Njė ultras i keq
12.07.2008 00:06 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive

Njė ultras i keq
Shkruan : Lorenc Vangjeli E shitėt, e shitėt”! Korrit tė ultrasve kuqezi tė tribunės sė karshisė nė Qemal Stafa, ju bashkua fare papritur dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Njeriu qė nuk ka parė asnjė ndeshje tė kombėtares sė Shqipėrisė nė stadium, ju deshėn fare pak ditė pas humbjes poshtėruese me Rumaninė, qė tė merrte vendimin pėr t“u bashkuar me thirrjet e Karshisė: Kombėtarja shiti ndeshjen dhe shkeli flamurin! Nė njė intervistė nervoze pėr Televizionin shqiptar javėn e kaluar, Berisha nisi sulmin nė stil tė gjerė kundėr Kombėtares, duke synuar tė gjithė ekipin, por dhe strukturat drejtuese tė FSHF-sė. Nė fakt, ai vetėm bėri publik atė qė e kishte nisur ta bėnte, gjithashtu me porosi tė tij, ministri i kulturės dhe sporteve Ylli Pango. Qė nė datėn 22 nėtor ministri Pango i kishte dėrguar njė letėr autoritetit mė tė lartė tė futbollit evropian me kėrkesėn e padėgjuar ndonjėherė mė parė: Lutemi na hetoni Kombėtaren tonė! Gishti i akuzės ngrihet direkt kundėr presidentit tė federatės Armand Duka, i cili pėrmendet si pjesė e dyshimeve se ai “mund tė ketė shitur dy ndeshjet e futbollit”.
Historia
Statistikisht ėshtė hera e parė qė qeveria e njė vendi akuzon nė njė mėnyrė tė tillė futbollin kombėtar tė vendit tė saj. Akuza tė tilla kanė prekur nė njė rast dhe kombėtaret e dy vendeve me futboll tė dėgjuar, Danimarkėn dhe Suedinė, barazimi 2 me 2 i tė cilave, ndėshkoi Italinė. Por pėrtej deklaratave, ironive, dhembjes dhe ankesave italiane, historia u mbyll kėtu dhe asnjė hetim zyrtar nuk nisi pėr kėtė ēėshtje, nė tė cilėn, natyrisht qeveritė e tė tre vendeve, qėndruan plot “respekt” dorėjashtė. Bota e futbollit, e organizuar nė mėnyrė autonome, mė pak se ēdo gjė tjetėr, do tė pranonte interferimin nė tė tė botės sė politikės. Atė lloj ndėrhyrjeje qė kreu i qeverisė shqiptare e shpalli publikisht nė njė aktakuzė publike nga ekrani i televizionit publik nė datėn 30 nėntor. Duke e vendosur veten nė njė aleancė tė shpallur dhe tė menjėhershme me tifozėt e pakėnaqur kuqezi nga rezultatet e kombėtares, por duke e vendosur veten nė frontin e njė lufte qė pėrgjithėsisht nuk ka fitimtarė. Tė njė lufte qė ka vetėm humbės. Qė fillojnė qė me vetė imazhin e kombėtares e mė gjerė, me imazhin e vendit e vazhdojnė deri me seriozitetin e qeverisė qė i hyn njė loje me shumė tė papritura dhe pikpyetje. Nė ndėrhyrjen e tij, kryeministri tha se rezultatet zhgėnjyese tė kombėtares shqiptare tė futbollit ishin tė kushtėzuara “nga veprime mafioze tė njė grupi futbollistėsh qė kishin pėrdhosur flamurin”. “Turpi qė kanė bėrė, aty ėshtė flamuri kombėtar, ajo nuk do tė mund tė kapėrcehet, ē’ėshtė ai grup mafioz qė shkelmon mbi flamurin, qė bėn njė amoralitet tė madh nė mes tė Evropės si pėrfaqėsuesi i kombit. Kam pritur njė reagim shumė mė tė madh nga mediat dhe shoqėria civile, ai ishte njė poshtėrim, fyerje pėr tifozėt e Shqipėrisė dhe shqiptarėt, tė cilėt kanė ndjekur kėtė futboll mė me pasion se ēdo gjė tjetėr. Kanė skuqur me flamur kombėtar jo vetėm stadiumet e Shqipėrisė, por edhe stadiumet e Evropės. Duhet tė marrė pėrgjigjen mė tė rreptė”, deklaroi plot emocion kryeministri nė stilin e tij tė luftės politike tė pėrditshme nė Tiranė.
Kryeministri premtoi dhe se pėr ato rezultate zhgėnjyese, duke ju referuar humbjeve me Bjellorusinė dhe Rumaninė, tė cilėn pėsuam plot 10 gola, do tė kishte njė hetim serioz. Por nėse nė Tiranė, deklarata tė tilla tė kryeministrit, me pėrmendje tė fjalės “mafie”, zakonisht nuk ngjallin shumė kureshtje dhe konsiderohen pothuaj si normale, nė botėn autonome tė futbollit, ato mund tė kenė pasoja tė paparashikueshme. “Megjithatė, jo ndonjė gjė tė madhe. Thjesht do tė bėhemi subjekt talljeje dhe habie nė UEFA”, komenton njė specialist sportiv. “Nuk ka ndodhur kurrė qė qeveria e njė vendi tė akuzojė nė njė mėnyrė tė tillė kombėtaren e vet. Nuk ka ndodhur kurrė qė kombėtarja e njė vendi tė pėrjashtohet nga pėrfaqėsimet ndėrkombėtare si fajtore pėr trukimin e dyshuar tė ndeshjeve”, shprehet ai qė beson se njė ēėshtje e tillė do tė harrohet shumė shpejt. Por historia komplikohet kur zbulohet, se vetė ministri i kulturės dhe sporteve, pika e kontaktit mes ekzekutivit dhe federatės sė futbollit, edhe mė parė se vetė kryeministri, kishte zyrtarizuar akuzat. Madje edhe duke kėrkuar njė hetim tė UEFA-s pėr dyshimet shqiptare. Nė letrėn qė Pango i dėrgoi drejtorit tė ēėshtjeve ligjore dhe tė licensimit tė klubeve nė UEFA, pohonte se “ka dyshime tė qarta se tė dyja ndeshjet mund tė jenė shitur nga Presidenti i federatės sonė tė futbollit. Kjo ėshtė njė provė e qartė se ai po i pėrdor ndeshjet e kombėtares sonė tė futbollit pėr interesat e tij, duke fyer ndjenjat e tifozėve dhe pėrkrahėsve tė saj”. Pango paravlerėson rezultatet e investigimit tė mundshėm tė UEFA-s dhe madje edhe afron kontribut shqiptar nė kėtė investigim.
Tė gjitha kėto zhvillime tė vrullshme e tė papritura ndodhėn pikėrisht nė kohėn kur kishin nisur trataktivat pėr zėvendėsuesin e Bariēit nė stolin qė ai la me dorėheqje. Po pėr arsye tė rezultateve zhgėnjyese tė kombėtares nė dy ndeshjet e fundit.
