Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Astrit Hafizi “Kėtu gjėrat janė mbrapsht”

Pėr trajnerin e njohur gjėrat nė futbollin shqiptar kanė zgjidhje, vetėm po tė fillojnė nga fillimi. Shteti duhet tė rishikojė Ligjin e Sportit, ndėrsa Privatėt duhet tė marrin pėrsipėr detyrėn...e mėkėmbjes sė sportit shqiptar. Sa pėr respektin ndaj njeriut tė sportit...atė mė mirė mos e flit fare me Hafizin »»


Sepse unė vlej

27.06.2008 18:02 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Duket si njė slogan kozmetik. Por pėr Olti Xhezon ėshtė njė filozofi jetėsore. Sepse ai di gjithmonė se ē’ėshtė i zoti tė bėjė. Si nė kohėn kur merrte pjesė nė konkurse bukurie, ashtu dhe kur pėrpiqej tė ndėrtonte njė karrierė juristi. Mund tė ndeshesh me paragjykime. Tė shihesh thjesht me syrin e njė bukuroshi dhe kaq. Por ja, Olti ia doli tė ketė njė karrierė prej vėrteti. Duke hequr dorė nga televizioni ama, tė cilit tani i kthehet thjesht pėr kėnaqėsi

Klaudeta Skėnderasi

Ishte veēse ēėshtje ditėsh. Sikur Olti tė mos ishte shfaqur nė skenėn e “Netėt e klipit shqiptar”, ne ekzaktėsisht ato ditė ishim duke qėndisur njė shkrim ku merreshim gjerė e gjatė me ca personazhe, qė prej kohėsh janė zhdukur pa lėnė nam e nishan. E ju me siguri qė jeni dakord me ne: Olti Xhezo deri para pak ditėsh ishte njė nga kėta. Nuk ishte shfaqur nė ndonjė spektakėl, nuk kishte dhėnė asnjė intervistė, nuk e kishim parė as nė ndonjė foto paparacėsh. Por pėr fat tė mirė, ne dhe Olti shpėtuam, nuk e botuam shkrimin dhe u gjendėm shpejt e shpejt nė zyrat e “Deliart Association”, ku na priste djali simpatik, qė pėr hir tė sė vėrtetės, ēfarėdo qė tė bėjė, edhe ministėr sikur tė zgjidhet njė ditė, do tė vazhdojė ende tė quhet Mister-i i parė shqiptar. E duke e parė si tė tillė, nuk e gjetėm aspak pa vend faktin qė para se tė pozonte pėr fotografin, kėrkoi si fillim tė vendoste njė shtresė make up-i, qė nė foto lėkura tė dilte sa mė kompakte.

Nuk janė zakone prej Mister-i kėto, qė ėshtė mėsuar tė pispilloset e lustroset. Jo, jo. S’ka tė bėjė fare me kėtė. Sepse Olti ėshtė nga ata qė mė mirė se kushdo e di se ē’do tė thotė tė kurosh imazhin. E pavarėsisht se nuk i ka pėlqyer kurrė qė tė tjerėt t’i shohin vetėm sytė e kaltėr e trupin e gjatė, e di mirė se sa rėndėsi ka tė kesh njė pamje tė kuruar. Qoftė edhe atėherė kur prej vitesh i veshur me kostum e i mbėrthyer me kravatė, mbyllur brenda njė zyre ministrie, ngjit e zbret po tė njėjtat shkallė, pėrshkon tė njėjtat korridore e nuk mban nėpėr duar skenare spektaklesh, por shkresa e dosje. Po ē’lidhje ka Olti me kėto? Ja qė ka!

Sepse, nėse shumėkush e mban mend si djalin e spektakleve, shumė tė tjerė janė mėsuar ta shohin ndryshe: si drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė nė Ministrinė e Drejtėsisė, para kėsaj si inspektor nė po tė njėjtėn Ministri dhe shef i zyrės juridike nė njė Njėsi Bashkiake. Shumėkush mund ta ketė parė si njė djalė konkursesh bukurie dhe kaq. Por ata qė e njohin mirė, e dinė se Olti Xhezo nuk ėshtė aspak Mister-i qė di tė buzėqeshė bukur, por Olti qė ka njė karrierė prej vėrteti, qė ndonjėherė mbase edhe mund tė shihet me dyshim, por ē’rėndėsi ka! Fundja, gojėt e liga le tė thonė ē’tė duan! Olti di tė thotė kėtė tjetrėn: “Vėrtet fillova tė shfaqem si prezantues spektaklesh, por synimin e kisha tjetėrkund”. Ja qė njė djalė qė mban njė titull Mister-i mund tė pėrmbysė shpejt e shpejt ca klishe qė thonė: “O i bukur, o i zgjuar. Rrugė tė mesme s’ka”. Nė fakt ka!

Para shtatė vjetėsh ishte Mister-i i parė dhe juristi i 300-tė, nė mos mė shumė, i vitit 2001. Vėrtet kishte mbaruar studimet pėr drejtėsi me mesatare tė lartė, por ē’rėndėsi kishte. Olti e dinte mė sė miri se njė karrierė avokati nuk ia servirte askush nė pjatė tė argjendtė. Ama njė karrierė televizive e kishte tė siguruar. Me njė llogari tė thjeshtė fitonte kjo e dyta dhe, siē pohon edhe vetė Olti: “Bota e televizionit ėshtė sfidė mė vete, por edhe njė biznes fitimprurės. Dhe nė atė kohė televizioni ishte mundėsia mė e mirė qė mė ofrohej”. Sigurisht qė ishte mundėsia mė e mirė! Ai ishte njė djalė i pashėm, i dalė nga njė konkurs bukurie, njė fytyrė e pranueshme pėr ekranin. Por, siē do ta tregonte koha vetėm pak mė vonė, ishte edhe njė djalė i zgjuar me kėmbė nė tokė, qė e dinte mirė se ē’bėnte. Ndaj edhe ai u shfaq nė televizion vėrtet, por nuk synoi kurrė tė bėnte atė qė nuk mundej. Pėr shembull, tė rrėmbente mikrofonin e tė kėndonte, tė driblonte me batutat apo tė kėrcente nė ēdo spektakėl. Qė nė fillim vendosi njė pakt me veten: nuk do tė synonte kurrė showman-in. Dhe nuk e bėri, as nuk kėrkoi tė jepte mė shumė nga sa mund tė jepte. Ama imazhin e shfrytėzoi, duke bėrė edhe modelin, ndonėse rrallė. “Modeling-un e kam parė si njė mundėsi pėr tė pėrfituar ekonomikisht, por nuk mė ka pėlqyer ta ushtroj si aktivitet. Ėshtė nga ato gjėra qė kurrė nuk tė japin mundėsinė pėr tė shfaqur vlera tė vėrteta. Kam marrė pjesė vetėm nė 2-3 sfilata nė Kosovė dhe Maqedoni dhe kam qenė pėr ca kohė imazhi i njė kompanie celulare”. Ndėrkohė qė nė ekran provoi tė drejtonte edhe spektakle bukurie, edhe Telebingon Kombėtare, edhe emisione pėr tė rinj. Ama nuk shfaqi ndonjė ambicie kushedi se ēfarė. S’kishte pėrse ta bėnte, pėrderisa nga ajo anė ishte i qetė, pėr sa kohė qė televizioni ngelej pėr tė veēse njė hobi dhe kaq. “Ndėrkaq, fillova qė paralelisht me televizionin tė ushtroja edhe profesionin tim tė juristit, qė ka qenė qė nė fillim synimi im kryesor e qė sigurisht do tė mbetet i tillė”.

Jurist?! E kush do ta shihte me sy tė mirė njė djalė qė, pėrveē diplomės, mban nė dorė edhe njė titull bukurie?! Ata qė thonė se nuk do ta paragjykonin, me siguri gėnjejnė! Kurse Olti nuk hamendėson nė kėtė pikė. Ai e ka provuar dhe e di mirė se ē’do tė thotė. “Nėse tenton tė jesh dikush, siē tentova unė televizionin, automatikisht zhvlerėsohesh nė kahun tjetėr dhe pėrballesh po gjithmonė me tė njėjtėn gjė: ky qė ka dalė nga televizioni le t’i ngelet televizionit. Punėn e zyrės ta bėjė dikush tjetėr. Jam paragjykuar dhe kjo ka ndodhur jo pak herė. Ndaj e pashė qė t’i bėja tė dyja paralelisht ishte e pamundur”.

Ishte momenti i duhur pėr tė thėnė “unė vlej” dhe ishte pikėrisht momenti kur televizioni nuk e pėrmbushte mė, sepse kishte ardhur koha t’i pėrkushtohej gjėrave parėsore. Ja pra, kjo ishte arsyeja qė Olti i mungoi ekranit jo pak, por gati katėr vjet rresht. Nuk u pa mė spektakleve, emisioneve, faqeve tė gazetave e revistave dhe u mbyll brenda zyrės sė Ministrisė sė Drejtėsisė, jo mė veshur me t-shirt e xhinse, por me kostum e kravatė. “E gjej veten komod nė zyrė. Mė shijon fakti i tė qenit jashtė fokusit, larg vėmendjes, i pėrkushtuar njėqind pėr qind ndaj profesionit tim, i cili m’i lė tė gjitha tė tjerat dytėsore. Tė qenit personazh i njohur shpesh tė bėhet barrierė, por, duke punuar fort, shkallėt profesionale mund tė ngjiten po aq shpejt sa i kam ngjitur unė, edhe pse vetėm 28 vjeē”.

Por do gėnjente nėse do thoshte se gjatė gjithė kėsaj kohe nuk i ka munguar ekrani. E megjithatė, arsyeja qė u rikthye nuk ka tė bėjė shumė me kėtė, sesa me faktin qė kėsaj radhe situatat janė pėrmbysur. Sepse ėshtė njėsoj si t’i rikthehesh njė hobi tė kahershėm, pasi i ke mbushur mendjen vetes dhe tė tjerėve se je i aftė tjetėrkund. Tani gjėrat janė kryekėput ndryshe. Tani mund tė bėjė televizion sa herė qė t’i teket e t’i rikthehet sa herė qė t’ia propozojnė (si kėsaj radhe, kur Petri Bozo i propozoi tė ishte drejtuesi i “Netėt e klipit shqiptar”), ndėrkohė qė ėshtė i sigurt se prioritetet janė tjetėrkund. Se tani karrierėn, qė aq shumė e synonte ndėrsa tė gjithė dyshonin dhe e quanin thjesht njė djalė konkursesh bukurie, e ka. Ka pėrmbysur edhe tė gjitha paragjykimet me tė cilat ėshtė ndeshur jo pak herė dhe ka arritur nė atė fazėn kur i kthehet ekranit pėr kėnaqėsi e nuk e sheh mė si mundėsinė e parė e tė vetme. Madje tani mund ta quajė edhe si kėnaqėsinė e fundit para se tė lėrė Shqipėrinė. Po, po, tė largohet. “Janė muajt e fundit kėto. Nė gusht do tė nisem pėr nė Angli. Aty mė pret njė master. Ėshtė njė kualifikim mė tepėr, qė do mė ndihmojė edhe mė shumė nė karrierėn time si jurist. Pas kėsaj, do tė synoj edhe mė shumė sesa posti qė kam aktualisht. Do tė qėndroj njė vit aty dhe pastaj do tė kthehem sėrish”. Po, kėshtu thonė tė gjithė: “Pastaj do kthehem sėrish”. Nė fakt Olti duket se ka shumė seriozisht kur e thotė kėtė. E ka ndarė mendjen qė tė qėndrojė vetėm njė vit, pastaj tė rikthehet me synime tė tjera, qė kanė tė bėjnė pėrherė e gjithmonė me profesionin e vetėm me profesionin. “Largimi nuk ka pėr tė qenė i lehtė, por njė vit nuk ėshtė shumė. Pėr sa kohė qė mbart njė qėllim, them se do kalojė shpejt”.  

Urojmė vėrtet tė kalojė shpejt dhe gjatė kėsaj kohe, derisa ai tė kthehet, nuk do bėjmė mė shkrime pėr tė pyetur: “Po ky Olti, nga u zhduk?!”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare