Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


“Futbolli shqiptar... si futboll rruge”

Intervistė ekskluzive pėr MAPO-n me Arie Haan, trajnerin holandez tė pėrfaqėsueses shqiptare. Si po pėrshtatet me mentalitetin shqiptar tė futbollit dhe si po pėrpiqet qė tė ngrejė nivelin e ekipit nė shkallėn sipėrore evropiane. Ēfarė i mungon atij, sipas ish-lojtarit tė dikurshėm tė Ajaksit dhe pse nuk ka frikė nga shitjet e ndeshjeve... Tė githa pėr herė tė parė pėr shtypin shqiptar »»


Tre muskėtiere drejt Pekinit

13.07.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Ėndrrėn e tė gjithė sportistėve e kanė shėnuar tashmė nė axhendė, sepse Pekini pėr to ėshtė larg vetėm nė kohė. Lindita, Klodiana dhe Rovena tregojnė historitė vetjake, emocionet, pėrjetimet nė prag tė Lojėrave Olimpike, para se tė mbyllin valixhet. Ato valixhe qė do tė mbajnė uniformat ku shkruhet emri qė do tė bėjė tė na rrahė zemra fort: Albania, dhe me ndonjė vend bosh pėr ndonjė dhuratė apo fustan tė blerė nė Kinė

Arta Ēano

Tė gjitha vendet e zėna nga tė 110.000-ėt e pėrkohshėm tė Stadiumit Olimpik tė Pekinit, transmetim i drejtpėrdrejtė nė qindra televizione, qė asnjė aktivitet tjetėr nuk e njeh, shikues nga tė tėra anėt e globit, qė ngulen para ekranit dhe ora duket se ndalet, ashtu si luftėrat dikur, kur nis Olimpiada.

Kėtė vit, ethet e gushtit do ta zėnė Tokėn nė datėn 8 pėr ta pėrqendruar rreth flakės olimpike, pikėrisht nė atė datė kur shikuesit do shijojnė njė nga festat mė madhėshtore si ceremonia e hapjes sė Lojėrave Olimpike dhe paradėn e ekipeve pjesėmarrėse, nė tė cilėn Shqipėria ėshtė ndėr tė parat.

Delegacioni ynė, me privilegjin e shkronjės “A” tė emėrtimit ndėrkombėtar, do ketė tė ngulur sytė e tė gjithė botės, tė cilėt nuk do tė jenė pulitur pas pėrqendrimit pėr tė mos humbur fillimin e paradės. Sigurisht qė, pas ekipit madhėshtor tė shtetit organizator, do duket edhe mė i vogėl, sepse pėrveē trajnerėve dhe pėrfaqėsuesve zyrtarė, numri i sportistėve tanė pjesėmarrės do tė jetė 10 ose 11, nė rast se konfirmohet edhe pjesėmarrja e Romela Begajt, kampione e Evropės nė peshėngritje. Sikur Romela tė mund tė qėndronte nė renditjen botėrore nė njė vend tė favorshėm e tė siguronte Olimpiadėn, nė kėtė delegacion do kishte pesė femra.

Ndėrkohė, katėr nga ato janė nė pritje pėr tė marrė masat e kostumeve zyrtare pėr paradėn e ceremonisė sė hapjes, sepse e kanė tė sigurt tashmė udhėtimin pėr nė Lojėrat Olimpike 2008: Lindita Kodra, Klodiana Shala dhe Rovena Marku do garojnė pėr ngjyrat e Shqipėrisė nė disiplinat e tyre: qitje, vrap dhe not, ndėrsa e katėrta ėshtė Diana Mata, trajnerja e Linditės, e cila si sportiste garuese, e ka pėrshkruar atė trajektore nė Sidnei.

Dhe nė njė pikė tė globit, dy djem 18 dhe 12 vjeē do picėrrojnė sytė pėr tė dalluar mami Linditėn (me shumė mundėsi bashkėshorti do ta ketė ndjekur nė Pekin nė rolin e tifozit mė tė ēmendur tė saj); prindėrit pėr tė dalluar vajzat pėr tė cilat nė ato ēaste tė thuash se ndihen krenarė ėshtė pak (sigurisht mami e babi i Rovenės 20-vjeēare do kenė nisur t’ia ndiejnė mungesėn vajzės qė rri me ta); partneri i Klodianės do jetė pjesė e delegacionit, sepse ėshtė trajneri i saj dhe mikeshat sigurisht do pėrloten kur tė shquajnė portretet aq tė njohura. Ndėrsa sportistet do jenė aty, brenda zemrės qė do nisė tė mbajė gjallė globin pėr njė muaj; do jenė nėn flamurin qė ne do emocionohemi kur ta dallojmė. Kėtė flamur, katėr vjet mė parė, nė Athinė e ka mbajtur Klodiana Shala, atletja qė u vu nė atė kohė nė krye tė grupit shqiptar pėr shkak tė dy pjesėmarrjeve tė saj nė Olimpiadė.  

“Nuk ėshtė aq e lehtė nė fakt. Provat pėr paradėn nisin disa orė mė parė, sepse janė shumė shtete dhe shumė sportistė. Por ėshtė njė ngjarje shumė e bukur, aktiviteti mė i madh qė ēdo sportist e ėndėrron. Dhe kėtė vit pa dyshim qė do jetė njė ceremoni madhėshtore. Tė gjitha biletat janė shitur tashmė”, tregon atletja, qė niset pėr nė Pekin me njė rekord tė rėndėsishėm, atė tė pjesėmarrjes si sportiste nė tri Olimpiada – diēka qė s’e ka arritur askush tjetėr nė Shqipėri.

Por edhe Rovena Marku, notarja 20-vjeēare, ka ēfarė tė tregojė nė kėtė prag Olimpiade, duke sjellė ndėrmend debutimin e saj olimpik. “Ėshtė shumė emocionues ēasti kur shkel nė stadium nė ceremoninė e hapjes dhe ndjen qė po pėrfaqėson vendin tėnd. Nė Olimpiadėn e Athinės ne hymė tė dytėt pas vendit organizator, Greqisė, dhe kjo e bėnte edhe mė tė veēantė atė ēast. Ndihesh i barabartė me tė gjitha shtetet e tjera, qė ndonjėherė ėshtė e kundėrta me klimėn qė ke lėnė nė vendin tėnd. Por Olimpiada e ka kėtė veēori”, kujton notarja pėrvojėn e saj katėr vjet mė parė.

Si pėr tė ēuar deri nė fund njė “countdown” qė pret Pekinin, formuar me numrat e pjesėmarrjes nė lojėra olimpike tė sportisteve tona, vijmė te Lindita Kodra, qė e ka tė parėn Olimpiadė tė karrierės sė saj. Gjithsesi asaj nuk i bėn syri “tėrr” (ėshtė qitėse, nuk i lejohet kjo!) sepse titulli i kampiones sė Evropės qė mban, sigurisht, e bėn tė ndihet mė e sigurt. Por ama dhe ajo i dorėzohet vėshtrimit tė ujshėm, sepse pėrlotet tek tregon: “Mund tė duket si ekzagjerim, por sinqerisht pranoj se nuk ka emocion qė tė krahasohet me atė kur ngjitesh nė pod dhe dėgjon tė thirret emri i shtetit tėnd dhe tė ngrihet flamuri yt”.

Por ajo shkon me avantazhin e vendit tė katėrt nė Kupėn e Botės, qė u bė nė Kinė nė po atė poligon ku do zhvillohen edhe garat pėr Olimpiadėn. “Ky kampionat ishte njė ndihmė e madhe. Ishim nė poligonin qė do pėrdoret dhe nė Olimpiadė dhe ne mėsuam pozicionet, vendin ku liheshin armėt, ku ishin tabelat, ku ēlodheshim... gjithēka. Udhėtimi pėr nė Pekin mė ndihmoi qė tė mėsohesha dhe me orėn, qė ėshtė gjashtė orė para tonės. Shtrihesha pa mė ardhur gjumi, vetėm sepse atje ishte mbrėmje dhe zgjohesha me zile nė kohėn kur nė Shqipėri do isha duke fjetur”.

Por jo tė gjithė janė aq tė aftė tė vetėdisiplinohen sa Lindita. Klodiana Shalėn, pėr shembull, ditėt qė kaloi nė Pekin me njė grup sportistėsh pėr kėtė qėllim thuajse nuk e ndihmuan fare (pėrveēse pėr tė piketuar butique-ėt ku do furnizohet me veshje e kėpucė). “Duhej tė qėndronim dhjetė ditė pėr t’u mėsuar me vendin dhe orėn. Po unė aty nga dita e nėntė fillova tė mėsohesha. Ne tė nesėrmen u nisėm pastaj”. Por ajo ėshtė mėsuar me atė qė ka mė shumė rėndėsi: garat. “Nuk ėshtė mė si herėn e parė nė Sidnei, kur mė kapėn lotėt dhe nuk dilja dot nė pistė. Thuajse mė kanė detyruar. Ndėrsa tani e kam mė tė thjeshtė”.

Tė gjitha e kanė kaluar atė sikletin e konkurrimit me sportistet e huaja, qė dikur u dukeshin si me fuqi mbitokėsore dhe emri i shtetit tė shkruar mbi uniformėn e tyre u ngjante si njė emėrtim jo gjeografik, por astronomik. “Dikur nė konkurrimet e para ndėrkombėtare, mė kujtohet qė si unė dhe sportistėt e tjerė impresionoheshim nga gjithēka, qoftė edhe nga ndriēimi i njė neoni, dhe kjo sigurisht qė nuk i bėnte mirė pėrqendrimit tonė, ndėrsa sot nuk ėshtė ashtu. Mė mjafton pozicioni im dhe tabela ku do gjuaj dhe nuk shpėrqendrohem nga asgjė”, tregon Lindita Kodra.

Gjithsesi, tė jesh mė e rritur nuk ėshtė gjithmonė njė ēelės qė rrotullohet nė bravėn e ndėrgjegjes dhe di tė mbyllė emocionet negative pėr tė hapur tė kundėrtėn e tyre. Rovena Marku tani e ndjen se nuk e kishte kuptuar mirė rėndėsinė e njė eventi tė tillė, kur shkoi nė Athinė katėr vjet mė parė. “Isha vetėm 17 vjeē dhe mesa duket nuk e kuptoja ēfarė isha duke pėrjetuar. Kur e mendoj tani gjithė pėrvojėn, nga parada e shteteve deri te konkurrimi, ndiej se nuk kam qenė edhe aq e emocionuar”.

Vetėm se kohė tė tepėrt pėr t’u marrė me analiza sportistėt nuk kanė: orėt e stėrvitjes nga 4 nė 7 dhe regjimi qė duhet tė ndjekin kushtėzon ditėt, ndėrsa aktivitetet ndėrkombėtare qė mbushin kėtė periudhė para Olimpiadės (garat kualifikuese nė Manēester ku mori pjesė Rovena, Kupa e Botės nė Mynih pėr Linditėn, Ballkaniada dhe Kampionati Evropian pėr Klodianėn) u lėnė pak ose aspak kohė deri nė 28 korrik, kur do nisen drejt qendrės sė botės pėr njė muaj: Pekinit.

Dhe sportistet do jenė aty pėr tė garuar pėr ngjyrat e Shqipėrisė mes bliceve dhe kamerave, mes sportistėve nga e gjithė bota, nė orėn e ndalur tė globit, si luftėrat dikur.

Lindita Kodra, e lindura me pistoletė

46 vjeē

Disiplina: Qitje me pistoletė

Trajner: Diana Mata

E para nga shqiptaret qė siguroi Olimpiadėn me titullin e Kampiones sė Evropės, fituar nė Granada tė Spanjės. Objektivat e tė dyjave (sportistes e trajneres) janė tė hyjnė nė 8 finalistet. Qitėse e klubit “Studenti”, pėr tė cilin ajo pranon se i ofron maksimumi qė mund tė pretendohet nė Shqipėri.

Klodiana Shala, tri herė nė Lojėrat Olimpike

29 vjeē (do ta festojė ditėlindjen nė Pekin)

Disiplina: Vrap (200 dhe 400 metra)

Trajner: Taulant Stėrmasi (njėkohėsisht partneri i saj)

E ka siguruar Olimpiadėn me ftesė, edhe pse ėshtė e bindur se nė garat nė vazhdim do ta kapė normėn. Shkon pėr tė tretėn herė nė Olimpiadė. Do vrapojė nė garat 200 metra dhe 400 metra (nė rast se nuk do tė ketė pėrplasje oraresh). Bebi qė kishte planifikuar tė sillte nė jetė pas Pekinit duhet tė presė dhe ca: rekordmenia shqiptare ka vendosur tė marrė pjesė nė Lojėrat Mesdhetare tė vitit tjetėr.

Rovena Marku, vogėlushja e skuadrės shqiptare  

20 vjeē

Disiplina: Not (stili: not i lirė; 50 dhe 100 metra)

Trajner: Genci Oshafi

Studente e vitit tė dytė nė Akademinė e Sporteve, prej shtatė vjetėsh kampione e Shqipėrisė. Shkon nė Pekin me ftesė speciale dhe synon tė kapė atje normėn e Olimpiadės. Sportistja nga Shkodra, qė nuk ka njė rrogė nga Federata, thekson: “Ia kam dalė nga mbėshtetja e madhe e familjes dhe e trajnerit Genci Oshafi, pa pėrkushtimin e tė cilit nuk do kisha arritur kurrsesi kėtu”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare