Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Serioz? Po, faleminderit

11.08.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Jemi mėsuar ta shohim veēse kėshtu: tė mbėrthyer deri nė fyt, me kėmishė tė kollarisur dhe kostum. Sigurisht, pėrderisa deri mė sot asnjė spiker s’ka guxuar tė lexojė lajmet veshur me xhinse dhe t-shirt. Vetėm se pėr Drini Zeqon veshja e kostumit pesė minuta para fillimit tė edicionit tė lajmeve ėshtė kthyer nė njė ritual, qė zėvendėson vetėm pėr 30 minuta veshjen e tij tė pėrhershme: atlete, xhinse dhe t-shirt, rrallė ndonjė kėmishė sportive, si kjo qė kishte veshur pėr setin e fotografive. Sepse nė tė vėrtetė ai ėshtė tip sportiv. Qetėsohuni! Kjo vetėm pėrsa i pėrket veshjes. Sepse gjithė tė tjerat mund tė etiketohen thjesht dhe vetėm me njė emėrues tė pėrbashkėt: serioz.

Klaudeta Skėnderasi  

Nėse e kujtoni si djalin trendy qė drejtonte nė Top Channel emisionin pėr tė rinj “Top Select”, kjo ka qenė thjesht kohė e shkuar. Propozimit pėr t’u ulur nė studion e lajmeve pėr hir tė zėrit tė tij brilant, Drini do t’i dorėzohej pa kushte e, bashkė me tė, edhe studimeve pėr gazetari, duke lėnė pas krahėve tė mesmen pėr Ekonomi dhe dy vjet studime nė Gjermani pėr tė njėjtėn degė. “Ndėrkohė, bota e televizionit dhe e lajmeve mė kishte pėrfshirė. S’mund tė bėja tjetėr, veēse tė ndiqja instinktin tim”.

Dhe filloi kėshtu njė profesion, i cili sa hap e mbyll sytė do ta bėnte edhe tė njohur. Sepse qė prej pesė vjetėsh ka qenė spiker lajmesh nė Top Channel, pastaj nė Alsat dhe sė fundmi nė TV Klan. Por kjo pėr Drinin nuk shkon mė tutje sesa njė kėnaqėsi qė e shijon thjesht, pa marrė pėr kot. Sigurisht qė ai nuk mund tė bėjė si spikeret e lajmeve tė flasin me duar e me kėmbė. Ka preferuar figurėn e njė spikeri serioz, qė pavarėsisht se shfaqet ēdo ditė nė ekran, tė dalė nga vetja nuk i ėshtė dukur kurrė diēka qė mund tė bėhet. Edhe njė herė qė iu dha mundėsia para tre vjetėsh pėr tė prezantuar festivalin e TVSH-sė me Soni Malajn, Drini preferoi tė ishte po i njėjti, pavarėsisht se kjo mund tė shėrbente si shtrati pėr t’u hedhur me tė dyja kėmbėt nė spektakėl, siē shumė tė tjerė kanė bėrė. “Unė jam kėshtu. Natyrė e qetė. E shijoj ēdo gjė tjetėr qė mė ofrohet, siē ishte edhe festivali, por pastaj kthehem sėrish tek vendi im nė studion e lajmeve”. Ka tė tjera momente pėr tė treguar se vlen. Pėr shembull, gjatė kronikave si gazetar i politikės apo gjatė lidhjeve direkte, teksa pasqyron njė ngjarje. Sa pėr ato herėt kur gazetat e thashethemeve e kanė lakuar pėr ndonjė lidhje me ndonjė vajzė, Drini nuk tregohet shumė entuziast. “Gazetat rozė as i stimuloj e as i evitoj”. S’mund tė bėjė ndryshe. E ka ndėrtuar tashmė figurėn e tij televizive. Por jo rastėsisht. Duke e pėrputhur me natyrėn e tij tė qetė dhe serioze. Si kėtu nė foto.

15 gjėra qė nuk i keni ditur pėr Drinin  

Shtėpia 

I duhet tė gjendet shpesh aty ku lajmi ndodh. Nė mes tė zhurmės. Edhe nė mes tė kaosit ndonjėherė, siē ishte pėr shembull tragjedia e Gėrdecit, tė cilėn Drini e ka mbuluar drejtpėrsėdrejti. E pas njė dite tė tillė, sigurisht qė edhe pėr tė ndjesia vlen po njėsoj: shtėpi e ėmbla shtėpi. “Mundohem tė lexoj kur jam nė shtėpi. Ndėrsa gjithnjė e mė shumė i largohem televizorit”. S’ka ndonjė gjė tė ēuditshme kėtu. Orė tė tėra tė kaluara nė studiot e TV Klan-it; kthimi nė shtėpi ia bėn llogaritė qetėsisht: brenda katėr mureve, sa mė larg ekranit.

Prindėrit

Tė ishte pėr tė dy prindėrit e tij, Drini mė siguri tani do ishte bėrė ekonomist. Madje, ē’ėshtė e vėrteta, shijeve tė tyre nė fillim nuk u bėri naze asnjė ēikė. Mbaroi tė mesmen pėr Ekonomi dhe dy vjet shkollė tė lartė nė Gjermani, po pėr Ekonomi. Pastaj... pastaj nuk i shpėtoi dot tundimit pėr t’u bėrė gazetar. Ishte mė e fortė se ai. Dhe mami me babin nuk kishin si t’ia prishnin qejfin. E ē’mund tė bėnin ndryshe? Drini e kishte ndarė mendjen.

Dashuria

I bie njė ēikė rrotull bisedės kur vjen puna nė kėtė pikė. Citon ndonjė frazė tė tipit: “Mė pėlqen tė jem i dashuruar edhe me gjėrat e vogla. Dashuria ose ėshtė, ose nuk ėshtė, nuk mund ta kėrkosh e mė tej ta gjesh. Por nė mendimin tim, tė jesh i dashuruar ėshtė bukur. Lum kush di tė dashurojė!”. Po pastaj s’ka nga t’ia mbajė kur e sheh se teoritė nuk i zėnė vend. OK. Po jua themi edhe ju. Drini pėr momentin nuk ėshtė asnjė ēikė i lidhur. Ėshtė nė ato momentet, si i thonė: po shijoj vetminė. Mos e lini ta shijojė gjatė...

Albana Osmani

Thashetheme janė thėnė shumė pėr njė lidhje mes Drinit dhe Albana Osmanit. Tė vėrtetėn e dinė vetė ata tė dy. Por meqė kur kemi pyetur Albanėn na ka thėnė se me Drinin ka qenė njė marrėdhėnie simpatie, qė nuk arriti tė finalizohej me njė lidhje dashurie, tani i takon Drinit tė thotė edhe ai fjalėn e tij. “Kemi ndarė emocione reciproke... Nuk mė pėlqen qė tė vė emra pėr kohėn qė kaloj. Por nė total do ta pėrkufizoja si njė kohė tė mirė, nga e cila ruaj kujtime tė mira. Nuk ka pasur konturet e njė lidhjeje tė mirėfilltė, por ka qenė plot ndjesi tė mira”. Epo ja, kaq ishte! Se na kishte ngelur merak...

Ekrani

Ata tė dy janė mėsuar prej kohėsh me njėri-tjetrin. Por mos mendoni se pa tė nuk bėn dot, madje tė ardhmen nuk e sheh aspak tė lidhur ngushtėsisht me tė. “Dua tė them qė egoja ime profesionale do mbijetonte shumė mirė edhe pa ekranin. Mua mė pėlqen tė shkruaj dhe mė pėlqen tė ndodhem edhe nė vizėn ndarėse mes terrenit dhe ekranit. Por pėr sa kohė qė kam, mendoj ta shijoj deri nė fund. Ekrani ėshtė tejet selektiv, i ashpėr, nuk tė fal shumė. Mendoj qė pjesė e ekranit mund tė lindėsh, nuk mendoj se bėhesh. Po kjo ėshtė dashuri mė vete”.

Sporti

Njė fizik i gjatė si i tiji, 1.93 cm, sigurisht qė duhet t’ia dijė pėr faleminderit gjeneve tė trashėguara dhe jo ndonjė aktiviteti sportiv tė pėrhershėm. Po kjo s’do tė thotė se Drini ka bėrė llafe me sportin. Mundohet tė shkojė ēdo ditė nė palestėr. Ngre pesha, bėn vrap, shfrytėzon edhe rastin pėr tė krijuar miqėsi tė reja. Se ka shumė njerėz aty nė palestėr! Kurse tani qė ėshtė verė, problemin e tė qenit nė lėvizje e ka tė zgjidhur: bėn not. “Mė pėlqen shumė tė notoj dhe tė rri nė ujė po aq shumė sa kur isha i vogėl”.

Facebook

Eh... ėshtė infektuar edhe Drini nga i famshmi facebook, argėtimi virtual mė i modės pėr momentin. “Ėshtė pjesė e kohės sė lirė, kur nuk kam ē’tė bėj. Pėrfitoj tė merrem me ata miq qė gjatė ditės nuk i takoj dot dhe interneti m’i sjell pranė”. Doni ta bėni Drinin shok? E thjeshtė. www.facebook.com. Fjalėkalimi? Drini Zeqo. Shpresojmė qė t’ju bėjė “add”!

Fotografia

Nė setin fotografik qė realizuam me Drinin, e pati njė ēikė tė vėshtirė tė pėrshtatej me aparatin. Tė pozonte, tė rrinte pa lėvizur, tė qeshte. Nė fakt nuk ėshtė se qeshi ndonjėherė. Epo, nuk dilte dot nga vetja pėr hir tė disa fotove. Por kjo nuk do tė thotė qė Drinit nuk i pėlqen tė fotografohet. “Mė pėlqen fotografia, mė pėlqen edhe tė fotografoj, edhe tė fotografohem. Mė pėlqejnė shumė fotot e rastėsishme, ato qė mbartin ēastin, ato qė shprehin pėrtej pamjes sė bukur dhe ngjyrave tė qarta”.

Veshja

Nėse i duhet tė dalė pėr shopping, idetė i ka tė qarta. Veshje gjithmonė sportive. Markat: Diesel, Energy, Guru. Duke i besuar gjithmonė shijes sė tij dhe pa marrė parasysh kėshillėn e askujt. “Mundohem t’i kushtoj vėmendjen maksimale veshjes, ndonėse shpeshherė tentoj tė dėgjoj tė rehatshmen sesa eleganten. Jam tejet sportiv, ndaj nuk i ndėrroj me asgjė atletet, xhinset dhe bluzat”. Kostumi? Pjesė e punės. S’ka ē’t’i bėjė! Duhet ta veshė medoemos!

Fama

Sigurisht qė ėshtė i famshėm. Del ēdo ditė nė ekran. Ka miq tė njohur. I kėrkojnė intervista. Kur kalon nė rrugė, tė gjithė e njohin. Epo fama kjo ėshtė! Dhe Drini nuk ėshtė se nuk e ka shijuar, madje i ka ardhur shumė vite mė parė. “Fama mė shoqėroi gjatė kohės qė studioja, sepse puna nė TV ka nisur qė para 6 viteve mė parė ose dhe mė shumė. Fama ėshtė e bukur. Ėshtė ndjellėse. Tė jesh me kėmbė nė tokė ėshtė e rėndėsishme. Por tė jesh i njohur ngado dhe tė dėgjosh fjalė tė mira ėshtė gjithmonė bukur”.

Librat

S’ka nga t’ia mbajė. Aktualitetit nuk mund t’i shpėtojė dot. Sidomos atij. Ndaj nė duar ka sė fundmi, si shumė tė tjerė, librin e Ben Blushit, “Tė jetosh nė ishull”. Dhe ky sigurisht qė nuk ėshtė ndėr librat e vetėm qė ka mbi komodinė. “Librat janė gjithmonė aty. Sa herė qė kam pak kohė. Sa herė qė ndihem bosh. Mė pėlqen tė lexoj, ndonėse me keqardhje pranoj se nė fund tė ditės, nga lodhja, mė zė gjumi me shumė pak faqe tė shfletuara”.

Paraja

I ka parė me shumė kujdes ofertat qė i janė ofruar. Ka pranuar madje edhe tė lėvizė nga njė ekran, kur vlerėsimi monetar ka qenė mė i mirė, tek njė tjetėr. Sigurisht, parėsor ka qenė gjithmonė imazhi i tij dhe kushtet e punės, por Drini ėshtė nga ata qė parasė i jep atė qė meriton. “Ta bėn ēdo gjė mė tė lehtė, por ėshtė shumė e rėndėsishme tė dish vlerėn e vėrtetė tė parasė. Tė jesh mėsuar tė fitosh duke punuar, tė jesh mėsuar duke punuar, qoftė edhe me pak tė ardhura. Pastaj, pa para s’ka qejf!”.

Jeta e natės

Ėshtė 26 vjeē. Sigurisht qė bėhet pjesė e turmės, e argėtimit tė orėve tė natės. Ama edhe kėtu ekrani i ka futur pak hundėt. Nuk mund tė japė lajmet me sytė e skuqur nga pagjumėsia. Ndaj, kjo punė i ngelet vetėm fundjavės. “Ėshtė njė rast shumė i mirė pėr tė takuar ata miq qė dita nuk tė lė t’i kesh afėr. Ėshtė koha kur mund tė pish edhe ndonjė gotė mė shumė, duke mos u trembur se tė nesėrmen do zgjohesh herėt. Kjo ėshtė arsyeja qė jeta e natės prej disa vitesh mė ėshtė reduktuar vetėm nė fundjavė”.

Deti

Nė ditė tė nxehta si kėto, njė pyetjeje tė tillė, edhe po tė duash, nuk i shpėton dot. Edhe Drini nuk ngurron tė ta kthejė pėrgjigjen me njė frymė: “Ėshtė dashuri mė vete edhe deti. Kam njė lidhje tė ngushtė me tė. Hapėsira dhe madhėshtia e tij mė sjellin qetėsi dhe qartėsi nė mendime. Mė pėlqen plazhi, mė pėlqen tė udhėtoj me njė barkė me vela”. Ndoshta do t’i bėjė tė gjitha kėto nėse pushimet e kėsaj vere do t’i shijojė nė Greqi. Tė paktėn kėshtu e ka bėrė nė plan. 

Seksi

As qė e merr mundimin tė japė shpjegime e teori. Apo tė tė rrėfejė ndonjė detaj tė nxehtė apo eksperiencė tė paharrueshme. Me seksin, Drini i ndan punėt me thikė tė mprehtė. Dhe mjaftohet vetėm me njė: “Ėshtė i papėrshkrueshėm!”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare