Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


“Futbolli shqiptar... si futboll rruge”

Intervistė ekskluzive pėr MAPO-n me Arie Haan, trajnerin holandez tė pėrfaqėsueses shqiptare. Si po pėrshtatet me mentalitetin shqiptar tė futbollit dhe si po pėrpiqet qė tė ngrejė nivelin e ekipit nė shkallėn sipėrore evropiane. Ēfarė i mungon atij, sipas ish-lojtarit tė dikurshėm tė Ajaksit dhe pse nuk ka frikė nga shitjet e ndeshjeve... Tė githa pėr herė tė parė pėr shtypin shqiptar »»


Pėrjetėsisht e bukur?

27.06.2008 18:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

E para, duhet tė lindėsh si Valbona Selimllari. E dyta, nuk duhet tė biesh viktimė e tendencave ekstreme tė modės. E treta… mė mirė lėre fare kėtė punė. Sepse pėrjetėsisht e bukur si Bobi ndodh njė herė nė njė milion

Elda Laze

 
Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall Miss Albania 1991. Valbona Selimllari vazhdon tė mbetet po aq e bukur sa 17 vjet mė parė, po aq e dashur pėr publikun, megjithėse ka ruajtur njė look thuajse konstant. 

E bukur por e thjeshtė, Valbona i  ka shpėtuar modės dhe make up-it ekstrem tė viteve ‘90, eksperimenteve me ngjyra dhe modeleve tė ēmendura tė flokėve. Ajo nuk ka provuar as modelin standard “flokėt bishtpėllumb” (qė nuk mbeti femėr pa i provuar nė fillim tė viteve ‘90) e as kaēurrelat e korrentit. Njėkohėsisht, mėnjanoi konturet e theksuara tė buzėve me lapsin e zi tė syve dhe tė kuqen provinciale tė faqeve. E megjithatė, qė nga koha kur doli pėr herė tė parė me rroba banje, e deri nė sofistikimin perfekt qė shfaqi nė show-n televiziv “C’est la vie”, Bobi ndryshime ka pasur (sado tė vogla).

Pėrsėri nuk ju kujtohen? Sigurisht, sepse duket sikur ka lindur pėr tė qenė pėrjetėsisht e bukur.

Por ja cilat janė disa nga ato ndryshimet e vockla, qė vetėm pasi ke shtrydhur mirė e mirė trurin, tė vijnė ndėrmend.

 

Vetėm me rroba banje

Organizimi i tė parit spektakėl bukurie nė Shqipėri ishte njė nga ngjarjet mė tė bujshme tė vendit tonė. Po, po! Nė atė kohė, organizimi i “Miss Albania”-s bėri vėrtet bujė. Ajka e spektaklit padiskutim mbajti emrin e Valbona Selimllarit. Veshur me njė palė rroba banje nga mė modestet, ajo shfaqi elegancė, brishtėsi, thjeshtėsi dhe druajtjen e njė vajze qė ndoshta kishte guxuar mė shumė se sa duhet. Guximi i hapur, fshehur brenda njė kostumi banje, vajzės nga Tirana nuk i doli keq. Ajo u shndėrrua menjėherė nė tė parin simbol bukurie tė femrės shqiptare, si dhe pati shumė... shumė favore tė tjera, qė sot do t’i kishte zili ēdo Miss.

Flokė tė prera shkurt

Kėshtu i ka pasur vetėm njėherė nė jetėn e saj. Njė prerje fare shkurt e flokėve nė stil djaloshar (tendencė qė u rikthyer edhe gjatė verės 2007) u imitua nga shumė femra tė zakonshme, tė cilat u mahnitėn nga look-u i ri i Miss-it. Dakord! Ndoshta jo tė gjitha morėn tė njėjtėn kėnaqėsi nga ky ndryshim, por morėn guximin t’u vinin gėrshėrėt flokėve, sepse Valbonės ky model i shkonte shumė.

Tiparet e rregullta dhe forma e bukur e kokės e tregonin Miss-in joshėse, megjithėse nė njė mėnyrė tė re. Por Valbona nuk qėndroi gjatė me flokė tė prera kaq shkurt.  E ndėrsa ēdo ditė gjatėsia e flokėve arrinte supet, sėrish vjen radha pėr prerjen e re nė stilin “presje” (ashtu siē janė shndėrruar sot tė gjitha femrat VIP kudo nė botė e qė nuk la femėr shqiptare, VIP ose jo, pa e provuar). Por edhe kjo herė kaloi aq shpejt sa vėshtirė se gjen njeri qė e kujton Bonėn me flokė “presje”.

Prezantueset e spektakleve veshin fustane…

Nuk ėshtė rregull i shkruar, ėshtė nga ato tė pashkruarit, nga ato qė zbatohet pa shumė ojna. Si prezantuese, duhet thėnė se Valbona nuk shkėlqeu dhe aq nga oratoria, por tė paktėn fustanet i veshi tė bukura. Tė gjithė i mbajnė mend spektaklet e regjisores Vera Grabocka me numrin dymbėdhjetė. E nėse mbahen mend ato, nuk ka sesi tė jetė harruar qė Selimllari ishte gjithmonė e pranishme.

Fillimisht, asaj iu besua roli i prezantueses kryesore (nuk ka shumė nevojė tė komentohet qė Miss-i nuk kishte lindur pėr kėtė punė, megjithė kėmbėnguljen e Vera Grabockės).

Dhe, siē e kėrkon rregulli i pashkruar, Valbona-prezantuese provoi gjithfarėsoj fustanesh, moderne pėr kohėn, jo dhe aq demode sot. Megjithėse nuk spikati pėr ndonjė stil origjinal tė sajin, u dallua nė zgjedhjen e mirė dhe tė paekzagjeruar tė fustaneve.

Copėrat me xixa ose shkėlqim, ngjyrat e ėmbla, lakuriqėsia (e tipit “aq sa duhet”) e klasifikuan Valbonėn, nė mos nė femrat-ikonė tė modės, tė paktėn nė ato qė stili nuk u mungon.

Ndėrsa njė marrėdhėnie e shkėlqyer me dentistin i dhuruan njė buzėqeshje prej Barbie.

 

Si asistente regjisore

Si asistente regjisore, Miss Albania ‘91 nuk pati kohė pėr kokėēarje qė lidhen me veshjet, vizitat te parukieri, manikyr, pedikyr etj. etj., sepse puna pas kuintave zuri rolin kryesor, duke spostuar rėndėsinė kushtuar imazhit. Prandaj, Bobi filloi tė shfaqej gjithmonė e mė shumė me njė palė xhinse tė rehatshme, xhaketa serioze, dhe flokėt mbledhur shkujdesshėm bisht. Tė paktėn kėshtu e panė zakonisht njerėzit me tė cilėt punoi. Por, kėshtu nuk e panė kurrė pjesa mė e madhe e njerėzve, ata tė cilėt me njė fjalė tė vetme pėrmblidhen nėn emrin “publik”. Sepse kur e donte puna pėr t’u shfaqur nė publik, Bona nuk zhgėnjeu asnjėherė. Nė ekran ajo u shfaq gjithmonė me njė look tė kuruar mirė, buzėqeshje joshėse, fustane mbrėmjesh tė denja pėr tapet tė kuq, e jo dosido por aty ku shkelin diva Hollivudi.

Imazh i DEKA-s

Bobi ėshtė e preferuara e tė gjithėve, prandaj Miss Albania 1991 bėhet nga tė parat bukuroshe qė pėrdori imazhin pėr tė reklamuar produktet e njė kompanie tė madhe nė Shqipėri. Bobi doli nė ekran mė shumė se asnjėherė tjetėr, nė ēdo orė tė ditės, nė tė gjitha spotet publicitare tė kompanisė DEKA. Nė reklama tė ndryshme, nuk ngurroi tė shfaqej si edukatore kopshti apo si amvisė seksi. Nė tė gjitha versionet, Valbona ishte po aq e bukur sa ditėn kur u shpall Miss Albania 1991, megjithėse me mė shumė se 10 vite mbi supe.

Sepse Valbona nuk ėshtė nga ato maniaket e ndryshimeve drastike dhe nuk bie kurrė viktimė e tendencave ekstreme tė modės, qė ca vite mė pas duken nga mė qesharaket. Duke ruajtur njė look gati konstant, por tė kėndshėm, njė gardėrobė tė pasur, por tė thjeshtė, ajo ėshtė njė ndėr femrat e preferuara edhe tė kritikėve (atyre gojėligėve) tė modės.

Njė geishė nė “C’est la vie”

Nė spektaklin televiziv “C’est la vie”, Bobi i ēuditi tė gjithė me vokalin e saj. Po aq ēuditi me aftėsinė pėr tė dalė nė skenė gjithmonė ndryshe. Njė kameleon i vėrtetė, qė ndryshonte gjithmonė look dhe stil, u duk mirė, si nė stilin klasik francez, edhe nė sofistikimin britanik apo kur tregoi dekoltenė joshėse tė njė napoletaneje.

Gjithmonė zgjedhja e gardėrobės u kombinua me krehjen e flokėve dhe njė make-up perfekt. Me kėtė tė fundit ajo ka vite qė merret vetė. Ia ka marrė dorėn kaq mirė konturimit tė syve, penelit, rimelit e gjithė trukeve tė grimit, sa shpeshherė koleget e saj drejtohen te Bobi, kur vjen puna pėr make-up.

Njė nga shndėrrimet e saj mė mbresėlėnėse nė “Cest la vie” ishte look-u i geishės: njė kėmishė nė formė kimonoje, e kombinuar kėndshėm me njė fund treēerekėsh tė zi, ndėrsa balluket e gjata i mbulonin sytė, qė dukeshin si tė tėrhequr, pjesė e njė make up-i perfekt. Njė kontur i zi rreth syve, mollėza tė theksuara me rouge, buzė tė kuqe flakė, por tė theksuara drejt qendrės. Rezultati? Njė geishė e kohėrave moderne… dhe e bukur… si gjithmonė, shumė e bukur.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare