Po ta them troē...
13.07.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Ėshtė mėsuar t’i thotė gjėrat veēse kėshtu: hapur dhe ashtu siē i mendon, edhe kur bėhet fjalė pėr biznesin e tij, edhe kur bėhet fjalė pėr tė dhėnė gjykimin si i ftuar nė njė reality show. Dhe menjėherė ka qėlluar nė shenjė. Fare pa e dashur protagonizmin, i ka mbirė vetė nė derė dhe ja tek ėshtė kthyer menjėherė nė njė personazh simpatik, interesant, karizmatik... qė ka maninė pėr t’i thėnė gjėrat troē
Klaudeta Skėnderasi
“Qė tė ta them troē, nuk mė duket se jam personi i pėrshtatshėm pėr tė dhėnė njė intervistė. Nuk mendoj fare se bėj pjesė nė personazhet e njohur. Pastaj njerėzit do kujtojnė se pėr tė dalė kėtu, unė kam shfrytėzuar miqėsinė me kryeredaktoren. Le qė kjo ėshtė njė revistė pėr femra, ē’dua unė kėtu? Foto? Jo, jo, nuk pozoj dot unė. Shiko, e lėmė fare mė mirė. Tė falėnderoj shumė, tė lutem, mos mendo se jam duke u pėrkėdhelur, por qė tė ta them hapur, nuk e ndiej veten aspak komod nė kėtė pozicion”.
Ja, kėshtu filloi ajo qė u nis pėr njė intervistė me njė nga personazhet (ai le tė mendojė ē’tė dojė, ne jemi tė bindur se ėshtė njė personazh i njohur) mė tė rinj televizivė, qė ka tėrhequr jo pak vėmendjen. Ėshtė ai burri me syze (pikėrisht kėshtu u shpreh pėr veten, duke mos besuar aspak se njerėzit qenkan kaq tė vėmendshėm sa tė mbajnė mend emrin e tij), qė del tė shtunave nė “Big Brother” dhe bėn rolin e opinionistit. Quhet Armand Peza, shkurt Mandi, shkurt ai qė i bie shkurt dhe thotė ato qė thotė. Flet pikėrisht atė qė mendon, pa mbajtur anėn e askujt, pa bėrė nga ato qė quhen furēa dhe u duk qė nė fillim se mendimet e tij ishin vėrtet shumė, po shumė interesante. Sepse ai ka njė argument tė mirė pėr tė gjitha ato qė thotė. Sigurisht, i ka ca argumente edhe pėr tė tė mbushur mendjen se pėrse nuk ėshtė i bindur pėr tė qenė personazhi i radhės nė revistėn “Jeta”. “Ky ėshtė njė moment i pėrkohshėm, qė do tė zgjasė deri nė fund tė majit. Unė do tė vazhdoj tė quhem edhe pėr pak kohė ai burri me syze qė flet mirė dhe pastaj, sigurisht qė do tė harrohem. Kėshtu qė nuk dua tė marr vrull kot dhe tė rrezikoj qė e gjitha kjo pastaj tė mė kthehet nė bumerang qė mund tė dėmtojė punėn time (puna e tij ėshtė tė administrojė sallonin “Geraldina Sposa”, qė ėshtė edhe pronė e tija)”. OK, i japim tė drejtė, s’mund tė bėjmė ndryshe, kjo ėshtė e vėrtetė. Por a nuk ėshtė e vėrtetė edhe kjo tjetra, qė salla e spektaklit “Big Brother” nuk pipėtin kur Mandi flet, sepse jep njė mendim shumė interesant, pa dorashka pėr atė ē’ka po ndodh aty brenda? “Unė i gjykoj tė tjerėt duke u bazuar tek kultura ime dhe nuk e quaj fare njė mendim absolut, por fakti qė tė tjerėt gjejnė veten tek ato qė them, do tė thotė qė unė paskam njė kulturė komune. Kjo mė pėlqen”. A nuk ėshtė pėrzgjedhur ai si i vetmi nė panelin e opinionistėve qė nuk zėvendėsohet asnjėherė? “Nė fakt, unė u gjenda aty nė natėn e parė tė spektaklit pėr tė bėrė njė “qokė”. U vendos qė unė tė qėndroja deri nė puntatėn e fundit, pėr ca arsye qė nuk i di. Nuk mund tė mohoj qė kjo s’ma pėrkėdhel sedrėn, por mė vė edhe para njė pėrgjegjėsie tė madhe”. A nuk ėshtė e vėrtetė qė ai ka tėrhequr vėmendjen po aq sa formati televiziv dhe publiku e pėlqen, madje edhe i buzėqesh kur e ndesh nė rrugė? “Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Mė ndodh qė shumė njerėz qė nuk i njoh mė pėrshėndesin. Nė fillim, mendoja se ishin klientė dhe, pasi ua ktheja pėrshėndetjen, mendoja: Pse s’e mbaj mend unė kėtė tipin?”. Ja pra ku janė tė gjithė argumentet se pėrse nuk ėshtė aspak e tepėrt qė pėr Mandin tė rezervohen ca faqe nė revistė. Sepse neve na duket nga ata tė paktėt njerėz karizmatikė, qė na pėlqen kur flet e qė mbi tė gjitha i thotė tė gjitha gjėrat ashtu siē i mendon, pa u shtuar e pa u hequr asnjė presje dhe, pėr hir tė sė vėrtetės, njerėz tė tillė ndeshen aq pak kėto kohėt e fundit.
Mė nė fund bindet, pasi kėrkon edhe njė herė ta qetėsosh se kjo qė po bėn nuk ėshtė paska e tepruar e, pasi merr edhe ca herė nė telefon kryeredaktoren pėr “t’i qarė hallin”, mė nė fund rehatohet dhe pranon tė flasė. Si gjithmonė hapur, pėr tė gjitha pyetjet qė i drejtohen, pa harruar tė theksojė se kjo qė po ndodh sė fundmi nuk e ka pėrfshirė ende. Vazhdon si pėrherė tė bėjė jetėn e tij normale, t’i pėrkushtohet punės e tė bėjė gjėrat qė ka bėrė gjithmonė, me ndryshimin e vetėm se javėt e fundit nuk ka mė tė shtunė.
E megjithatė, tė jeni tė bindur qė edhe ne nuk ėshtė se do rrezikonim tė lanēonim njė personazh qė mbiu krejt papritur nga hiēi. Ata qė kanė kujtesė tė fortė, me siguri e kanė dėgjuar shpesh emrin e Armand Pezės. Pėr shembull, ata qė kanė ndjekur radionovelėn “Rruga me pisha” nė Radio Tirana, duhet ta dinė mirė se pėr tetė vjet me radhė ka qenė ai njė nga skenaristėt e tė gjitha puntatave. Ata qė i mbajnė mend mirė tė gjitha spektaklet e “Miss Shqipėrisė”, duhet tė kujtojnė se nė vitin 2005 ka qenė pikėrisht Mandi ai qė ka drejtuar (“Pėr kėtė, tė them tė drejtėn nuk jam fort krenar”, shprehet pėr eksperiencėn e tij si prezantues). Ata qė kanė ndjekur, nė mos gjithmonė, tė paktėn ndonjėherė, ndonjė seri tė telenovelės sė parė tė dubluar nė shqip, apo “Jurassic Park”, apo edhe filmat e animuar, e kanė dėgjuar me siguri zėrin e tij. Janė gjithsej rreth 40 personazhe qė identifikohen me zėrin e Mandit. Por me siguri qė ajo qė e identifikon mė shumė me veten ėshtė salloni i tij i fustaneve tė nusėrisė, qė merret edhe me organizimin e eventeve. Epo ēne njė mashkull tė merret gjithė ditėn e ditės me fustane tyli tė bardhė, vello, zhupone, sandale e gjithfarė ēingėrrimash tė tjera grash? “Kjo ėshtė njė punė qė ka tė bėjė me menaxhimin, me marketingun, ėshtė njė punė e vėrtetė dhe voluminoze, qė s’ka lidhje me tė qenit burrė apo grua dhe ajo qė pėr mua ka qenė hobi ėshtė kthyer nė profesion. Veēse qė tė arrija kėtu ku jam sot, mė ėshtė dashur tė punoj jo pak. Nė fillim, kur mė lindi ideja pėr tė hapur njė dyqan me fustane nusėrie, tė parin nė Tiranė, mė ėshtė dashur tė lyej vetė muret, tė vendos vetė pasqyrat, tė bėj instalimet, madje t’u ktheja edhe pėrgjigje tė gjithėve atyre qė mė thoshin: ēfarė do bėhet kėtu, dyqan pėr fustane nusėrie? E ē’kuptim ka kjo? Edhe njė komshia ime ka fustane qė i jep me qira dhe as qė ka dyqan fare”. Por ja qė na doli qė ky ishte njė biznes i vėrtetė dhe shumė fitimprurės madje.
Duhet tė jetė punė e bukur kjo e Mandit, si njė jetė pas tylesh transparentė zbukuruar me lule, fjongo, xixa... shumė interesante, pėrjashto faktin qė ke tė bėsh me gratė, qė mezi vendosin tė blejnė njė palė ēorape e jo mė pastaj tė zgjedhin tak-fak fustanin e ditės sė tyre tė madhe. “Mund tė duket punė shumė e bukur, dhe jo se nuk ėshtė, por ama edhe shumė e lodhshme, sepse kjo ėshtė njė sipėrmarrje mė vete, qė kėrkon gjithė pėrkushtimin e mundshėm, kohėn gjithashtu. Shtėpia mė mbledh vetėm nė orėt e vona tė natės. I detyrohem shumė vajzės sime tė vogėl, qė nuk e shoh thuajse fare. E lė nė gjumė dhe e gjej po nė gjumė. Shkėputem vetėm pak nė drekė, kur mė merr malli shumė pėr tė. Sa pėr ato tekat e grave, ua kam marrė dorėn mė sė miri”. Po a imagjinoni dot njė njeri si Mandi, qė nxjerr nga goja fjalėn ashtu siē i vjen pėr momentin, domethėnė qė i thotė gjėrat troē, nė krye tė njė biznesi ku tė duhet tė bėsh lajka e tė mbushėsh mendje? Ja pėr shembull, njė vajzė e re troket nė derėn e tij pėr tė zgjedhur fustanin e nusėrisė. Ka menduar pėr atė fustan kushedi pėr sa kohė, ka krijuar njė ide fikse dhe kur e gjen tamam siē e kishte ėndėrruar, hidhet pėrpjetė nga gėzimi kur... pikėrisht nė atė kohė hidhet dhe Mandi dhe i thotė: jo, jo tė rri shumė keq, skandal! (Se ai nuk lodhet tė mendojė gjatė pėr tė gjetur ndonjė fjalė pak si mė tė pėrshtatshme, pas si mė tė butė. Qėllon qė me tė parėn ashtu siē i vjen). “Epo vajzat duhet ta kuptojnė qė unė nuk jam aty pėr tė gjetur defekt, por pėr tė thėnė atė qė vė re dhe pėr tė gjetur njė zgjidhje sa mė tė mirė se si mund tė eliminohet defekti dhe si mund tė dalė pėrfundimi sa mė mirė”. Ndoshta nė fund edhe ato dalin tė kėnaqura. Ashtu siē dalin tė kėnaqur edhe banorėt e “Big Brother”-it dhe nuk u ngelet qejfi nėse Mandi u thotė ndonjė gjė tė hidhur pa iu dridhur aspak qerpiku. Ja, ndėrsa ishim ulur pėr tė biseduar nė njė lokal, kalon pikėrisht njėri nga banorėt e eliminuar qė e pėrshėndet me shumė pėrzemėrsi. E pra, nuk qenka dhe aq keq t’i thuash gjėrat siē tė vijnė, pa u ardhur rrotull e rrotull. “Unė mendoj se tė rrish tė merresh me lustra, furēa e shkėlqime ėshtė kohė e humbur. Mė mirė bjeri ballit qė me tė parėn, por gjithmonė kur e ke njė argument tė fortė. Sepse argumenti ka aq forcė sa mund tė rrėnojė njė forcė”. Ama edhe ne i kishim ca argumente pėr t’i mbushur mendjen Mandit dhe... ja ku u bė!
lajme.parajsa.com
































