Ylli Pepo: Pas serisė Njerėz dhe fate, teleshikuesve shqiptarė po u ofroj Dhimbja e dashurisė
24.07.2008 12:01 Intervista - Burimi: SOT Intervista
Shumė shpejt nė RTSH do tė fillojė njė serial i ri televiziv shqiptar i titulluar Dhimbja e dashurisė. Ēmund tė na thoni pėr kėtė produksion, qė ėshtė realizuar nga ju?
Shpresoj se filmi im i ardhshėm, qė quhet Dhimbja e dashurisė do tė jetė njė e papritur e kėndshme pėr publikun. Me pak fjalė Dhimbja e dashurisė ėshtė prodhim i serialeve, tė cilėt pėr disa vite i kanė munguar ekranit tė televizionit tonė, por qė tani po rikthehen pėrsėri me njė kastė aktorėsh tė zgjedhur dhe me njė ekip realizues nga mė tė mirėt qė ėshtė sot nė Shqipėri. Seriali ėshtė ndėrtuar mbi njė temė, e cila shpresoj se do tė ketė njė impakt , njė pikėtakimi tė fortė me spektatorėt, sepse ėshtė jeta e pėrditshme nė qendėr tė tij. Janė hallet, problemet, dėshira, vėshtirėsitė, konfliktet, qė jetojmė tė gjithė sot. Ne e shikojmė ēdo ditė, qė njerėzit kanė probleme, dhe kėto probleme vijnė nė ekranin e televizionit nėpėrmjet kėtij seriali artistik tė gjatė prej 10 orėsh. Ēdo seri ėshtė nga njė orė, skenari ėshtė shkruar nga Bashkim Kozeli, njė dramaturg i njohur dhe me njė veprimtari dhe krijimtari shumė tė gjerė nė fushėn e dramės, filmit, poezisė, por edhe tė prozės dhe tregimeve. Ėshtė njė skenar qė premtonte shumė pėr tė pasqyruar jetėn e pėrditshme, por dhe premtonte pasi kishte dialog tė mprehtė dhe situata vėrtetė tė papritura, tė ndera dhe konfliktuale, qė ta japin dorėn pėr ta bėrė mė tėrheqės. Seri pas serie tė krijosh atė mundėsi, qė spektatori tė bie nė kurth pėr ta ndjekur atė gjithmonė dhe mė shumė me dėshirė.
Cila ėshtė historia tek seriali Dhimbja e dashurisė?
Ėshtė historia e njė vajze, e cila ka qenė e internuar pėr disa vjet dhe rikthehet sėrish nė Tiranė, ku kėrkon qė tė vendosė raportin qė ka pasur. Nė kėtė rol qė ėshtė dhe kryesori, interpreton aktorja Anila Bisha njė nga aktoret mė tė mira tė filmit, e cila ka ditur qė tė pėrballojė me shumė sukses, por dhe me gjetje origjinale njė rol tė vėshtirė, sepse ėshtė njė rol nė dy kohė. E para kur ajo ishte nė gjendje vėrtetė tė rėndė, dhe nė kohėn e sotme kur fillon tė kėrkojė djalin e saj, tė cilin kujton se e ka tė humbur, por nė fakt ai jeton. Mbi kėtė ėshtė ndėrtuar e gjithė fabula e filmit, pra ėshtė historia e njė nėne tė re, e cila kėrkon me ēdo kusht tė dijė tė vėrtetėn mbi birin e saj, mbi njė familje tė shkatėrruar pa dashje nga diktatura. Por nė film janė dhe tema tė tjera familjare.
Cilėt janė aktorėt kryesorė qė interpretojnė nė kėtė serial?
Nė serial janė disa vajza tė reja tė interpretuar nga studentė tė Akademisė sė Arteve, por edhe nga aktore qė nuk vijnė nga akademia, tė cilėt japin shqetėsimin e vajzės shqiptare sot. Njė prej tyre ėshtė linja e Almės, e cila pėrfundon prostitutė nė Itali, dhe mė pas kthehet nė Shqipėri, ky rol interpretohet nga aktorja e talentuar Niada Saliasi, gjithashtu janė dhe dy vajza tė reja njėra ėshtė Jonida Vokshi dhe tjetra ėshtė Eni Lila, qė ėshtė motra e kėngėtares sė njohur Elsa Lila, e cila ka ardhur nga Italia dhe ka njė rol vėrtetė interesant. Ėshtė njė vajzė me prindėr tė ndarė, qė ka shumė probleme nga kjo ndarje, por dhe qė pėrballon me shumė sukses njė peshė tė madhe, qė i rikthehet asaj gjatė momenteve tė ndryshme. Por pėrveē kėtyre aktorėve, ka dhe njė sėrė aktorėsh me pėrvojė tė njohur nė ekran siē ėshtė Petrit Malaj, Kastriot Ēaushi, Marko Bitraku, Llesh Nikolla, si dhe shumė aktorė tė tjerė. Po kėshtu njė rol tė veēantė ka dhe Ermela Teli, por kėtu merre pjesė dhe aktorja jonė e madhe Hajrie Rondo, qė ėshtė njė nga patriaket sėbashku me disa aktore tė tjera tė moshės sė saj, tė cilat kanė vulėn nė teatrin dhe filmin shqiptar. Stafi i kėtij filmi ėshtė ndėr ekipet mė tė pėrgatitur nė kėtė fushė. Drejtori i fotografisė Astrit Omeri ka njė bagazh tė gjerė nė prodhimin e filmave dokumentarė dhe artistikė. Fotografia dhe kuadri i tij ėshtė plot dritė dhe jetė. Ai ka ditur qė tė gjejė dritė hijet e duhura, pėr tė dhėnė ato konflikte dhe intriga qė thuren dhe vazhdojnė gjatė filmit. Po kėshtu i tillė ėshtė dhe operatori i zėrit Kristaq Kristo, i cili di tė bėjė qė tė dėgjojmė dhe tingullin jashtė kuadrit. Po kėshtu dua tė shprehem dhe pėr regjisorin e dytė tė filmit Eli Bici, qė edhe aktron nė film. Ajo ka rolin e njė gruaje pa fėmi, e cila ka ditur tė mbushė barrėn e madhe, qė ka puna me njė numėr prej 34 aktorėsh, pra sa ēkanė 7 teatro nė vendin tonė. Drejtori i filmit Arben Lami, i cili ka njė pėrvojė dhe njė pėrkushtim, ka ditur qė tė bėjė zgjedhjet mira gjatė xhirimit tė filmit.
Si lindi ideja pėr tė sjellė njė tjetėr serial televiziv, pas telenovelės Njerėz dhe fate?
Unė kam 40 vjet qė punoj nė RTSH, dhe mbaj mend qė 35 vite mė parė filloi prodhimi i filmit televiziv, ku nė atė kohė ishte iniciator drejtori Todi Lubonja, tė cilin unė e kujtoj me respekt pėr mėnyrėn, qė na drejtoi pėr tė filluar filmat e parė televiziv. Xhirova me Ismail Kadarenė nė ato vite filmin me katėr seri Emblema e dikurshme. Mendoj se xhirimet seri nė RTSH, janė njė rrugėtim i mirė, qė tė pėrballojė konkurrencėn e televizioneve private sepse ėshtė e vetmja gjini televizive, qė nuk ėshtė lėvruar akoma nga privatet. RTSH, kėtė mundėsi e ka, por mė tepėr qė ekziston dhe njė ligj qė thotė se prodhimet filmike dhe orkestra simfonike e RTSH subvencionohen dhe mbahen nga shteti.
Ku ėshtė xhiruar mė shumė seriali televizivDhimbja e dashurisė?
Filmi ėshtė xhiruar mė shumė nė Tiranė, ku u krijua dhe njė atelie brenda RTSH, ku ėshtė xhiruar njė pjesė e mirė e filmit si marrėdhėniet nė familje, disa zyra etj. Por ėshtė xhiruar dhe jashtė Tiranės si nė disa zona tė Shkodrės, Orikum tė Vlorės, Librazhd, Durrės, nė Bridėzi dhe Athinė. Tė gjitha kėto vendxhirime lenė tė kuptosh, qė filmi ka njė shtrirje shumė tė madhe gjeografike, krahas personazheve qė unė pėrmenda pak mė parė.
Kur do tė shfaqet pėr publikun?
Pėr publikun filmi do tė shfaqet nė vjeshtė, fundi i muajit tetor deri nė Vitin e Ri, dy herė nė javė nė RTSH, ndėrkohė qė ne po pėrgatisim dhe spotet e para pėr promovimin e filmit. Por dua tė theksoj qė edhe nė muajin janar, prej orėve tė shumta tė filmit, mbi motivet e kėtij seriali, pasi nuk ėshtė telenovelė, por unė e them kėtė pėr tė bėrė krahasimin me telenovelat e Amerikės Latine tė cilat kanė mbėrritur nė televizionet tona, dhe kjo ėshtė njė nga shtysat e shumta tė mia pėr tė bėrė njė prodhim shqiptar, do tė shfaqen dhe dy filma. Njerėzit duhet tė ushqehen dhe me artin shqiptar ose probleme tė ngritura nė filmat shqiptarė. Pra nė janar nė kinema Millenium2 do tė shfaqen dy filmat qė rrjedhin mbi ngjarjet e kėtij seriali. Kjo do tė jetė si filmat, qė dolėn nga telenovela Njerėz dhe fate qė ishin Ishte kohė pėr dashuri dhe pak mė vonė doli filmi Letra Fatale, tė cilat u shfaqėn nė kinema, madje filmi Ishte kohė pėr dashuri edhe sot mban rekord nė krahasim me filmat e tjerė tė huaj dhe shqiptarė, qė janė shfaqur sot nė vendin tonė. Kjo tregon se ai pati impakt, pasi nga telenovela njerėzit filluan qė ta ndjekin dhe nė kinema. U bėnė dy filma, ku njėri ndiqte linjėn e djalit tė shtėpisė, qė interpretohej nga Arben Derhemi dhe tjera vajzėn e shtėpisė, qė interpretohej nga aktorja Valbona Imami. Edhe dhe kėsaj here janė dy linja, qė do tė shfaqen nė kinema, duke u ndjekur brenda njė ore gjysmė, por duke kuptuar tė gjithė ngjarjet qė ndodhin nė film.
Telenovela Njerėz dhe fate pati sukses kur u shfaq. E kishit menduar suksesin e saj?
Jo, nuk e kisha menduar, jo se nuk besoja tek forcat e mia dhe tek grupi i ekipit, por siē thotė dhe njė kolegė ynė, qė filmi del siē ia ka qejfi atij, qė do tė thotė qė shpesh ti kujton se po bėn njė film qė do tė pritet mirė, por ai nuk del ashtu, dhe pėson njė zhgėnjim tė madh. Nė tė kundėrt, kur pritet shumė mirė kėnaqėsia ėshtė shumė e madhe.
Pse u ndėrpre telenovela Njerėz dhe fate?
Njerėz dhe fate u ndėrpre pėr arsye tė fondeve dhe tė them tė vėrtetėn 20 seri tė tjera tė saj po presin nė drejtorinė projekteve tė RTSH pėr tu miratuar. Ne jemi gati pėr tė filluar xhirimet e tjera tė kėsaj telenovele. Skenaristi Ruxhdi Pulaha i ka pėrgatitur ato dhe ne jemi gati pėr tė rifilluar prapė. Kuptohet qė ndėrprerja e saj ka tė bėjė me mungesėn e fondeve. Unė e di qė shteti ka vėshtirėsi, por ama zbatimi i ligjit nga ana e shtetit do tė ishte shumė mirė, pasi ka tė bėjė me shtyrjen e prodhimit tė filmit, pasi ai ėshtė memoria e kulturės kombėtare. Madje dhe nė shtete tė varfra si Afrika, sot prodhojnė filma. Ėshtė kuptuar qė filmi ėshtė oksigjeni i artit sot.
lajme.parajsa.com
Komentoni artikullin
Komentime
me te vertet qe me pelqej shum keto seri te filimit Njerez dhe fate e shiqoj qdo hgere kur shfaqet ne TVSH,por edhe Dhembja e Dashuris esht e mir mesa e kam par ne reklam dhe do ta perciell, sepse jan realiteti jon jeta sot e sotme, si ne shqiperi ashtu ehde te ne ne kosov,me vjne mir qe dikush i shafq keto gjera ne TV qe ti hapin syt se qafr po ndhi rreth nesh, me rrespekt meli
me te vertet esht' nje telenovele qe te ngjall emocione te jashtzakonshme,mua me pelqen shum' edhe pse ne disa raste e ndjej veten shum' te trishtuar,te merzitur per arsye sepse behem pjese e noveles,nese ka mundsi emrin dhe mbiemrin e aktores qe luan rolin e ERES ne kete novele,e-maili eshte nertil_a7@hotmail.com faleminderit
ka qen nje serial mjaft i mir kisha deshir te madhe sikur te transmetonit dhe nje her i pershendes te gjith aktoret me tvertet kan qen te suksesshem nje mupq nga kosova



































