Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Pėrjetėsisht e bukur?

E para, duhet tė lindėsh si Valbona Selimllari. E dyta, nuk duhet tė biesh viktimė e tendencave ekstreme tė modės. E treta… mė mirė lėre fare kėtė punė. Sepse pėrjetėsisht e bukur si Bobi ndodh njė herė nė njė milion Elda Laze Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall Miss Albania 1991. »»


Prova e trafikut tė armėve

13.05.2008 20:53 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Prova e trafikut tė armėve

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Nafta? Po nafta ēfarė hyn nė kėtė histori? Nė procesin e demontimit tė municioneve luftarake, nafta nuk luan asnjė rol. Ajo shėrben vetėm pėr tė fshirė mykun dhe e bėn predhėn tė duket si tė re, si tė papėrdorur”. Dėshmia e papritur vjen nga njė specialist armatimi, ende pjese e strukturave tė Ministrisė sė Mbrojtjes qė pozon pėr revistėn MAPO njė detaj jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, por qė ka mbetur jashtė vėmendjes sė publikut dhe ka humbur nė lumin e informacionit dhe shokimit qė shkaktoi ragjedia e Gėrdecit. Sipas tė gjitha dėshmive tė tė mbijetuarve, punonjės nė fabrikė, predhat laheshin fillimisht me naftė. Ishte njė repart, ose mė saktė, ishte njė nga proceset e punės nė fabrikėn e vdekjes, qė kryhej kryesisht nga gra dhe vajza. Por specialisti i armatimit qė kėrkon tė ruajė anonimatin thotė se nė asnjė manual dhe nė asnjė praktikė tė demontimit tė armėve, nuk njihet njė proces i tillė. Por dyshimi i tij nuk fillon kėtu, kėtu ai hedh dyshimin e tmerrshėm pėr njė pjesė tjetėr tė sė vėrtetės qė duhet tė provohet.

Armėt shiteshin,
ja prova
“Eshtė logjike qė jo tė gjitha predhat qė hynin nė atė fabrikė demontoheshin, njė pjesė e tyre me siguri eksportohej”, thotė ai. Akuza mjaft e rėndė bazohet nė dy shtylla kryesore: e para, metali i predhės qė do tė pėrdorej si skrap nuk do tė ishte e nevojshme tė pastrohej. Dhe e dyta, nafta shėrbente qė tė largonte mykun qė municioni zė nė sipėrfaqen e tij mbas njė periudhe relativisht tė gjatė, pėr shkak tė moshės dhjetra vjeēare tė predhės. “Njė predhė me myk nuk mund tė tregtohet. Njė pjesė e tyre nuk mund tė realizojė tė shtime pėr shkak tė skadencės dhe pėr specialistėt, qė me vėshtrimin e parė, myku nė sipėrfaqe ėshtė shenja kryesore qė e deklasifikon predhėn si municion luftarak”, thotė ai. “Njė predhė e re, e shitur si e tillė, ka krejt tjetėr ēmim nga metali i saj qė pėrdoret si skrap, ajo ėshtė shumė herė mė e shtrenjtė dhe kjo e shpjegon tė gjithė skemėn. Njė pjesė e predhave demontoheshin, kurse njė pjesė tjetėr, me siguri tė plotė ritregtohej sėrish. Edhe pse licensa pėr shitje armėsh ėshtė eskluzivitet i vetėm i shtetit. Nuk mund tė hyjė privati nė tregti tė tilla delikate sepse nuk mund tė kontrollohet”, shton me bindje ai.
Punonjėsi i Ministrisė sė Mbrojtjes thekson se nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr pėr tė shpjeguar ekzistencėn e kėtij procesi, larjes me naftė tė predhave, nė fabrikėn e vdekjes. Nė favor tė tezės sė tij qė vėrtetohet kėshtu vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė, vjen dhe njė detaj tjetėr. Kėsaj rradhe ligjor. Bėhet fjalė pėr objektin e veprimtarisė sė firmės Alb Demil tė depozituar dhe njohur nga gjykata e Tiranės nė regjistrin tregtar: Ēmontim, demilitarizim, eksport i armatimeve tė tė gjitha llojeve tė kalibrave. Fjala eksport nė objektin e veprimtarisė, i jepte asaj tė drejtėn tė kalonte nė portin e Durrėsit apo dhe nė aeroportin e Rinasit arkat me predha. “Destinacioni i tyre pėr momentin vetėm mund tė hamendėsohet, por duhet tė kontrollohen tė gjitha dokumentacionet pėr eksportet e bėrė nga dhe pėr llogari tė Alb Demil”, njė burim konfidencial i Prokurorisė sė Pėrgjithshme pohon se ėshtė marrė nė shqyrtim dhe njė mundėsi e tillė, por deri mė tani, asnjė nga ekspertėt ushtarakė tė pyetur prej saj, nuk ka vėnė re faktin e mungesės absolute tė nevojės sė pėrdorimit tė naftės nė procesin e demontimit tė municioneve.

Demontimi
Dhe mė parė, madje qė pėrpara viteve 90“, ėshtė bėrė demontim i municioneve qė kishin kaluar kohėn skadencės apo ishin pranė saj. Ato ose pėrdoreshin ose pėr qitje ose thjesht demontoheshin. Nė mes tė viteve 90“ pati disa tentativa tė suksesshme pėr shitje tė njė pjese tė tyre, edhe ato nė tė njėjtin afat pėrdorimi. “Ka pasur deri dhe reklamime nga firmat partnere me tė cilat kemi bashkėpunuar. Bėhej fjalė pėr fishekė qė nuk shkrepnin ose predha qė nuk shpėrthenin”, pohon njė tjetėr burim i revistės MAPO, nė Ministrinė e Mbrojtjes. Por procesi masiv i demontimit tė materialeve luftarake ka nisur nė fund tė viteve 90“. “Nė vitin 1999 kemi bėrė njė eksperiment nė Mirakė, Elbasan pėr gjithė procesin. Ministri i Mbrojtes sė asaj periudhe kishte ftuar dhe atashetė ushtarakė tė vendeve partnere dhe nė prani tė tyre, kemi provuar ritmin e demontimit tė predhave tė artilerisė sė kalibrave tė ndryshėm. Pesė specialistė tė armatimit, nga mė tė pėrgatiturit tė ushtrisė mundėn tė demontojnė vetėm 1000 copė predha pėr tetė orė”, thotė Kostaq Karoli, Gjeneral Major nė pension me gradė profesor doktor nė shkencat ushtarake. Sipas tij procesi i demontimit mund tė kryhet vetėm nga persona me njohuri tė qėndrueshme ushtarake, specialistė, por qė dhe nė kėtė rast, ata duhet tė jenė tė trajnuar dhe tė ritrajnohen ēdo herė pėrpara nisjes sė detyrės. Karoli thotė se ėshtė e njė rėndėsie vendimtare pėr tė shmangur aksidentet kujdesi maksimal, largėsia me qendrat e banuara dhe respektimi i rregullave tė sigurimit teknik. “Po ju jap vetėm njė shembull. Edhe njė ushtar i shėrbimit roje nė njė depo, edhe mbas gjashtė muajsh shėrbim, duhej tė instruktohej dhe tė firmoste nė librin e shėrbimit se kishte marrė dijeni pėr rregullat e sigurimit teknik. Ai duhej tė linte nė njė kuti tė posaēme tė gjithė mjetet ndezėse, deri dhe cigaret e rripin e mesit nėse do t“i duhej tė hynte brenda nė depo. Vini re, pėr tė hyrė brenda nė depot e municionit duhet tė hiqeshin kėpucėt dhe tė visheshin ēizme gome. Aksidenti nė tė tilla raste ka propabilitet tė vogėl, nuk mund tė bėhet kurrė zero, por duhet bėrė githēka pėr ta shmangur atė”, thotė Karoli. Panorama qė afron ish-ushtaraku i lartė, qė ka mbajtur deri dhe detyrėn e shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm, kontraston nė mėnyrė rrėnqethėse me atė ēka ndodhte nė Gėrdec, kur persona krejt tė patrajnuar, deri dhe gra e fėmijė, punonin nė kushte qė pėrjashtonin tė gjitha rregullat e sigurimit teknik. “Predhat e kalibrit tė madh, lėndėn e tyre shpėrthyese e kanė nė bazė tė nitroglicerinės qė ka njė fuqi jashtėzakonisht tė madhe plasjeje. Nėse aksidentet me fishekė mund tė jenė tė kontrollueshėm, nė kėtė rast, tragjeditė janė tė pashmangshme. Nė harkun e pesė vjetėve, me plasje nė poligone nga 2000-2005, apo demontim nė uzinat ushtarake tė Poliēanit dhe Gramshit ne kemi mundur tė largojmė deri nė 75 mijė ton municion tė kėtyre pėrmasave. Nė asnjė rast nuk kemi pasur asnjė problem, asnjė incident. Kėtu do parė dhe njė nga shkaqet e tragjedisė, pse u largua ky proces prej tyre ku ndodhej dhe baza materiale, dhe faktori njerėzor i kualifikuar dhe pėrvoja e praktika e duhur”, thotė Karoli. Por ka dhe njė arsye tjetėr qė shpjegon ēfarė ka ndodhur nė Gėrdec. Koniuktura e ēmimeve nė bursėn e metaleve deri nė mes tė viteve 2000 nuk ka qenė e pėrshtatshme. Njė ton tunxh shitej me vlerė deri nė 1400-1500 dollarė dhe me kėtė ēmim janė faturuar shitjet e bėra nga Ministria e Mbrojtjes sė skrapit nė atė kohė. Sot, ky ėshtė njė ēmim i shumėfishuar. Mbėrrin deri nė vlerėn e 6000 dollarėve pėr ton.

Ēfarė duhet bėrė?
Karoli e konsideron tragjedinė ende tė pakaluar. Sipas tij zona e infektuar do tė jetė e tillė pėr vite e vite me rradhė dhe se ajo duhet tė kontrollohet centimetėr pėr centimetėr pėr tė shmangur ēdo predhė tė paplasur qė mund tė jetė nė tė nesėrmen rrezik pėr popullatėn. “Ende dėgjojmė dhe shohim qė gjenden dhe shpėrthejnė predha tė luftės sė dytė botėrore tė cilat shkaktojnė viktima. Puna pėr ēinfektimin e zonės duhet tė fillojė nė rradhė tė parė nga rrugėt dhe mė pas tė krihet i gjithė vendi nga forcat xheniere, por ky ėshtė njė proces mjaft i gjatė, i rrezikshėm dhe i ndėrlikuar pėr tė pėrfunduar me normalitet. Eshtė njė proces qė nuk ka afat dhe vazhdon pa afat”, thotė ai.

Gėrdeci, nė
hartė nė 63“
Ka nisur si njė repart i vogėl ushtarak nė fillim tė viteve 60“., pėr t“u shndėrruar mė pas nė njė brigadė tankesh e dislokuar me tre batalione. Ata ishin tė vendosur nė Gėrdec, Koraē dhe Marikaj. Detyra luftarake e brigadės ishte mbrojtja e grykės sė Vorės, mbrojtja kundėr desantit ajror dhe reagimi me kundėrsulm nė drejtim tė Durrėsit nė rast tė zbarkimit tė armikut. Termat e vjetėr tė kohės sė luftės sė ftohtė, fatmirėsisht atėherė nuk u bėnė kurrė realitet, por lufta mbėrriti nė zonė vetėm 40 vjet mė pas, nė njė formė tjetėr. Brigada e tankeve nuk u provua kurrė nė zjarrin e luftės, por tanket u shitėn si skrap vite mė pas.
Nė vitin 1995, reparti ndryshoi destinacion dhe kaloi nėn komandėn e forcave ajrore me detyrė mbrojtjen kundėrajrore. Nė vitin 2004 reparti doli nga Plani i Pėrhapjes sė Forcave tė Armatosura dhe nė vitin 2007 ai u shndėrrua nė selinė e firmės Alb Demil pėr demontimin e municioneve.

Selitx, aty ku nisi tragjedia
Pak kush e kujton qė nė tre maj 1997, njė situatė e ngjashme ndodhi dhe nė fshatin Selitx, nė afėrsi tė Qafė Shtamės kur shpėrthimi i njėpasnjėshėm i tre tuneleve tė ushtrisė shkaktoi sė paku 27 viktima, shumica e tė cilėve fėmijė. Trupat e tyre nuk u gjendėn kurrė. Banorėt e fshatit, me rėnien e shtetit kishin mundur tė depėrtonin nė tunelet e ushtrisė dhe bėnin nė mėnyrėn mė primitive tė mundshme demontimin e predhave tė kalibrit tė rėndė tė ushtrisė. Ata ndanin me goditje predhėn nga gėzhoja, ndėrsa barutin e hidhnin nė dyshemenė e depos. Fatkeqėsia e tyre erdhi se pėr ndriēim ata pėrdornin pishtarė, njėri nga tė cilėt ka dhėnė dhe shkėndijėn fatale.
Sipas dėshmitarėve, njė njėsi e predhės me peshė deri nė shtatė kilogram, atėherė shitej me vetėm njė qind lekė. Pėr tragjedinė nė Selitx nuk pati kurrė njė hetim zyrtar pėr tė mėsuar tė paktėn se cili ishte “kontraktuesi” i fshatarėve tė varfėr tė fshatit.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare