Nėn kostum
15.05.2008 19:35 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Janė tipa sportivė, qė nuk duan t’ia dinė pėr ato manitė e zyrtarėve pėr kėmishėn e akullt e manshetat e shkėlqyeshme. Por nė disa evente dhe atyre u duhet tė vishen me kostum e tė kollarisen pėr t’u dukur... jo mė pak tė hijshėm
Brad Pitt
Shfaqet shpesh casual, sepse njė bukuroshi tė pėrjetshėm, si ai, i rrinė pėr bukuri T-shirt-et, edhe kur janė tė rrudhosura si tė sapodala nga lavatriēja. Mund tė shtojė ndonjė beretė si pėr t’i vėnė kapakun njė stili qė s’ka pse tė jetė shumė i sofistikuar pėr ta bėrė tė bjerė nė sy dhe... rrugė e hapur njė jete prej aktivisti dhe babai tė pėrkushtuar. Por ama, nė eventet qė aktorit i duhet tė shkelė mbi tapetin e kuq, lirshmėrinė e asaj bluze tė rrudhosur duhet ta lėrė mėnjanė, pėr t’u shfaqur me kostum e krehje serioze. Ju mund tė zgjidhni, por edhe tė thoni thjesht se ai mbetet i bukur, sido qė tė vishet.
George Clooney
Jo se kostumi ka njė moshė tė pėrcaktuar pėr ata qė e mbajnė, por gjithsesi njė 40 e ca-vjeēari i shkon mė pėr shtat se njė 20 e ca-vjeēari. Por kur ata tė parėt bėjnė jetėn e kėtyre tė dytėve, atėherė llogaritė ngatėrrohen. Sikur tė themi se po flitet pėr George Clooney, ēdo gjė bėhet lėmsh fare, sepse ai ėshtė njė nga ata meshkuj qė nuk heqin dorė prej stilit tė njė tė riu: as nė joshje (qė ndoshta rritet me ato thinjat e vjetra qė janė shtuar), as nė veshjen thuajse pėrherė casual (kėmishėt rrallė i kopsit deri nė fund), madje as prej beqarisė zyrtare tė njė mashkulli qė nuk lidhet lehtė me zinxhirė e as me kravatė. Por kur rasti e do, di tė tė lėrė pa frymė edhe ashtu.
David Beckham
Performancat e tij janė njė katalog i vėrtetė e i gjallė stili, si pėr modelin e flokėve, si pėr veshjen. Jo vetėm bota e futbollit, por krejt ajo mashkullore e ka tė rrallė njė fenomen si Beckham-i. Sepse ai ka “2 nė 1” fizikun e pėrshtatshėm dhe stilin e pakrahasueshėm, qė e bėjnė imazhin e tij njė produkt final tė suksesshėm. Dhe babai i tre djemve nuk lodhet sė eksperimentuari: qė nga veshjet mė sportive (nuk llogaritet “uniforma e detyrueshme punės”) deri te ato mė elegantet, por kėto tė fundit sigurisht pėr njė rast qė e kėrkon njė impenjim tė tillė. Dhe, edhe nė kėtė fushė, ai zbret triumfator, pse jo me kėpucėt e tij “magjike”: atletet.
Justin Timberlake
Ndoshta pėr shkak se u bė i njohur kur ishte pjesė e grupit amerikan “N’Sync”, tė formuar nga 5 djem tė veshur me rroba sportive, qė u shkonin pėr shtat muzikės pop dhe moshės sė tyre tė re; ndoshta pėr shkak tė fytyrės sė tij fėminore, qė e bėn tė duket pėrherė adoleshent, Justin na vjen nė mendje me stilin e vet sportiv. Por me kalimin e viteve ai ka ndėrtuar njė stil tė vetin, pėr tė cilin, mesa duket, i ka pėlqyer kontrasti i asaj fytyrės fėminore me veshjen elegante tė kostumeve e kėmishėve mbėrthyer deri nė kopsėn e fundit, qė rri poshtė kravatave apo papijonėve. Nuk ke ēfarė thua: njė burrė i vėrtetė, pas tė cilit kanė humbur mendjen dhe aktoret Cameron Diaz e sė fundmi Jessica Biel.
