Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Vesa Luma: Skena po mė "pranon" pėr bukurinė, zgjuarsinė dhe kėngėn joshėse

27.07.2008 12:03 Intervista - Burimi: SOT Intervista

ImageE ėmbėl, lozonjare dhe mjaft e talentuar kėngėtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma po shkėlqen kėtė sezon veror nė tė gjitha top listat e hiteve muzikore. E bukur dhe me zė brilant kur paraqitet nė skenė, Vesa Luma sjell fantazinė e kėngėtarėve tė Kosovės. Biondina e bukur, njihet qė prej kohės kur ajo ngrinte nė kėmbė tė gjithė publikun nė Pallatin e Kongreseve nė spektaklin "Ethet e sė premtes", me zėrin e saj shumė tė vlerėsuar dhe nga kritikėt e muzikės. E shohim shumė shpesh tė vijė nė Tiranė dhe duket se kėngėtarja kosovare nuk lė aktivitet dhe koncert pa qenė e pranishme.“Ē’ėshtė e vėrteta jam shumė pranishme kėtu, por kėndoj dhe nė Prishtinė”, tregon Vesa, duke pohuar se miqėsia qė ka krijuar, ėshtė e konsoliduar qė nga pjesėmarrja nė spektaklin “Ethet e sė premtes”. Mes muzikės dhe gazetarisė, vėshtirė tė qėndrojnė kėto dy profesione bashkė. Por kėngėtarja pohon se vazhdon qė tė ushtrojė dhe profesionin gazetares nė Radio Televizionin e Kosovės. Gjatė kėtyre ditėve Vesa ka qenė e pranishme nė bregdetin shqiptar, duke qenė pjesė koncerteve tė ndryshme qė zhvillohen kėtė sezon. Ky sezon ka nisur me shumė impenjime pėr kėngėtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka prezantuar vidioklipin e kėngės sė saj mė tė fundit “Ik kur tė lė unė”, i cili vjen me njė performancė tė shkėlqyer nga kėngėtarja, e cila siē pohon edhe vetė mund tė jetė hiti i kėsaj vere. Por pas kėtij vidioklipi, ajo sapo ėshtė prezantuar dhe me njė vidioklip tjetėr, qė ėshtė njė bashkėpunim me Turin e grupit “Produkt 28”. Kėnga titullohet “Eja” dhe tė dy kėngėtarėt nėpėrmjet tingujve ritmikė, sjellin njė gjetje tė re pėr publikun. Por njė vit mė parė pėr Vesėn, muaj qershor ishte koha kur ajo theu akullin, duke u paraqitur me kėngėn e saj tė re “Jemi dhe s'jemi”, e cila arriti tė pushtojė vendet e para nėpėr tė gjitha top listat muzikore nė Kosovė, duke lėnė pas vetės shumė kėngėtarė tė tjerė tė njohur. Vesa Luma ėshtė njėra ndėr kėngėtaret, e cila synon suksesin gradual. Ndėrkaq qė teksti dhe tingujt e kėsaj kėnge krijojnė njė atmosferė elektrizuese. Vesa tregon se tekstin dhe orkestrimin e kėsaj kėnge i ka bėrė Florian Mumajesi (Flori). "Flori ka punuar edhe mė herėt njė kėngė pėr mua, prandaj njė ditė kur ishim duke ndenjur bashkė mė tha se do tė mė punojė njė kėngė shumė ritmike", tregon Luma. "Nė kėtė kėngė janė tė pėrziera disa zhanre nė njė temė muzikore, meqė kam dashur qė t'i pėrshtatem mė shumė shijes sė publikut", thotė ajo. Vesa Luma pas suksesit tė kėsaj kėnge filloi qė tė punojė pėr albumin e saj tė parė. Ndėrkaq qė nė vijim tė karrierės sė saj ajo u prezantua denjėsisht dhe nė “Top-Fest”. Vesa tregon se eksperienca nė spektaklin e njohur "Ethet e sė premtes" ka bėrė qė ajo tė marrė guximin pėr t'i futur disa zhanre muzikore nė njė album. Edhe pse eksperimenton me shumė zhanre muzikore, ajo ende mendon se duhet tė vazhdojė mė shumė nė rrugėn e kėngės. Pėr karrierėn e saj muzikore ajo thotė se pėrkujdeset shumė dhe familja e saj. Vesėn e njohim edhe si prezantuese dhe gazetare nė Televizionin publik tė Kosovės, qė ajo thotė se ėshtė profesioni i saj. “Unė kisha dashur shumė qė profesioni im i dytė tė jetė muzika dhe shpresoj qė zoti tė mė japė atė mundėsi qė t'u pėrkushtohem tė dyjave. Unė e dua muzikėn, ajo mė shoqėron nė ēdo ēast tė jetės sime, por edhe gazetarinė e kam nė shpirt, prandaj s'do tė mund t'i ndaja", shprehet Vesa Luma. Ndonėse gjatė kėsaj interviste pėr profesionet e saj flet me dėshirė, pėr jetėn e saj private nuk flet shumė, apo edhe nuk preferon tė flasė. Ajo pohon se atė e ruan pėr vete.“Unė e ruaj jetėn time private pėr vete, e ruaj nga vrazhdėsia e shoė biznesit, sepse nėse atė e bėj publike atėherė ajo mė nuk ėshtė private” tregon kėngėtarja. Biondina e “Etheve” Vesa Luma, prej disa vjetėsh ėshtė duke pėrjetuar njė histori dashurie me Genc Dobroshin, njė regjisor kosovar, njė lidhje, qė deri tani i ka falur asaj vetėm momente tė bukura. Sapo ėshtė diplomuar nė Fakultetin e Komunikimit Masiv (dega e gazetarisė) nė Prishtinė, por pėrveē muzikės po pėrgatitet edhe pėr tė filluar studimet pasuniversitare nė degėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare. Pas turneut qė do tė zhvillojė nė disa qytete tė Shqipėrisė, ku do tė shkojė dhe nė qytetin e Ulqinit, Vesa do tė jetė e pranishme me koncertet e saj dhe nė diasporė. Gjatė ditėve tė qėndrimit tė saj nė Shqipėri ajo dha njė intervistė pėr gazetėn “SOT”, ku pėrveēse aktivitetit tė saj tė pėrditshėm ajo na rrėfeu edhe disa tė fshehta tė jetės sė saj.

Vesa si po i kalon kėto ditė?
Kėto ditė tė ngrohta po i kaloj me punė me shumė dhe angazhime. Janė koncertet verore, tė cilat kėtė vit mė kanė nisur mė herėt, por qė kjo ėshtė njė lodhje e lezeēme sepse po e bėj punėn qė e kam edhe pasion, e kush nuk lakmon pėr njė punė ku duhet tė kėndosh.

Sezoni qė kaloi si ka qenė pėr ju nga ana profesionale?
Jam shumė e kėnaqur me tė gjitha projektet, qė mė ka sjell sezoni i kaluar. Kam qenė e angazhuar nė pothuajse tė gjitha mbrėmjet e organizuara nė Shqipėri dhe Kosovė, duke mė lėnė njė shije tė mirė edhe pėr kėtė verė.

Kemi ndonjė projekt muzikor tė ri nga ju gjatė kėtij sezoni veror?
Sapo pėrfundova xhirimet e klipit mė tė ri, i cili jam shumė e bindur se do t'ju pėlqejė shumicės, sepse ėshtė njė klip qė ka kushtuar shumė, por ja ka vlejtur sepse edhe kėnga, e cila ėshtė shumė ritmike, besoj se do ti pushtoj diskot verore.

Nė Shqipėri, a do tė jeni sėrish me krijimtarinė tuaj muzikore?
Unė punoj njėlloj si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, dhe tashmė ka vite qė unė kaloj shumicėn e kohės nė Shqipėri, dhe mė duket njėlloj si nė Kosovė kur jam nė Shqipėri, por nėse flasim pėr festivale tė cilat mendoj se ndiqen mė shumė se klipet atėherė patjetėr se do tė jem pse jo, por pas njė pauze shumė tė shkurtėr.

Nė Kosovė aktualisht me ēfarė po merreni?
Sapo jam diplomuar nė Fakultetin e Komunikimit Masiv(dega e gazetarisė) dhe vazhdoj tė punoj nė Radio Televizionin e Kosovės si gazetare, dhe pėrveē muzikės po pėrgatitem edhe pėr tė filluar studimet pasuniversitare nė degėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.

Kėto ditė do tė niseni nė turne, ē’mund tė na thoni diēka rreth tij?
Do tė filloj mė Durrėsin, do tė vazhdoj me Vlorėn, Sarandėn, Lezhėn , pastaj nė fund tė korrikut do tė jem nė njė festival tė muzikės zbavitėse nė Novi Pazar tė Bosnjės, ku mė kanė ftuar tė jem pjesėmarrėse. Kėtė ftesė unė nė kėtė festival unė e vlerėsoj si njė pjesėmarrje mjaft tė rėndėsishme, ndėrsa gjatė muajit gusht do tė jem nė Kosove dhe nė qytetin e Ulqin shumicėn e kohės, deri nė shtator kur do tė nisem nė njė miniturne edhe nė diasporė.

Vesa si e shpenzon kohėn e lirė?
Kam njė oborr apo kopsht si i thoni ju nė Shqipėri, qė ėshtė nė shtėpinė time. Ai ėshtė njė ambient i mrekullueshėm dhe shumė i freskėt. Aty bashkė me njerėzit, qė i dua e kaloj kohėn e lirė.

Sa mundėsi argėtimi tė ofron Prishtina gjatė kėtij sezoni veror?
Prishtina ėshtė shumė e gjallė gjate sezonit tė verės, edhe pse nuk ka det, por nėse kalon afėr qendrės sė Prishtinės, nuk do tė tė mungoj deti asnjėherė....

Vesa ēfarė vlerėson mė shumė tek njė lidhje dashurie?
Mendoj qė njė lidhjeje dashurie tė funksionojė, duhet tė ketė respektin pėr njeri-tjetrin dhe normalisht dashurinė reciproke.

Qė njė lidhje tė funksionojė ėshtė mė mirė martesa apo bashkėjetese?
Ēdo gjė qė vjen natyrshėm. Bashkėjetesa dhe martesa janė tė njėjta, nėse dy njerėz duhen nė tė vėrtetė.

Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė keni marrė nga i dashuri?
Hmm..zemra e tij..

Nė lidhjen tuaj ka vend pėr xhelozi?
Nė asnjė mėnyrė, sepse nga fillimi ėshtė ndėrtuar ashtu, qė tė mos ketė vend pėr xhelozi.

Nėse ju tradhtojnė ēfarė bėni?
Nuk e kam provuar e as nuk kam tradhtuar ndonjėherė. Por nuk e di ēfarė do tė bėja.

Ēfarė natyre ėshtė Vesa, jeni nevrike, e qetė ...?
Jam njė natyrė shumė mė e qetė, se sa dukem. I marr gjėrat me shumė qetėsi dhe fatmirėsisht mė ecėn ēdo gjė rrjedhshėm.

I falni ata njerėz qė ju bėjnė keq?
Edhe pse nuk mė ka bėrė dikush keq deri tani, por ka pasur raste kur jam lėnduar me qėllim apo pa qėllim tė tyre, ndaj ka pasur raste edhe kur kam falur.

Pėr ty bukuria dhe zgjuarsia duhet tė jenė tė dyja, qė tė kesh njė karrierė tė suksesshme?
Patjetėr qė duhet tė jenė tė dyja. Nė momente tė caktuara tė duket se vetėm njėra mjafton, por me kalimin e kohės besoj se e kuptojmė, qė nėse duam tė kemi njė karrierė tė gjatė atėherė na duhen tė dyja sė bashku.

Cilat janė gjerat mė tė rėndėsishme nė jetė?
Familja dhe njerėzit qė i mban afėr.

Sijanė marrėdhėniet e Vesės me njerėzit e familjes?
Familja ėshtė ēelėsi i suksesit tim. Pa ndihmėn e tyre unė nuk do tė isha kėtu ku jam. Kam nėnėn dhe motrat tė cilat mė ndihmojnė nė ēdo aspekt tė jetės, jo vetėm nė karrierė.

Tek njė miqėsi ēfarė vlerėson mė shumė Vesa?
Kur njė mik ėshtė nė gjendje tė tė gjendet nė momentet mė tė renda dhe mė tė mira tė jetės tėnde.

Jeni pjesė e spektakleve tė ndryshme, duke qenė e tillė ju duhet njė gardėrobė e pasur, por Vesa shpenzon shumė pėr rroba?
Kam filluar tė shpenzoj mė shumė se ē’mė duhet pėr veshje, prandaj kam filluar tė brengosem pėr kėtė fakt. Megjithatė ėshtė pjesė e showbizit, prandaj pėrveē dėshirės sime pėr tu veshur sa mė bukur, njėkohėsisht e ndjej edhe obligim tė shpenzoj pėr veshje.

Vajzat e spektakleve, kėngėtare tė ndryshme tregojnė se kujdesen shumė pėr linjat e tyre. Ju mbani dietė?
Metabolizmi im ėshtė shume interesant. Ndodh qė pėr njė javė tė humb kile dhe javėn tjetėr tė shtoj po aq, prandaj nuk e kam provuar tė mbaj dietė, sepse e di qė ndoshta do tė mė duhet njė paraqitje e rėndėsishme dhe unė mund tė bie nė kilogram me pak kujdes. Por dua tė them njė gjė qė mė bėn shumė pėrshtypje nė pėrgjithėsi tek ne shqiptarėt. Ne i kushtojmė aq shumė vėmendje peshės pa nevojė, pėrderisa nė bote edhe pasarelat e modės kanė filluar tė realizohen me modele me peshė normale. Nuk ėshtė i nevojshėm gjithė ky kompleks, sepse asnjė njeri nuk ėshtė perfekt.

Pjata e preferuar?
Peshku i freskėt me sallatė me patate tė ziera dhe qepė, e shoqėruar me njė gotė verė tė bardhė.

Cilat janė dhuratat qė ju pėlqejnė mė shumė?
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e vėshtirė, sepse tė gjitha dhuratat i konsideroj shumė tė ēmuara, por mund tė them se lulet janė ato qė mė gėzojnė mė sė shumė, kur i pranoj si dhurata.

Mė shumė jepni apo merrni dashuri?
Unė jap shumė dashuri, por nė mėnyrėn time tė qetė dhe me vepra. Ndėrsa tani jam shumė e lumtur, qė marr dashuri nga ēdo njeri qė mė rrethon.

Si sillet Vesa me shoqėrinė?
Ndoshta ėshtė njė pyetje qė mė mirė do tė pėrgjigjeshin ata, mirėpo dua tė them se shoqėria ime e ngushtė ėshtė e njėjtė, qė nga fėmijėria ime dhe deri tani.

Thashetheme mė i madh qė keni dėgjuar pėr veten?
Dėgjoj pothuajse ēdo javė thashetheme nga mė tė ndryshme si e fejuar, e martuar shtatzėnė etj. Meqė mė bėtė kėtė pyetje, po e shfrytėzoj rastin tua shuaj kureshtjen gjithė atyre qė janė tė interesuar: asnjėra nga kėto nuk ėshtė e vėrtetė dhe as nuk janė afėr pėr tu realizuar.

I injoroni thashethemet apo mėrziteni?
Jo nuk mėrzitem, madje tashmė aq mė pak kur edhe thashethemeve ju ka dal lezeti, sepse mė ka rėnė tė lexoj gjėra tė cilat jo qė janė thashetheme, por edhe janė aq banale pėr tu besuar.

Cila ėshtė veshja e pėrshtatshme pėr Vesėn, dhe cilat janė ngjyrat qė preferon?
E thjeshtė, atlete, xhinse, gjėra tė rehatshme, pėr ti mbajtur qė ndjehesh mirė. Ndėrsa pėr sa i pėrket ngjyrave nga e kuqja kam kaluar nė ngjyrėn e kaltėr.

Mėrzitjen si e kaloni?
Duke shkruar tekste pėr kėngėt e mia tė reja.

Kur e keni dhėnė puthjen e pare?
Jo shumė herėt ...

Ju ka falur zhgėnjime jeta ?
Ēdo njeri nė jetėn e tij ka fitime, humbje, por kjo ėshtė jeta. Ēdo e mirė e ka njė tė keqe dhe e kundėrta. Prandaj si tip pozitiv qė jam vėshtirė se do tė zhgėnjehem ndonjėherė nė jetė.

Cili ka qenė pėr ju momenti mė i bukur gjatė karrierės suaj, por dhe gjatė jetės jashtė profesionit si kėngėtare?
Nė karrierėn time artistike momenti mė i bukur ka qenė paraqitja ime e parė para publikut nė Akordet e Kosovės kur isha fėmijė nė vitet e ‘90 , por edhe shumė momente tė tjera gjatė spektaklit tė “Etheve”, qė u zhvillua nė Shqipėri, po ashtu momente tė bukura kam nga pjesėmarrja nėpėr festivale, por dhe shumė e shumė aktivitete tė tjera. Jashtė profesionit ēdo pjesė tė jetės mundohem ta kaloj si njė moment tė bukur.

Vesa bėn pjesė tek vajzat qė janė amvisa tė mira, apo qė e gjen gjithēka gati?
Jam amvisė e mirė, por nė fazėn fillestare, qė i bie kur nuk gjej ndonjė gjė gati, detyrohem tė jem amvisė e vetes.

Mesazhi mė i bukur qė keni marrė nė celular?
“Ti je krenaria dhe shembulli mė i mirė i popullit tonė”, ky ėshtė njė mesazh qė mė ka ardhur nga njė njeri shumė i rėndėsishėm nė Kosovė.

Merreni me muzikėn, jeni kėngėtare, por cila ju pėlqen mė tepėr muzika ritmike apo e lehtė?
Ēdo lloj muzike qė nuk ma vret veshin dhe qė kėnaqem duke e dėgjuar. Ka momente kur jam nė disponim tė dėgjoj muzikėn e lehtė, ka momente kur mė nevojitet muzikė energjike techno apo diēka e tillė. Por kur dal nė mbrėmje me shoqėrinė preferoj muzikėn hip-hop.

Vesa, ku keni ndėrmend ti kaloni pushimet dhe me kė do ti kaloni?
Sivjet nuk besoj se do tė kem kohė pėr pushime, por do tė shfrytėzoj bregdetin shqiptar edhe pėr punė edhe pėr pushime.

Cilat janė gjėrat qė Vesa i merr gjithmonė me vete?
Mjafton tė them qė ēdo ēantė, qė e blej secila ėshtė mė e madhe se tjetra, qė do tė thotė se ka aq shumė gjėra, sa po ti pėrmendja tė gjitha do tė humbja njė pjesė tė madhe tė kohės.

Parfumi qė preferoni mė tepėr?
Preferoj “Hypnose”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

20.09.2008 12:33 - rina

Vesa eshteshume ebukur edhe kendon shume mir ma e mira e kosoves eshte I Love You









Parajsa Shqiptare