Tradhtia e parė e Eno Popit
15.05.2008 19:35 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Ka zgjedhur tė bėjė radio dhe vetėm radio. Ama nuk i ka rezistuar dot tundimit pėr t’u shfaqur nė ekran dhe e ka bėrė. Duke zgjedhur njė strategji shumė tė kujdesshme tė shfaqjes gradualisht. Por ja qė ekrani ka tė tjera avantazhe krahasuar me radion. Tė jep edhe kėnaqėsinė e njė shkrimi nė revistė dhe tė kthen nė personazh. Kėshtu ka ndodhur me Eno Popin
Klaudeta Skėnderasi
Ėshtė vėrtet zėri mė i pangatėrrueshėm. Mjafton vetėm sa tė thotė “Pėrshėndetje! Si je?” dhe tė vjen menjėherė njė nga zėrat qė veshi ta ka kapur thuajse aq shpesh sa ē’ėshtė mėsuar tė dėgjojė zėrin e mamit. Se, ashtu si mamin, edhe sikur tė mos duash ta dėgjosh, s’ke nga ia mban. Nė mos gjithė ditėn, tė ndodh shpesh qė tė dėgjosh e tė shohėsh “Top Albania”-n e “Top Channel”-in dhe kėtu do ta dėgjosh se s’bėn: “Live from Tirana”, “Top Dance, “New Day” e ēdo spot televiziv qė pėrcillet nga zėri i tij. Pastaj, me aq vite sa ka Eno Popi qė punon nė radio, na ėshtė bėrė si i shtėpisė, nga ata qė, le tė jenė llafazanė sa tė duan, nuk tė besdisin. Se zėri ka tė bėjė shumė. Fundja, sikur tė mos ishte pėr atė zė, ndoshta radioja nuk do ishte pėr Enon kjo qė ėshtė sot: “Dashuria ime e madhe, pasioni im i pavdekshėm, mendimi im, ajo qė nuk kam pėr ta braktisur kurrė”. Mos merrni kot! E dimė qė kėshtu flitet pėr tė dashurėn, domethėnė pėr njė tė dashur qė tė ka marrė mendtė e tė ka zėnė qymyri keq, aq keq sa je gati t’i zgjasėsh njė unazė i ulur nė gjunjė. Por nė kėtė rast nuk e ka aspak fjalėn pėr tė. Epo ja, pak a shumė kėshtu ėshtė edhe puna e radios pėr Enon, siē e thotė dhe vetė: “E dashura e parė, tė cilėn e merr pėr grua”. Tani Enoja vėrtet e ka tradhtuar njė ēikė me televizionin, por ėshtė nga ato tradhtitė qė falen. I thonė televizion, tė josh deri sa bėhet i parezistueshėm e tė shtyn tė tradhtosh edhe atė qė e ke dashuruar qė fėmijė.
Ishte fare i vogėl kur iu mbush mendja qė tė trokiste nė dyert e Radio Tiranės bashkė me njė tufė kalamajsh tė tjerė. Dhe e pranuan. I vogėl vėrtet, po zėrin ama e kishte tamam pėr atė punė. E po t’i shtosh kėsaj edhe orė e orė tė tėra tė kaluara duke dėgjuar i uritur radiot italiane, Eno Popi kthehej nė njė nga ata qė mund ta lije pa frikė para mikrofonit. Ja, kaq u desh qė tė lidhej aq fort me radion e tė kishte njė profesion qė pa mbushur ende tė tetėmbėdhjetat. E jo njė profesion dosido. Por njė nga ata qė tė bėjnė tė njohur. Tė njohur nga zėri, kuptohet. “Ishte viti ‘97 kur u hap “Radio Koha” dhe njėkohėsisht periudha kur jam pėrpjekur tė mbaj mbi supe gjėra tė mėdha. Kam provuar tė bėj edhe gazetarinė e terrenit, madje edhe atė televizive. Por kuptova se nuk mund tė matesha me gazetarė me nga 20 vjet karrierė. Unė e them sinqerisht se kam dėshtuar nė fillimet e mia duke u pėrpjekur tė bėja gjėra tė rėndėsishme”.
Por ja qė ndonjėherė mjafton tė provosh. Se si tė del, kjo pak rėndėsi ka. Dhe Enoja ėshtė shembulli mė i mirė qė tė tregon se si tė provosh tė bėsh edhe atė qė nuk e ke bėrė ndonjėherė. Pėr shembull, me mikrofonin nė dorė tė shkosh e t’i thuash Fatos Nanos: “Xhaxhi Fatosi, do mė japėsh njė intervistė pėr Radio Kohėn?”. Si mund tė mos e pėrfillte xhaxhi Fatosi gazetarin mė tė vogėl? Intervistė vėrtet nuk i dha, por ama pa pėrgjigje nuk e la: “Xhaxhi do japė njė konferencė shtypi pėr dhjetė minuta”. Tani qė kanė kaluar kohė qė Enoja ka mbaruar studimet pėr gazetari e njė vit master pėr media e komunikim nė Itali, gjėrat janė kokė e kėmbė ndryshe. Nuk ėshtė mė 16 vjeē. Asokohe gjėrat rridhnin ndryshe.
Do duhej vetėm tė krijohej “Top Albania Radio” qė Eno Popi tė ngulte kėmbėt mirė aty, tė kthehej nė imazh tė njė radioje tė fuqishme e mė pas edhe zėri zyrtar i “Top Channel”-it. Tė mos mungonte pėr asnjė ditė nė transmetimin e emisioneve mė trendy, jo vetėm muzikorė, e tė kthehej jo vetėm nė njė nga zėrat mė tė bukur, por edhe mė tė dėgjuar.
Por le tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt. Radioja ngelet radio. Vėrtet njė stėrvitje shumė e mirė, gati njė shkollė mė vete e njė eksperiencė e ēmuar, sidomos kur ke rastin tė punosh me profesionistė si Adi Krasta, por gjithsesi ėshtė radio. Nuk tė bėn tė famshėm, nuk tė lanēon, as tė jep kėnaqėsinė e tė qenit fytyrė e njohur, nuk tė bėn protagonist, nuk tė jep shansin tė jesh nė faqet e shtypit e tė bėhesh figurė mediatike. Dhe Enoja nuk ėshtė se nuk e di kėtė. E ka ditur qė nė fillim. Qė radioja ngelet pasioni i tij e njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme, kėtė nuk e luan as topi. Por kjo ėshtė tjetėr ēėshtje, ndaj e lėmė mėnjanė.
Thellė-thellė edhe Enoja i ka ca doza protagonizmi. Pse, ai nuk do qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes?! Ta njohin nė rrugė e t’i bėjnė intervista?! Plastė ai qė s’do! Se ata qė i pėrvidheshin radios pėr tė dalė nė ekran nuk e bėnin kot sė koti. Sepse ekrani ėshtė tjetėr gjė. Tė jep pikėrisht ato qė radioja nuk mund tė t’i japė kurrė. Po pra, edhe Enoja prandaj vendosi tė dilte njėherė nga studioja e izoluar e radios. Por jo se doli pėr tė mos u kthyer mė. I kishte bėrė hesapet mirė, me laps e me letėr. Nuk bėn shaka me radion Enoja. “Ishin kohėt e para kur “Top Channel” sa ishte krijuar. Unė u shfaqa nė ekran nė emisionin “Top Select”. Kisha nevojė pėr tė sa pėr tė krijuar marrėdhėnien time tė parė me ekranin. Por qė nė fillim zgjedhja ime ka qenė kjo: tė bėj televizion pa u shkėputur nga radioja”. Po sigurisht, sepse e dinte mirė se jo tė gjithė ata qė kishin lėnė radion pėr ekranin, ia kishin dalė mbanė. Pse tė rrezikonte kot? Mė mirė tė dukej e tė zhdukej, tė shfaqej e tė mos shfaqej. “Televizioni tė jep kėnaqėsi, tė bėn tė njohur, por ėshtė njė thikė me dy presa. Mund tė tė ngrejė ose tė tė rrėzojė njėherė e pėrgjithmonė”. Prandaj edhe kohėt e “Select”-it nuk zgjatėn shumė e Enoja u struk sėrish aty ku ndihet aq mirė sa s’thuhet: nė radio, pėr t’u shfaqur vetėm ca vite mė pas nė emisionin e pėrmėngjesshėm “New Day”.
I erdhi tamam nė kohėn e duhur e nė formėn e duhur “New day”. Njė emision televiziv e radiofonik nė tė njėjtėn kohė. Qė nuk e shkėputi nga radioja dhe i siguroi njė minutazh tė pėrditshėm televiziv. “Ndodhi fare rastėsisht”, tregon Eno. “Mė thirrėn njė ditė, ndėrsa isha ende nė gjumė, tė shkoja nė emisionin e Adit sepse nuk kishte tė ftuar. Vendosėm tė flisnim pėr radion. E sigurisht qė bashkėpunimi i hershėm i shumė viteve e bėri punėn e tij. Ne kishim njė komunikim tė ndėrtuar prej viteve kur kemi punuar bashkė nė “Radio Koha”, ndaj nuk e kishim aspak tė vėshtirė t’i pėrshtateshim njėri-tjetrit”. Qėlloi nė shenjė me njė shėnjestėr tė pagabueshme. Ishte formati i duhur pėr t’iu rikthyer televizionit. Sepse vetėm pas fare pak kohėsh do t’i shijonte ekranit edhe tė shtunėn nė mbrėmje nė “Big Brother”, si njė nga bashkėprezantuesit.
Po a keni vėnė re qė Eno mė shumė rri fshehur sesa shfaqet? Pėr shembull, ėshtė i pranishėm ēdo ditė nė njė emision, por nuk e drejton vetė. Ėshtė pjesė e formatit tė njė spektakli tė madh, por jo prezantuesi kryesor, nė njė kohė kur tė gjithė synojnė tė jenė tė parėt, tė kenė emisionet e tyre, tė nxjerrin nga goja helm pėr ata qė i konkurrojnė e tė hanė veten me thonj derisa t’ia dalin tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. T’i mungojė guximi Enos vallė? Apo nuk i kanė propozuar ndonjėherė gjėra “tė mėdha”? Nė fakt, sipas tij, nuk ėshtė as e para as e dyta. Ka njė tjetėr filozofi. “Sot ka ikur koha e tė qenit i pari. Sot duhet tė jesh i aftė. Unė e kam zgjedhur vetė kėtė pozicion. Tė jem i pėrulur, i kujdesshėm, i pėrgjegjshėm. T’u imponohem tė tjerėve butėsisht, pa u bėrė i bezdisshėm. Tė shkaravitem pėr tė tėrhequr vėmendjen, kėtė s’e bėj dot. Pėr momentin ėshtė mė mirė tė jem paksa nė hije, qė do tė thotė krahu i djathtė e jo nė qendėr tė njė formati televiziv. Shfaqja e menjėhershme do mė dėmtonte”. E ja qė nuk i ka dalė aspak keq kėshtu, duke qenė i pranishėm, por duke mos marrė nė duar programe tė mėdha. Se pastaj mund tė ndodhė qė tė shkelė nė ndonjė dėrrasė tė kalbur dhe... lamtumirė karrierė. Dhe kjo nuk ėshtė se nuk ka ndodhur edhe mė parė. Po meqė Enoja ėshtė aq i sinqertė sa tė pranojė se shfaqja nė TV nuk ėshtė se nuk i pėlqen, edhe ne kemi rast qė ta shohim herė si tė ftuar nė emisione, herė duke kėnduar nė kėngėn e Vitit tė Ri bashkė me stafin e Top Medias, herė nė ndonjė intervistė. Ama, duke u kthyer gjithmonė po aty: nė radio. Nė dashurinė e tij nė madhe, pra!
///// box////
Ata ishin tre
Bėjnė tė njėjtin profesion, punojnė nė tė njėjtėn media, kanė pak a shumė tė njėjtėn moshė dhe janė miq tė ngushtė. Quhen Albana Osmani, Ledion Liēo dhe Eno Popi. Nė mos nė ndonjė kafe aty rrotull “Top”-it, nė ndonjė revistė thashethemesh tė gjithė i kanė parė: ata rrinė gjithmonė bashkė. Tė tre nė pushimet mes emisioneve, tė tre nė kafet e pasdites, tė tre duke u sorollatur nėpėr dyqane apo duke kaluar mbrėmjet e fundjavės nė pub. Domethėnė tė tre nė njė mendje. Por jo pėr tė gjitha gjėrat. Sepse, nėse Ledioni dhe Albana bėjnė pjesė nė grupin “Sot brunė, nesėr biondė”, bėjnė lojėn e ēmendur me look-un dhe si i shikon sot nuk i shikon nesėr, me Enon ndryshon puna. Ka dhjetė vjet me po tė njėjtėn prerje flokėsh, njė veshje qė nė mė tė shumtėn e rasteve ngelet sportive, me pėrjashtim tė rasteve kur i duhet tė dalė nė “Big Brother” i veshur me kostum. E kemi pyetur edhe pėr herėt kur vesh kėmishė e jelek nė “New Day”. Duket vėrtet sikur imiton Adin. Por Enoja thotė “jo”. Ėshtė thjesht rastėsi qė ata kanė nė gardėrobėn e tyre njė veshje tė ngjashme. Kur vjen puna tek veshjet, Enoja ka mendjen e tij. Edhe pse kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės me fashion-istėt Albana dhe Ledion, me siguri qė nuk do tė provonte kurrė tė bėnte ēmenduri. As mos t’ju shkojė ndėrmend se mund ta shihni ndonjėherė me flokė me fije a me ndonjė vath nė vesh. Nuk do ta bėnte kurrė. Pėr tė tėrhequr vėmendjen, jo njėherė.
lajme.parajsa.com
