Memli Krasniqi
Njė hip hop-ist qė zgjidhet deputet duket se do tė thotė dhe njė djalė qė mbyll nė kuti gjithė veshjet sportive dhe mbush sirtarėt me kravata e varėset me kostume e kėmishė. Por Memli Krasniqi, deputeti i Parlamentit tė ri tė Kosovės, i njohur si njė nga djemtė e grupit kosovar “Ritmi i rrugės”, nuk ka hequr dorė nga veshjet sportive. Ato janė mė pranė stilit dhe moshės sė tij. Ndėrsa, kur angazhimet serioze e thėrrasin, njė xhaketė e zbėrthyer do mjaftonte. Pėrveē rastit kur prezantimi serioz ėshtė i detyrueshėm, si pėr shembull, nė posterat e fushatės. Nė njė rast si ky i duhet tė shtrėngojė kollaren dhe tė kuptojė se koha kur shtrėngonte bishtin e flokėve ka ikur.
Ben Affleck
Ėshtė tip sportiv deri nė ekstrem. Jo thjesht atlete, por dhe ato tė tipit “All stars”; jo thjesht T-shirt, por dhe dy njėra mbi tjetrėn; jo thjesht pantallona sportive, por tė gjera e me shumė xhepa; jo model i ērregullt flokėsh, por dhe njė kapele sportive rrasur nė kokė; jo thjesht mjekėr, por shpesh dhe e lėnė shkujdesur. Nė mos nė kėtė, nė foto tė tjera tė Affleck-ut, do ta dalloni kėtė stil tė tij nė tė tėra detajet. Por ama, kur nuk ėshtė nė shėtitje me familjen e tij as nė shesh-xhirim, as nė stadium, por nė eventet Gala tė Hollivudit, edhe ai shfaqet me variantin e tij serioz brenda kostumit elegant, qė nuk ka pse tė mos i shkojė.
Foto Strakosha
Pasi pozoi pėr revistėn “One”, ish-portieri i kombėtares sonė tė futbollit, pėrvojės sė asaj dite i kaloi njė mendim reflektiv nė mbrėmje dhe tė nesėrmen nė mėngjes vendosi tė bėnte disa foto tė tjera. Ditėn e parė ishte i veshur me xhinse dhe me njė bluzė me vija, ndėrsa tė nesėrmen Fotoja kishte nxjerrė nga valixhja e qėndrimit disaditor nė Shqipėri kostumin, kėmishėn dhe kravatėn; kishte eliminuar ēdo gjurmė tė mjekrės sė rritur dhe kush do ta besonte mė qė “sport”-in e ka aq shumė nė gjak! Dhe nuk i shkoi kot impenjimi: portieri ynė qėndroi njė muaj nė kopertinėn e revistės ashtu si pakkush e kishte parė: tė kollarisur!
West Side Family
Po i pėrmbledhim nė njė paragraf tė tre djemtė e grupit tė hip hop-it, pėr vetė faktin se kur performojnė janė qė tė tre brenda tė njėjtit stil, pėr mos tė thėnė brenda tė njėjtave lloje veshjesh, qė dallojnė mes tyre nga pėrmasat trupore tė secilit. Fillimisht, kur as muzika nuk ishte mėsuar me hip hop-in, as skena me djemtė qė bėnin rimė, edhe kostumografėt dukej se ishin duke eksperimentuar me ato kostumet e gjėra sportive me shirita tė ndritshėm e modele mė skenike sesa duhet. Por se ēfarė ėshtė skenike, mė vonė e kuptuan mirė. Dhe pse kėngėtarė hip hop-i apo djem sportivė dhe nė jetėn e pėrditshme, kur bėhet fjalė pėr njė baladė tė ndjerė nė njė skenė prestigjioze, kostumi elegant “total white” ėshtė i pėrshtatshėm.
Florian Mumajesi
Kur thuajse rritesh nė skenė, siē i ka ndodhur Florian Mumajesit, nuk mund tė pretendosh tė mos jesh nė kujtesėn e tė tėrėve me evoluimin e stilit, qė pėr djalin e shfaqur fillimisht nė grupin “The dreams” nuk ėshtė e vėshtirė tė vihet re. Jo vetėm pėr t’iu pėrshtatur muzikės, por dhe duke qenė brenda moshės sė adoleshencės, Flori vishej plotėsisht sportiv. Dhe vazhdon tė mbajė kėtė stil dhe sot, derisa vjen njė rast kur, pėr tė respektuar skenėn, njė kėngė kushtuar nėnave ose thjesht pėr tė treguar se ėshtė rritur nė tė gjitha kuptimet, ai i lejon vetes njė kostum. Dhe di ta pėrballojė edhe kėtė provė me sukses.
lajme.parajsa.com
































