Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Tė depozitosh sharmin

11.07.2008 18:02 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Quhet Monika Milo. Ėshtė zv.drejtore e pėrgjithshme e Bankės Credins. Ndėr tė paktat femra qė arrijnė tė kenė njė karrierė tė tillė, por edhe ndėr tė paktat qė kanė njė natyrė chic si e saja. Si mund tė jetė jeta e njė gruaje qė drejton njė nga bankat mė me emėr nė Shqipėri? Zbulojeni...

Klaudeta Skėnderasi

Sapo kapėrcen derėn prej qelqi tė turbullt e gjendesh nė zyrėn plot dritė, syri tė kap skrivaninė e madhe, pak mė tutje kolltukėt dhe pikturat nė nuancėn panna, orkidenė mbi tavolinė, gjithė orenditė e tjera qė shkojnė nė harmoni tė plotė me ngjyrat e qeta tė zyrės dhe mes gjithė asaj paqeje feks kostumi nė ngjyrė blu elektrik, qė ka veshur zv.drejtorja e Bankės Credins. Mjafton vetėm njė shtrėngim dore dhe njė nga ato zhbirimet e shpejta qė nga koka te kėmbėt pėr tė kuptuar se Monika Milo, ndryshe nga ē’mund tė presėsh, nuk ėshtė aspak nga ato gratė qė janė kapur me thonj pas profesionit tė tyre e qė nga ēasti nė ēast pret tė tė flasin pėr shifra e plane, pėr njė karrierė tė shkėlqyer prej bankiereje e pėr ambicie profesionale, shkurt tė tė lodhin kokėn me biseda tė ftohta qė rrotullohen vetėm tek puna, karriera, profesioni. Nė fakt, Monika i pėrshtatet mė sė miri rubrikės “Nė karrierė”, por ca detaje qė syri t’i kap rrufeshėm tė sigurojnė se biseda me tė nuk ka pėr tė qenė aspak brenda kornizave tė ftohta tė njė shkrimi tė mirėfilltė prej gruaje nė karrierė.

Unaza dhe vathėt me gurė zefiri, duart e kuruara e tė lyera me njė smalt tė tejdukshėm, flokėt e krehura pėr merak, qetėsia me tė cilėn flet dhe mėnyra elegante se si qėndron nė tavolinė, tė rrėfejnė mė sė miri njė natyrė chic, qė nuk i duhet tė dalė nga vetja, tė lodhet e tė mundohet pėr tė qenė e tillė. Ėshtė ashtu dhe pikė. “Tė jesh chic do tė thotė se ke njė cilėsi tė lindur dhe kėtė cilėsi nuk e kanė tė gjithė, ndėrsa eleganca mund tė krijohet. Chic-u nė vetvete ka mė tepėr tipare intelektuale se eleganca”. Monika tė tregon se ka lexuar dhe ka njohuri tė thella pėr kėto elemente, qė i konsideron tė rėndėsishme pėr njė femėr. Duhet tė jetė pikėrisht pėr hir tė asaj cilėsie tė lindur qė Monika Milo e ka shumė tė thjeshtė tė shfaqet sharmante dhe gjithaq e qetė nė gjithēka qė thotė e qė bėn.

S’mund tė jetė e veshur veēse kėshtu, klasike qė nga koka e deri te kėmbėt, me kostum tė prerė pas linjave tė trupit, kėpucė tė larta me lustėr dhe njė grim fare tė lehtė, por shumė tė kujdesshėm. Puna nė njė institucion tė rėndėsishėm siē ėshtė banka, nuk tė lė rrugėzgjidhje tjetėr brenda njė mėngjesi tė zakonshėm fillimpune. Atletet dhe xhinset i ngelen orėve tė vona tė pasdites, kur del pėr vrap, apo fundjavave larg zyrės nė zonėn e ish-Bllokut. Nė ditėt e zakonshme tė punės, natyra e veshjes sė saj, pa lėnė mėnjanė edhe pėrshtatjet dhe kombinimet qė kostumi tė mos ngelet e vetmja mundėsi, qėndron brenda kornizave serioze. Por nuk ėshtė se pėr Monikėn kjo pėrbėn ndonjė problem. Ėshtė mėsuar tė vishet qė herėt nė kėtė stil. Qė nė vitin 1991, kur filloi punė nė Bankėn e Kursimeve, si specialiste nė departamentin e Import-Eksportit, njė vit pasi ishte diplomuar nė Fakultetin e Ekonomisė, iu desh t’i pėrshtatej rigorozisht njė imazhi serioz, por tė kuruar me shumė kujdes. Ndoshta, nėse nuk do ishte treguar e duruar pėr tė pritur njė rast mė tė mirė, puna e saj e parė nuk do kishte filluar dhe aq mbarė. “Pas mbarimit tė studimeve mė emėruan nė Tropojė, por nuk shkova. Prita njė rast mė tė mirė, i cili mė erdhi pas njė konkursi qė u zhvillua nė Bankėn e Kursimeve, qė sapo ishte hapur nė vitin 1991”. Iu desh tė kalonte shkallė-shkallė, vit pas viti, nga njėri sektor mė i ulėt tek njė tjetėr mė i lartė pėr tė mbėrritur nė fund nė pozicionin e Drejtores sė Departamentit tė Marketing-Zhvillimit, nė tė cilin punoi deri nė vitin 2001. Ajo kujton pikėrisht fillimin e kėtij viti, kur iu propozua nga z. Artan Santo (aktualisht drejtor i pėrgjithshėm i Bankės Credins) pėr tė qenė pjesė e njė grupi pune qė do krijonte bankėn e parė private shqiptare, e cila u pagėzua me emrin Credins. U ndodh pėrpara njė dileme qė kaloi shpejt pėr t’i lėnė vendin pėrballjes me njė sfidė tė madhe. Tani, qė prej 5 vjetėsh, mban postin e zv.drejtores sė pėrgjithshme. “Jam shumė e kėnaqur qė kam qenė dhe jam pjesė e punės dhe pėrpjekjeve qė janė bėrė pėr tė ngritur Bankėn Credins nė ato nivele qė ėshtė sot, pėr ta bėrė aq atraktive jo vetėm pėr tregun vendas, por edhe pėr tė huajt”. Monika veēon si njė arritje tė madhe futjen e aksionerėve tė rinj nė Bankėn Credins: SECO (State Secretariat for Economic Affairs), pjesė e Qeverisė Zvicerane, si dhe B.F.S.E.Holding (Balcan Financial Sector Equity Fund), ku bėjnė pjesė emra si KFW, GTZ dhe organizma tė tjerė tė qeverisė sė Republikės Federale Gjermane. Partnerėt e rinj tashmė zotėrojnė  25,34% tė paketės sė aksioneve tė Bankės Credins, pėr ta renditur atė nė nivelet e larta tė njė banke evropiane.

Nxiton tė shtojė kėtu se, nėse Banka Credins ka arritur nė kėto nivele, kjo i detyrohet sigurisht njė pune tė pakohė dhe njė pėrkushtimi serioz. “Unė gjithmonė kam besuar se me punė mund tė arrihet gjithēka, mund tė rritesh, tė zhvillohesh dhe tė bėsh karrierė. Por nuk e mohoj se edhe fati ka pjesėn e vet”, tė tregon Monika. Dhe nė fakt duket se kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Me fatin ajo ka marrėdhėnie tė mira. Sepse, pėrpos tė tjerave, nė mos njė jetė ėndrrash, Monika ka njė jetesė ku nuk mungojnė udhėtimet jashtė Shqipėrisė, pazaret nė rrugėt e famshme tė Parisit dhe Romės, shijimi i pjatave tė rralla qė serviren nė lokalet me yje “Michelin” tė Francės. “Na pėlqen shumė tė shijojmė ushqime tė veēanta. Bashkėshorti im, megjithėse me profesion inxhinier ndėrtimi, e ka pasion gastronominė dhe verėn. Nga pasioni pėr verėn, ai ka hapur sė fundmi nė Tiranė edhe enotekėn “Joan”, me arredimin e tė cilės jam marrė edhe unė”. Sigurisht qė shija e saj nuk do tė lihej pas dore nė kėtė pikė. Miqtė e saj mė tė mirė e dinė shumė mirė se mund tė besojnė tek shija chic e Monikės kur vjen puna tek arredimi i shtėpisė. Nė shtėpinė e saj ndihet kudo veēse dora e saj e kujdesshme. Ka preferuar njė stil tė kohės pėr atė shtėpi, ndėrsa kohė mė pėrpara, nė shtėpinė e saj tė parė, stili ishte njė dhe vetėm njė: antik. S’mund tė mos ishte i tillė, i frymėzuar nga fėmijėria nė njė nga lagjet e qytetit tė Korēės, nė shtėpinė e gjyshit tė saj, dikur njė nga tregtarėt mė me emėr, ku Monika ėshtė rritur mes mobiliesh tė ēmuara, krevatesh prej hekuri, servisėsh porcelani e orendish antike. “Doja tė kisha njė shtėpi si ajo e gjyshes, ku jam rritur dhe ndaj mė pėlqeu qė tė imitoja atė stil nė shtėpinė time tė parė”. E duket se nga ajo fėmijėri dhe nga ajo familje qė dikur nė qytetin e Korēės quhej aristokrate, ka trashėguar, pėrveēse ca xhevahireve tė ēmuara prej rubini e diamanti (tė cilave tani i janė shtuar edhe shumė tė tjera tė blera prej saj), edhe njė shije tė sofistikuar, por aspak njė natyrė tė pėrkėdhelur. “Edhe pse kam qenė fėmija i vetėm i prindėrve tė mi, babai me profesion inxhinier kimist, ndėrsa nėna arsimtare, nuk do tė thosha aspak se jam rritur me pekule, nuk jam llastuar kurrė. Kam punuar shumė nė shtėpi qė e vogėl fare, 7-8 vjeēe, sepse nėna ime ka vuajtur nga njė sėmundje e zemrės, qė mė vonė i mori edhe jetėn nė njė moshė relativisht tė re. Por edhe kam mėsuar dhe studiuar shumė. Muzikėn e kam pasur pasion. Kam luajtur pėr disa vite nė violinė dhe kam marrė pjesė disa herė edhe nė Festivalin pėr Pionerė nė Shkodėr”. Por e ka pasur tė qartė qė nė fillim se violina do t’i shėrbente veēse pėr njė formim tė pėrgjithshėm, sepse pėr tė arritur deri kėtu ku ndodhet sot, duhej t’i pėrkushtohej shkollės pėr tė dalė nė krye. Dhe ja ku doli. Sot ėshtė njė ndėr tė paktat femra nė postin e zv.drejtores sė njė banke. Domethėnė ėshtė njė nga ato gratė qė ka ngritur njė karrierė prej vėrteti. Ama qė ka edhe njė shije dhe sharm tė veēantė, qė dallojnė menjėherė sapo shkel nė zyrėn e saj nė ambientet e Bankės Credins.  


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare