Stefan Ēapaliku: Ligjvėnėsit kanė harruar teatrin
17.05.2008 11:37 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Jeni autor i dramaturgjisė shqipe, por shumė radhė shikohen drama shqipe nė skenėn teatrore. Sipas jush pėrse ndodh kjo?
Historia e dramės shqipe ėshtė njė histori e varfėr dhe ecėn me tė njėjtėn zhvillime tė teatrit shqiptar. Drama shqipe ka njė histori tė shkurtėr jo mė shumė se sa 100 vjeēare. Por siē dihet teatri profesionist ka njė jetė dhe mė tė shkurtėr se sa drama shqipe. Nė kėtė kuptim drama shqipe pėrballet me sfida tė jashtėzakonshme qė janė sfidat qė filluan pas viteve 90, sfida tė cilat kanė tė bėjnė me hapjen e teatrit shqiptar. Me hyrjen nė teatrin shqiptar tė njė repertori, i cili pėr 50 vite me radhė ishte i ndaluar qė do tė thotė se kjo gjė e vėshtirėson edhe mė tej pozicionin e dramės shqiptare qė tashmė asaj i duhet tė pėrballet me pjesė qė vijnė nga jashtė tė cilat janė tė njė kualiteti shumė tė lartė ēka do tė thotė qė ato pak dramaturg shqiptar duhet patjetėr qė tė hyjnė nė kompeticion, nė konkurrim, pra nuk mjafton qė tė shkruash njė dramė shqipe dhe pėr kėtė arsye ajo tė vihet nė skenė, por duhet qė tė shkruhet njė dramė e mirė shqipe.
-Si dramaturg si e shikoni zhvillimin e teatrit shqiptar?
Ne kemi tė trashėguar njė sistem teatror prej epokės tė komunizmit dhe ky sistem teatror pėsoi tronditje tė rėnda dhe goditje tė rėnda pas viteve 90 tė cilat ishin aq vdekjeprurėse pėr sistemin teatror sa qė paralizuan njė pjesė tė madhe tė kėtij sistemi. Por mendoj se tashmė ēėshtja ėshtė se si mund ta rikuperohet sistemi dhe si mundemi ne qė ta fusim sistemin teatror shqiptar nė kushtet e njė tregu liberal. Kjo kėrkon pa dyshim mbėshtetje tė madhe politike dhe publike. Kemi njė ligj tė aprovuar pėr teatrin para dy vitesh, i cili nuk zbatohet dhe ėshtė e dyta herė qė ndodh kjo punė. Kemi pasur dhe njė ligj nė vitin 2000 ,i cili nuk u implementua pėr asnjė ditė. Ndėrkohė qė u bė njė ligj tjetėr, i cili pėrsėri nuk implementohet dhe kjo do tė thotė qė teatri ėshtė jashtė vėmendjes sė ligjvėnėsve shqiptarė, jashtė vėmendjes sė ekzekutivit shqiptar, jashtė vėmendjes sė instancave tė tjera tė cilave i takon zbatimi i kėtij ligji. Pra ligji pėr teatrin nuk zbatohet sepse nuk ekziston vullneti politik i ligjvėnėsve dhe i njerėzve tė ekzekutivit shqiptar pėr tė krijuar fondin publik pėr teatrin ashtu si e parashikon ligji.
-Cili ėshtė raporti i dramaturgjisė sė huaj me atė shqipe nė teatrin shqiptar dhe ēfarė i duhet dramaturgjisė shqipe qė tė bėhet mė e prekshme?Dramaturgji shqiptare quhet ajo dramaturgji qė shkruhet nė gjuhėn shqipe. Duke u shkruar nė gjuhėn shqipe ajo mbart tė gjithė mentalitetin e njė populli apo tė njė kombėsie tė caktuar siē ėshtė dhe populli jonė. Por problemi ėshtė se siē ndodh rėndom nė letėrsi, nė art, etj, ku ne kemi preferenca tė ndryshme si p.sh mė shumė mund tė dėgjojmė muzikė tė huaj se sa shqiptare, preferojmė tė blejmė mė tepėr njė autor tė huaj se sa njė autor shqiptar e njėjta gjė ndodh dhe me dramėn shqipe. Por siē e thashė dhe pak mė lart problemi ėshtė se nuk mjafton qė tė shkruash dramė shqipe. Problemi ėshtė se ne duhet qė tė shkruajmė dramė shqipe tė njė kualiteti tė lartė, tė shkruajmė dramė tė njė kualiteti tė aftė qė prodhon njė vepėr tė aftė pėr tė hyrė nė kompeticion dhe nė konkurrencė me dramaturgjinė bashkėkohore, pra kjo ėshtė ajo qė duhet sot pėr dramaturgjinė shqiptare siē ndodh rėndom nė tė gjitha gjėrat e tjera.
-Jeni autor i veprės teatrore Allegretto Albania fituese nė konkursin kombėtar tė dramės shqipe nė vitin 2007. Ēmund tė na thoni rreth veprės sė shkruar nga ju qė tashmė ėshtė premiera e radhės nė skenėn teatrore shqiptare?
Allegretto Albania ėshtė njė komedi serioze qė do tė thotė njė komedi e zezė ose e errėt, e cila tenton qė tė bashkojė bashkė tragjedinė me komedinė. Drama kėrkon qė tė bashkojė emocionin tragjik me emocionin komik, tenton qė tė krijojė njė tė qeshur, e cila buron nga halli nė tė cilin ndodhen personazhet. Hallin konkret nė tė cilin ndodhen personazhet nė dramė ėshtė ngujimi, ku personazhet ndodhen pėr motive tė gjakmarrjes. Nga ana ironike, sarkastike e dramės ėshtė fakti se si njė pjesė e shoqėrisė civile pėrfiton nga fakti se kemi disa familje tė ngujuara dhe shkruajnė projekte, marrin para dhe i sjellin kėsaj familjeje disa ndihma tė cilat janė pjesė e absurditetit tė jetės shqiptare.
-Komedia e zezė Allegretto Albania siē e quani dhe ju ėshtė e vendosur mė parė dhe nė skenėn teatrore tė Shkupit. Ēmund tė na tregoni rreth kėsaj vėnie nė skenėn teatrore?
Komedia e zezė Allegretto Albania ėshtė vendosur vjet nė skenėn teatrore tė Shkupit ku u luajt nga trupa e Teatrit Kombėtar Shqiptar tė Shkupit. Vepra teatrore Allegretto Albania kishte regjisor kolegun tim dhe pedagogun e Akademisė sė Arteve nė Tiranė Alfred Trebicka. Vepra nė atė kohė ėshtė pritur shumė mirė nga publiku.
-Vepra vjen premierė nė skenėn teatrore me njė temė shumė prekėse, por me nota humori. Si mendoni se do tė pritet nga publiku?
Unė besoj se vepra do tė ketė impakt tek publiku. Zakonisht shfaqja matet pėr shikueshmėrinė gjithmonė natėn e dytė sepse natėn e parė gjithmonė ka njė protokoll me njerėz tė ftuar, etj. Mendoj se zakonisht kur spektatorėt e natės sė parė flasin mirė pėr shfaqjen kemi spektatorė dhe natėn e dytė, por kur flasin keq nuk ka spektatorė, kėshtu qė duhet tė shohim dhe sonte reagimin e publikut.
-Drama qė keni shkruar dhe tashmė ėshtė ngjitur nė skenė teatrore trajton njė temė aktuale dhe tė prekshme pėr publikun. Kur shkruani drama gjithmonė temave aktuale i referoheni?
Kur shkruaj drama unė nisem nga fakti qė gjithmonė teatri duhet tė jetė njė institucion nė tė cilin spektatori duhet tė vetindentifikohet me problemin qė i shfaqet. Meqenėse kemi njė spektator tė vitit 2008 duhet tė kemi dhe njė problematikė tė vitit 2008.
-Nė fushėn e dramaturgjisė do tė kemi ndonjė projekt tjetėr nga ju?
Projekti i radhės ėshtė vepra teatrore Putargat e thata. Ky ėshtė njė projekt qė unė po e realizoj nė teatrin Migjeni tė qytetit tė Shkodrės. Nė vepėr do tė jenė dy aktorė shumė tė mirėnjohur tė skenės shqiptare qė janė Beb Shiroka dhe Paskualina Shllaku, por do tė jenė dhe dy studentė tė Akademisė sė Arteve. Vepra teatrore Putargat e thata do tė vihet nė skenėn teatrore prej kėtyre katėr aktorėve. Unė po punoj dhe regjinė e kėsaj pjese teatrore dhe shpresoj qė premiera e shfaqjes teatrore tė jetė nė muajin maj nė teatrin Migjenime shpresėn qė cilėsia e saj do tė jetė e tillė sa ne mund ta shfaqim dhe nė skenėn e Teatrit Kombėtar dhe nė skenat e tjera teatrore.
lajme.parajsa.com
































