Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Silva Gunbardhi: Nuk ka fuqi nė botė qė tė mė shkėpusė nga kėnga e jugut

03.08.2008 12:05 Intervista - Burimi: SOT Intervista

ImageĖshtė njė prej kėngėtarėve mė tė talentuara, e cila nė repertorin e saj ka vetėm kėngėn e jugut. Pjesėmarrėse nė disa evenimente muzikore kėngėtarja Silva Gunbardhi sapo ka hedhur nė treg albumin e saj mė tė fundit titulluar “Mė do s’mė do”, njė album ku kėngėtarja vjen ndryshme me kėngėn e saj, qė ne jemi mėsuar ta dėgjojmė. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” kėngėtarja rrėfen pėr realizmin e kėtij albumi. E ndėrsa flet shumė pak pėr jetėn private, pėr karrierėn muzikore ajo tregon gjatė kėsaj interviste tė gjithė projektet qė ka realizuar deri tani. Thotė se i pėlqen shumė kėnga e jugut dhe asgjė nė botė nuk do ta ndante nga ajo.Pėr Silvėn, kėto kėngė kanė vlera tė padiskutueshme nė traditėn shqiptare. Gjatė kėsaj kohe ajo ka kėnduar shumė kėngė tė tilla si “Lule moj bardhule”, e cila u prezantua suksesshėm nė Maratonėn e Kėngės Popullore, por aq tė njohura janė dhe kėngėt “Plaku plaka”, “Dy kunatat”, “Nėnė e bijė” “O sa u deshėm”, e cila sapo ka dalė nė tregun muzikor etj. Nė karrierėn muzikore tė kėngėtares sė re Silva Gunbardhi ekzistojnė dhe kėngė tė muzikės sė lehtė. Nė njė prej festivaleve tė kėngės nė RTSH ajo u paraqit sėbashku me njė duet me kėngėtarin e njohur Kozma Dushi, e cila u vlerėsua shumė nė atė kohė. Pasi u kurorėzua me ēmimin e dytė nė Maratonėn e Kėngės Popullore me kėngėn “Lule moj bardhule”, kėngėtarja qė interpreton kėngėn e jugut u shpreh: “Ai ishte njė festival shumė i gjatė, ku kishte kėngėtarė tė njohur tė muzikės popullore dhe unė nuk kisha eksperiencė nė muzikėn popullore, por thjesht njihesha si njė kėngėtare e muzikės sė lehtė. Nuk e di ndoshta mė ndihmoi zoti nė kėtė festival megjithėse kėnga ishte njė kėngė e mrekullueshme polifonike e jugut “Lule moj bardhule”. Tashmė talenti i saj nė kėngėn e jugut ėshtė i njohur, por dhe dėshira qė ka kėngėtarja pėr t’i kėnduar kėto kėngė bėn qė ajo tė mos ndahet kurrė nga perlat popullore tė jugut.

-Ndėr kėngėt mė tė preferuara tė jugut, nė tregun muzikor shqiptar ėshtė dhe kėnga “O sa u deshėm”. Si e realizuat kėngėn?
Unė ndjehem shumė e kėnaqur dhe e gėzuar, sepse nė fund tė fundit, tė gjithė kėngėtarėt kėtė qėllim kanė, qė tė pėlqehen dhe tė kėrkohen nga njerėzit. Kėnga u realizua shumė natyrshėm, erdhi shumė thjeshtė. Unė e kisha nė njė CD, dhe ajo ėshtė njė kėngė e vjetėr polifonike. I bėra njė refren dhe kėshtu u realizua kėnga “O sa u deshėm”, e cila po shfaqet kėto kohė dhe nė ekranin televiziv.

-Pse ju pėlqen kėnga e jugut?
Mė pėlqen sepse ėshtė muzikė qė krijon ndjesi tė kėndshme, ėshtė ajo qė na bėn tė kėrcejmė, qė na shoqėron nė tė gjitha gėzimet familjare apo aktivitete tė ndryshme. Mendoj se ėshtė e domosdoshme, sepse janė njerėzit qė e kanė krijuar atė. Unė mund tė them qė nuk ka fuqi nė botė, qė do tė mė shkėpusė nga kėnga e jugut.

-Njė nga sukseset tuaja gjatė kėsaj vere ėshtė dhe vidioklipi mė i fundit prezantuar nga ju me titull “Mė do s’mė do”. Si erdhi ky vidioklip, dhe me cilėt bashkėpunuat pėr realizmin e tij?
Teksti i kėngės “Mė do s’mė do” ėshtė shkruar nga Rozana Radi, muzika u kompozua nga Adrian Hila. Kisha kohė qė kėrkoja njė kėngė tė bukur tė muzikės sė lehtė, por nuk kisha pėrcaktuar se nė ēfarė mėnyre duhej. Nė momentin qė Adrian Hila krijoi kėtė kėngė unė e mora, pasi mė pėlqeu dhe e kėndova. Vidioklipi i kėngės ėshtė realizuar nė Maqedoni dhe transmetohet nė televizionet shqiptare. Unė i falėnderoj dhe vidioklipi ėshtė nėn eskluzivitetin e “Elrodi Music”. Gjithēka u realizua nga “Aleksandėr”, ku veshjet ishin tė zgjedhura prej tij, edhe ideja e realizmit ku vidioklipi u realizua nė njė supermarket.

-Gjatė verės do tė kemi njė projekt tjetėr muzikor nga ju?
Unė kam qenė pjesėmarrėse nė festivalin Maratona e Kėngės Popullore, ky ishte njė turne, qė u bė nė 12 qytete tė Shqipėrisė. Nė kėtė eveniment unė kėndoj njė kėngė tė re. Muzikėn e kam bėrė vetė, ndėrsa tekstin e ka bėrė kėngėtarja e njohur Maro, ėshtė njė duet dhe titullohet “Nėnė e bijė” dhe e kėndoj me mikeshėn time tė dashur tė grupit tė Bėnēės. Ky eveniment i muzikės shqiptare do tė shėtisė dhe nė qytetin e Ulqinit dhe nė Prishtinė. Besoj se do tė jetė njė udhėtim i kėndshėm.

-Pėrveēse muzikės popullore ju kemi parė tė interpretoni dhe muzikėn e lehtė. Do tė vazhdoni ta kultivoni kėtė rrymė nė kėngėt tuaja?
Mua mė pėlqen shumė kėnga polifonike, ashtu si besoj se i pėlqen shumė dhe tė tjerėve kėnga e moderuar, por mė pėlqejnė njėkohėsisht edhe kėngėt e tjera mua mė pėlqejnė tė gjitha kėngėt bukura qė mund ti kėndoj.

- Ju vazhdoni studimet pėr drejtėsi, po ku e shikoni mė shumė veten si kėngėtare apo si juriste?
Unė e shikoj tek tė dyja sepse njė kėngėtare e mirė duhet tė jetė dhe njė juriste e mirė.
Mendoj se tė gjithė duhet tė kemi ndopak njohuri juridike, qė tė pėrballemi me lehtėsi me shumė probleme qė na dalin gjatė rrugės.

-Keni vite qė kėndoni, por si nisėn fillimet tuaja nė rrugėn e kėngės?
Tė futesh nė rrugėn e kėngės, nuk ka nevojė qė tė pėrkrahė dikush, por talenti lind dhe njė kėngėtare duket qė e vogėl, sepse sapo fillon fjalėt fillon dhe tė kėndojė. Kėshtu qė ka qenė gjithmonė dėshira ime e madhe qė tė kėndoj. Gjithmonė futesha nė dhomėn time dhe kėndoja me zė tė lartė sa mė dėgjonin komshinjtė dhe bėrtisnin poshtė dritares, por ndonjėherė edhe kėrcenin, por varet sesi ishte humori i tyre. Por nė rrugėn time ndaj kėngės mami im ka qenė njė mbėshtetje shumė e madhe pėr mua dhe mė ka mbėshtetur nė ēdo aktivitet.

-Nė tregun muzikor shqiptar ka shumė kėngėtarė, tė cilėt kanė nxjerrė edhe shumė vidioklipe. Ju ē’mendoni pėr cilėsinė e tyre?
Qė tė jap njė mendim profesional unė duhet tė kem bėrė njė shkollė. Kam njė natyrė qė nėse nuk jam e bindur pėr diēka nuk mund tė flas dhe duhet tė kem bėrė njė shkollė, qė tė flas. Mendoj se nuk mė takon mua qė tė gjykoj apo tė vlerėsoj vidioklipet e tė tjerėve. Mund tė jap mendim tek vidioklipi im nė mėnyrėn realizmit apo nė ide, por kurrsesi nuk mund tė gjykoj vidioklipet apo punėn e kolegėve tė mi.

-Sapo keni prezantuar vidioklipin e kėngės “Mė do s’mė do”, por ka thėnė Silva tė dua?
Po ku ka pa fjalėn tė dua, njeriu pėr dashurinė jeton. Ėshtė njė nga arsyet mė madhore tė jetės, njeriu pa dashuri vdes, ėshtė si njė dimėr i pėrjetshėm, nuk ka kuptim jeta pa dashuri. Unė nuk jam e dashuruar, nuk kam njė partner, por jam e dashuruar me jetėn , me punėn time, me shkollėn , familjen, me shoqėrinė time qė i dua tė gjithė pa pėrjashtim dhe i vlerėsoj shumė.

-Me kėngė e jugut suksesin e parė e patėt me kėngėn “Lule moj bardhule”. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė kėngė?
Ajo ka qenė kėnga e parė polifonike qė unė kam pėrpunuar. Mė ka ndihmuar profesor Pirro Cakrani pėr kėtė kėngė sepse ėshtė njė kėngė e vjetėr polifonike. Ishte shumė rastėsi, qė ndėrkohė qė bėhej Festivali i Maratonės sė Kėngės Popullore, mua mė bėjnė njė ftesė pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival. Mė vjen mirė qė kėnga u vlerėsua, pavarėsisht qė kishte shumė kėngėtarė dhe kėngė tė bukura, tė cilėt ishin nga treva tė ndryshme shqiptare si Maqedoni, Kosovė, etj.

-Tė jesh artiste e njohur ēdo tė thotė pėr ju?
Ėshtė njė vlerėsim i madh qė tė tė njohin dhe tė tė duan njerėzit, tė jesh nė qendėr tė vėmendjes, tė jesh e vlerėsuar prej tyre.

-Sa CD keni nxjerrė deri tani?
Unė kam nxjerrė dy CD muzikore a para “Plaku plaka”, e dyta “ Trake truke”

-Po nė muzikėn e lehtė mendon qė tė bashkėpunosh ose tė nxjerrėsh njė CD me kėngė tė tilla?
Unė faktikisht albumin e dytė “Trake truke”, kam njė ndėrthurje, pesė kėngė janė tė muzikės sė lehtė dhe katėr kėngė janė tė muzikės folk. Kėshtu qė kam mundur, qė tė bėj njė ndėrthurje muzikore nė album.

-Nga fansat tuaj, cili ka qenė mesazhi mė i bukur qė keni marrė?
Mesazhi i fundit qė mė kanė dhėnė pėr kėngėn “Mė do s’mė do”, ku unė isha e ftuar nė njė emision. Publiku e pėrjetonte kėngėn shumė bukur, mua mė pėlqente mėnyra se si ata e vlerėsonin kėngėn.

-Studioni nė universitet, por a janė tė privilegjuar artistėt?
Kėto vite unė kam punuar shumė dhe rezultat e mia kanė bėrė qė tė gjithė mos mė shohin si Silva qė kėndon, por si Silva studente e mirė. Kam punuar shumė, qė ta marr edhe kėtė status.

-Silva ju keni njė vėlla, si janė tė ndėrtuara marrėdhėniet tuaja me tė?
Janė shumė tė mira. Jemi dy tipa krejt tė ndryshėm, por qė pėrshtatemi me njėri-tjetrin.

-Kush ju kritikon mė shumė?
Mė kritikojnė kur shohin se diēka nuk shkon ashtu siē duhet. Mami dhe vėllai janė kritikėt e mi nė ēdo gjė, si tek veshja, performanca etj.

-Si sillet Silva nė shoqėri?
Nė shoqėri mundohem qė tė pėrshtatem. Unė mbaj afėr njerėz qė mė bėjnė tė ndihem mirė. Mendoj se tė gjithė kemi nevojė qė tė ndihemi mirė.

-Sa kohė i kushtoni lukut tuaj nė jetėn e pėrditshme?
Nė jetėn e pėrditshme unė jam shumė natyrale, dhe pothuajse e palyer fare. Kėshtu qė pėr mua mjafton njė veshje e thjeshtė sportive dhe e rehatshme dhe ndihem mirė. Ndėrsa nė skenė, patjetėr qė duhet tė ndryshoj dhe tė vishem sa mė mirė dhe nė pėrshtatje tė kėngės.

-Silva bėn pjesė tek njerėzit me natyrė tė qetė, nevrike...?
Natyra ime varet nga situata, dhe unė reagoj nė bazė tė situatės. Unė nuk mund tė sillem keq me njė njeri qė sillet me edukatė dhe me kulturė.

-Ju bezdisin paparacėt dhe thashethemet?
Mundohem qė t’i mbaj larg ata. Nuk interesohem qė tė bėj fotografi dhe tė dal nėpėr revista dhe kėshtu qė jam e qetė. Nuk bėj gjėra qė jenė skandale.

-Ēfarė bėni pėr tė rritur mė shumė imazhin tuja si kėngėtare?
Unė vetėm do tė vazhdoj tė kėndoj.

-Me cilat kėngėtare keni mė shumė miqėsi?
Unė mundohem qė tė jem konstante sepse kėshtu mund tė jesh njė mikeshė shumė e mirė me to. Dua tė ruaj marrėdhėnie shumė tė mira dhe ndjehem shumė mirė kur jam me to. Ndjej qė ato kanė pėr mua njė respekt njė konsideratė, e ndjej kėtė gjė qė nga mėnyra se si ato komunikojnė me mua. Kam marrėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė kėngėtaret pa pėrjashtim.

-Kėngėn e ushtroni vetėm pėr pasion apo ėshtė edhe ana pėrfituese?
Unė mendoje se i kam tė dyja bashkė. E kam pasion, por njėkohėsisht edhe punoj duke kėnduar.

-Njė kėngėtare duhet tė jetė e bukur dhe pa zė tė mirė apo e kundėrta, qė tė jetė e suksesshme?
Nė momentin qė merren gjėrat nė ekstrem asnjėherė nuk ecin. Nė momentin qė ekzistojnė tė dyja gjėrat qoftė edhe nga pak atėherė ecin Kėshtu qė mendoj se duhet tė thuren tė dyja.

-Shumė kėngėtare shqiptare kanė veshje tė ekzagjeruar kur dalin nė skenė. Ju si mendoni pėr kėtė, pra cila ėshtė mė e rėndėsishme mesazhi i kėngės apo performanca?
Unė mendoj qė njė vajzė e bukur qė vishet, sado ekstravagante ka rėndėsinė e saj sepse nė fund tė fundit e zbukurojnė ekranin. Por mua mė krijohet njė ndjesi shumė e kėndshme kur njė vajzė vishet bukur dhe del e kėrcen sipas mėnyrės sė saj. Nuk kam pse ta paragjykoj, pasi nuk po bėn asgjė tė keqe. Mendoj se nuk bėjnė gjė tė keqe ato kėngėtare qė vishen lehtė dhe dalin nė skenė.

-Ndryshoni shpesh lukun tuja?
Unė flokėt i kam pasur kafe, bionde, i kam bėrė me fije, kėto janė ngjyrat e mia tė preferuara. Kaēurrelse, me flokė tė shtrira, me onde etj.

-Ėshtė amvisė e mirė Silva?

Varet mund tė jem ndonjėherė, por pėr jetėn e pėrditshme nuk mė lė mami qė tė merrem shumė mė kėtė gjė. Por mundohem tė bėj gjėra nga mė tė ndryshmet nėn udhėzimet e nėnės sime mund t’i bėj tė gjitha.

-Thatė se jeni shumė e zėnė, por si shpenzoni kohėn e lirė?
Gjatė kohės sė lirė mė pėlqen tė shėtis, tė dal me shoqėrinė, qoftė edhe tė mbyllem nė dhomė dhe tė qetėsohem pėrpara njė aktiviteti. Pėr mua qė tė relaksohem mjafton qė tė jetė qetėsi. Nuk ka rėndėsi ēfarė vendi mund tė jetė.

 -Silva ėshtė mė tepėr bindėse apo kundėrshton?
Varet nga momenti, ka raste qė bindem, por ka rate dhe kur kundėrshtoj. Nė momentin qė unė jam e bindur nuk kundėrshtoj, por nė tė kundėrt kundėrshtoj.

-Si nis dita pėr Silvėn?
Janė ditė tė zakonshme, me takime pune, prova pėr veshjen, kėngėn, lexoj, dal me mamin tim, me shoqėrinė. Kjo ėshtė e gjithė dita.

-Gjėja mė e bukur qė ju kanė thėnė kur keni kėnduar?
Mė kanė thėnė shumė gjėra, por mė ka ngelur nė mendje fraza “ti je njėsh”. Sepse mė duket e veēantė nė atė qė bėn. Kjo prandaj mė ka pėlqyer.

-Pushimet?
Afėr detit, nga jugu.

-Pėrveēse librave tė shkollės lexoni libra tė tjerė?
Librat e mi prej 1000 faqesh mė dalin, por gjatė verės mundem tė lexoj dhe libra tė tjerė si bestseller etj.

-Pasi tė mbaroni shkollėn ku keni dėshirė tė punoni?
Pėr momentin mendoj qė tė marr njė notė tė mirė nė diplomė dhe mė pas nė momentin qė do tė kem njė bazė tė mirė besoj se ajo qė do tė ndėrtoj mbi tė do tė jetė e sigurt.

-Pėr ēfarė do tė hiqja dorė nga kėnga?
Kėnga ka lindur me mua dhe do tė vdesė me mua. Kėshtu qė nuk kam pėr tė hequr dorė.

-Ekzistojnė thashethemet mes kėngėtarėve?
Normal qė ekzistojnė dhe ia themi njėra-tjetrės: qė shiko se ēfarė ishte shkruar pėr ty apo nė kėtė revistė ishte diēka tjetėr. Por duhet tė jesh tepėr e ngushtė qė tė arrish qė tė merresh me thashetheme. Unė mundohem qė tė qėndroj larg, sepse pėr mua janė humbje kohe.

-Njė stinė e mbushur plot ngjyra, por ēfarė preferon Silva mė shumė?
Mė pėlqen shumė ngjyra jeshile se mė shkon dhe shumė me sytė, por dhe e verdha dhe kafja. Mbrėmė kisha veshur njė fustan tė bukur me ngjyrė rozė dhe jeshile, qė ma bėri Rrezarta Skifteri pėr koncertin.

-Ju thatė se nuk jeni e dashuruar, por nėse njė ditė do tė gjendeshit e dashuruar, ēfarėdo tė vlerėsoni nė njė lidhje?
Mbi tė gjitha sinqeritetin sepse pa atė nuk vazhdohet. Pa dashuri dhe respekt nuk vazhdohet. Kur njė lidhje nuk funksionon nuk ka nevojė qė tė flasėsh, sepse tregon realiteti, faktet qė nuk ecet nuk ka nevojė pėr fjalė. Kur nuk ka dashuri dhe respekt midis dy njerėzve nuk vazhdohet mė tej.

-Ju vrasin paragjykimet?
Paragjykimet ndaj meje mė shumė mund tė vrasin nėnėn time se sa mua.Unė e njoh shumė mirė veten time, por sinqerisht e them jo pėr tu mburrur, por nuk jam ndjerė e paragjykuar nga njerėzit sepse unė mundohem qė tė bėj njė jetė sa mė normale, pa ekzagjerime.

-Me fansat tuaj si silleni, ku ju dėrgojnė mesazhe apo imeile i pėrgjigjeni?
Kjo ėshtė mė pakta qė mund tė bėj pėr fansat e mi. Unė i dua dhe i vlerėsoj shumė, pėr ta punoj dhe vazhdoj qė tė punoj. Kėshtu qė ėshtė mė e pakta qė mund tė bėj, duke i kthyer pėrgjigje atyre dhe ti takoj nėpėr koncerte e mia.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare