Sajmir Ēili: Shteti i ka krijuar terren tė lirė piraterisė
07.05.2008 15:05 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Pirateria ėshtė njė fenomen i cili po e godet sot tregun muzikor shqiptar. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė situatė?
Unė do tė shprehesha pėr piraterinė jo vetėm si njė krijues me vepra tė muzikės sė lehtė po dhe nė muzikėn simfonike. Ky ėshtė njė problem shumė i madh pėr sa i pėrket tregut muzikor dhe do tė thosha qė ėshtė njė fenomen i mbrapshtė tek ne sepse shitet muzikė e huaj pa marrė asnjė lloj leje, asnjė lloj konfirmimi nga shtėpitė diskografike qė i disponojnė kėto jashtė vendit tonė. Pėr sa i pėrket muzikės shqiptare qė nė fillimet pas viteve 90 ndodhi njė fenomen shumė i ēuditshėm qė kėngėtarė jo tė muzikės sė lehtė, por ata popullore morėn kėngė nga shumė kėngėtarė dhe kompozitorė ballkanas dhe i shitėn si krijimtarinė e tyre. Kjo normalisht bėri qė nė treg tė hynte muzikė e huaj e pėrkthyer nė shqip dhe nuk dua tė pėrmend emra kėngėtarėsh ose shtėpi diskografike, por kjo gjė i bėri njė dėm shumė tė madh muzikės kombėtare popullore, sepse pas viteve 90 nuk pati mė krijime tė mirėfillta popullore pasi munguan kompozitorėt, disa nuk jetonin mė dhe disa munguan nga ky lloj tregu i pisėt qė u shfaq nė muzikėn shqiptare. Pėr kėtė situatė fajin kryesor dhe kėtė dua ta theksoj e kanė shtėpitė diskografike qė u munduan qė tė pasurohen mė kėta kėngėtarė dhe nuk panė fare se ēfarė fenomeni po ndodhte me muzikėn shqiptare dhe nga kjo pati njė rėnie tė muzikės sė lehtė shqiptare. Duke qenė njė popull nė Ballkan, duke dėgjuar njė kėngė tė bukur greke ose turke tė pėrkthyer normalisht qė popullit shqiptar do ti pėlqente ajo lloj muzike dhe do ta blinte. Por nė kėtė rast pati faj dhe shteti nė atė kohė sepse ishte njė shtet i ri demokrat dhe nuk mund ta gjykojmė nė ato vite sepse ēdo shtet i ri bėn gabimet e veta dhe janė bėrė gabime nė shumė fusha tė tjera dhe jo mė nė art qė nuk e kishte mendjen njeri. Kjo zyra e autorit qė ėshtė sot duhet tė ishte hapur qė nė vitet 91-92. Kėngėtarėt e muzikės sė lehtė e shikojnė shumė tė vėshtirė duke filluar qė nga unė, qė tė krijojnė muzikė dhe tė fillojnė qė tė shesin muzikė. Kohėt e fundit vė re qė disa nga muzikantėt e mirėfilltė tė muzikės shqiptare kanė filluar qė tė rrėshqasin duke futur nė kėngėt e tyre pak orient dhe kjo gjė bėhet vetėm pėr tu shitur CD dhe kjo ėshtė diēka komerciale. Unė do ti bėj thirrje dhe kėtyre kolegėve tė mi qė tė mos ta prishin muzikėn e tyre pėr tė fituar pesė lekė mė shumė sot. I bėj thirrje ZSHDA qė tė vendosi pikat mbi i nėse e quan veten njė zyrė shtetėrore dhe njė zyrė tė mirėfilltė pėr tė mbrojtur tė drejtat e autorit. Pėr piraterinė nė tregun muzikor mendoj se faji ėshtė i shtetit dhe i strukturave tė Ministrisė sė Kulturės. Shpresoj qė ministria tė vėri dorė akoma mė tepėr nė licencimin e shtėpive diskografike. Tė ketė veton dhe pa firmėn e Ministrisė sė Kulturės tė mos dalė asnjė CD muzikore nė treg sepse po prishet dhe po degradohet muzika kombėtare shqiptare.
-Si njė njeri artist aktiv nė muzikėn shqiptare cilat janė disa masa qė duhen ndėrmarrė qė ky fenomen tė mos jetė kaq i pėrhapur?
Zyra Shqiptare e tė Drejtave tė Autorit nė Ministrinė e Kulturės ka filluar qė tė marrė disa masa, por kėto janė vetėm masat fillestare dhe shpresoj qė vetė ZSHDA qė ndodhet pranė kėsaj ministrie duhet qė tė bėjė dhe njė bord artistėsh pėr tė licencuar ēdo CD qė del nė treg, pavarėsisht muzikės qė ndodhet nė atė CD. Me kėtė dua qė tė them se tani po dalin kėngėtarė nga hiēi qė mund tė jenė shofer autobusėsh ose duke punuar punėtorė krahu nė Greqi, nuk dua qė ti paragjykoj, por atė punė mund ta bėjnė shumė mirė. Ndėrkaq qė vetėm me teknologjinė e studiove tė inēizimit qė ka ardhur sot nė Shqipėri bėhen kėngėtarė dhe kur i dėgjon live zhgėnjehesh. Pra me kėtė dua tė them e ky bord drejtues tė liēensojė kėta kėngėtarė dhe kompozitorė pėr tregun e shitjes. Demokracia ka liritė e veta, por ne shqiptarėt e kemi kuptuar ndryshe. Demokracia me tė vėrtetė ėshtė liri veprimi dhe liri fjale, por dhe tregu dhe ēdo gjė tjetėr nė kėtė demokraci duhet qė tė jenė tė kontrolluara. Nuk duhet qė tė ketė mė qė di unė tė kėndoj dy llafe, njė kėngė greke dhe hajde se u bėra kėngėtarė.
-Meqė po flasim pėr kėngėt si e shpjegoni qė megjithėse pėr kėto kėngė ka shumė kritikė nga artistė tė ndryshėm dhe tė njohur, por ato akoma janė shumė tė pėlqyera pėr publikun?
Pėr mendimin tim si e thashė dhe pak mė lart duhet patjetėr njė bord drejtues qė tė liēensojė kėto albume dhe kėto vidioklipe qė dalin nė treg. Pėr mendimin tim fajin pėr kėtė fenomen e kanė shtėpitė diskografike qė mendojnė vetėm pėr tė futur lekėt nė xhep, po ashtu dhe televizionet qė kanė futur nė programet e tyre muzikė rome dhe i kanė publikuar aq sa mė vjen keq qė tė rinjtė shqiptarė dėgjojnė ose preferojnė kėngėtarė tė ardhur nga Maqedonia me atė muzikė tė pakuptimtė gjė e cila e dėmton muzikėn shqiptare dhe e ka dėmtuar. Sot tė rinjtė nėpėr pube mė vjen keq qė e them por ata dėgjojnė vetėm muzikė rome.
-Sipas jush sa respektohen sot tė drejtat e autorit nė Shqipėri?
Tė drejtat autorit sot nė vendin tonė unė mendoj se respektohen nga 10 deri 20 pėrqind.
-Si shikoni funksionin e ZSHDA sot nė tregun muzikor shqiptar?
Unė mendoj se kjo zyrė ka filluar qė tė funksionojė dhe po eci me kėto ritme them qė do ta bėjė punėn e saj deri nė 100 pėrqind.
-Shumė pak artistė reagojnė ndaj kėtij fenomeni. Si e shpjegoni kėtė?
Mendoj se kėta artistė, kėngėtarėt fitojnė ato lekė sot, por mė pas kam pėrshtypjen se do tė fillojnė dhe ata qė tė ngrenė zėrin.
-Rryma muzikore turbo-folk vazhdon qė tė jetė akoma me sukses nė tregun muzikor shqiptar. Cila janė pasojat e kėsaj rryme nė muzikėn shqiptare?
Mendoj qė kėngėt tona popullore janė aq tė bukura sa qė nė ēdo lloj mėnyre ti interpretosh ato janė aq tė bukura vetė. Nuk ėshtė merita e asnjė kompozitori dhe orkestruesi shqiptar qė thotė jo po e kemi bėrė tubo-folk dhe asnjė kėngėtari shqiptar qė thotė e kemi bėrė kėtė kėngė turbo-folk dhe shiko sa e bukur ėshtė, pasi ėshtė vetė muzika jonė e bukur nė ēdo lloj mėnyre ta konceptosh ajo ėshtė vetė bukur. Mund tė them qė disa orkestrues ose disa kėngėtarė kanė bėrė turbo-folk, por i kanė prishur kėngėt tona popullore. Mė vjen keq pėr kėtė lloj iniciative qė shteti shqiptar nuk e ka mbrojtur deri mė sot.
-Nėse do tė vazhdohet kėshtu cilat do tė jenė pasojat nė muzikėn shqiptare?
Njė popull shikohet dhe vlerėsohet nga kultura. Nėse vazhdon kjo gjendje me muzikėn shqiptare nuk do tė njihet mė Shqipėri, Maqedoni, Greqi apo Serbi, pasi do tė jetė thjesht vetėm muzikė ballkanike. Ne nuk do tė kemi mė identitet dhe ėshtė gjynah sepse jemi njė nga popujt mė tė lashtė tė botės.
-Nė fushėn e muzikės do tė kemi ndonjė projekt muzikor nga ju?
Unė nuk dua qė tė flas shumė pėr projektet e mia, por nė njė bashkėpunim me njė libretist italian kam dėshirė qė me ndihmėn e Institutit Italian tė Kulturės qė tė realizoj njė muzikal shqiptar. Kjo ėshtė e munguar tek ne dhe shpresoj qė ta realizoj brenda njė viti.
lajme.parajsa.com

