Duka, do humbisni
Askush deri mė sot nuk ka folur pėr njė shprehje qė ishte mė tepėr se njė batutė e rastit e vetė tė akuzuarit kryesor nė kėtė histori tė ndėrlikuar. “Nė takimin me futbollistėt, pėrpara ndeshjes me Bjellorusinė, presidenti Duka na ėshtė drejtuar me disa fjalė qė nuk ėshtė se na bėnė shumė pėrshtypje atėherė. Ishim tė pėrqėndrar tek ndeshja dhe vetėm pas saj, i komentuam ato fjalė me njėri-tjetrin. “Ju sot do tė humbisni sepse e keni pėrgatitur shumė keq ndeshjen. Qofsha i gabuar, por kėtė pėrshtypje kam!”, na tha Duka, dėshmon njė nga futbollistėt veteranė tė kombėtares. Fatkeqėsisht, njė profeci qė doli e vėrtetė. Njė profeci qė nė fakt tani kėrkon vetė kokėn e Dukės. Vetė futbollistėt pranojnė vetėm njė pjesė tė asaj qė ka ndodhur. Pra, qė ndeshja ishte pėrgatitur shumė keq. Deri njė natė pėrpara ndeshjes, shumica e futbollistėve tė grumbulluar ishte shumė pak e pėrqėndruar. Ata ishin parė nė dreka dhe darka qė zgjasnin pafund e madje disa nga ta, njė natė pėrpara ndeshjes edhe kishin luajtur nė kazinonė e Tiranės. Kėsaj gjendjeje demobilizimi, i shtoheshin dhe konfiktet e hapura dhe tė mbyllura tė ndonjėrit nga titullarėt e kombėtares me teknikun Bariē. Por edhe mė e fortė dėshmia e futbollistit tė kombėtares bėhet kur ajo zhvendoset nė ambientin rumun. Me dy mungesa kryesore nė formacion, Cana e Dallku tė skualifikuar pėr shkak tė kartonave, nė dhomat e zhveshjes nė impiantin e Bukureshtit, mes lojtarėve shqiptarė dhe rumunė ka pasur “replika” tė shumta miqėsore: “Do tė luajmė njė ndeshje nė paqe”. Nė zhargonin e futbollit, duke pasur parasysh dhe se rumunėt ishin tashmė tė kualifikuar, njė shprehje e tillė do tė thoshte se skuadrat do tė ndanin njė barazim tė thatė mes tyre. Nuk dihet se ēfarė ka ndodhur, por nė 45 minutat e pjesės sė dytė, kombėtarja shqiptare shfytyrohet deri sa arrihet nė rezultatin mė tė thellė negativ tė pėsuar nė kėtė edicion eliminatoresh pėr kampionatin evropian, me 6 gola tė pėsuar dhe vetėm njė tė shėnuar.
Vetė UEFA, nė harkun e dy ditėve ka pasur dy deklarime tė kundėrta pėr kėtė ēėshtje. Fillimisht me njė deklaratė zyrtare, nė mėnyrė indirekte pohohet se “asnjė nga ndeshjet e eliminatoreve tė evropianit nuk ėshtė nėn hetim”, ēka do tė thotė edhe se kėrkesa shqiptare nuk ėshtė marrė parasysh. Ndėrsa nė njė reagim tė dytė, tė zyrės sė shtypit tė UEFA-s thuhet se: “Nėse ka ndonjė kėrkesė zyrtare nga pėrfaqėsues tė lartė tė shtetit, atėherė hetimet do tė nisin menjėherė”. Po zyrtarisht. UEFA ka bėrė tė qartė se tė paktėn 15 ndeshje tė luajtura pėr ligėn e kampioneve, kupėn UEFA dhe eliminatoret e Intertotos, janė tė dyshuara dhe do tė hetohen. Skuadrat qė mendohet se kanė trukuar ndeshjet janė nga vendet e lindjes, Bullgari, Estoni, Rumani dhe Maqedoni. Nė dyshim ėshtė dhe njė barazim i Besės sė Kavajės me serbes Bezhania nė 19 korrik tė kėtij viti.
Bariē kundėr Berishės
Tashmė ka hyrė nė historinė e futbollit shqiptar dhe mbas dy ndeshjeve tė humbura me Bjellorusinė nė Tiranė dhe Rumaninė nė Bukuresht, dha dorėheqjen nga drejtimi i ekipit, edhe pse ishte fare pranė rinovimit tė kontratės. Megjithatė, pėr kroatin nuk ka dyshime, ndeshjet nuk janė shitur, por sipas tij, kombėtarja shqiptare ka luajtur me mungesa dhe nė ditėt mė tė kėqia tė saj, ndėrsa kundėrshtarėt kanė prodhuar nga lojėrat mė tė mira tė tyre. Sipas ish-trajnerit nuk mund tė bėhet fjalė pėr trukim tė ndeshjeve, por vetėm pėr fat tė keq. Ai kishte dėgjuar akuzat e bėra nga kryeministri Berisha, por tha se vetė nuk besonte tek to. I nervozuar pėr kėtė mbyllje tė karrierės sė tij me ekipin shqiptar, Bariē pėrmendi dhe faktin se po nė kėtė sezon eliminator, kombėtarja kishte prodhuar ndeshje tė mėdha. Nė tė gjitha rastet, dėshmia e tij ėshtė e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme nė kėtė valė akuzash mbi ekipin kombėtar.
Hetimi & sherret
Deri kėtu, historia ngjan mė shumė nė formė si njė shpagim qė ultras tė nervozuar, “tė udhėhequr” nga kryeministri, i kėrkojnė ekipit kombėtar. Problemi ėshtė tek provat qė do tė vėrtetonin akuzat. Zyrtarisht, nė prokurorinė shqiptare nuk ka asnjė hetim tė hapur pėr kėtė ēėshtje. Megjithatė, njė burim i rezervuar as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi se telefonat e disa prej futbollistėve tė kombėtares janė vėnė nėn pėrgjim. Burimi nuk pranoi tė bėjė komente nėse njė gjė e tillė ka ndodhur dhe me telefonatat e presidentit tė federatės, por la tė kuptohet se njė gjė e tillė ėshtė megjithatė e mundur tė ketė ndodhur. “Njė grup tė papėgjegjshmish pa asnjė vetėdije kombėtare i bėjnė kėtė turp vendit. Pėrgjegjėsit duhet tė vendosen para tė gjitha pėrgjegjėsive, duhet tė pėrjashtohen nė mėnyrėn mė tė prerė nga aktivitetet kombėtare tė kėtij vendimi dhe tė bėjnė ēdo lloj dėnimi qė dinjiteti kombėtar tė rivendoset”, tha Berisha nė aktakuzėn e tij publike. Por ka dhe njė tjetėr detaj qė deri tani ka mbetur larg vėmendjes sė publikut. Sipas pėrvojės evropiane, qė nė qershor tė kėtij viti, federata ka miratuar statusin e ri tė saj, nė tė cilin parashikohet dhe ngritja e njė “gjykate sportive”. Qėllimi i kėtij grupi hetimi me dy specialistė, ėshtė pikėrisht survejimi i ndeshjeve qė mendohet se janė me rezultat tė trukuar. Relacionet e tyre mė pas do tė shqyrtoheshin nga komisioni i disiplinės dhe Apeli sportiv. Por ky statut i ri nuk ka hyrė ende nė fuqi. “Duhet ta firmosė dhe ministri Pango, por megjithėse kanė kaluar shtatė muaj ai nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė”, thonė nė FSHF, duke shtuar se nė kėtė mėnyrė, nė Shqipėri mungojnė mjetet legale tė hetimit tė kėsaj dukurie qė po helmon futbollin. “Vetėm pastaj do tė mund tė hetohej ēėshtja dhe nga organi i akuzės”, nėnvizojnė nė FSHF qė i pohojnė hapur marrėdhėniet e ngrira tė tyre me institucionin e Pangos. Tė cilat kanė qenė po tė tilla qė nė kohėn e paraardhėsit tė tij Bujar Leskaj. Ish-ministri demokrat i kulturės, sapo erdhi nė post, inicoi njė sherr tė zgjatur me federatėn duke kėrkuar auditimin e saj nėn dyshime pėr shpėrdorime fondesh. Atėherė sherri pėrfundoi me heshtje edhe sepse UEFA morri pa asnjė ekuiovok anėn e federatės duke ngulmuar nė autonominė e saj pėrballė ekzekutivit.
lajme.parajsa.com



































