Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Petrit Ymeri: Botimet shqiptare vazhdojnė tė jenė "viktimė" e nivelit tė dobėt

30.05.2008 12:01 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Ka vite qė merret me botime nė Shqipėri dhe tashmė ėshtė bėrė njė nga njerėzit qė e njeh shumė mirė tregun e botimeve nė vendin tonė, i cili siē pohon edhe ai ka shumė probleme. Petrit Ymeri ėshtė botuesi i shtėpisė botuese “Dituria” dhe nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” ai tregon pėr problemet qė hasen sot nė tregun e librit. Si njė nga njerėzit qė ka vite qė merret me librin gjatė kėsaj interviste ai flet dhe pėr letėrsinė shqipe. Si paraqitet ajo sot pėrpara lexuesit dhe cili ėshtė niveli i saj.

-Cila ėshtė gjendja e tregut tė botimeve nė Shqipėri?
Problemet e shtėpisė botuese natyrisht qė janė tė lidhura me tregun e botimeve dhe me interesin qė ka lexuesi pėr librin dhe me tė gjithė procesin e botimit, pra qė nga zgjedhja e autorit, zgjedhja e librit, zgjedhja e pėrkthyesit, organizmi i punės parapėrgatitore, redaktimi i librit, paraqitja grafike etje, publiciteti dhe pastaj hallka e fundit qė ėshtė librari dhe lexuesi. Kėto janė raportet e besimit qė janė mes lexuesit dhe botuesit, midis autorit, pėrkthyesit dhe kėshtu me radhė. Tek ne ka njė treg libri qė nuk ėshtė njė treg shumė i stabilizuar, natyrisht ashtu sikurse ėshtė nė pėrgjithėsi gjithė problematika si ajo ekonomike, shoqėrore nė shoqėrinė tonė dhe tė gjithė kėto ndikojnė dhe nė tregun e librit. Ka vėshtirėsi, por ka dhe njė lexues tė qėndrueshėm, i cili ėshtė gjithmonė i interesuar pėr librin sidomos pėr letėrsinė e mirė. Por kėtu ėshtė dhe problemi se sa informacion ka pėr lexuesin, pėr librat e rinj, pėr autorėt dhe botimet e mira, pėr cilėsinė e tyre etj, por shpeshherė lexuesi qėllon tė mos marrė atė qė do dhe nė kėto raste ai ftohet me librin, ftohet me botuesin, ftohet me librarinė etj. Pra me kėtė duhet tė kuptojmė qė profesionalizimi i botuesit ėshtė shumė i rėndėsishėm qė tė jemi nė gjendje tė japim njė libėr tė mirė tė paraqitur ashtu siē duhet me njė shqipe tė pastėr, tė kuptueshme, artistike dhe natyrisht qė tė respektojmė dhe origjinalin. Flas pėr ato raste kur ėshtė pėrkthim nga letėrsia e huaj nė gjuhėn shqipe.

-Si janė raportet mes botuesit dhe shkrimtarit nė Shqipėri?
Raportet tona janė si ēdo raport tjetėr midis atij qė propozon njė gjė pėr tė botuar, ose ėshtė botuesi qė e kėrkon dhe nėse libri ėshtė me vlerė natyrisht qė botuesi ėshtė i interesuar qė ta botojė, nėse ėshtė i pavlerė ai vendos tė kundėrtėn, pra ėshtė botuesi ai qė vendos pėr ta botuar ose jo librin dhe kjo gjithmonė nė raport me autorin.

-Si botues si mendoni pėr nivelin e letėrsisė shqipe. Si paraqitet ajo pėr lexuesit?
Letėrsia shqiptare pėr mendimin tim ėshtė nė nivel mesatar, aty ku ka qenė. Ne po tė duam ti bėjmė qejfin vetes mund tė themi qė ne jemi tė parėt nė sport, tė parėt nė ekonomi etj. Por ne nuk mund tė jemi tė parėt asgjėkund ashtu sikurse nuk jemi dhe tė parėt dhe nė letėrsi. Ne kemi mėsuar nga historia e njerėzimit qė ēdo gjė shkon pak a shumė me tė njėjtin hap, por ka ndonjėherė pėrjashtimi siē ėshtė rasti i shkrimtarit Ismail Kadare qė ėshtė njė pėrjashtim nga ky rregull, por siē kanė thėnė latinėt pėrjashtimi forcon rregullin. Pra letėrsia jonė ka nivel mesatar, shpeshherė ato autorė shqiptar qė i gjejmė nė treg janė akoma mė poshtė mesatares. Ka dhe autorė tė dobėt, ka letėrsi tė dobėt, ka prozė dhe poezi tė dobėt dhe pėr fat tė keq nga ne botuesit apo dhe akoma mė keq nga ne librarėt u shiten lexuesve pėr flori nė njė kohė kur ata janė kallp, pasi kanė njė nivel tė dobėt. Pra kjo ėshtė arsyeja qė letėrsia e huaj ėshtė mė e pėlqyer, mė preferuar nė tregun shqiptar tė librit, por kjo nuk ndodh vetėm tek ne. Edhe nė ato vende ku ka letėrsi tė mirė dominon letėrsia e huaj. Kėshtu letėrsia italiane dhe franceze ėshtė shumė e mirė, por megjithatė ajo qė dominon nė tregun e tyre ėshtė letėrsia e huaj sepse nė njė botė tė hapur nuk mund tė ketė kufi letėrsia e huaj apo letėrsia e vendit. Kjo ėshtė paradoksale qė tė mbulosh tregun e librit me letėrsinė e vendit tėnd sado nivel tė mirė qė tė kesh, kurse nė rastin tonė pėr mendim tim letėrsia jonė nuk ėshtė e tillė.

-Si mendoni pėr zhvillimin e letėrsisė shqiptare pas viteve ’90?
Nuk ėshtė ēėshtja e kėtij brezi. Kjo letėrsi e pas ’90-tės nuk mund tė them qė ka ndonjė hov tė madh cilėsor megjithėse letėrsia nuk matet me kaq korniza tė ngushta kohore. Letėrsia jonė nė pėrgjithėsi ėshtė nė nivel mesatar, para viteve ‘90 ka pasur tre- katėr autorė tė mirė qė mbeten, por dhe koha bėn shoshitjen e tyre. Po tė shikojmė dhe letėrsinė e viteve tė mėparshme vėmė re qė koha ka bėrė shoshitjen e saj. Nuk ėshtė se ka ngelur shumė letėrsi e mirė nga ajo periudhė dhe kjo ėshtė diēka normale. Nuk mund tė flas shumė pėr letėrsinė kėtyre viteve, pasi ka pak emra tė rinj qė janė dalluar, por ne nuk dimė se ē’rrugė do tė bėjnė ata mė tej. Disa autorė i njoh, i kam lexuar, por mendoj se ēdo gjė duhet t’ia lėmė kohės.

-Cilat kanė problemet qė hasen sot nė aktivitetin tuaj si botues?
Vėshtirėsia e parė dhe e madhe ėshtė qė tregu shqiptar i librit ėshtė njė treg i vogėl sepse ne jemi njė vend i vogėl dhe ky ėshtė fati i librit shqip dhe nuk mund tė pretendojmė mė shumė. Problemi i dytė ėshtė se Shqipėria ėshtė njė vend i varfėr. Lexuesit janė tė varfėr dhe me gjithė dėshirėn e tyre ose tonėn qė ne tė shesim tė gjithė librin nuk mund tė ndodhė kjo punė. Nė radhė tė parė sepse lexuesi ėshtė konsumator dhe ai do tė blejė mallrat e konsumit tė pėrditshėm tė detyrueshėm. Njė pjesė e lexuesve e blejnė librin dhe me sakrificė. Problemi i tjetėr ėshtė qė jo gjithmonė pėr mungesė informacioni, publiciteti, mungesė tė shtypit tė specializuar tė shtypit letrar, lexuesi nuk arrin qė tė gjejė atė qė do dhe kėshtu qė krijohet ftohja dhe mungesa e besimit me librin. Mund tė them me siguri qė nė kėto 15-20 vjet nė gjuhėn shqipe janė prurė kryevepra tė letėrsisė botėrore, autorė shumė tė njohur tė cilėt i kanė munguar Shqipėrisė pėr vite, por ka pasur dhe autorė tė tjerė botėrorė qė janė risi e viteve tė fundit. Botuesit shqiptar qė janė profesionistė kanė arritur ti japin lexuesit letėrsi me nivel tė mirė dhe ky ėshtė njė sukses. Duhet thėnė qė botuesit shqiptar punojnė me forcat e veta pa mbėshtetje nga shteti, nga organizmat e tjera, gjė qė natyrisht e vėshtirėson punėn tonė. Por kemi dhe njė sistem taksash qė e vėshtirėson punėn.

-Si botues ju u shprehėt se kėrkoni ndihmėn e shteti, por ku duhet tė jepet ajo?
Ne nuk kėrkojmė asgjė nga shteti sepse e dimė qė nuk kemi pėr tė marrė asgjė nga shteti, por ai na ka bėrė kėtė qė nga viti nė vit na ka shtuar taksat. Sa mė shumė flitet pėr uljen e taksave aq mė shumė shtohen ato. Shembulli ishte nė janar tė viti 2008 kur ne na u shtua TVSH-ja mbi librat dhe revistat e importit qė ishte harruar, por u shtua dhe ajo 20 pėrqind dhe ėshtė njė shifėr goxha e konsiderueshme. Kėshtu qė kuadri fiskal ėshtė i plotė, ėshtė si pėr tė gjithė mallrat e tjera dhe nuk kemi asnjė lloj lehtėsie. Ne e kundėrshtuam me tė gjitha mėnyrat, por kundėrshtimi jonė nuk u mor parasysh siē ndodh zakonisht, siē thotė dhe njė fjalė e urtė e popullit qė ai qė bėn shtambėn di ti vėrė dhe vegjėn. Ky 20 pėrqind ka ndikuar me rritjen e ēmimit tė librit. Por kjo gjė natyrisht qė do tė ndikojė dhe nė uljen e botimeve qė ne i bėjmė jashtė vendit. Nėse njė pjesė e botuesve shqiptarė pėrpiqeshin qė tė pėrgatisnin disa botime speciale, si ato pėr fėmijė, fjalorė, enciklopedi qė i bėnin jashtė me njė cilėsi tė mirė, tani do tė bėhen dhe mė pak. Kjo u bė gjoja pėr tė ndihmuar sektorin e tipografisė nė Shqipėri, por pėr mua ėshtė njė arsye mediokre.

-Janėakuzuar shumė herė shtėpitė botuese nga shkrimtarėt se ato pėrfitojnė me librat nė mėnyrė tė padrejtė. Si e komentoni kėtė?
E para punės autorėt shqiptarė me pėrjashtim tė dy- tre vetave nuk shiten kėshtu qė nuk besoj se ata botues si dhe unė qė botoj nė letėrsinė shqiptare tė fitojmė duke ua hedhur shkrimtarėve. Tirazhet e botimit tė autorėve shqiptarė janė minimale dhe para disa ditėsh botova njė libėr me poezi tė njė poeti me 300 kopje. Uroj qė pėr dy-tre vjet kėto kopje tė shiten dhe imagjino se ēfarė fitimi mund tė ketė njė libėr me 300 kopje me poezi, por unė jam i sigurt qė gjysma e tij do tė falet. Mendoj se autorėt shqiptarė duhet tė thonė faleminderit qė po u botohet libri, por kjo bėhet dhe sepse ne duam qė ta botojmė letėrsinė shqipe, atė letėrsisė qė e meriton. Por ky nuk ėshtė defekti jonė, por ėshtė defekti i produktit tė tyre dhe “tė keqen” duhet ta gjejnė tek vetja e tyre, pėrderisa lexuesi nuk e merr librin sepse nė fund tė fundit ėshtė lexuesi ai qė vendos.

-Po vihet re se gjithmonė dhe mė shumė lexuesi shqiptar po e braktis letėrsinė shqipe dhe po orientohet drejt asaj tė huaj. Sipas jush pse ndodh kjo?
Kjo ėshtė pėr arsyen e thjeshtė se lexuesi ka tė drejtė tė kėrkojė letėrsi me cilėsi mė tė mira, tė kėrkojė njė libėr mė interesant, tė kėrkojė rrėfimin mė tė bukur dhe mė tėrheqės, pra derisa ai nuk e gjen kėtė tek letėrsia shqipe ėshtė e drejta e tij qė ta kėrkojė diku tjetėr. Kėshtu qė kjo ėshtė njė kėrkesė shumė normale, por kjo nuk ndodhe vetėm tek ne, pasi edhe nė botė krahas letėrsisė vendase pjesėn mė tė madhe e zė letėrsia e huaj. Nuk mund ta plotėsoj kurrė letėrsia e vendit kėrkesėn e lexuesit pėr libra.

-Sa ndikon mungesa e kritikės nė letėrsinė shqiptare?
Mungesa e kritikės ndikon, pasi nuk ka njė kritikė tė specializuar dhe pėr fat tė keq nuk ka as organe tė specializuara. Njė kritikė e specializuar, njė shtyp i specializuar do tė jepte njė ndihmė dhe informacion pėr lexuesin, por njėkohėsisht do tė vinte disa pika duke vlerėsuar, kritikuar, duke mbajtur qėndrim, duke bėrė krahasime pėr vlerat. Botuesin dhe shkrimtarin do ta vinte nė njė vėshtirėsi pėr atė botim tė dobėt, por mund tė jepte dhe nota qė meriton. Kjo do tė ndihmonte nė krijimin e njė klime mė pozitive dhe mė tė formuar pėr librin.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare