Yzeir Llanaj: Shteti hesht pėrballė piratėve tė polifonisė
23.05.2008 12:05 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Ju deklaroni se ju ėshtė shkaktuar njė dėm nga pirateria, por cili ėshtė mendimin juaj pėr mbrojtjen e sė drejtės sė autorit?
Ka kaq shumė probleme nė Shqipėri dhe drejtėsia e ka emrin drejtėsi, por fatkeqėsisht pėr neve qė jemi hallexhinj ėshtė neveri dhe jo drejtėsi. Pra mund tė them se ndoshta mė vonė merr emrin drejtėsi sepse deri tani unė nuk shikoj asnjė dritė jeshile pėr hallexhinjtė, pėr artistė, dhe pėr ēdo lloj gjyqi tjetėr.
-Krijimtaria juaj artistike si ka pėrfunduar nė piraterinė muzikore?
Nė vitin 1996 unė kam krijuar shoqatėn Polifonia Shqiptare dhe kam krijuar grupe polifonike, kam dhe CD me kėngė polifonike. Nė studiot e atėhershme i mirėpritėn mirė dhe bukur dhe me njė marrėveshje tė tyre duke rėnė nė konsensus qė kishte tė bėnte ne iēizimin dhe shumėfishimin, pra ishte njė marrėveshje mes nesh. Unė jam autor tekstesh, por jam dhe kėngėtar qė sėbashku me grupin polifonik Bashkimi bėmė albumet. Titulli i albumit tė parė kishte tė bėnte me vetė polifoninė qė ėshtė njė perlė e pazėvendėsueshme, njė bashkudhėtare e jetės e pamoshė sepse ka lindur bashkė me njerėzimin dhe pėr njerėzimin. Pėrfundimisht u shumėfishuan kasetat duke u reklamuar nė tė katėr anėt dhe qė nė vitin 1997 qė dolėn kėngėt, dhe deri tani ne nuk kemi marrė asnjė shpėrblim. Kam folur disa herė me shtėpinė diskografike duke i thėnė pėr albumet muzikore se i kam dėgjuar, por pėrgjigjja qė mora ishte se nuk po shiten albumet. Atėherė unė i them se i kam parė albumet qė po shiten nė Greqi. Otali etj. Tė tre albumet titulloheshin: E duam polifoninė. Pėrfundimisht po shiten albumet qė prej disa vitesh dhe unė nuk kam marrė asnjė lek pėr ato albume.
-Cila ėshtė pėrgjigja qė keni marrė nga shtėpia diskografike pėr shitjen e albumeve?
Unė kam folur me ata dhe mė thonė se nuk janė shitur albumet nė njė kohė qė kėto albume u shtrinė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe u shumėfishuan dhe nė studio tė tjera dhe janė akoma duke i shitur. Shokėt e mi mė janė kundėrvėnė pėr kėtė padrejtėsi qė mė ka bėrės studio duke menduar qė unė kam abuzuar me ata. Kėshtu qė unė kam njė konflikt edhe me miqtė dhe shokėt e mi qė kam kėnduar kėto kėngė. Pėr kėto albume unė kam dhėnė para sa ka dashur studio. Nė atė kohė, pra para shumė vitesh ka qenė njė shumė 25 mijė lekė pėr ēdo album dhe pėr tė gjitha kėto albume unė kam paguar dhe kam faturėn origjinale. Mirėpo kam dy vjet qė vazhdoj gjyqin dhe akoma nuk kam gjetur njė pėrfundim pėr tė drejtėn time. Po vazhdoj akoma me kėtė punė, por dua tė falėnderoj ZSHDA qė mė ka mbrojtur dhe mbėshtetur. Po shikoj qė ajo ėshtė e predispozuar pėr tė mbėshtetur tė gjithė autorėt e albumeve.
-Ju u shprehėt se tashmė jeni nė njė proces gjyqėsor. Si ka vazhduar deri tani ky proces?
Shtėpia diskografike thotė qė unė nuk i kam shitur albumet dhe nxjerr shumė justifikime tė kota qė unė nuk i di. Pėr tė gjitha kėto qė po bėhen akoma nuk ka marrė njė zgjidhje kjo punė.
-Sipas jush pse ka triumfuar pirateria nė tregun shqiptar?
Faji i piraterisė qė ka triumfuar nė tregun shqiptar ėshtė vetėm i drejtėsisė. Ndoshta kėtu nuk ka pasur tė drejta autori, por kanė abuzuar sa kanė dashur dhe vazhdojnė akoma. Unė kėrkoj nga drejtėsia shqiptare qė tė mbėshtetet plotėsisht dhe ZSHDA qė ėshtė e pėrkushtuar pėr kėtė problem
-Ju u shprehėt se ZSHDA ėshtė e pėrkushtuar, por konkretisht si kanė qenė masat qė ka marrė kundėr piraterisė?
Unė mendoj se ajo duhet tė bėjė mė shumė. Pėr kėtė dua tė them se asnjė artist, apo autor nuk ėshtė i kėnaqur me masat qė ajo merr, vetėm ca gjoba. Ne duam qė drejtėsia tė ēojė dinjitetin e artistėve nė vend. Pra ajo tė mbrojė tė drejtat e autorit. Nė rast se shteti do tė ishte nė gjendjen ashtu siē e kėrkon dhe populli, i cili shpresėn e ka tek drejtėsia atėherė nuk do tė ishim kurrė nė kėtė gjendje kaotike, pasi ėshtė njė tmerr pėr tė gjithė qytetarėt, ėshtė tmerr pėr tė gjithė artistėt, ėshtė tmerr pėr kėdo qė futet nė dyert e gjykatės sepse ėshtė vėshtirė tė dali e drejta. Kėtu triumfon mė i pasuri siē i thonė dhe asaj shprehjes qė: peshku i madh ha tė voglin. Hallexhiu vete i pashpresė nė derėn e gjykatės sepse nuk ka shpresė pėr ta fituar kėtė tė drejtė. Megjithėse unė shpresoj se drejtėsia do tė vejė nė vend pėr tė mirėn e kėtij populli. Nėse nuk ka drejtėsi nuk ka shtet.
-Si njė kėngėtar i njohur i kėngės polifonike, sa e dėmton sot rryma turbo-folk tabanin muzikor popullor shqiptar?
Rryma turbo-folk e ka bastarduar shumė polifoninė shqiptare, kėtė folk tė pazėvendėsueshėm, kėtė traditė tė pazėvendėsueshme dhe kėtu kanė abuzuar shumė dhe disa artistė ordinerė qė kanė nxjerrė ja dy melodi. Kėta artistė dalin nėpėr skena, kėndojnė dhe deformojnė muzikėn, por ata marrin ndonjė tė ardhur nė kėto studio pirateske. Unė nuk mund tė them se ėshtė faji i shtėpive diskografike, por ėshtė faji i drejtėsisė sepse nuk ka se si tė kuptohet ndryshe. Drejtėsia ka emėr, por nė fakt nuk ėshtė drejtėsi por ėshtė neveri pėr kėtė komb. Duhet ta kuptoni se ėshtė tmerr pėr neve qė rrimė tė pashpresė nė dyert e gjykatės. Unė kėrkoj tė drejtėn time, dua tė drejtėn e autorit.
-Si po vazhdon tashmė krijimtaria juaj?
Unė me krijimtarinė time do tė vazhdoj sepse kam lindur dhe jam rritur me kėtė perlė tradicionale qė sot ėshtė marrė nėn mbrojtje dhe nga UNESCO dhe sot jam dhe president i shoqatės Polifonia Shqiptare. Polifoninė unė kėrkoj ta mbledh dhe tua transmetoj brezave, gjė e cila do tė dėshmojė nė datėn 24-25 maj nė festivalin polifonik Bylisfonia. Do tė jetė njė festival qė do tė zhvillohet nė kėshtjellėn e lashtė 3 mijė vjeēare.
-Si njė prej kėngėtarėve qė me krijimtarinė tuaj artistike jeni marrė vetėm me traditėn shqiptare, cili ėshtė mesazhi juaj pėr tė rinjtė qė kėndojnė pėr tė mbrojtur traditėn shqiptare?
Pėr tė mbrojtur traditėn shqiptare unė kėrkoj qė nė ZSHDA tė shikohet dhe kjo gjė sepse ėshtė pak e vėshtirė pėr ta parė kėtė sepse penetrojnė disa artistė ordinerė qė kanė futur nė polifoni jo mė shumė se dy nota. Ata dalin nė skenė dhe tunden dhe shkunden dhe pėrfundimisht nė emėr tė polifonisė thonė turbo-folk. Unė asnjėherė nuk do tė jem me kėtė gjė. Unė do tė jem pėr ta mbrojtur polifoninė shqiptare me dinjitet dhe tė pėrfaqėsohet jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė botė.
-Organizoni nga data 24 deri nė 25 maj Festivalin Ndėrkombėtar tė Polifonisė Bylisfonia. Cili ėshtė qėllimi tij?
Fola dhe pak mė lart qė dua tė mbroj polifoninė, por edhe qė ajo tė pėrfaqėsohet me dinjitet jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė botė dhe ky ėshtė dhe njė nga qėllimet e kėtij festivali. Unė prandaj e bėj kėtė eveniment ndėrkombėtar pėr tė ballafaquar kėtė traditė tė mrekullueshme me polifoninė ndėrkombėtare. Nė kėtė festival ndėrkombėtar marrin pjesė 15 grupe nga Shqipėria dhe pesė ndėrkombėtare. Janė thirrur pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival korifenjtė e polifonisė, njerėzit qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė polifoni. Ky edicion i dytė i Bylisfonisė do ti marrė spektatorėt nė botėn tėrheqėse tė muzikės polifonike, shqiptare dhe ndėrkombėtare duke u ndėrthurur nė njė kontekst historik shqiptar. Nė krah tė kėtyre grupeve ndėrkombėtare, 15 grupe do pėrfaqėsojnė Shqipėrinė, duke pėrmendur disa prej tyre, si grupi nga Korēa, Ēamėria, Dukati, Mallakastra, Fieri, Gjirokastra, grupi Bashkimi nga Tirana, dhe Fėmijėt e Kutės. Shoqata Kulturore- Artistike Polifonia Shqiptare ėshtė formuar mė 1996 nga artistė tė njohur shqiptar, por mė para formimit tė shoqatės, artistėt e kėsaj shoqate kanė marrė pjesė nė aktivitete dhe performancė nė tė gjithė Shqipėrinė si dhe nė Itali, Francė, Rumani dhe Greqi. Polifonia, shoqėruesja e pamoshė e jetės ka pritur dhe pėrcjell legjendat e njerėzimit dhe ngelet ruajtėse e sė shkuarės sonė. Rikthimi nė Bylis pėrfaqėson rikthim nė shtėpi tė muzikės polifonike.
lajme.parajsa.com



































