Zhani Terpi: I kudondodhuri, filozofia e jetės e personifikuar nė njė personazh tė thjeshtė
05.06.2008 12:02 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Filmi dokumentar I kudondodhuri i realizuar nė vitin 2006 vazhdon rrugėtimin e tij nėpėr Evropė. Ēmund tė na thoni pėr realizimin e tij?
Nė fshatin Progėr tė rrethit tė Devollit jetonte njė fshatar i veēantė, me humor, optimist me emrin Male, i cili punonte nė mėnyrė tė veēantė e tė ēuditshme qė punonte dhe ngjante me njė personazh filmi, por ai ishte njė personazh origjinal, por gjithashtu edhe punėt qė ai kryente ishin origjinale, nga vendosja e kryqit nė kishėn e atij fshatit tė vogėl, prerjen e pemėve, hapjet e puseve dhe shumė punė tė pafundme qė fshati nė mėnyrė primitive dhe paksa humoristike duhet tė realizonte. Ai gjendje kudo me dėshirėn pėr tė punuar. Kjo natyrė e tij e veēantė ishte ngacmuese pėr realizimin e dokumentarit titulli i tė cilit pėrket me kudondodhjen e personazhit I kudondodhuri. E veēanta e kėtij personi dhe dėshira e tij pėr tė qenė dhe personazh i njė dokumentari ēuan nė realizimin dhe paraqitjen nga TIFF 2006 tek festivali i Spanjės 2007, Greqisė (Patra 2007) e deri tek mė i fundit nė Selb tė Gjermanisė nė edicionin ne 31 tė Grenzlande Filmtage 2008. Filmi zgjat 21 minuta e 13 sekonda kolor, pėrveē personazhit ėshtė paraqitur dhe jeta e fshatit dhe peizazhet artistike qė paraqet vendi. Filmi ėshtė parė nė tre linja, e para jeta e kėtij personazhi, e dyta jeta e fshatit nė tėrėsi dhe sė treti peizazhet artistike tė bukura qė paraqet vendi. Disa momente humoristike tė frymėzuara nga ky personazh qė edhe momentet e vėshtira i pėrjetonte me optimizėm jam munduar ti paraqes dhe nė dokumentar duke e bėrė mė tė kėndshėm dhe tė pėlqyeshėm realizmin e filmit.
-Realizmi teknik i kėtij dokumentari paraqiste vėshtirėsi. Cilat kanė qenė problemet qė keni hasur gjatė xhirimeve?
Materialet origjinale janė xhiruar pėr rreth 4 orė dhe nga kėto orė xhirimi ėshtė zgjedhur 21 minuta. Njė nga vėshtirėsitė e xhirimit ishte xhirimi nė shpellė qė kishte vėshtirėsi nė hyrje, pasi ajo ishte shumė e vogėl. Personazhi ishte i stėrvitur ndėrsa realizimi ishte i vėshtirė sepse duhej tė xhiroheshin edhe kėto momente nė tė cilat edhe ishe pjesėtar, ishte njė emocion i pėrbashkėt, njė pėrjetim pėrveē kamerės, ai ishte dhe njė emocion origjinal. Nė kėtė film dokumentar dėshira e personazhit ose mė saktė kurioziteti u bashkuan nė njė. Shpellat e kėtij fshati ishin tė mrekullueshme, po ashtu dhe peizazhi. Brenda nė shpellė kemi ndenjur 2 orė dhe temperatura ka qenė 19 gradė kurse jashtė shpellės ishte 23 gradė dhe ishim nė lartėsinė mbi 900 metra mbi nivelin e detit.
-Ēfarė ju tėrhoqi nė natyrėn e kėtij vendi?
Filmi ėshtė realizuar nė katėr fshatra Progėr, Pilu, Manxhurisht dhe Bick tė rrethit tė Devollit, Korēė. Filmi ėshtė xhiruar nė periudhėn e vjeshtės ku kolori i gjetheve tė pemėve i bėnte fshatrat mė piktoreske dhe filmi ėshtė i pasur me shumė peizazhe artistike falė natyrės sė mrekullueshme.
-Cila ishte e veēanta e kėtij personazhi?
Petro Bami ( Male) ishte njeri i dashur, gjithmonė tregonte nga jeta e tij, optimist, nuk kishte frikė nga rreziqet dhe nė momentet e vėshtirėsive, ngjitjet dhe zbritjet nga lartėsitė. Lėvizjet e tij dhe mėnyra se si i kryente ato i jepnin personazhit karakterin komik. Kėshtu kujtomė disa nga momentet e realizuara tė dokumentarit tė cilat u evidentuan mė shumė, apo momentin e vendosjes sė dritave tė kryqit nė kishėn e atij fshati tė vogėl ku duket se vėrtet besimet fetare jetonin nė harmoni dhe paqe sepse fshati ka dy lloj besimesh mysliman dhe tė krishterė qė shkojnė mirė me njėri- tjetrin.
-Pėrveē filmi dokumentar I kudondodhuri nė TIFF 2008 jeni paraqitur me njė tjetėr film, kėtė herė eksperimental i titulluar Dita e fundit. Ēmund tė na thoni mė tepėr rreth realizimit tė tij dhe pjesėmarrjes nė kėtė festival?
Filmi bėn fjalė pėr ditėn e fundit tė vitit, ku ėshtė dita e fundit e gjelave tė detit dhe tė nesėrmen ėshtė dita e parė e vitit pėr njerėzit qė urojnė njė fillim tė parė. Filmi ėshtė konceptuar bardh e zi dhe me animacion (me vizatime) me dy personazhe tė vendosur, njeriun qė fillon ditėn e parė tė vitit dhe simbolin e vitit tė ri, gjelin e detit qė ndodhet nė ditėn e fundit tė jetės sė tij. Filmi zgjat 7 minuta dhe ėshtė njė linjė tjetėr e filmit profesional qė tenton ti afrohet filmit artistik.
-Cilat janė pasionet e tjera tė Zhanit pėrveē regjisė dhe kamerės nė fushėn e artit?
Piktura ka qenė njė nga pasionet e mia tė hershme. Kam mbaruar liceun artistik Jordan Misja nė degėn pikturė-skenografi, e mė pas fakultetin Histori-Filologji nė degėn e Italishtes pranė Universiteti Shtetėror tė Tiranės. Ndonėse ndodhi ky devijim, pasionin pėr artin vazhdoi jo vetėm me pikturėn. U apasionova pas fotografisė artistike bardh e zi nisur dhe nga tradita familjare. Vazhdova studimet nė Cozensa tė Italisė nė departamentin e artit muzikės dhe spektaklit nė drejtimin e regjisė sė filmit dhe tė spektaklit. Duket se u ndėrthurėn bashkė piktura me fotografinė, kamera pėr tė vazhduar dhe realizimin e filmit dokumentar.
-Cilat janė eksperiencat nė Shqipėri?
Kam punuar si fotoreporter i gazetave nga viti 1991 deri nė vitin 1995, mė pas si kameraman rreth dy vjet tek televizioni kombėtar TVA. Kam marrė pjesė si asistent regjisor tek spektakli Net vere 2001 nė TV Klan, si asistent regjisor nė spektakli Nuk ėshtė njėshi, nė realizimin e vidioklipeve dhe tė filmave dokumentar me metrazh tė shkurtėr si: Historia e Gurit tė Polenės 1997, nė realizimin e filmit dokumentar Paris-Marseille 2005, mė pas vjen Blloku 2005, nė filmin Historia e njė zonje franceze pėr Shqipėrinė 2005-2006. Kam marrė pjesė nė tė gjitha edicionet e konkursit tė fotografisė Marubi nė Shqipėri, nė edicionet e konkursit Word Press Photo nė Holandė. Jam pėrzgjedhur nė edicionet e mė tė madhit konkurs tė fotografisė qė zhvillohet ēdo vit nė Paris. Mes 40 mijė fotove tė konkursit fotoja ime u pėrzgjodh mes 40 fotove mė tė mira tė gjinisė sė portretit.
lajme.parajsa.com



































