Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Varrezat greke, Ultimatumi i Athinės

23.06.2008 06:13 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Varrezat greke, Ultimatumi i Athinės

Shkruan : Revista Mapo

Shkruan Arjan Qendro, Athinė

Njė tjetėr temė e nxehtė mund t’i shtohet shumė shpejt axhendės problematike tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Burime nga ministria e jashtme greke informojnė orėt e fundit pėr njė presion nė rritje tė Athinės mbi Tiranėn zyrtare, lidhur me ēeshtjen e varrezave tė ushtarėve grekė qė luftuan nė Shqipėri nė kohėn e luftės italo-greke. Burimet diplomatike thanė pėr MAPO-n i gjithė diskutimi mes palėve po pėrqėndrohet nė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruahet mes dy qeverive sė afėrmi dhe e cila ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Mėsohet se bisedimet e rradhės do tė mbahen nė muajin korrik dhe se pala greke ka propozuar tashmė qė pala shqiptare tė marrė nė shqyrtim disa elemente qė mund tė jenė mjaft delikate, brenda njė dosjeje po kaq delikate.
Sipas propozimit grek nuk do tė jenė njė, dy apo tre varreza memoriale tė ushtarėve grekė nė Shqipėri, por plot katėr tė tilla. Gjithmonė sipas palės greke, ato kėrkohet tė ndėrtohen nė Kėlcyrė, Ersekė, Ēiflik tė Korēės dhe Bularat. Pra, Kosina dhe konflikti qė ajo shkaktoi, kur nė maj 2006 u zhvarrosėn eshtrat e banorėve tė zonės me pretekstin e gjetjes sė varreve tė ushtarėve grekė, nuk e kanė ndalur, siē shihet, projektin e Athinės pėr tė krijuar varreza ushtarėsh nė disa lokalitete tė Jugut.
Njė element tjetėr delikat mbetet ai i identifikimit tė numrit tė ushtarėve grekė tė rėnė nė vendet ku kėrkohet tė ndėrtohen varrezat nė fjalė. Deri mė sot shtypi shqiptar ka informuar pjesėrisht rreth kėtij problemi. Sipas raporteve tė mediave rezulton pėr shembull se nė mauzoleun e Grykės sė Kėlcyrės, bashke me eshtrat e ushtareve greke ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave tė zhvarrosura nė fshatrat e Pėrmetit. Sipas banorėve tė kėsaj zone, nė afėrsi tė Grykes se Kėlcyrės kanė qenė vetėm 36 varre tė ushtareve greke te vrare ne betejen e malit te Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanes”. Mbetet ende e paqartė pjesa tjetėr e tė rėnėve grekė nė Ersekė, Bularat apo nė rrethin e Korēės. Ndėrkaq nė projekt-marrėveshje mėsohet se do tė pėrfshihet edhe zgjerimi i nocionit tė tė rėnėve, duke futur nė tė edhe personelin teknik apo klerikėt qė shoqėronin ushtrinė greke gjatė asaj beteje me pushtuesit italianė nė tokėn shqiptare.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, duke parė shpejtėsinė dhe dėshirėn e ethshme tė palės greke pėr tė aprovuar marrėveshjen nė fjalė me palėn shqiptare, sesa me rėndėsi konsiderohet nė Athinė problemi i “legalizimit” dhe i pėrmbylljes sė njė pike tė nxehtė nė marrėdhėniet tona – atė qė ka tė bėjė me ushtarėt e luftės italo-greke. Njė problem qė ka qenė kurdoherė sensitiv mes dy vendeve dhe qė ėshtė shtyrė pėr vite me rradhė pa gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare. Deri nė vitin 2005, kur nė pushtet ishin socialistėt, pėrgjigjet e Tiranės zyrtare nė atė kohė ishin diplomatike dhe evazive. Nėnteksti kuptohej, kjo ēeshtje prekte dhe prek edhe sot, njė shqisė tė ndjeshme tė sė shkuarės, e cila lidhet jo vetėm me rolin e italianėve e grekėve nė atė konflikt, por edhe tė ēamėve tė Greqisė, tė cilėt u skėduan mė sė shumti nė bazė tė kėsaj ngjarjeje, si “aleatė tė fashizmit”. Pėr kėtė arsye, ēdo hap i hedhur nė drejtim tė nderimit tė tė rėnėve grekė tė asaj kohe, nuk mund tė mos ekspozojė anėn tjetėr tė problemit, e cila prek shqiptarėt.
Nėn kėtė prizėm u konsumua edhe incidenti i Kosinės i dy vjetėve mė parė. Qė nga ajo kohė, qeveria e zotit Berisha ėshtė akuzuar mjaft shpesh pėr njė linjė tė butė ndaj Athinės zyrtare tė drejtuar nga qeveria e djathtė e Karamanlis. Zhvarrimet abuzive tė Kosinės ( nė tė cilat u pėrfshi paradoksalisht edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė), ku nė vend tė ushtarėve u zbuluan eshtra fėmijėsh, e vunė nė njė pozitė tė sikletshme kryeministrin Berisha.
Nuk dihet nėse ėshtė pikėrisht kjo politikė koncesionesh, shtysa kryesore pėr kėrkesėn e fundit tė palės greke, qė varrezat e ushtarėve grekė tė shkojnė nė katėr tė tilla nė Jug tė Shqipėrisė. Gjithsesi, ky akt vendoset nė njė panoramė lėshimesh nga ana e qeverisė tonė, e cila rregullisht ka ceduar pėrballė presioneve tė palės greke. Mjafton tė kujtohet se nė maj tė viti tė shkuar, ministri i mbrojtjes i Greqisė Maimarakis anulloi vizitėn e tij nė Tiranė vetėm pėr shkak tė problemit tė varrezave greke nė tokėn tonė. Nga ana tjetėr, nuk ka sesi mos tė bjerė nė sy fakti tjetėr po kaq i pazakontė. Greqia dhe Shqipėria nuk kanė nėnshkruar qė nga janari i vitit 2006 njė marrėveshje dypalėshe mes tyre, pėrjashtuar rinovimin e marrėveshjes rutinė pėr dėrgimin e tė sėmurėve tanė nė spitalet greke. Kjo pauzė flet qartė pėr nivelin e ulėt faktik tė marrėdhėnieve, pa anashkaluar edhe shtyrjen e ratifikimit tė MSA mes vendit tonė dhe BE nga ana e parlamentit grek, ose mosnjohjen e Kosovės, nėse marrėdhėniet do tė shiheshin nė njė prizėm mė tė gjerė.
Propozimi grek pėr varrezat e ushtarėve tė luftės italo-greke pret pėrgjigjen e palės shqiptare. Bisedimet e korrikut do tė nxjerrin njė konkluzion ndoshta final lidhur me kėrkesat greke, por burime diplomatike nė Athinė besojnė se njė akord i pranueshėm pėr palėt do tė arrihet mjaft shpejt. Mbetet tė shihet nėse ai do tė jetė i kėnaqshėm edhe opinionin publik shqiptar, i cili siē ka ndodhur nė raste tė ngjashme, ka reaguar mjaft ashpėr ndaj hapave tė tillė tė inicuara nė Athinė dhe tė firmosura nė Tiranė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare