Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Shpresa Beka: Leonora, pėrjetim i njė dashurie tragjike

29.04.2008 15:02 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Prej vitesh punon pranė Teatrit tė Operės, i shton karrierės sė saj tė suksesshme edhe njė tjetėr rol qė qėndron mjaft lart nė hierarkinė e roleve, Loeonora nė operėn “Trovatore”. Shpresa Beka ėshtė soprano nė TKOB ku edhe ka luajtur disa role tė bukura dhe mjaft tė rėndėsishme pėr botėn e operės, qė janė jo vetėm role tė suksesshme, por qė falė talentit dhe punės sė saj, janė pėrcjellė para publikut mė sė miri me tė gjithė forcėn, bukurinė dhe madhėshtinė qė mund tė jenė shfaqur kudo nė botė.Rolet e saj mė tė spikatura janė roli i Konteshės tek “Dasma e Figaros”, roli i Fiordilixhit tek “Cosi fan tute”, roli i Dona Elvira tek “Don Xhovani”, rolin e Adalxhinės tek opera “Norma”, Mikaela tek “Karmen”, Flora tek “Traviata” dhe roli mė i dashur pėr tė ėshtė roli i Leonorės. Ajo ėshtė njė soprano qė shfaq nė skenė jo vetėm talentin e saj si soprano, por shfaq stil, prezencė, paraqitje dhe hijeshi, dhe kėto janė disa nga cilėsitė qė ka kjo soprano. Ėshtė fituese e ēmimit tė tretė tek festivali i parė “Marie Kraja” qė nė atė kohė ishte njė aktivitet goxha i rėndėsishėm dhe nė atė kohė ajo ishte vetėm njė studente, gjithashtu ka fituar ēmimin e parė nė konkursin “Zėrat e Rinj Lirik”. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” sopranoja shprehet se ka njė profesion tė vėshtirė qė kėrkon sakrifica. Por falė punės sė saj ajo ka arritur qė tė prekė suksesin nė skenėn operistike.

-Opera “Trovatore” u prezantua suksesshėm nė skenė operistike shqiptare. Si njė nga protagonistet kryesore tė saj si ndiheni nga ky fakt?
Me thėnė tė drejtėn ndihem vėrtetė shumė e emocionuar pėr arsye sepse publiku mė priti shumė mirė. Unė e kisha rol premierė Leonorėn, pra nuk e kisha kėnduar mė parė dhe e kėndoja pėr herė tė parė, prandaj dhe ndihem e emocionuar sepse e arrita suksesin qė doja.

-Keni interpretuar pėrkrah tenorit Agim Hushi qė kėtė rol dhe ai e kishte premierė nė skenėn shqiptare. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė bashkėpunim?
Jam ndier vėrtetė shumė mirė, pasi Agim Hushi ėshtė njė tenor qė ka njė zė botėror, ka njė zė shumė tė bukur. Jam ndjerė shumė mirė gjatė interpretimit me tė dhe plus qė ishte dhe hera e parė qė po kėndoja me Agimin. Por unė jam ndjerė shumė mirė dhe me kolegėt e tjerė si p.sh mė baritonin Ylber Gjini, mexosopranon Manjola Konjari. Kėta janė kėngėtarė qė kanė eksperiencė dhe mė kanė dhėnė njėkohėsisht shumė siguri dhe kėnaqėsi.

-Njė rol i vėshtirė, por qė u prezantua suksesshėm nė skenė shqiptare. Sa punoi Shpresa Beka pėr rolin e Leonorės qė tė arrinte kėtė sukses gjė e cila u vėrtetua nga duartrokitjet publikut?
Unė kam punuar shumė dhe prandaj suksesi erdhi pasi sakrifikova shumė pėr kėtė rol. Pėr dy javė rresht ne kemi bėrė prova intensive dhe kemi punuar paradite dhe pasdite dhe ēdo gjė u realizua pėr njė kohė rekord. Puna ka filluar mė herėt qė unė e pėrgatita rolin, gjithashtu unė tregova rolin nė njė audicion pėrpara njė komisioni. Fitova nė audicion dhe mu dha e drejta qė krahas sopranove tė tjera tė interpretoja dhe unė kėtė rol. Gjithashtu do tė bėja njė falėnderim pėr regjisorin Nikolin Gurakuqi sepse duke e pasur rol premierė qė nuk kisha interpretuar asnjėherė mė ka ndihmuar shumė. Madje ka pasur raste qė kam punuar dhe pas provave qė tė isha sa mė mirė, tė kisha njė plastikė sa mė tė mirė dhe tė bėhesha njėsh me personazhin. Do tė doja ta falėnderoja pėr punėn qė ka bėrė me mua.

-Ju u shprehėt se njė falėnderim pėr suksesin tuja i takon dhe regjisorit. Por a keni pasur bashkėpunime tė tjera nė vepra tė tjera operistike?
Nikolin Gurakuqi ka qenė regjisor i veprės operistike “Cosi fan tute”. Rolin tim tė parė e kam nė kėtė vepėr qė ishte roli Fiordilixhit dhe ishte njė rol shumė i vėshtirė, pasi duhet tė jesh pėr tre orė nė skenė. Pėrveēse ėshtė regjisori dhe profesori im, ka qenė dhe njeriu i cili mė ka ngjitur pėr herė tė parė nė skenė. Roli im i parė dhe goxha i vėshtirė ka qenė nė bashkėpunim me regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe unė nuk do ta harroj asnjėherė punėn qė kemi bėrė pėr ta realizuar kėtė rol.

-Na rrėfeni diēka rreth rolit tė Leonorės qė ju solli njė sukses nė skenė operistike shqiptare?
Leonora ėshtė njė personazh, njė damė pallati e cila ėshtė kandidate pėr tu bėrė mbretėreshė. Leonorėn e dashuron Konti di Luna, por ajo nė njė nga shfaqjet qė bėheshin nė atė kohė shikon trubatorin tė cilin nuk ia dinte sa emrin. Ajo bie nė dashuri me tė dhe donte tė martohej. Ndėrkohė qė Konti di Luna bėhet shumė xheloz dhe nė aktin e parė tė veprės ajo ėshtė njė femėr shumė e gėzuar. Me arien e saj tė parė ajo i tregon personazhit tjetėr Inesit dashurinė qė ka pėr trubatorin, por ajo merr qortime prej saj. Por ajo ėshtė shumė e dashuruara dhe e gėzuar, dhe kėshtu rrjedh ngjarja nė aktin e dytė ku ajo pret qė tė martohet. Pastaj nė aktin e tretė duke e parė tė pamundur dashurinė e saj sepse konti e fton nė duel Manrikon. Nga frika se mos vritet Manriko, Leonora vendos pėr tu futur nė Manastir. Mirėpo vijnė njėkohėsisht dhe Manriko dhe Konti di Luna pėr ta shpėtuar Leonorėn. Ndėrkohė qė atė e rrėmben Manriko dhe Leonora duke e parė tė pamundur dashurinė e saj sepse e dinte qė Konti di Luna ishte bėrė shumė xheloz vendos tė shkojė tek konti dhe ti thotė se do tė bėhet gruaja e tij. Ndėrkohė qė konti e kishte kapur rob Manrikon dhe nėnėn e tij dhe i kishte mbyllur nė njė burg dhe atėherė Leonora i thotė qė duhet ta shpėtonte Manrikon. Nė fakt ajo e gėnjen dhe nuk i thotė tė vėrtetėn sepse ajo kishte njė helm nė unazėn e saj dhe kur i premton kontit se do tė bėhej gruaja e tij ajo pi helmin. Konti i thotė qė do ta liroj Manrikon, por edhe ai gėnjen dhe kur shkon Leonora pėr ta shpėtuar Manrikon nė burg atje helmi fillon dhe vepron. Ajo vdes nė duart e Manrikos. Vjen konti dhe Manrikos i pritet koka. Azuēena vdes me kokėn e Manrikos nė duar ndėrsa konti vetėvritet sepse Manrikoja ishte vėllai i tij dhe nė fund “Trovatore” mbyllet me katėr personazhe tė vdekur.

-Pse u prit kaq mirė nga publiku kjo vepėr operistike?
Xhuzepe Verdi ėshtė njė kompozitor nga mė tė mėdhenjtė dhe pa diskutim qė kėto vepra operistike e kanė suksesin me vete. Kėto janė vepra madhore dhe interpretėt, kėngėtarėt kur janė tė mirė dhe ato kanė pjesėn e tyre tė suksesit, gjithashtu dhe regjisori jonė i talentuar Nikolin Gurakuqi me regjinė e tij pati njė rėndėsi tė veēantė. Po ashtu skenografia e Genc Shkodranit ishte e mrekullueshme, pra ka qenė njė vepėr e kompletuar nė tė gjitha drejtimet. Pėrshtypja e tė gjithėve, artistėve dhe publiku qė e ka parė ėshtė ndjerė aq mirė sa i ėshtė dukur sikur ishte njė produksion jashtė vendit. Kostumet ishin tė dhuruar nga teatri italian “La Scala”, pra ēdo element ishte plotėsues nė vepėr dhe padiskutim qė do tė sillte suksesin e saj.

-Sa vite keni qė punoni nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit dhe cila ka qenė periudha mė e suksesshme dhe mė e vėshtirė gjatė karrierės suaj?
Unė u bėra nėntė vjet qė po kėndoj nė TKOB. Kur e kam filluar punėn, me thėnė tė drejtėn kam pasur njė fillim shumė tė mbarė. Por kėtė do tė thosha se qė nė bankat e shkollės arrita tė realizoj nė skenėn e TKOB dy role tė miat goxha tė rėndėsishėm. Kėto role mua mė dhanė shtysėn pėr tė vazhduar njė karrierė tė mirė. Por dhe vetė kam guxuar qė atė qė i kam vėnė qėllim vetes pėr tė interpretuar role tė vėshtira ose tė para siē i themi ne kam guxuar qė ti interpretoj me ambicie. E kujtoj si periudhėn time mė tė bukur siē thotė dhe populli: njė fillim i mbarė gjysma e punės. Por pėrveē kėtyre dy roleve unė kam fituar dhe ēmime: fituese e ēmimit tė tretė tek festivali i parė “Marie Kraja” qė nė atė kohė ishte njė aktivitet goxha i rėndėsishėm dhe nė atė kohė unė isha vetėm njė studente, gjithashtu kam fituar ēmimin parė nė konkursin “Zėrat e Rinj Lirik”. Mė pas me audicion unė hyra pėr soliste nė TKOB dhe e fitova vendin e punės. Kam interpretuar rolin e konteshės dhe kėshtu vijuan me radhė. Por kam pasur dhe disa momente tė vėshtira nė kohėn kur linda djalin, por tani unė kam hyrė nė njė stad tjetėr duke pasur tėrė kėto vite nė TKOB qė nuk janė pak. Nė kėtė institucion fiton goxha eksperiencė dhe pjekuri artistike, por tani kam hyrė nė stad tjetėr tė karrierės sime. Jam plotėsuar goxha teknikisht sepse dhe zėri si kur je nė moshėn 20 -vjeē nuk ėshtė si kur je 30 vjeē, pasi ai piqet. Kam bėrė njė master nė Itali nė Romė qė mė ka ndihmuar shumė. Mendoj se formimi im si artiste ka ardhur nė rritje.

-Keni pasur frikė se mos ndonjėherė ju tradhtonte zėri gjatė njė vepre operistike?
Pa diskutim qė kam pasur frikė dhe kjo ėshtė normale sepse janė shumė elementė qė tė bėjnė tė kesh frikė, pasi dhe njė grip po tė zuri njeriu nuk e ka veten mė nė dorė. Kėto janė gjėra normale nė profesion tonė, por unė me thėnė tė drejtėn aty ku kam guxuar dhe kam interpretuar kam lėnė shije tė mirė. Asnjėherė nuk kam marrė pėrsipėr gjėra qė nuk kam mundur dot ti realizoj. E kam si parim qė pėr rolet qė unė guxoj tė marr mendohem mirė. I punoj ato qė tė marr gjithmonė njė notė tė mirė nga spektatori. Nuk dua asnjėherė qė tė kem minuse, nuk mė pėlqen kjo gjė.

-Cili ka qenė roli mė i vėshtirė nė karrierėn tuaja artistike?
Pa diskutim qė ka qenė roli i Leonorės tek opera “Trovatore”. Si dhe e thashė pak mė lart Verdi ėshtė njė autor ku tė kėndosh veprat e tij kėrkon njė pjekuri dhe duhet ti kesh tė gjitha problemet teknike tė ezauruar sepse janė role madhore.

-Nė ēfarė veprash tė tjera mund t’ju shohim sėrish nė skenė?
Viti 2008 ėshtė shpallur “Viti i Puēinit” dhe besoj se TKOB ka disa projekte pėr vėnien nė skenė tė disa veprave dhe unė kam shumė dėshirė qė tė realizoj nė opera rolin e “Toskės”. Unė kam kėnduar aktin e parė nė koncertin qė u bė pėr Puēinin dhe kam dėshirė qė ta kėndoj tė tėrė si rol. Mendoj qė sapo tė rivihet “Toska” unė patjetėr qė do tė jem konkurrente. Kam dėshirė qė ta shikoj veten me kėtė rol nė skenė.

-Cili ka qenė roli qė keni pasur dėshirė ta interpretoni po nuk keni mundur?
Do tė doja shumė sikur tė rivihej “Ballo me maska” qė ta realizoja tė tėrin rolin e Amelias. Unė e kam peng sepse e kisha rol tė pėrgatitur deri nė detaje dhe do tė doja ta realizoja nė skenė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare