Raketat tokė-ajėr, misteri tjetėr i Rinasit
05.08.2008 18:40 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive

Raketat tokė-ajėr, misteri tjetėr i Rinasit
Shkruan : Revista Mapo Mes datės 16 dhe 18 maj, njė avion i huaj ka zbritur nė aeroportin e Rinasit. Arsyeja? Mjaft e ēuditshme! Do tė ngarkohej me 287 raketa tokė-ajėr tė tipit Manpad, tė cilat janė marrė nga depot e ushtrisė shqiptare dhe janė nisur drejt njė destinacioni qė askush nuk e di. E gjithė ngarkesa ėshtė transportuar me kamionė ushtarakė dhe ėshtė ngarkuar me shpejtėsi nė mjetin fluturues.
Lajmi, i dhėnė nga burime ushtarake, konsiderohet si i saktė, ndonėse mbetet i pakonfirmuar nė rrugė zyrtare. Mė e habitshmja nė kėtė mesele tė re post-Gėrdec dhe post-AEY, ėshtė se sipas tė njėjtit burim, gjithēka po konsumohet si njė transaksion i thjeshtė armatimi, pra pa vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr mė tepėr, e kjo ėshtė po kaq e rėndėsishme, i njėjti burim konfirmon se nuk kishim tė bėnim me armatim tė tipit “skrap”, pra qė ishte pėrfshirė nė listat e demontimit, por pėr njė kontigjent armėsh, tė cilat duhet tė mbeteshin nė zotėrim tė ushtrisė shqiptare, konsideruar sasinė e vogėl tė tyre (287 tė tilla) dhe gjendjen perfekte tė funksionimit. Nė tė shkuarėn, nėse i referohemi burimeve ushtarake, vendi ynė ka shkatėrruar, me asistencėn amerikane, njė pjesė tė kėtij arsenali.
Nuk dihet nėse ndodhemi pėrballė njė afere tjetėr tė errėt tregėtie armėsh, apo pėrballė njė lajmi qė mbetet pėr t’u saktėsuar mė pas. E vėrteta ėshtė se ky rast i fundit tregon se rreth arsenalit tė armėve shqiptare vijon tė mbetet shumė i gjallė interesi i tė huajve, tė cilėt mesa duket nuk janė prapsur aspak nga incidentet dhe historitė e fundit korruptive nė tė cilat ėshtė pėrfshirė Shqipėria, pikėrisht lidhur me armėt e saj tė shumta nė depot e shpėrndara nė tė gjithė vendin.
Nga ana tjetėr, vijimi i tregėtisė sė armėve, nė mesin e njė furtune qė ka kushtuar deri tani njė kokė ministri dhe disa funksionarė tė tjerė nėn hetim, pėrbėn njė episod qė kėrkon vėmendje tė fortė publike. Shqipėria po gjen njė vėshtirėsi serioze nė demontimin e kontigjenteve tė konsiderueshme nė armatim tė vjetėr qė ka trashėguar nga koha e komunizmit nė tunelet e ushtrisė shqiptare. Rasti i Gėrdecit, mė tragjiku dhe mė i bujshmi, ka treguar se trajtimi i kėtij biznesi si njė veprimtari kaotike dhe e paorganizuar, apo edhe mė keq, si njė aferė fitimprurėse pėr njė numėr tė vogėl zyrtarėsh dhe biznesmenėsh, ka sjellė humbje nė jetė njerėzish dhe nje imazh katastrofik pėr vendin nė skenėn ndėrkombėtare. Informacioni i fundit, nėse do tė rezultonte i vėrtetė, do t’i shtonte edhe mė tej zėrat qė e shohin tregėtinė e armėve shqiptare si njė dosje tė paqartė dhe me hapėsira tė shumta abuzimi.
Nga ana tjetėr duhen kujtuar edhe deklaratat e bėra nga kryeministri pėr armė tė ofruara vendeve fqinje apo edhe premtimet pėr armatim falas pėr vende si Afganistani. Ėshtė i lavdėrueshėm vullneti pėr tė shkatėrruar apo larguar sa mė shumė armatim tė panevojshėm nga vendi ynė. Por nėse nėn kėtė etiketė do tė largoheshin edhe armė qė do t’i vlenin nesėr njė vendi anėtar tė NATO-s, kjo do tė ishte njė lėvizje e pastudiuar dhe e dėmshme nga ana financiare, por edhe ushtarake.
Raketat tokė-ajėr
Sistemet mbrojtėse tokė-ajėr, ndryshe tė njohura si “Manpad”, (Man-portable air-defense systems) janė raketė-hedhėse qė mbėshteten nė shpatull dhe gjuajnė nė ajėr. Zakonisht ato pėrdorin sistemin infrared tė shėnjestrimit dhe pėrbėjnė rrezik pėr mjetet qė fluturojnė afėr tokės, sidomos helikopterėt.
Manpad-et e para u zhvilluan nė vitet ’50 pėr tė siguruar mbrojtje nga sulmet ajrore ndėrkohė qė sot ato pėrbėjnė njė rrezik shumė tė madh pasi shpesh pėrdoren prej terroristėve qė mund tė godasin linja tė ndryshme ajrore. Kėto lloj raketash janė pėrdorur nė tre dekadat e fundit gjerėsisht nė konflikte te ndryshme si dhe nga organizata terroriste. Ato mund tė blihen lehtėsisht nė treg tė zi me ēmime qė variojnė nga disa qindra dollarė, pėr modele tė vjetra deri nė 250 mijė dollarė pėr ato mė tė fundit. Vetėm 17 shtete prodhojnė manpad-e.
Pėrmasat e modeleve arrijnė deri nė 1.8 metra gjatėsi dhe peshojnė deri nė 18 kilogramė, nė varėsi tė llojit. Ato mund tė arrijnė tė godasin deri nė njė lartėsi prej gjashtė mijė metra.
Llojet
Nga fillimi i prodhimit tė tyre dhe deri mė sot, manpade-t kanė parė njė zhvillim tė madh. Modelet e para ishin tė thjeshta dhe duhej tė kishe aftėsi shėnjestrimi ndėrkohė gjenerata mė e fundit ėshtė ajo me ndjesi termike.
Nazistėt prodhuan paraardhėset e manpade-ve nė vitin 1944, ndonėse jo nė sasi tė madhe, njė tip lėshues rakete 20 mm, tė quajtur “Fliegerfaust”, e cila kėrkonte aftėsi tė lartė shėnjestrimi. Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore ndėrpreu projektin. Edhe sovjetikėt kishin zhvilluar kėtė projekt, por mė pas ata e braktisėn pėr t’u pėrqendruar tek modeli me rreze infra tė kuqe. Ky lloj modeli ėshtė i projektuar qė tė godasė zonėn e objektivit qė ėshtė burim nxehtėsie, zakonisht motorin. Kėto lloj raketash janė tė vėshtira pėr tu gjurmuar. Nga vitet ’60 kėto lloj raketash morrėn njė zhvillim tė madh dhe kėshtu nisi gara mes dy blloqeve pėr tė patur modelin mė tė mirė. Nga brezi i parė dhe deri tek brezi i pestė, qė ėshtė arritur sot, ekziston njė diferencė e madhe, duke e kthyer kėtė lloj arme nė njė nga mė tė rrezikshmet. Shqipėria ka nė pėrdorim ManPad tė prodhimit kinez, HN-5A/B, qė janė tė pėrafėrta me modelin sovjetik “Strela”.
lajme.parajsa.com



































