Po sikur nė burg tė pėrfundonit ju?
11.08.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh
John Grisham
Pėr dhjetė vjet avokat nė Misisipi. Nė favor tė dėnimit me vdekje. Pastaj i ndodhi tė fliste me njė kapelan pak metra lart dhomės sė gazit… Prej kėndej, me dhjetėra dėshmi gjyqesh tė mbledhura nė faqe romanesh. Nga ata qė shesin miliona nė botė. Por qė kanė lexuesit e tyre edhe nė Shqipėri. Me tetė libra nga “Dudaj”
John Grisham e ka shkruar me tė vėrtetė “sentencėn e fundit”, njė libėr qė nuk lė vend pėr apel. Mjaft kurajoz dhe dėshpėrues, ai nis aty ky mbarojnė me fund tė lumtur filma si “Erin Brockovich” apo “Civil Action” me komunitetin e vogėl qė ka marrė dėmshpėrblimin pas dėmit tė shkaktuar nga firma shumėkombėshe. Me avokatėt davidė, triumfues kundėr goliave. “The end”. Por jo! Pikėrisht mė pas nis njė tjetėr histori, qė media dhe Hollivudi nuk e ndjekin, njė pėrrallė e hidhur, qė shtyp don kishotėt e ligjeve, qytetarėt e ndershėm dhe vetė idenė e drejtėsisė dhe demokracisė. Mbėrrin apeli, i vendosur nga njė grup gjyqtarėsh tė zgjedhur nga njė popull i manipulueshėm… kėsaj radhe, me tė vėrtetė “The end”.
Grisham, ėshtė ky fundi i demokracisė?
Pothuajse. Dihet qė nė njė vend qė e konsideron veten fanar tė demokracisė, siē bėjnė Shtetet e Bashkuara, vetėm gjysma e qytetarėve regjistrohet pėr tė votuar dhe vetėm e gjysma e tyre e bėn. Vendos shumica prej 25%. Dhe kjo ėshtė lehtėsisht e ndikueshme. Pėr tė mbėrritur nė Uashington, duhen para; ai qė i vė nė dispozicion kėto para merr nė shkėmbim bindje ndaj interesave tė veta. Pėrfundimisht, ajo qė quajmė demokraci ėshtė njė lojė e ndyrė, e rregulluar nga ata qė kanė mė shumė para.
Para, sigurisht qė para. Por qė Amerika preferon t’i shpenzojė ndryshe, ajo jo?
Amerika duhet tė fillojė tė arsyetojė. Kemi numrin mė tė madh tė tė burgosurve nė botė dhe vijojmė tė ndėrtojmė burgje. Njė dėnim i padrejtė ka njė kosto tė jashtėzakonshme ekonomike dhe morale. Kėtė nuk e mendon kush. Urrejmė kriminelėt dhe duam tė reagojmė: me dyshime pėrbrenda. Ėshtė njė sistem pervers, nė majė tė tė cilit qėndron dėnimi me vdekje.
Ta heqim?
Po.
Ju, pėrpara se tė bėheshit shkrimtar, keni qenė avokat; kur e keni kuptuar qė sistemi gjyqėsor nuk funksionon?
Kur jam ndeshur me tė. Do jem i sinqertė. Kam punuar si avokat pėr dhjetė vjet nė njė qytet nė jug dhe mendoja se dėnimi me vdekje qe i drejtė. Nuk kam pasur kurrė klientė qė rrezikonin. Pastaj, nė vitin ‘93, pėr tė shkruar njė roman, nisa tė mblidhja fakte: u takova me gjyqtarė, tė burgosur. Dhe pastaj takimi vendimtar: me kapelanin. Ishim nė dhomėn e fundit pėrpara se tė shkoje nė dhomėn e gazit. Ishim nė Misisipi; vritej ende me mėnyrėn e vjetėr. Prisnim tė dėnuarin. Kapelani mė pyeti: “Ti je i krishterė?” U pėrgjigja: “Po”. “Dhe mendon se Jezusi do ta miratonte njė gjė tė tillė?”. I thashė: “Nuk besoj”. Kapelani mė tha: “Jo. Nuk do ta bėnte. Nuk predikonte hakmarrje, predikonte falje”.
Po tė heqim kapelanin, tė heqim Jezusin, a do tė ishit gjithsesi kundėr vendimit me vdekje?
Po, sigurisht. Ka arsye tė tjera. Po ju them tre: moralisht ėshtė i gabuar. Ėshtė paragjykues me pakicat. Dhe ai vendimtari ėshtė lotari. Kur studioja se si funksiononte, nė Misisipi kishte 60 tė dėnuar me vdekje pėr krime absolutisht identike mė ato tė 200 tė dėnuarve tė tjerė, qė u ishin dhėnė dėnime mė tė lehta. Ishte rasti i njė vrasjeje qė e kishin kryer tre persona qė kishin qėlluar sė bashku: vetėm njėri kishte marrė dėnimin maksimal.
Me librin tuaj mbi dėnimin me vdekje, me atė kalvar padrejtėsish e gabimesh qė pėrbėn “I pafajshmi”, mendon se keni arritur t’i ndryshoni mendim ndokujt?
Ndokujt po, shumėkujt jo. Nuk janė tė shumtė njerėzit qė lexojnė, jo, as librat e mi. Dhe mė besoni, kultura popullore nuk i ndryshon mendjet.
Por thuhet se kjo ndodh…
Nuk e besoj. Marrim rastin tim: nuk e nis njė libėr me idenė qė ta pėrdor pėr tė ndryshuar shoqėrinė. Dhe e dini pse? Sepse nuk mbaj mend ndonjė libėr qė tė mė ketė ndikuar, sidomos ndonjė roman. Nė universitet lexova “Food Pollution”, helmimin nga ushqimi. Nė fillim nuk doja tė haja mė, pastaj ndryshova mėnyrėn e tė ushqyerit, pastaj u ktheva nė pikėn e nisjes duke menduar se, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, gjithsesi do vdisja. Nuk di nėse romanet e mi kanė pasur ndonjė efekt, ndoshta njėri: “Avokati i rrugės”. Flisja pėr tė pastrehėt dhe mora letėr nga njė qendėr e krijuar pėr ta nė Kaliforni. Dikush u kishte dėrguar 500 mijė dollarė duke thėnė se e kishte frymėzuar libri im.
Ju jeni fetar?
Po, baptist. I pėrkas njė kishe liberale. Jam larguar nga shtėpia pas universitetit, sepse nuk e duroja dot mė njė fe dhe njė teologji tė rėndė, tė lidhura me konservatorizmin politik ekstrem. Bibla ėshtė shkruar pėr njerėz qė jetonin 4 mijė vjet mė parė, kur ekzistonte ende skllavėria. Nuk mund tė aplikohet nė tė njėjtėn mėnyrė edhe nė ditėt tona. Pali, qė qe misionari i parė, bėnte teori pėr pėrulėsinė e gruas: ta predikojmė kėtė nėpėr Nju Jork?!
Kisha liberale dhe predikuesit e Nju Jorkut duket se janė terma kontradiktore. Meqenėse ra fjala tek kontradiktat: ju i thoni njė personazhi se nuk mund tė jetė pro dėnimit me vdekje dhe kundėr abortit. Jeni kundėr dėnimit me vdekje dhe kundėr abortit?
Po. Edhe pse nuk besoj qė Shteti mund t’i thotė njė gruaje se ēfarė mund tė bėjė dhe ēfarė jo. Mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon moralit dhe jo politikės.
Duket se keni humbur besimin tek sistemi, por jo tek njeriu, qė e ka krijuar atė…
Gjithmonė kam qenė optimist, ende jam. Kam besuar tek vlerat tradicionale, jam diplomuar pėr jurisprudencė, jam martuar. Ėndėrroja thjesht njė jetė mė tė mirė se ajo e prindėrve tė mi. Ndiqja politikėn; sa herė qė kishte zgjedhje, shpresoja pėr ndonjė pėrmirėsim. Tashmė shqetėsohem, por ende shpresoj.
Pse atėherė nė libra i lini kaq pak vend shpresės?
Sepse dua qė tė jenė realistė. Pėr momentin nuk shoh rrugėdalje.
Tani njė pyetje njė milion dollarėshe…
Jepi.
Jeni nė vend tė njė prej protagonistėve tuaj, avokatit tė provincės qė paguhet nga shoqėritė multinacionale pėr t’u bėrė gjykatės dhe pėr t’u dhėnė vendimet e duhura kur t’u nevojiten. Nėse do t’ju propozonin tė njėjtin “pakt me djallin”, si do tė pėrgjigjeshit?
Nuk jam i sigurt. Nuk e di nėse do kisha refuzuar. Nė moshėn 33-vjeēare kisha 7 vjet qė punoja si avokat nė njė qytet tė vogėl me fare pak para dhe me shumė punė mbi supe. Doja mė shumė. Tė ardhura tė pėrhershme, mė pak lodhje. Nėse do mė kishin ardhur me atė propozim, do tė tundohesha, sigurisht.
Po pastaj?
Pastaj je i burgosur. Nuk ėshtė se tė bėjnė presion; je joshur nga ajo jetė. Nuk arrin tė ndalesh. Kam njė mik avokat, qė do bėjė pesė vjet burg. Ka fituar 400 milionė dollarė nė 10 vjet. Ka korruptuar njė gjykatės: 50 mijė dollarė pėr njė vendim nė favor tė tij. Nuk i mjaftonte ajo qė kishte? Pse duhej tė korruptonte pėr tė fituar edhe atė ēėshtje? Pse donte tė korruptohej gjyqtari? Nuk i dilte rroga e sigurt? Nuk dinė tė ndalen.
Po ju arrini tė ndaleni?
Besoj se po. Ēdo vit shkoj tė peshkoj bashkė me tre miq tė mitė nė Belizė. Jam i vetmi qė nuk e kam fiksim tė zė mė shumė peshq se tė tjerėt. Nuk bėj garė me Stephen King dhe me Dan Brown, nuk synoj tė bėj mė tepėr para.
Po ēfarė synon?
Tė zbavitem. Punoj gjashtė muaj pėr librin e ri dhe gjashtė tė tjerėt i bėj pushim. E shihni pra, qė arrij tė ndalem?!
(box)
Nga bestseller nė blockbuster
John Grisham, 53 vjeē, i lindur nė Arkansas dhe rritur nė Misisipi, pas J. K. Rowling, “nėnės” sė “Harry Potter”-it, ėshtė shkrimtari i dytė mė i shitur nė botė, me 21 romanet e tij, me mbi 200 milionė kopje. Nė shqip janė botuar shtatė libra tė tij, kurse dy tė tjerė pritet tė dalin gjatė kėsaj vere, tė gjitha tė botuara nga shtėpia botuese “Dudaj”, e cila ka blerė tė drejtat e autorit. Shtatė nga librat e tij janė shndėrruar nė filma nga mė tė suksesshmit e viteve tė fundit: “Kohė pėr tė vrarė”, “Ortaku”, “Raporti Pelikan”, “Klienti”, “Apeli”, “Njeriu i shiut”, “Juria”.
lajme.parajsa.com



































