Pyetesor i prustit
27.06.2008 18:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Pėrkthyesja e letėrsisė franceze – dhe jo vetėm – rrėfen filozofinė e jetės sė saj, ku lumturia e vėrtetė nuk pėrbėhet veēse prej disa grimcash, ndėrsa frika mė e madhe, veē humbjes sė njerėzve tė dashur, ėshtė humbja e dinjitetit. Por me njė “s’ke ē’i bėn” (shprehjen qė ajo e pėrdor mė shpesh), duket se justifikon shumė gjėra. S’ke ē’i bėn! Jo gjithēka shkon ashtu siē do tė kishte dashur ajo.
Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė e vėrtetė?
Tė jetosh nė njė vend tė lumtur, mes njerėzish tė lumtur. Meqė kjo, mesa duket ėshtė e pamundur, atėherė ėshtė e kuptueshme se nuk ka lumturi tė vėrtetė, por vetėm ēaste tė lumtura.
Cila ėshtė frika mė e madhe?
Kė tė zgjedhėsh si mė tė madhen nga frikėrat? A mos ėshtė e paktė frika nga tėrmetet? Po ajo nga kriminelėt? Po frika se mos bėhesh qesharak ose se mos humb dinjitetin? Sidoqoftė, besoj se frika mė e madhe ėshtė tė humbasėsh njerėzit e dashur.
Kė person tė gjallė admiron mė shumė?
Kėtė pyetje do tė doja ta bėja edhe unė: kė tė admirosh?! Natyrisht ka njerėz tė nderuar e me plot merita, por deri te admirimi… Pėr fat tė keq s’na kanė mbetur modele qė mund t’i ndjekim.
Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?
Ka dy lloje mėshire: mėshirė pėrbuzėse dhe mėshira qė lind nga dhembshuria. Tė parėn them se ta ngjall ajo prirje e njerėzve qė vė mbi gjithēka egon vetjake. Pėr tė dytėn: tė ngjallin mėshirė njerėzit qė aspirojnė tė realizojnė synime fisnike, por nuk i kanė aftėsitė ose mundėsitė pėr t’i arritur.
Ekstravaganca jote mė e madhe?
Jam mjaft e pėrmbajtur. Nuk mė pėlqejnė ekstravagancat. Nėse mund tė quhet ekstravagancė: t’i heq vėrejtjen njė personi tė panjohur qė shkel rregullat qytetare. E kam bėrė disa herė dhe kam shpėtuar pa ndonjė pasojė tė papėlqyer. Ēka tregon se nuk qėndron justifikimi pėr “tė mos u pėrzier”: Ē’tė duhet, kushedi se ē`tė bėn!
Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?
Tė njoh vende tė reja, nė Shqipėri ose jashtė vendit. Jam kureshtare tė njoh botėn shqiptare, pėrfshi Kosovėn e Ēamėrinė. E kemi drejtuar vėmendjen te vendet e huaja. Vėrtet qė ėshtė me shumė interes ēdo udhėtim nė vende ku s’ke qenė ndonjėherė. Por nuk kuptohet mungesa e interesit pėr tė njohur vendin tėnd, pėr tė vėrejtur ndryshimet mes Veriut e Jugut, fshatrave e qyteteve, provincės e kryeqytetit. Dallime qė pasqyrohen nė banesat, nė veshje, nė zakone, nė cilėsinė e jetės, nė gatime, nė tė folme etj. Pėr fat tė keq, ende nuk po vėrehet njė fillim i turizmit tė brendshėm.
Nė ē’rast mund tė gėnjesh?
Gjithnjė e mė shumė po heq dorė nga gėnjeshtra pėr tė pėrligjur njė vonesė nė njė takim. Mund tė gėnjej kur, nga njė kėrkesė kėmbėngulėse, e pashqitur dhe e paarsyeshme e tjetrit, do tė detyrohesha tė bėja shkelje mė tė mėdha se gėnjeshtra ndaj tij.
Personi qė pėrēmon mė shumė?
Personi me pushtet qė gėnjen njė popull, sidomos kur ka tė bėjė me njė popull fėminor dhe primitiv.
Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?
Vėrej se pėrdor shpesh: “S`ke ē`i bėn”. Aq shumė janė rastet kur pėrplasemi me murin e pamundėsisė pėr ndryshim.
Pengu yt mė i madh?
Kur nėna mė dėrgoi tė blija bukė dhe unė u harrova me muhabete me njė shoqe e i thashė se ishte mbyllur dyqani. Ishte porosia e fundit qė mė bėnte.
Kur dhe ku ke qenė e lumtur?
Pėrgjigja besoj se ėshtė standarde. Nė fėmijėri.
Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?
Pesimiste nė mendim, optimiste nė vullnet.
Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka te vetja, ēfarė do ishte ajo?
Tė isha mė pak e shqetėsuar. Dhe (sa pėr humor): Tė kisha flokė tė dredhur qė tė mos isha e detyruar t`u bėja ndonjė shėrbim.
Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?
Realizimin e ėndrrave me forcat e mia.
Po tė vdisje dhe tė mund tė rimishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do doje tė ishe?
Njė njeri i lumtur.
Po sikur tė mund shndėrroheshe nė diēka, ē’do tė doje?
Nė njė gur. Guri ėshtė i fortė, ėshtė i bukur, ėshtė i pastėr, ėshtė edhe i vlefshėm pėr ndėrtime tė qėndrueshme. Madje, sipas njė karikaturisti plot humor tė menēur, guri edhe mendon.
Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?
Njė unazė me gur tė ēmuar, qė e kam kujtim nga nėna ime. Ėshtė sendi mė i ēmuar, jo pėr atė vlerė materiale kushedi ēfarė qė ka, por pėr vlerėn e madhe afektive.
Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?
Tė humbasėsh dinjitetin. Kjo qė them, s’ėshtė gjė e re. Populli e thotė mė sė miri: Mė mirė nėn dhe e i nderuar se pa nder e mbi dhe.
Ku do tė pėlqente tė jetoje?
Nė njė fshat francez. Francezėt e provincės kanė ruajtur mė mirė se ata tė qyteteve virtytet e bukura, qė e shquajnė kėtė popull tė mrekullueshėm.
Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara jote?
Pėrkthimi. Ka qenė dėshira ime e hershme. Puna nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri” dhe leximi qysh nė rini i veprave tė pėrkthyesve tė shquar mė kanė dhėnė dorė tė pėrfitoj nga tė fshehtat e kėsaj veprimtarie letrare, qė ėshtė mjeshtėri dhe art njėkohėsisht.
Cila ėshtė karakteristika jote mė e spikatur?
Kėtė mė mirė mund tė ta thonė tė tjerėt. Nuk e di sa objektiv mund tė jetė njeriu kur ėshtė fjala pėr veten. Ndofta durimi, qėndrueshmėria.
Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?
Fisnikėria.
Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?
Shpirtbutėsia.
Cilėt janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?
Nga shqiptarėt: I. Kadare, F. Kongoli. Nga tė huajt: Prusti, Xhojsi, T. Mani, Koetze, etj.
Cili ėshtė heroi yt nė art?
Don Kishoti. Ėshtė shumė prekėse fisnikėria e tij, sidomos nė njė botė prozaike dhe egoiste.
Kė ke heronj nė jetėn reale?
Nėnė Terezėn. Atė po, qė e adhuroj.
Cilat gjėra nuk tė pėlqejnė fare?
Qėndrimi prej frikacaku, indiferenti dhe egoisti i mjaft prej intelektualėve shqiptarė. Mendoj se intelektuali ka pėrgjegjėsi mė tė madhe se politikani pėr mosvajtjen mbarė tė punėve.
Si do pėlqeje tė vdisje?
E paralajmėruar.
Cila ėshtė motoja jote?
Ėshtė motoja e A. Gramshit: “Mund tė jemi pesimistė nė mendim, por duhet tė jemi optimistė me vullnet”.
lajme.parajsa.com
Komentoni artikullin
Komentime
eshte e mrekullushme,mendoj gjdo njeri esht ndjer mir nese e ka lexu me vemendje,sidomos ai ,ajo qe ka dinjetet,prgezoj per kete shkrim.



































