Timo Flloko: Pėr Pamje nga ura, mė emocionoi telefonata e Pirro Manit nga Nju Jorku
25.05.2008 12:02 Intervista - Burimi: SOT Intervista
Teatrit Bylis ka qenė i tejmbushur gjatė ditėve tė festivalit teatror Apollon 2008. Kulmi sikundėr pritej do tė shėnohej nė mbrėmjen e ndarjes sė ēmimeve, ku u shpall si aktori mė i mirė protagonist i skenės sė festivalit, aktori Timo Flloko. Suksesi i shfaqjes "Pamje nga ura" nga regjisori Albert Minga ishte i padiskutueshėm edhe nė Fier. Personazhi Edi Karbone interpretuar nga aktori i mirėnjohur mori duartrokitjet dhe vlerėsim dhe nė skenėn teatrore tė festivalit. I cilėsuar si ikona e kinematografisė shqiptare, aktori i mbi 35 roleve nė filmadhe me njė prezantim tė suksesshėm nė teatėr nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn SOT Timo Flloko rrėfen pėr personazhin qė i dha sukses nė skenėn teatrore, por nuk harron tė tregojė dhe pėr filmin shqiptar. -Personazhi interpretuar nga ju Edi Karbone u vlerėsua nė festivalin Apollon 2008 ku ju u shpallėt aktori mė i mirė protagonist i kėtij festivali. Si u ndjetė nga ky vlerėsim?
Personazhi erdhi si njė rezultat i njė pune pas propozimit qė mė bėri regjisori Albert Minga. Do tė doja tė theksoja faktin se menēuria dhe talenti nė kėtė rast krahas pėrvojės qė ka ai si regjisor zgjedhja e kėtij kasti aktorėsh shumė tė mirė tė Teatrit Kombėtar qė nga Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, dy tė rinj tė talentuar qė u kompozua njė grup interesant, dhe krahas Millerit, i cili pa dyshim ėshtė njė autor gjenial, pėrzgjedhja e kėtij grupi dha njė rezultat frytdhėnės. Pėr mua suksesi i saj kryesor dhe kjo gjė nuk duhet kontestuar ėshtė dramaturgjia. Njė dramaturgji e fortė gjithmonė jep shanse pėr njė shfaqje tė mirė dhe regjisorėt tanė medoemos duhet ti kthejnė sytė nga dramaturgjia e vėrtetė. Nuk mund tė bėhet arkaik kurrė njė autor si Milleri, Shileri etj. Sa herė qė kemi tė bėjmė me autorė tė mėdhenj gjithmonė ka mundėsi pėr tė notuar thellė dhe pėr tė nxjerr vlera. Kėtė e ka treguar pėrvoja teatrale nėpėr vite. I madhi Pirro Mani kur e vuri Pamje nga ura nuk e vuri kot nė vitet e dikurshme, edhe pse kjo ėshtė njė dramė jo vetėm e emigracionit, por edhe e pasionit atėherė nuk ishte problem korent. Sot nė ditėt aktuale emigracioni ka pėrfshirė gjithė lindjen dhe jo vetėm Italinė e dikurshme sepse vepra bėn fjalė pėr vitet 50. Sot drama e emigrantėve ėshtė aktuale dhe ėshtė mė se aktuale pėr vetė shqiptarėt. Unė kam jetuar vetė nė Amerikė dhe nuk mund tė them se kam qenė njė emigrant, por nė njė farė mėnyre kam qenė i ikur dhe i kam pėrjetuar tė gjitha fazat e njė odiseu tė tė ikurit apo tė njė emigranti. Ndonjėherė pati ndonjė paragjykim lidhur me veprėn nga zėra tė veēantė qė u shprehėn se ėshtė njė vepėr e tejkaluar dhe nuk sjell asgjė, por ėshtė e kundėrta dhe spektatori e tregoi kėtė gjė. Ne kemi dhėnė 41 shfaqje me Pamje nga ura dhe spektatori mbushte sallat.
-Pėrpara shfaqjes jeni shprehur se roli i Edi Krabones ishte njė sfidė pėr ju?
Ēdo rol ėshtė sfidė pėr aktorin. Kurrė nuk mund ta projektosh suksesin dhe gabon nėse e bėn kėtė gjė sepse suksesi ėshtė i paprojektushėm dhe ēdo fillim pune nis me dyshimet krijuese. Aktorit i takojnė qė kėto dyshime ti kthejė nė favor pėrmes njė pune sepse unė kam punuar me njė vullnet tė tejskajshėm, pa pyetur lodhje dhe them qė kjo ka qenė arsyeja qė mė afroi tek Edi Karbone. Nuk mendoja se unė jam Edi Karbone sepse unė jam njė variant i tij. Ajo qė mė takonte mua si aktor ėshtė se suksesi i kėtij roli u pėrcaktua pikėrisht nga fakti se unė jam profesionist dhe punoj siē i takon njė profesionisti. Punoj me njė rol tė vėshtirė. Edi Karbone ėshtė me njė natyrė komplekse ka labirinte psikologjike qė ndodhin tek ai qė nga humbja e ekuilibrit nė raport me veten e tij deri nė demonstrimet e njė logjike absurde sepse ai pa kuptuar bie pre e dėshirave tė tij tė fshehura qė edhe ai vetė nuk i kupton dhe nuk ėshtė koshient pėr to. Unė jam pėrpjekur qė ti prek ato, tė prek inkoshiencėn e tij mė shumė se sa tė kap njė vėshtrim tė jashtėm tė karakterit tė njė hamalli, sepse Edi Karbone nuk ėshtė njė hamall klasik, ėshtė njė emigrant qė ka shkuar nė SHBA dhe ka gjetur mundėsinė qė pėrmes asaj pune tė fitojė para. Vepra ėshtė thellėsisht realiste dhe regjisori i ka qėndruar besnik kėtij lloj trajtimi jo vetėm tek figura e Edi Karbones, por nė pėrgjithėsi midis personazheve dhe thelbit tė veprės.
- Regjisori Pirro Mani qė dikur ka vendosur kėtė pjesė nė skenėn teatrore ka telefonuar dhe ka uruar pėr veprėn, por ka shprehur dhe vlerėsime ndaj aktorėve. Sa ju gėzuan urimet e regjisorit?
Pirro Mani ėshtė njė regjisori i madh dhe unė nuk kam pasur fatin qė ta shikoj kur ka luajtur kėtė rol. Ai ėshtė njė personalitet i madh i teatrit krahas disa regjisorėve tė mėdhenj qė ne kemi pasur si: Spahi Vogli, Mihal Luarasi, etj. Unė jam shumė i lumtur se para dy ditėsh marr njė telefonatė nga Nju Jorku. Ishte Pirro Mani qė mė uroi pėr personazhin dhe pėr marrjen e ēmimit. Unė u emocionova dhe e prisja kėtė finale qė mė mori Pirro Mani. I thashė hajde Pirro se tė presim tė gjithė dhe prezenca jote kėtu i jep artit shqiptar njė inkurajim tė madh. Ai mė tha se do tė vinte nė muaji shtator dhe madje mė tregoi se ka shkruar disa vepra edhe dėshiron qė tė bėj diēka me to.
- Ēmendoni pėr veprat qė janė vendosur nė skenėn teatrore?
Teatri me doemos duhet tė kthehet tek veprat serioze. Mendoj se kėtė e ka bėrė drejtoria e teatrit me Pamje nga ura, Franku V Trojanet etj. Nė kėtė hapėsirė kohore teatri i ėshtė kthyer njė repertori dhe ka bėrė njė kthesė serioze nė kėtė pikė. Natyrisht qė nuk pėrjashtohen edhe shfaqjet me pak personazhe qė edhe ato kanė njė farė vlere dhe rėndėsie kur bėhen tė suksesshme. Ndėrkohė mė duket e drejtė qė politika e TK dhe e MTKRS priret drejt realizmit tė projekteve pėr tė rinjtė sepse sot ėshtė nevojshme qė tė rinjtė tė kenė mundėsi qė tė shfaqen. Kam parė disa shfaqje kur u bė festivali teatror i tė rinjve dhe mė kanė pėlqyer disa prej tyre si ajo e regjisores Andia Xhunga apo e Zhakut, pra janė eksperimentime tė mira dhe tė rinjtė kanė nevojė qė tė dalin nė fushė sepse ndryshe nuk kanė se si tė afirmohen. Mendoj se Tirana ka nevojė pėr dy apo tre teatro dhe TK ėshtė vetėm njė. Ai duhet qė ti bėjė pėrzgjedhjet me njė rreze mė tė madhe gjeografike. Nuk ėshtė e thėnė qė tė marri vetėm aktorėt e tij, ai mund tė marri aktorė dhe nga rrethe tė tjera sepse ėshtė pėrfaqėsues i kombit, por mund tė marri aktorė dhe nga Kosova.
-Publiku ju njeh shumė si aktor nė filma, por ndėrkohė qė ju interpretoni dhe nė teatėr. Si e shikoni tetarin dhe filmin?
Aktori ėshtė aktor, teatri dhe filmi janė lloj arti dhe janė shumė pranė njėri-tjetrit. Nė thelb asgjė nuk ndryshon, pasi njė aktor i mirė ėshtė i tillė si nė teatėr ashtu dhe nė film. Unė jam ndjerė mė mirė nė film sepse kam luajtur nė shumė filma, por unė e kam nisur me teatrin. Pasioni im ėshtė teatri sepse ai ka komunikimin e gjallė me publikun, ankthin dhe duartrokitjet e publikut qė tė ndjek dhe nuk ta jep filmi. Filmi nė kėtė sens ėshtė njė art i konservuar sepse mund tė shkosh ta shikosh filmin me spektatorėt e tjerė dhe ta ndjesh atė lloj kėnaqėsie.
-Roli juaj mė i veēantė nė filma?
Tė gjitha rolet nuk janė suksese pėr aktorin, pasi sukseset janė momente shumė tė veēantė. Ato nuk i ka nė dorė aktori, por edhe arti ndonjėherė ėshtė si puna e verės qė kėrkon atė stazhonimin e kohės dhe me kalimin e kohės rivlerėsohet. Mbaj mend kur luaja Shtigje Lufte duhet tė bėja njė personazh ku tė mos ndjehej aktori. Pėr kėtė rol unė kisha takuar vėllezėrit dhe nipin e Kajo Karafilit sepse do tė interpretoja Kananin. Kur mbarova xhirimet dėgjova disa regjisorė qė ma shanė rolin. U ndjeva keq, pasi ata u shprehėn se ėshtė i egėr, antiprofesional. Koha kaloi dhe Kanani fitoi njė popullaritet tė madh dhe sot ky rol ėshtė evident nė krijimtarinė time. Sigurisht qė tani ėshtė koha qė rivlerėson veprat, njė rol si tek Lulėkuqet mbi mure pati atė impaktin e menjėhershėm, apo Meēja tek Kur zbardhi njė ditė qė ishte debuti im i parė serioz nė kinema, po kėshtu do tė shprehesha dhe pėr shumė role tė tjera. Aktori duhet tė jetė vigjilent sepse kur bėn role tė mėdhenj duhet dhe tė gjejė role qė tė thyejė veten nė kuptimin profesional. Pėr mua aktor i mirė ėshtė ai qė i ka rolet e ndryshėm. Deri tani nė filma kam interpretuar mbi 35 role dhe mund tė kisha bėrė mė shumė, por ne aktorėt shqiptarė jemi ruajtur duke i pėrzgjedhur rolet.
-Si e shikoni zhvillimin e kinematografisė shqiptare?
Shqipėria xhironte 10 filma para viteve 90 dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Mendoj se ėshtė ana pozitive pavarėsisht se filmat kishin njė funksion mė tepėr ideologjik dhe ishte njė konsum masiv. Por e vėrteta ėshtė e vėrtetė qė nuk mund tė kontestohet ajo lloj tradite ku u rritėm dhe ne si brez aktorėsh. Sot nė Shqipėri filmi mbijeton, pasi bėhen 1-2 projekte sepse ne jemi njė vend i vogėl dhe as nuk mund tė pretendojmė qė tė kemi tė zhvilluar industrinė e kinemasė siē e ka Amerika. Ne e hedhim hapin sipas valles.
-Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju qė tė arrini kėtė karrierė tė suksesshme artistike?
Ka qenė e vėshtirė sepse ka pasur kompeticion, por ka qenė e mundshme sepse ka pasur oferta. Sot tė rinjtė nuk kanė oferta qė tė luajnė nėpėr filma. Ne nė kėtė kuptim kemi qenė mė me fat, por qė tė dalėsh nė majė dhe tė bėsh role, tė quhesh njė profesionist i mirė sigurisht qė ka qenė e vėshtirė. Duhet patjetėr qė tė japėsh kualitet dhe ai nuk ka tė bėjė me hapėsirat gjeografike.
-Do tė kemi ndonjė rol tė ri nga ju nė film?
Unė kam njė propozim pėr tė interpretuar nė film, por dua qė tė bėj ndonjė rol tė rėndėsishėm. Unė kam nevojė qė tė luaj nė njė film me njė rol, regjisor dhe skenar tė mirė. Mė kanė ofruar role, por ėshtė shpejt pėr tė folur.
-Pas rolit tė Edi Karbones kur do ju shohim sėrish nė skenėn teatrore?
Nė teatėr jam mė i rezervuar nė projekte sepse kam mundėsi qė tė zgjedh, por po ti futem njė projekti ta justifikoj veten qė puna tė jetė e motivuar dhe unė tė jem i plotėsuar. Jo se nuk dua qė tė luaj nė teatėr apo nė film, por si aktor profesionist kam kėrkesa.
lajme.parajsa.com



































