Spartak Pecani: Pas 15 vjetėsh, filmi qė nxjerr sekretet e jetės sė shqiptarėve
03.06.2008 12:03 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Riktheheni nė kinematografinė shqiptare me filmin Sekretet. Ēmund tė na thoni diēka rreth tij?
Pėr tė folur pėr filmin ka shumė, qoftė pėr pjesėn profesionale,qoftė pėr pjesėn e menaxhimit, qoftė pėr mundin dhe organizmin e punės. Mund tė them qė mua mu rikthye dėshira, forca pasi unė kisha marrė vendim pėr tė mos punuar mė. Mendoja se kinematografia shqiptare e kishte tė vėshtirė qė tė ēante nė Evropė. Kur u largova, pasi u shpėrbė Kinostudio mendova qė rruga mė e mirė ishte tė largohesha sepse ndjenja qė do tė na mungonin shumė mekanizma, pėrkrahja dhe shumė tė tjera pėr njė kohė tė gjatė. Kur u largova unė u largova me njė dėshpėrim shumė tė madh dhe arsyet ishin shumė tė forta sepse duhet dhe tė investoja si njeri dhe tė gjeja ekuilibrin e caktuar pėr tė jetuar, pėr fėmijėt dhe kėshtu qė bėra njė shkėputje me idenė qė ndoshta nuk do tė hyja ndonjėherė nė kinema. Por u deshėn afro 15 vjet me sa duket dėshira kishte mbetur shumė e fuqishme dhe vendosa ta rikthej vetveten nė dashurinė time mė tė madhe qė kam pasur, filmin. Dhe sėbashku me skenaristin ne u pėrpoqėm qė tė riparonim njė skenar qė nuk kishte mundur tė realizohej dhe iu futa kėsaj pune, pasi ftova projektin para dy vitesh aty filluan vėshtirėsitė. Pėr kėtė unė dy vjet mė parė vendosa qė tė nisem nė Kanė ku dhe gjeta bashkėpunėtorėt e parė, austriakėt, kosovarėt, mė pas u futėn dhe gjermanėt.
-Mbi ēbaza u bė pėrzgjedhja e aktorėve?
Aktorėt janė pėrzgjedhur me kinoprovė, sidomos pėr Neritanin, Eftjolėn dhe Ermelėn janė bėrė kinoprova. Fillimisht kam pasur njė kosovare pėr rolin e Erės dhe mė pas erdhi Ermela dhe pashė se i plotėsonte parametrat pėr rolin.
-Pėr lexuesit do tė ishte interesante tė dinte diēka rreth ngjarjes qė trajtohet nė filmin Sekretet?
Sekretet jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė botėn janė njė problem shumė i rėndėsishėm dhe ēdo njeri ka ato sekretet e veta, por nė rastin konkret kėto sekrete kanė tė bėjnė me arsyet e ēmendurisė shqiptare sepse si brenda dhe jashtė tė gjithė kėta njerėz dhe po tė shikosh edhe ata qė janė pėrjashta, edhe ata janė tė ēmendur. Ndjekin njė qen pėr ta marrė, duan katėr viza qė tė largohen, pra po ta shikosh nė tėrėsinė e vet qoftė dhe gėzimin e arritjes sė demokracisė kanė brenda njė shpėrthim qė rrjedh nga njė dhunė e tmerrshme ndėr vite qė kanė lėnė pasoja e veta. Kjo vajzė e re qė ndodhet nė spital pėrpiqet qė tė zbulojė sekretet e kėsaj ēmendurie dhe pėr ti dhėnė atyre njė mundėsi qė tė rikthehen tek vetvetja, pra ky ėshtė thelbi i veprės. Pėr sa i takon idesė sė filmit vėrtetė kjo vajzė nė fund tė fundit nuk arrin qė ta zbulojė, ashtu si dhe nė fusha tė tjera tė Shqipėrisė ende nuk po dalin shumė gjėra qė duhet tė dihen sepse pa u ditur nuk mund tė lėvizin gjėrat ashtu si duhet sepse janė trashėguar historitė nga njė shtet komunist nė njė shtet tė demokracisė, por qė po ata njerėz janė dhe duhet njė vėmendje e madhe qė tė shikohen dhe tė zbėrthen ato sekrete qė janė tė dėmshme, qė njerėzit tė jenė tė vetėdijshėm pėr ato qė jetojnė. Ajo vėrtetė nuk arrin dot, por ajo paralajmėron njė ndryshim nė mentalitete dhe shumė shpejt do tė bėhen tė qarta gjėrat qė ende nuk janė nxjerrė nė dritė sepse nė spitalet psikiatrik janė dėrgua njerėz qė janė ēuar pėr mend dhe kanė dalė pa mend, duke i bėrė inxheksione tė ndryshme pėr tė mos u shprehur dhe pėr tė humbur emrin, historitė dhe pėr tė mos folur.
-Keni hasur vėshtirėsi gjatė xhirimeve?
Xhirimet duhet tė realizoheshin pėr 40 ditė, por qė mė parė ne i bėnim tre muaj. Mė duhej njė parapėrgatitje shumė e madhe pėr tė arritur. Ēdo gjė ishte menduar pėr ēdo ditė dhe nėse unė do tė humbisja njė ditė nuk do tė realizohej. Unė pata njė shans shumė tė keq sepse gjatė njė dite shiu hyri pak shi nė kamėr dhe na pengoi punėn. Ne u nisėm urgjent nė Gjermani pėr tė riparuar defektin dhe kėto tre ditė mė kanė sforcuar jashtėzakonisht nė fund sepse njerėzit ishin me kontratė dhe largoheshin. Mu desh tė punoja me orė tė zgjatura, por ka dhe shumė vėshtirėsi tė tjera. Pėr sa i pėrket vendxhirimeve, falė eksperiencės sime pasi kam realizuar 15 filma artistik me metrazh tė gjatė si: Koha e largėt, Tė mos heshtėsh Treni niste nė 7 pa 5, nė vitin 1992 Pėrdhunuesit etj, e njoh pothuajse tė gjithė Shqipėrinė, por problemi ishte qė a do tė na lejonte kisha tė futeshim nė atė ishull apo nuk do tė na lejonte, pasi aty nuk ėshtė lejuar pėr tė xhiruar, por mė nė fund arrita qė tė xhiroja aty. Besoj se kam bėrė gjėnė mė tė mirė sepse filmi nė ide kishte dhe njė gjė qė kur njeriu lidhet me natyrėn atėherė gjen vetveten.
-Si ėshtė pritur filmi nga publiku?
Unė do ta quaj njė pritje tė mirė sepse ka pasur dhe disa gjėra tė tjera. Dihet qė koha e shfaqjes nuk ishte e pėrshtatshme, e dyta rruga atje ka qenė e prishur, pata njė fat tė keq qė nuk kalonin as makina. Vetėm media ka bėrė qė kinemaja tė kishte njė ritėm tė njėjtė qė njerėzit tė merrnin informacione. E vlerėsoj median sepse po tė mos ishte nuk duhet tė kishte spektatorė. Ajo qė ėshtė mė e keqja ėshtė se filmi shqiptar e ka humbur traditėn dhe dėshirėn e njerėzve pėr tė shkuar nė kinema. Duke bėrė njė shkėputje tė gjatė sepse u prishėn kinematė etj, tani do tė na duhet njė punė shumė e madhe tė rivendosim kuotat qė kemi pasur mė parė. Aq mė tepėr qė sot filmat amerikanė janė mė tė preferuar nė kinema dhe filmat evropianė nuk i shohin shumė, prandaj nė kėtė mes mendoj se spektatori duhet tė afrohet nėpėrmjet elementėve tė tjerė si shkrimet, diskutimet, kritika pasi mungon. Mė parė ne kishim shumė kritika qė nė skenar ndėrsa tani ėshtė njė e keqe tjetėr. Ti mbaron filmin dhe nuk bėhen analiza dhe nuk ka njerėz qė tė jenė afruar me studimin e kinemasė. Ajo ėshtė njė shkollė mė vete qė kėtu nuk ėshtė krijuar, plus ata qė e njohin janė krijuesit qė janė tė lidhur me egot e tyre qė nuk mund tė gjykojnė tė shkėputur nga pjesa personale, konkurrenca e brendshme qė ato kanė. Sot pėr krijuesit dhe pėr tė tjerėt nuk merret vesh se ku i ka vlerat filmi. Por pėr kėtė film nė raport me filmat e mi tė parė, por dhe tė shokėve tė mi qė kanė bėrė filma, tani mendoj qė i janė afruar shumė filmave evropianė. Shkėputja qė kam pasur mė ka bėrė keq, por mė ka bėrė dhe mirė sepse u distancova nga mėnyra se si kam pas trajtuar filmat. Nė kėtė film unė jam pėrpjekur qė tė gjej tė gjitha elementet e rinj, montazhi, konceptimi i episodeve etj. Ndjej qė kėsaj radhe ėshtė njė hap mė cilėsor se tek filmat e mi tė mėparshėm.
-Sekretetdo tė prezantohet nė festivale filmi?
Po pėrgatis dokumentet pėr nė festivalin e Venecias qė zhvillohet nė fund tė gushtit, nuk ėshtė e thjeshtė sepse ky ėshtė festival i parė, por pretendimet dhe dėshirat janė dhe mė pas nė festivale tė tjera tė dyta. Aty ėshtė e sigurt qė filmi do tė pozicionohet dhe do tė ketė gjykime. Por atje ku unė e kam shpėrndarė filmin ka njė opinion tė mirė dhe jam nė bisedime pėr tė shitur filmin me kompani amerikane. Tė shpresojmė qė kjo tė ndodhi sepse nėse pėr filmin do tė gjendet distributori gjėrat do tė lehtėsohen.
-Pse u larguat nga kinematografia?
Ndryshimi i sistemit solli njė ēarje shumė tė madhe, goditje nė kinematografinė shqiptare. Ne u shpėrndamė pa rroga, pa asnjė lloj pėrkrahje. Unė e parashikova qė do tė ndodhnin kėto transformime dhe vendosa qė tė ekzistoj, duke u marrė me diēka tjetėr qė ėshtė shtėpia diskografike. Nė fillimi mu duk e tmerrshme qė tė largohesha nga filmi, por mbeta me shtėpinė diskografike dhe vazhdoj akoma.
-Si e shikoni zhvillimin e kinematografisė shqiptare pas viteve 90?
Unė konstatoj qė ndryshimet janė tė mira, pavarėsisht u modernizuan nė pjesėn e parė filmat sepse deshėn tė bėnin diēka tė re, por nė fazėn e parė ishte dėshirė dhe dihej qė edhe njerėzit donin tė kėrkonin vetveten. Nuk mund tė bėhej film shqiptar pėr Shqipėrinė me teknikė tė keqe, pa njerėz tė kualifikuar etj. Pra si strukturė ėshtė shumė e mirė. Mė pas dha dhe rezultat. Nė sistemin socialist ishim tė gjithė njėsoj dhe po ti shikoje filmat nuk dalloje individualitetin e njėrit apo tjetrit sepse i jepnin skenarit njė formė tė pėrgjithshme dhe nuk kishte njė individuale. Pas viteve 90 u spikatėn disa autorė qė filluan tė ndryshonin dhe tė kenė njė formė tė tyre. Mendoj qė kėto vite janė bėrė mė pak filma, por ne i dallojmė ato qė kanė njė ndryshim. Arti tė bukurėn e ka tek e veēanta. Ideja e pėrmirėsimit ėshtė se ne akoma jemi nė hapat e parė qė po bėhen pėrmirėsime. Nėse jemi prioritarė dhe i jemi bashkangjitur Evropės kėtė duhet ta heqim nga mendja sepse ka skema tė tilla qė veprojnė jashtė dėshirave tona, p.sh pėrpara se tė shkohet nė festivale gjendet distributori qė kur ėshtė shkruar skenari. Pėr sa i takon anės artistike mendoj qė ky brez qė po e drejton filmin ka mangėsi qė fillon qė nga mos bėrja e shkollės.
-Sapo jeni kthyer nga Kana. Cili ishte qėllimi i kėtij udhėtimi?
Nė Kanė unė shkova, pasi isha ndėr 150 producentėt kryesorė, ku u diskutua projekti qė kam mbaruar Sekretet dhe projekti i dytė Tirana blu. Do tė jetė njė film pėr tė ardhurit nga Veriu nė Tiranė, njė skenar i shkruar mbi librin e Fatos Kongolit Porta e Shėn Pjetrit.
lajme.parajsa.com



































