Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Rubenc Shima: Stalini dhe Lenini, do tė ruhen si vlera artistike dhe jo si pėrmbajtje politike

25.07.2008 12:03 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Do tė kishin pėrfunduar pėr skrap, por janė bėrė pjesė e fondit tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Kjo ka ndodhur me dy skulptura, njėra e ish diktatorit Stalin dhe tjetra e Leninit. Veprat qėndronin prej gati 17 vitesh tė magazinuara nė Qendrėn e Realizimit tė Veprave tė Artit, por duke qenė se kjo e fundit po privatizohet fati i monumenteve, qė dikur qėndronin nė Bulevardin “Dėshmoret e Kombit" ishte shkrirja e tyre. Rubens Shima, drejtor i GKA, shprehet se tani ato do tė ruhen. Skulptura e Stalinit ėshtė punė e tė njohurit rus Nikolai Tomskij, ajo iu dhurua shtetit komunist shqiptar rreth vitit 1951dhe do tė kujtohet si monumenti ku shqiptarėt dhe vetė diktatori Hoxha do tė pėruleshin ditėn kur Stalini u nda nga jeta. Drejtori Shima shprehet se pavarėsisht ngjyrės politike, qė mbart statuja ajo konsiderohet si njė punim mjaft i mirė, por ende nuk ka ardhur koha qė kėto dy figura tė ekspozohen.

Ditėt e fundit dy vepra skulpture tė diktatorėve, janė vendosur tė ruhen nė GKA. Pse u mor ky vendim?
Janė dy monumente, njėri i Stalinit i vendosur dikur nė sheshin “Skėnderbe”, qė mė vonė u lėviz qė andej dhe u vendos nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” me fytyrė nga GKA, ndėrsa monumenti i Leninit me shpinė nga GKA. Kėto kanė qenė dy monumente, qė komunikonin me njėri-tjetrin dhe ishin vendosur balla pėr ballė. Gjatė viteve ‘90 ata u hoqėn, pėr tė mos u vendosur nė sheshet e Tiranės. Kishim disa sinjale, qė pėr kėto vepra sidomos pėr Stalinin, koleksionistė tė ndryshėm nga Evropa donin t’i blinin. Kėto dy monumente, megjithėse kanė njė lidhje pėr keq me vendin tonė, kėto janė dėshmi e historisė sonė, por dhe e artit. Vepra e artit vjen njė moment qė kthehet nė dėshmi, dhe nė kėtė kuptim u vendos qė kėto dy vepra tė bėhen pjesė e koleksionit tė galerisė, pėr konservim dhe ruajtje nga GKA. Monumenti i Stalinit ėshtė vepėr e njė skulptori shumė tė njohur tė Bashkimit Sovjetik qė quhet Nikolai Tomskij, qė nuk jeton mė. Ai ka qenė njė ndėr figurat mė tė njohur tė Bashkimit Sovjetik, njė autor shumė i rėndėsishėm, qė ka sjellė kėtė vepėr dhuratė nga Bashkimi Sovjetik pėr qeverinė shqiptare nė atė kohė. Vepra e Stalinit ka ardhur kėtu nė vitin 1951, dhe ėshtė vepėr me vlera tė arritura artistike. Ky monument bashkė me monumentin tjetėr tė Leninit, qė ėshtė vepėr e skulptores sė parė shqiptare Kristina Hoshi, i derdhur nė Bashkimin Sovjetik, u vendosėn kėtu. Vepra e Leninit ėshtė nė gjendje shumė tė keqe dhe mban tė gjithė gjurmėt e ndėrhyrjeve nga vitet ’90 dhe deri mė sot, shkatėrrimet, gjurmėt e historisė, dhe nuk do t’i nėnshtrohet asnjė lloj restaurimi, pėr arsye si dėshmi historike. Do tė ruhet e tillė, ashtu siē ka ardhur me gjymtimet qė ka, ku i mungon njė dorė etj. Ndėrsa vepra e Stalinit ėshtė mė e kompletuar. Kėto dy monumente nuk do tė vendosen nė asnjė vend. Ideja ėshtė qė kėto monumente tė ruhen nga GKA, dhe t’i ruajmė duke i bėrė pjesė tė koleksionit tonė, ti ruajmė nga shkrirja si material skrap, por nuk do tė ekspozohen, por do tė merren nė ngarkim. Ashtu siē ndodh me arkivat e shtetit, qė marrin nė ngarkim dokumente tė periudhave tė ndryshme, ashtu edhe GKA merr nė ruajtje kėto dy monumente dhe nuk mendohet qė tė ekspozohen.
Mendoni se do tė ketė reagime pėr ruajtjen e kėtyre dy veprave nė GKA?
Reagime mund tė ketė, por procesi ėshtė shumė i qartė dhe transparent, pra janė marrė dy monumente tė ruhen. Shumė mė e kollajtė do tė ishte t’i braktisnim dhe tė bėnim sikur nuk kanė ekzistuar ndonjėherė, por unė i kuptoj sensibilitetet pėr kėto dy monumente. GKA nuk rehabiliton figura, pasi ne jemi thjesht koleksionues tė veprave tė artit, qė pėrkojnė me kohė tė ndryshme. Ēdo lloj periudhe nė historinė e artit ruhet, mund tė ketė njė kohė qė nuk ekspozohen, njė kohė qė mund tė qėndrojė mbyllur dhe mė pas vjen njė periudhė tjetėr kur bėhet ritregimi i historisė sė artit shqiptar. Unė mendoj se kjo ėshtė njė pjesė e historisė, qė ka ndodhur dhe nuk mund tė bėjmė sikur nuk ka ekzistuar. E njėjta gjė ndodhi dhe me periudha tė ndryshme tė artit shqiptar. Arti i periudhės sė nazizmit nuk ėshtė shkatėrruar, por ėshtė konservuar, ruajtur dhe nė momente tė ndryshme mund tė ekspozohet. Ne mendojmė qė tani ėshtė herėt pėr ekspozim, por ndjeshmėritė do tė ndryshojnė dhe institucioni nuk mendon vetėm pėr kohėn e sotme. Nė politikat e tjera, pas nja 20-30 vjetėsh, ndjeshmėritė do tė ndryshojnė dhe kėto vepra do tė jenė si dėshmi e asaj kohe. Ėshtė shumė e rėndėsishme, qė nė njė kohė tė pacaktuar kėto vepra tė ekspozohen, pėr t’i kujtuar shqiptarėve tė kaluarėn, por dhe tė gjithė historikun e tyre, tė vendit dhe tė arti shqiptar.
Ėshtė folur qė do tė ekspozohen dhe pikturat, qė janė bėrė gjatė realizmit socialist. Kur do tė ekspozohen kėto piktura?
E gjithė linja e GKA do tė ndryshojė, pėr arsye sepse ky institucion ėshtė mirė tė kthehet nė muze dhe tė ketė njė proces didaktik mėsimdhėnie. Pra vizitori tė kuptojė realisht se ē’ėshtė arti shqiptar, pse shqiptarėt kanė filluar tė pikturojnė kaq vonė, kur janė fillesat e tyre etje. Ata duhet tė kuptojnė dhe cilat janė filtrat qė kanė ndikuar mbi artistėt e asaj kohe dhe mbi artin shqiptar. Duhet tė tregohet historia e artit shqiptar mbi bazė shkencore dhe historike. Nė kėtė kuptim GKA ka filluar njė punė pėr tė evidentuar periudhat kryesore. Kuptohet qė ka boshllėqe dhe mungesa tė mėdha, pasi siē duket asnjė nuk ėshtė marrė seriozisht pėr tė ndėrtuar historinė e artit shqiptar. Nė kėto periudha janė dhe fillesat e pikturės shqiptare, periudha nė fillim tė shekullit tė njėzet, periudha ndėrmjet dy luftėrave botėrore, ku do tė studiohen autorėt e kėsaj periudhe pėr tė dalė nė periudhėn realizmit socialist, qė ėshtė njė moment shumė kompleks pėr t’u studiuar, pasi gjithė materiali qė po studiojmė shfaqet nė dy momente, qė e bėn nganjėherė dhe tė vėshtirė qė tė orientohesh. Kemi njė moment qė ėshtė piktura politike, por kemi njė moment tjetėr qė ėshtė njė pikturė me njė tendencė disi mė eksperimentuese, me njė marrėdhėnie mė intime, ėshtė marrėdhėnie e artistit me studion e tij, qė ėshtė mė e thjeshtė. Por ėshtė njė marrėdhėnie e dytė e artistit me politikėn dhe duket sikur ka njė dubėl standardi nė mėnyrėn e tė sjellurit tė artistit nė atė kohė. Tė gjitha kėto po shikohen, pasi ėshtė njė periudhė qė ėshtė periudha e liberalizmit, qė pėrkon nė vitet ’69-’73, qė preku muzikėn, teatrin, por dhe pikturėn, ku ka elementė stilistikorė qė shkojnė drejt modernizmit, pavarėsisht subjektit. Tė gjitha kėto tendenca, qė janė tė evidentuara dhe veprat qė janė tė kėtyre viteve dhe janė pjesė e GKA do tė ekspozohen, pėr tė vėrtetuar me sa mė vėrtetėsi kėto periudha tė ndryshme, nė tė cilat ka kaluar arti shqiptar. Kėtu do tė jetė dhe realizmi socialist me tė gjithė tablonė politike. Sepse kjo ėshtė historia e artit shqiptar, pavarėsisht nėse e duam apo nuk e duam, ajo ka njė moment tė tillė. GKA nė 60% tė koleksioni tė saj e ka kėtė periudhė tė artit shqiptar, qė quhet realizmi socialist, pra art me njė ideologji tė caktuar. Kėsaj here do ta rishikojmė pėr ta pasqyrua me tė gjithė elementėt, qė kjo periudhė ka, dhe pėr tė vazhduar me tej me atė qė ne e konsiderojmė si periudhė moderniste shqiptare, kuptohet me shumė vonesė nė raport me atė ēka ndodhte nė Evropė. Modernizmi shqiptar, duket se merr pamjen e tij tė plotė nė vitin ’90, gjė qė vazhdon dhe sot e kėsaj dite. Kėshtu qė tė gjitha kėto tre periudha do tė trajtohen nga ne.
Gjatė kėtij sezoni nė GKA do tė kemi ekspozita tė tjera apo do tė jetė vetėm njė?
Duke qenė se GKA ka vuajtur nė mėnyrė sistematike nga mungesa e njė platforme tė saktė, se si duhet tė drejtohet, dhe tė gjithė flukset dhe financat ishin vėnė nė dispozicion tė katit parė, tė asaj pjese qė quhen ekspozita tė pėrkohshme, e kam thėnė dhe sėrish po e pėrsėris, qė GKA ekziston vetėm pėr koleksionin e veprave qė ka. I gjithė pėrqendrimi i saj do tė jetė nė linjat muzeale. Nuk ėshtė se do tė heqė dorė nga ekspozitat e pėrkohshme, por nuk do t’i kushtoj mė gjithė energjitė e saj kėtyre ekspozitave. Ato qė do tė hapen do tė jenė shumė kualitative, ekspozita qė i takojnė njė muzeu dhe do tė qėndrojnė shumė mė gjatė tė hapura, por do tė jenė bashkėpunime mė serioze. Sallat e ekspozimit do tė fillojnė tė reduktohen nė funksion tė muzeut. Janė tre salla ekspozimi, e madhja do tė qėndrojė, por dy tė voglat do t’i kalojnė linjave muzeale ekspozuese. Kėshtu axhenda do tė ekzistojė, por e gjithė galeria do ta ketė vėmendje e saj tek publiku, vizitori, pėr ta bėrė kėtė institucion shumė familjar, por dhe tė dashur pėr vizitorin qė tė vijnė tė kalojnė njė pasdite dhe tė njohin artin shqiptar, tė njohin periudhėn, ta bėjnė pjesė tė mendėsisė sė tyre edhe artin.
Ē’po bėhet me rikonstruksionin e GKA?
Rikonstruksioni i GKA ka filluar nė katin e tretė, ku pothuajse ėshtė nė mbarim, mė pas do tė vazhdojė nė katin e dytė. Kuptohet qė do tė ketė ndėrhyrje nė infrastrukturė, nė dysheme, tavan, nė sistemin e ndriēimit etj, pra do tė plotėsohen kushtet standarde qė kėrkon njė vepėr arti pėr t’u ekspozuar, megjithėse fondet nuk janė tė mjaftueshėm. Galeria nuk ka qenė dhe nuk ėshtė nė kėto parametra, pėrvese sallės poshtė, pjesa sipėr nuk ėshtė aspak nė kushtet qė kėrkon ekspozimi i njė vepre arti. Pasi gjithmonė nuk ėshtė marr nė konsideratė kjo pjesė dhe tė gjithė investimet kanė shkuar nė katin e parė, por kėsaj here duhet ndryshuar dhe duhet punuar me historinė e artit shqiptar, ėshtė njė pjesė e rėndėsishme qė njerėzit duhet ta dinė, por njėkohėsisht duhet qė ta stabilizojmė kėtė material. Qė ta ndėrtojmė kėtė periudhėn e artit shqiptar, ėshtė mirė qė ajo tė shihet dhe tė kuptohet periudha nė tė cilin ka kaluar, por dhe tė bėhet njė punė shkencore, e cila do tė na vlejė pėr ta stabilizuar kėtė koleksion tė GKA. Sot me bindje them se nė kėto kushte, qė ėshtė GKA ta vizitosh nuk kupton asgjė. Veprat nuk janė tė vendosura nė bazė tė njė vazhdimėsie dhe e gjitha ėshtė e servirur nė disa hapėsira ku nuk kupton asgjė. Mendoj se ka ardhur momenti, qė kėtij procesi tranzitiv qė ka zgjatur rreth 17 vjet, duhet tė fillojmė qė ta stabilizojmė.
Gjatė kėsaj kohe si drejtor i GKA, keni hasur vėshtirėsi nė drejtimin e saj?
Kjo periudhė mė ka shėrbyer pėr tė implementuar kėto ide, qė por mua janė shumė tė rėndėsishme. Pėr mua kjo ėshtė pjesa mė e rėndėsishme nė GKA, pėr ta kthyer kėtė vend nė atraktiv, familjar dhe tė dashur pėr njerėzit, pasi kjo duket si sfida mė e vėshtirė qė ka institucioni, por mendoj se veē vėshtirėsive financiare nuk kam asnjė lloj vėshtirėsie tjetėr, pėr tė implementuar idetė e mia.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare