Njė lady nė kryeqytet
15.05.2008 19:35 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Dikur ishte njė vajzė e zakonshme me ėndrrėn pėr t’u bėrė aktore. Sot Luiza Xhuvani ėshtė njė nga aktoret mė tė mira shqiptare: ruan njė formė tė shkėlqyer fizike dhe rrezaton njė sharm qė nuk e ka pasur as nė rini. Ja si u shndėrrua ajo, nga njė vajzė e thjeshtė qė vinte nga njė qytet i vogėl, nė njė lady e vėrtetė e kryeqytetit
Elda Laze
Kur prodhimet kinematografike tė Kinostudios ishin i vetmi gėzim pėr sytė e shqiptarėve tė etur pėr kinema, aktore si Luiza Xhuvani nuk pėrbėnin ndonjė interes tė madh as pėr regjisorėt dhe as pėr publikun. Kėshtu do tė vazhdonte tė ishte tė paktėn deri nė suksesin e bujshėm tė saj nė filmin “Flutura nė kabinėn time”. Ndėrsa pėrmirėsimi i look-ut do tė vononte edhe ca mė shumė.
Nė fillimet e saj, studentja e sapo diplomuar pėr aktrim nuk shquhej pėr ndonjė bukuri tė rrallė, sidomos nė njė kohė kur fjala look ishte ende njė fjalė e huaj, qė nė Shqipėri nuk ia dinin kuptimin.
E zhytur nė fustanet tmerrėsisht aseksuale tė kohės, flokė tė shkurtra e pa model nuk ishin maksimumi pėr imazhin e njė aktoreje qė kėrkon role protagoniste.
Prandaj, nė filmat si “Duaje emrin tėnd” apo “Apasionata”, Luiza ėshtė shoqja e konviktit tė Matilda Makoēit ose vajza provinciale nė filmin ku protagonisten e luan Rajmona Bulku.
Por, pas suksesit tė “Flutura nė kabinėn time” e martesės me regjisorin Gjergj Xhuvani, Luiza do tė shndėrrohej nė njė konkurrente e fortė (pėr tė mos thėnė njė kėrcėnim i hapur) pėr koleget e saj.
Pėrmirėsimi i imazhit do tė vinte pak kohė mė vonė se ngjitja nė karrierė. Vetėm pas viteve ‘90 Luiza do t’i nėnshtrohej (fundja si tė gjitha gratė) vizitave te estetisti si dhe njė operacioni tė vogėl estetik, qė i dhuroi rreth dy vjet mė parė njė hundė tė re e tė harkuar nė formė tė lugėt.
Dhe nėse ėshtė e vėrtetė qė “veshja ėshtė pjesė e personalitetit”, nė rastin e aktores 45-vjeēare, duhet thėnė se ka njė personalitet tė dyfishtė. Sepse veshjet e saj herė janė tė admirueshme e herė lėnė pėr tė dėshiruar. Vijė tė mesme nuk ka.
Por nė kėtė retrospektivė, ndryshimet e Luiza Xhuvanit janė veē pėr mirė, si nė profesion, po aq edhe nė imazh. Nga njė vajzė e zakonshme, qė vinte nga qyteti i vogėl i Sarandės, ajo u shndėrrua nė njė nga femrat mė sharmante tė kryeqytetit dhe njė nga aktoret mė tė mira shqiptare.
Fillimet e karrierės
Daljet e saj tė para nė ekran (nė role dytėsore ose episodike) nuk kanė lėnė ndonjė gjurmė tė rėndėsishme nė karrierėn e saj si aktore. Studentja nga Saranda nuk ua mbushi menjėherė mendjen regjisorėve pėr ta zgjedhur nė role kryesore. Nė tė njėjtėn kohė, kolege tė saj, si Rajmonda Bulku, Matilda Makoēi apo Anisa Markarian kishin rrėmbyer disa role tė tilla. Nė rastin e aktoreve nė fjalė, njė arsye fort me rėndėsi nė pėrzgjedhjen e tyre kanė qenė pikat e dobėta tė regjisorėve, qoftė pėr sytė e njėrės apo sensualitetin e tjetrės. Por bumerangu i vėrtetė pėr Luizėn nuk vonon. Ajo vjedh vėmendjen e tė gjithėve kur shfaqet pėrkrah Ndriēim Xhepės nė filmin e suksesshėm “Flutura nė kabinėn time”. Filmi bėri bujė tė madhe, ndėrsa Luiza u konsiderua njė zbulim. Roli (njė mėsuese e ndrojtur fshati) pėrputhej pėrsosmėrisht me imazhin e vėrtetė qė pėrcillte pamja e saj: njė vajzė e virtytshme nga provinca, me njė buzėqeshje tė ndrojtur e sy-pėrdhe, qė skuqej sa herė qė shoferi i kamionit i hidhte ndonjė ngacmim...
Gruaja e regjisorit
Pasi shfaq talentin e padiskutueshėm si aktore nė filmin “Flutura nė kabinėn time”, Luiza sėrish nuk mund tė ndryshonte shumė nga vetja. Ajo vazhdonte tė mos kishte shikimin magjepsės tė Rajmondės e as feminilitetin e brishtė, por joshės, tė Matilda Makoēit. E megjithatė, shumė shpejt arriti tė spostonte si njėrėn, ashtu edhe tjetrėn. Sepse rolet mė tė mira filluan tė bėheshin tė sajat. Nė kėtė koleksion tė pafund, protagonizmi, meritat i shkonin padyshim talentit, por edhe martesės me regjisorin Gjergj Xhuvani. Njė martesė qė, veē dashurisė sė jetės, asaj i solli edhe njė numėr tė konsiderueshėm rolesh kryesore nė teatėr dhe nė filma.
Por edhe interpretimet e saj nuk zhgėnjyen kurrė regjisorėt. Gjithnjė e mė shumė ajo shfaqte potencialitetin si njė aktore e lindur. Bashkėpunimet mė tė suksesshme tė bashkėshortėve Xhuvani janė edhe filmat: “I dashur armik”, “Funeral business”, “Parullat”, “Njė ditė nga njė jetė”, “E diela e fundit”, “Bardhezi” etj.
Edhe imazhi ka rėndėsi
Ndėrsa ishte bėrė njė aktore e njohur, Luizės i mungonte edhe njė gjė tjetėr, qė disa mund ta quajnė sipėrfaqėsore, por qė mbetet shumė e rėndėsishme pėr njerėzit e ekranit: imazhi.
Aktorja, tashmė e njohur vetėm pas viteve ’90, do t’i kushtonte rėndėsinė e duhur look-ut dhe veshjeve. Rezultati nuk ishte ndonjė surprizė e madhe, por pėrmirėsimet mbeten pėr t’u lavdėruar.
Si shumė femra shqiptare, as ajo nuk i shpėtoi dot dėshirės pėr t’u bėrė sikur qoftė njėherė bionde. Ndėrsa modelin e flokėve nuk e ngacmoi kurrė aq shumė sa tė quhej njė stilim i ri flokėsh. Bėri disa eksperimente tė vockla – po tė vockla fare ama – me balluket, por nuk ka lėvizur shumė nga modeli i flokėve tė prera me shkallėzim e qė arrijnė deri nė supe.
Pėrsa i pėrket garderobės, nuk shfaqi kurrė ndonjė stil absolutisht vetėm tė sajin. Rrobat duket sikur i ble tek e tek, pa pasur ide tė qarta se me ēfarė mund tė kombinohen. Megjithatė, nė disa evente tė rėndėsishme, Luiza ėshtė shquar nė pėrzgjedhjen e veshjeve dhe aksesorėve, duke treguar goxha “zonjėllėk”. Por, po aq herė “ia ka shkelur” me kombinime qė nuk i shkonin as ambientit dhe as orėve tė vona tė mbrėmjes.
Kėshtu, nė fotot e fundit tė publikuara nga revista “Mat”, ajo duket si njė grua qė nuk i bėhet vonė nėse nė mbrėmje nuk duhen veshur rrobat e paradites, tė zgjedhura shkujdesshėm duke vrapuar pėr nė punė. Sigurisht, mbetet pėr t’u lėvduar forma e shkėlqyer fizike, tė cilėn duket se aktorja e ruan me fanatizėm e, kur vishet ashtu siē duhet, duket vėrtet si njė lady e lindur vetėm pėr kryeqytet.lajme.parajsa.com
































