Sa i duam lulet!
05.05.2008 21:09 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Sa i duam lulet!
Zambakė uji, trėndafila e mimoza. Nuk po flasim pėr ndonjė kopsht me lule, por pėr tė preferuarat e personazheve tė ekranit dhe modės. Nėse dikush do tė donte t’u dhuronte lule, ja se ē’duhet tė zgjedhė
A mund t’i thuash “jo” njė tufe me lule, aq mė pak kur tė dhurohet? Tė gjitha vajzat do tė ishin nė njė mendje: “Jo!”. Sigurisht qė ėshtė nga ato dhuratat qė tė bėjnė tė ndihesh e pėrkėdhelur. Ama kur tė dhurojnė pikėrisht lulet qė tė pėlqejnė mė shumė, ke arsye pėr t’u ndier nė qiellin e shtatė. Do donit tė dinit se ē’petale nuhasin disa nga personazhet e njohur tė ekranit? Revista “Jeta” i ka zbuluar.
Kur Enada stilon mimozat
Nuk pret gjatė Enada At’ Nikolla tė ndiejė se pranvera ka ardhur. Fillon ta shijojė qė nė ditėt e para tė shkurtit, kur shpėrthejnė mimozat. Ato lulet e vockla e delikate nė ngjyrė tė verdhė me aroma dehėse janė tė preferuarat e Enadės. E qė ndonjėherė i zgjon edhe ndjesi tė ėmbla. “Mė kujtohet dikur holli luksoz i njė hoteli nė Monte Karlo i mbushur me mimoza dhe mendova: tani janė nė vendin e vet. E teksa prisnim tė plotėsonim formularėt nė holl, kisha njė dėshirė aq tė madhe qė tė kėpusja njė degėz!”. Por po flasim pėr njė stiliste, qė me ngjyrat ka njė histori tė gjatė dashurie. E verdha ėshtė njė prej tyre, sepse i ngjan mimozave, qė, nėse nuk do tė kishin atė aromė qė kanė, ndoshta nuk do t’i pėlqenin dhe aq shumė.
Trėndafilat qė ka Shkodra
Dikur, kur ishte e vogėl, dilte nė mėngjes herėt nė oborrin e shtėpisė sė saj nė Shkodėr dhe i kėpuste ndėrsa ishin ende tė pėrlotur nga vesa e mėngjesit. Zgjidhte trėndafilat mė tė kuq, mė tė bukur dhe pastaj ua dhuronte mėsueseve. Tani Rosela Gjylbegu nuk ėshtė mė ajo vajza e vogėl. Me siguri e merr malli pėr trėndafilat e kuq tė kopshtit, tani qė shtėpia e saj nuk ėshtė mė nė Shkodėr. Ndoshta pėr kėtė arsye kanė ngelur tė preferuarit e saj. “Trėndafilat e kuq janė shumė tė bukur. Mė japin njė ndjesi tė veēantė, tė cilėn s’ka pak ditė qė e provova nga njė tufė e madhe qė mė dhuruan”. Kush ia ka dhuruar e ka ditur mirė ē’tė zgjedhė.
Mjafton tė jetė orkide
Nuk di tė ndajė se cilėn ngjyrė do tė preferonte mes tė gjitha nuancave: rozėn, tė bardhėn apo tė verdhėn. Pėr tė do tė ishte zgjedhje e vėshtirė. Sepse Anjeza Maja di tė thotė vetėm kaq: orkideja ėshtė lulja qė do ta zgjidhte mes qindra tė tjerave. “Mė pėlqen gjithēka tek ajo lule: emri, ngjyra, forma, aroma. Mė duket shumė e brishtė, shumė e kėndshme, gati e adhurueshme”. E nėse ndokush do kishte njė mesazh tė veēantė pėr t’i dhėnė Anjezės, ne ju japim njė kėshillė: thuajani me lule! Zgjidhni orkidetė!
Tė pikturuar nga Albana
Ndoshta teksa i hidhte mbi telajo i ėshtė ngulitur ndėr ndjesitė mė tė kėndshme. Ka ndodhur shpesh qė Albana Osmani, qė ka studiuar pėr pikturė, tė gjendet me penel nė dorė, duke pikturuar pikėrisht ca zambakė uji. E kur e pyet se cila ėshtė lulja e preferuar e atė ditė qė e pyet ėshtė njė ditė pranvere e dielli shkėlqen, para se tė tė pėrgjigjet, nė udhėtimin e mendjes ėshtė nisur buzė ndonjė liqeni, duke soditur gjatė sipėrfaqen ujore mbuluar nga zambakėt. “Janė aq tė bukur, melankolikė, shumė tė vėshtirė pėr t’u mbledhur e pėr t’u bėrė dhuratė. Nė njė ditė tė ngrohtė nuk do doja gjė tjetėr veēse tė isha e vetme, duke shijuar pamjen e zambakėve tė ujit. Mė bėn tė ndihem vėrtet mirė”. Kur e thotė njė piktore…!
Hygerta zgjedh jargavanėt
Janė gjėja qė i shijon mė shumė njė udhėtimi pranveror nė bregdetin e Dhėrmiut. Bukuria e jargavanėve, tė cilėt zvarriten nėpėr oborret e vilave verore e u japin hijeshi kopshteve. E nėse Hygerta Sako do kishte njė shtėpi tė vogėl me gardh tė bardhė e kopsht tė gjelbėr, do ta mbillte plot me jargavanė qė, kur tė lulėzonin, shtėpia e saj tė ishte mė e bukura. “I shijoj shumė kur ndodhem jashtė Tirane, nė Dhėrmi. Ato degėzat e mbushura plot me lule tė vockla mė krijojnė njė ndjesi vėrtet tė veēantė”. E pra, nėse do t’i duhej tė zgjidhte mes tė preferuarave tė saj: akacieve pėr aromė, trėndafilave pėr dhuratė e jargavanėve pėr bukuri, Hygerta zgjedh kėta tė fundit.
lajme.parajsa.com



































