Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Sė fundmi...

11.08.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Sė fundmi, ka luajtur njė rol nė filmin mė tė ri tė Kumbaros. Pėr t’iu rikthyer tėrheqjes sė saj brenda shtėpisė. Gruaja e bukur flegmatike, aktorja e njohur qė shprehet aq rrallė, ėshtė ftuar pikėrisht tė mendojė me zė tė lartė pėr revistėn “Jeta” e tė rrėfejė pėr kohėn kur ka qenė e lumtur, pėr gjendjen e tanishme shpirtėrore e pėr shumė tė tjera...

Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė e vėrtetė?

Shpesh duket sikur nuk ekziston, sepse e prishim me dėshirėn njerėzore pėr perfeksion.

Cila ėshtė frika mė e madhe?

Ideja se mund tė dėshtosh ose akoma mė tej... Kur mendon se mos ndoshta nuk ke bėrė asgjė.

Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?

Servilizmi.

Ekstravaganca jote mė e madhe?

Ka momente kur them: Nė djall tė gjitha... Pėr fat, janė ēaste qė nuk zgjasin.

Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

Ēdo fillim udhėtimi ėshtė nė vetvete udhėtimi mė i bukur.

Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

Kur nuk dua tė fyej ndokėnd. Pėrgjithėsisht e evitoj. Jo pėr virtyt. Thjesht pėr komoditet.

Personi qė pėrēmon mė shumė?

Mosmirėnjohėsin.

Pengu yt mė i madh?

Jetoj nė mėnyrė tė tillė qė mos tė mė mbeten pengje. Gjithsesi...

Kur dhe ku ke qenė e lumtur?

Nė shtėpinė e prindėrve tė mi, nė fėmijėri dhe nė adoleshencė. Jam ndier e mbrojtur dhe ėndrrat nuk kishin frikė tė kishin flatra.

Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

Ndihem mirė. Pėrpiqem t’u jap kuptim ditėve. Dhe ėndėrroj ende, ndonėse gjithnjė e mė rrallė.

Nėse do tė mundeshe tė  ndryshoje diēka te vetja, ēfarė do ishte ajo?

Nuk e di... nuk ka kuptim. E pranoj veten, por edhe tė tjerėt, pa u pėrpjekur tė ndryshoj gjė.

Po tė vdisje dhe tė mund tė rimishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do doje tė ishe?

Nuk e di... Vėshtirė ta mendosh. Sidoqoftė, ka pak rėndėsi... E rėndėsishme ėshtė tė isha sėrish mami i Edrės dhe i Markos.

Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

Njė komo e viteve 1700, dhuratė e prindėrve.

 

Cilėn quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

Shterpėsinė e shpirtit.

Ku do tė tė pėlqente tė jetoje?

E ku tjetėr, pėrveēse nė Tiranėn e zhurmshme dhe me pluhur!

Cila ėshtė karakteristika jote mė e spikatur?

Besoj se pėrpiqem tė ruaj ekuilibrin e brendshėm nė ēdo situatė.

Cilėt janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?

Kadare, Cvajg, Tolstoj, Markez, Dostojevski, gjithsesi janė shumė mė shumė...

Cilat gjėra nuk tė pėlqejnė fare?

Hipokrizia, burracakėria, mosmirėnjohja.

Si do pėlqeje tė vdisje?

Natyrisht, duke fjetur hahaha...

Cila ėshtė motoja jote?

Tė shoh mė tė mirėn nė ēdo gjė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

28.08.2008 01:07 - enda

interviste e lirshme ,me vlere,
me pelqeu









Parajsa Shqiptare