para shikoje dhe ndjeje interes dhe tė afrohej bashkepunim nga ambasador dhe diplomate tė fuqive tė medha si dhe tė vendeve qė kishin interesa rajonale me Shqiperine. Vajtja ime nė OKB koincidoj pas takimit nga Kėshilli i sigurimit i opracionit paqeruajtes nė Shqiperi, gje qė rriste interesin e herepashershem tė trupit diplomatik pėr stabilitetin dhe zhvillimet nė Shqiperi. Kriza nė Kosovė dhe roli paresor i OKB-sė nė zgjidhjen e kesaj krize ishte padyshim njė eksperience e jashtezakonshme dhe njė aktivitet i vrullshem qė rriti peshen dhe rolin e misionit shqipetar nė OKB. Ate kohe ishin tė panumerta takimet, ftesat pėr biseda dhe intervistat si dhe ndjehej ralisht roli i Misionit Shqipetar nė njė organizatė teper tė rendesishme si ajo e kombeve tė bashkuara.

Gjate mandatit tuaj keni vendosur kontakte bashkėpunimi me mjaft nga figurat politike e diplomatike mė tė larta. Cilet personazhe kujtoni me mė shumė deshire sot, kur kanė kaluar disa vjet nga ajo kohe?
Pēr ēdo diplomat qė punon nė njė organizatė ndėrkombetare nuk ėshtė e veshtire ose e pamundur tė takosh dhe bisedosh me personalitete tė medha boterore, Kryeministra, Ministra, Ambasadorė apo negociatorė tė mėdhenj tė krizave ndėrkombetare. Vete puna e organizates mundeson takime tė panumerta tė cilat mund tė shfrytezohen nga diplomatė qė kanė deshire pėr tu bere pjese integrale e organizates. Roli i vecantė i Shqipėrisė gjate Krizes nė Kosove, por edhe me vone gjate luftes globale kunder terrorrizmit, luftes nė Irak na ofruan mundesine qė tė takojme dhe tė njohim nga afer diplomate tė shkalles sė pare si Richard Holbrook, Henri Kisinger, Sergei Lavrov, John Negroponte por tė jemi prezent edhe nė takime me kryeministra, kryetar shtetesh, sekretare tė Shtetit tė SHBA-sė e shumė personalitete tė tjera boterore. Kjo ishte njė eksperience e pakrahasueshme dhe me vlere, vleren e sė ciles e kupton akoma me shumė tani qė gjerat i shikon me qetesi, nga larg.

Si shihet Shqipėria nga Pallati i Xhamit? Cili ėshtė perceptimi nga kjo qendėr e madhe diplomatike, pėr zhvillimet nė vendin tone? Sa serioze dhe sa realiste duken krizat dhe sherret tona nga njė largėsi e tillė, jo vetėm gjeografike?
Per njė organizatė tė tille tė madhe si OKB-ja ėshtė e veshtire tė dallosh sė cfare percepsioni ka ajo pėr vendin tend. Ajo qė ėshtė e dukshme ėshtė interesi dhe aktiviteti i OKB-sė pėr problemet e vėshtira globale, varfėrimi, lufta kundėr SIDAS si dhe tė gjitha rastet kur paraqiten kriza tė sigurise dhe paqes nė botė. Po tė jesh jashte kėtij kuadri, interesi pėr vendin tend duket mėse i zakonshėm. Ajo qė rrit vleresimin dhe rolin e njė shteti nė njė organizatė tė tille boterore ėshtė pjesemarrja aktive nė organet dhe institucionet ndėrkombetare ku roli i Misionit diplomatik njehsohet me veprimtarine aktive tė diplomacise sė njė vendi. nė arritem qė nė 2004 tė fusim Shqiperine nė Ecosok (Keshillin Ekonomik dhe Social) organ ky po aq i rendesishem sa Keshilli i Sigurimit tė OKB-sė. Sa pėr krizat dhe problemet e Shqipėrisė ato as qė viheshin re, pėr sa kohe qė vendi nuk provokonte njė krize rajonale dhe prishte stabilitetin e rajonit.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr dinamiken e sistemit tonė diplomatik sot? Sa pėrputhet ai me nevojat konkrete tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve?
Diplomacia shqipetare ka ecur shumė perpara gjate viteve 1990 dhe nė vazhdim. Sot askush nuk mund tė mohojė qė Shqipėria ka diplomate tė afte, kompetente qė e perfaqesojne vendin tone nė nivelin me tė larte si Kuko, Mazi, Bocka, Bimo, Ibrahimi, Hoxha, Koci, Bushati etj ashtu si dhe njė brez diplomatesh nė ministri si Skapi, Hysi, Repishti, Barbullushi etj qė perbejne bazen dhe besimin pėr njė vazhdimesi sfide.
Ajo qė ėshtė e nevojshme sot nė diplomacine shqipetare ėshtė largimi i influences politike dhe ndertimi i njė institucioni qė t’u sherbej interesave tė vendit dhe gjithe shqipetarėve.Nė ndonjė rast ndjehesh i trishtuar qė punėn e madhe tė Ministrit tė Jashtem Meta pėr tė ndėrtuar njė shėrbim serioz tė diplomacise shqiptare, tė pavarur dhe serioz, tė shkatėrrohet dhe tė behet pre e orekseve tė militantėve.Kjo situate do tė vij duke u pėrmirėsuar kur tė rritet shkalla e demokracisė nė shoqerinė shqipėtare dhe kur pushteti politik tė kuptoj qė qeverisja e vendit ėshtė nė interes tė popullit dhe jo klaneve apo grupimeve tė caktuara.

A mund tė parashihet njė kthim i Neshos nė diplomaci? Nėse po, si e perfytyroni sot diēka tė tillė?
Kjo pyetje mund tė kete pergjigje tė ndryshme nė kohe tė ndryshme. Nėqoftėse do tė mė pyesnit nė 2005 do tė kisha deshiren me tė madhe tė vazhdoja karrieren time nė diplomaci dhe mund tė jepja njė kontribut modest nė dobi tė vendit. Sot, diplomacia mė duket njė ėndėrr e bukur pėr disa idealistė qė e duan profesionin. Kur mbetesh pa punė dhe pushteti tė flak nė rrugė, bėhesh me realist (nga zori!) dhe shikon qė Shqipėria ka plot oportunitete qė mund tė ruajne dinjitetin tėnd personal. Ndoshta neser mund tė ndėrroj mendje. Nuk e di!



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare