Valbona Imami: Po ta filloja jetėn nga e para, pėrsėri do tė bėhesha aktore
08.06.2008 12:04 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Valbona cila ėshtė e veēanta e ditės sė sotme?
Sot, Valbona mbyll pėr kėtė vit marrėdhėnien akademike me Akademinė e Arteve nė mėsimdhėnie dhe ka kėnaqėsinė qė tė firmosė kryerjen e terapisė studimore, bėj shaka! Shkolla ėshtė ambienti mė i veēante pėr tė krijuar, pėr tu frymėzuar dhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn. Lėnda qė dhashė kėtė vit ėshtė baza e mjeshtėrisė sė aktorit dhe tė regjisė pėr koreografėt. Pata njė bashkėpunim shumė tė frytshėm me pedagogun e tyre tė koreografisė Tan Ibėrshimi, madje po mendonim qė ta shfaqnim pėr publik tė gjerė dhe jo vetėm nė ditėn e provimit, por siē duket ėshtė diēka qė do tė jetėsohet nė tetor. Kjo ėshtė faktikisht nė shijen edhe nė vizion qė kam unė se si do tė ripėrtėrihet profesioni ynė, pasi artistėt e skenės kanė mbetur jashtė vėmendjes nė kėtė trajtė tė re qė ka marrė shoqėria, por qė nuk mundet ta quajmė pėrjetėsisht tė re sepse vitet kanė kaluar, janė 17 vite. Nuk shkon tė ankohemi nė pritje pa bėrė pėrpjekjen tonė pėr tu rintegruar apo pėr tu afruar me publikun dhe ndihem krenare pėr tė gjithė ata kolegė qė ēbėjnė rrethin vicioz, apo rrethanat. Pėrse kjo natyrė tė mos pėrgatitet te studentėt? Tė dinė se si ta kėrkojnė publikun! Si duket kjo ide e imja vjen dhe nga pėrvoja qė kam pasur me Art Blu qendra pėr promovimin e artit dhe tė artistėve tė cilėn e kemi krijuar sėbashku me kolegen Monika Lubonja.
-Po flisni pėr qendrėn Art Blu, por mund tė na shpjegoni diēka mė shumė rreth saj?
Art Blu ėshtė qendėr pėr promovimin e artit dhe tė artistėve dhe si e tillė kėtė ka bėrė dhe kėtė do tė bėjė. Konkretisht jemi nė fazė aplikimesh pėr fonde dhe kjo ka peripecitė e veta gjithmonė. Veprat qė kemi bėrė kanė qenė tė mirėpritura nga publiku. Veprat qė kemi bėrė kanė qenė tė mirėpritura nga publiku. Ka qenė drama Rini dhe ēmenduri me regji tė Mehmet Xhelilit dhe komedia Bebet e Kazanovės me regji tė Andia Xhungės. Pjesėmarrja jonė ka qenė dhe si kėshilluese pėr artistėt e rinj, pra nė vijimėsi kėtė e parashohim angazhimin e energjive tė reja krijuese. Nga kjo pėrvojė arrita tė kuptoj mė thjeshtė ato qė na mungojnė dhe na takon si detyrė neve artistėve sepse nuk mund tė presim pafundėsisht nga strukturat e shtetit pa bėrė tonėn.
-Mendoni se duhet tė ketė mė shumė hapėsira pėr artistėt e rinj dhe sipas jush ēfarė duhet tė bėhet?
Ajo ēfarė duhet tė bėjmė ne janė dy gjėra, njėra ėshtė shpirti dhe dėshira qė jo se nuk e kemi, por pėr mua ka qenė shumė i fjetur dhe i drobitur pėr shkak tė njė mbijetese edhe nuk mund tė them se duhet tė ndjehemi fajtorė pėr kėtė. Mendoj se po zgjohet diēka, pasi unė kam parė artistė qė tė punojnė me shumė pasion dhe tė krijojnė figura tė mrekullueshme dhe po ashtu tek vetja shoh qė mė rritet dėshira pėr ta shijuar profesionin tim. Nuk mund tė bėsh diēka vetėm pėr tė pėrfituar ekonomikisht sepse ajo mė pas tė merr paqen....., pra kjo ėshtė gjėja e parė qė na duhet. Gjėja tjetėr ėshtė infrastruktura, por me kėtė duhet tė kuptojmė vėmendjen ekonomike, por unė do ta thjeshtoja dhe do tė thosha qė nė trajtė skene na duhen salla pėrkatėse ku kėta tė rinj tė ushtrojnė aktivitetin dhe natyrisht duhet dhe njė mbėshtetje pėr projektet. Mirėpo kjo mbėshtetje mė tė shumtėn ėshtė dhėnė nga shteti, pasi ne derivojmė nga njė sistem i tillė ku shteti pėrkujdesej pėr profesionin tonė. Siē e thamė gjėrat nuk ndryshojnė dot aq shpejt, pasi mendėsia ėshtė ajo qė ndryshon e fundit, por qė ka fuqi shumė tė madhe. Atėherė ētė bėjė shteti nė kushtet kur nuk ka mundėsi aq sa ne kemi nevojė? Ne i lutemi qė tė liberalizojė dhe tė favorizojė nė ulje taksash biznesin qė investon nė art. Problemi mė i madh ėshtė se sa tė nevojshme e shohim ne kulturėn pėr njerėzit. Nėse nuk e ndjejmė si domosdoshmėri, atėherė natyrisht qė nuk do tė mendojmė dhe do tė investojmė pėr tė. Kultura dhe artet janė shpirti i njė kombi. Nuk duhet tė harrojmė qė ne jemi njė popull shumė i vogėl me aleanca tė brishta fetare dhe gjuhėsore, pėr tė vazhduar qė tė jemi injorantė. Jeta nė pėrditshmėrinė e saj si nė atė tė ēdo individi ashtu dhe tė ēdo kombi ka nė njė pjesė tė veten edhe pėrballjen. Atėherė si do tė pėrballemi ne me rrethanat, qofshin kėta fqinjė apo politika tė reja, ndėrkohė qė rrėnja e tė gjitha vuajtjeve ėshtė padija? Nėse ne sensibilizojmė veten tonė dhe instancat e tjera them se do tė fillojmė tė bėjmė gjėra tė mira.
-Jeni prezantuar pėrpara spektatorit me shfaqjen Shėrbėtoret. Ēmund tė na thoni rreth kėsaj shfaqjeje?
Me kėtė shfaqje u prekėn dhe u njohėn mė mirė nivelet e tabuve tona. Ne punuam aty tė parėt sepse nuk janė shumė tė thjeshta tė bėhen disa gjėra qė nuk janė shprehi dhe mė pas publiku. Ne risollėm autorin e pjesės Jean Genet nė skenė. Mrekullia e kėtij rasti ishte se ai autor rezonoi shumė konkret pėr publikun. Ajo ėshtė njė pjesė franceze dhe njė psikologji shumė e ndryshme, por siē duket ne kishim bėrė shumė mirė pjesėn tonė si artistė pėr ta bėrė atė tė ngjashme me jetėn tonė si shqiptarė, pa bėrė asnjė lloj deformimi. Ka pasur reagime tė mrekullueshme nga publiku dhe unė interpretoja Klerin. Nė jetėn time profesionale kisha arritur nė njė pikė qė mė ishte thyer dėshira pėr tė luajtur nė skenė dhe kjo ka qenė vlera e pamatshme e kėtij projekti qė mua mė bėri tė rijetoj ne pėrmasa shumė tė bukura dashurinė qė kam pėr profesion dhe publikun. E kam kaluar nė harmoni me koleget qė janė Loredana Gjeēi, Adelina Muēa dhe as/regjisorja Armela Demaj, dhe veēanėrisht me regjisorin Londo. Jam shumė e kėnaqur qė kjo shfaqje i ofroi njė ēmim Loredanės si aktroja mė e mirė debutante.
-Thatė qė pėr disa kohė iu ishte thyer dėshira pėr profesionin. Pse ju ndodhi kjo?
Nė jetė ndodh qė vėshtirėsitė tė stepin, dhe mendoj se kjo ka qenė arsyeja, qė mu thye dėshira pėr profesionin, por stepja nuk mund tė jetė zgjidhja. Megjithatė, nuk ka asnjė metodė tė dhunshme se si tė tejkaloj stepjen, prandaj e vlerėsoj shumė kėtė projekt. Unė isha futur nė atmosferėn e dyshimit qė ky profesion nė vendin tim..., mungonte shija artistike nė disa shfaqje qė kisha parė. Unė nuk ndjeja kėnaqėsi nga puna ime si dikur, mirėpo kjo kaloi.
-Nė aspektin profesional ēfarė do tė kemi ndonjė gjė tė re nga Valbona?
Unė kam disa ftesa pėr tė bashkėpunuar dhe nuk kam vendosur ende se ēdo tė bėj, pasi mendoj se duhet tė shijoj pushimet. Jam duke u riformuluar se si ta investoj veten time kėtė vit, por qė nuk ka tė bėjė vetėm me kėtė vit. Unė dua tė bėj disa punė apo projekte qė mund tė jenė kėrkime tė tjera dhe njė hap mė tej.
-Jeni aktore e Teatrit Kombėtar, por ēfarė mendoni se duhet tė ndryshojė nė shfaqjet e tij?
Unė dua qė Teatri im i dashur Kombėtar tė ketė mbėshtetjen e duhur qė edhe nė kėtė stinė nėse publikun nuk vjen tek ne tė shkojmė ne tek publiku dhe tė mos mbetej krejt pushim, ndonėse kėto tė fundit janė tė mrekullueshme. Kėtė qė po them pėr teatrin e shpreh mė tepėr si spektatore, pasi do tė doja shumė qė tė shikoja shfaqje nė mbrėmje aty ku jam duke pushuar. Nga teatri unė dua qė tė ketė shfaqje njė apo dy ditė nė javė nė orar tė vonė 9 apo 10 nė mbrėmje. Pra le tė vazhdojnė shfaqjet e rregullta, por dhe njerėzit qė i duan orėt e vona tė mbrėmjes tė gjinden pranė nesh. Ata janė publik shumė simpatik, besoj.
-Valbona, tashmė ju keni krijuar njė karrierė tė suksesshme nė profesionin tuaj. Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju qė tė arrini deri kėtu?
Me vjen te them: aspak e vėshtirė!! Ėshtė fakt qė unė punoj nė institucionet mė tė rėndėsishme dhe jam shumė e vlerėsuar nga kritika profesionale dhe nga publiku, gjė pėr tė cilėn kam mirėnjohje, por mua mė duket sikur sapo e kam filluar kėtė rrugė. Jo vetėm nė atė sensin qė kam shumė pėrpara pėr tė bėrė, por mua mė duket shumė afėr diplomimi si aktore me kėtė momentin kur flasim. Mė duket sikur kėto vite tė tėra pune janė thjeshtė muaj. Unė jam aktore, luaj nė skenė dhe jo nė jetė. Kjo ėshtė vėshtirėsia e vėrtetė dhe mbase e vetme. Them se ia kam kaluar shumė mirė dhe jam mirėpritur me ngrohtėsi tė veēantė nga kolegėt mė tė rritur dhe mė tė rinj. Unė mendoj qė nuk ka pasur mirėfilli bėrryla pėr Valbonėn, nė momente tė caktuar mund tė ketė pasur ndonjė njeri apo grup njerėzish qė dėshiron tė ushtrojė pushtet dhe kjo nuk shkon fare me artin. Veē pengon e ndrydh shpirtin, buron njė dhunė tė lehtė qė nuk krijon veē pėrsiatje tė kota madhėshtie dhe statistika. Tė duhesh me publikun ėshtė mė mirė.
-Si e kalon Valbona kohėn e lirė?
Kur ēlirohem nga emocionet e njė projekti e njė roli, ndihem nė njė rėnie tė lire, e vetme nė hapėsirėn e pamasė. Ajo ėshtė si njė ēoroditje e lehtė, pasi nuk jam nė atmosferė krijuese profesionale. Kjo ndikon edhe tek koha ime e lirė, pėrndryshe unė them qė ia kaloj nė mėnyrė tė kėndshme dhe tė dobishme. Mė gėzon ēdo ditė e re dhe bėhem pjesė si e tė papriturės ashtu dhe gjėrave qė dihen, pra kaloj vėrtetė shumė bukur.
lajme.parajsa.com



































