Total: (528,583)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image

Reshat Ibrahimi: Futbolli nė Maqedoni ėshtė shumė i varfėr

Reshat Ibrahimi ėshtė i njohur pėr dashamirėt e futbollit, jo vetėm nė Maqedoni, por edhe nė gjithė trevat tjera shqiptare. Ai, pėrveē se ėshtė gazetar i rubrikės sė sportit, ėshtė njohės i mirė i futbollit dhe sporteve tė tjera. »»


Fatos Nano: Ramiz Alia, skile e vjetėr

Fatos Nano: Ramiz Alia, skile e vjetėr

08.02.2010 22:04 - Kategoria: Intervista



Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, rrėfen jetėn e tij qė nga fėmijėria e hershme e deri kur u bė Kryeministėr i vendit nė kapėrcyell tė ndarjes nga regjimi komunist. Nė pjesėn e parė tė intervistės dhėnė nė emisionin "Opinion" nė TV "Klan", ai flet pėr periudhėn 1952-1991, ndėrkohė qė rrėfimi vazhdon nė njė pjesė tė dytė pėr kohėn intensive tė jetės sė tij politike, burgun, rikthimin si Kryeministėr dhe mė pas largimin nga skena politike. Nano tregon kontaktet e tij tė para me Ramiz Alinė, Presidentin komunist, duke e cilėsuar njė "skile tė vjetėr", duke vėrtetuar epitetin qė i kishte vėnė babait i tij. Ndėrkohė Nano prek dhe njohjen me Gramoz Ruēin, njė nga eksponentėt mė me peshė nė PS, duke kujtuar se ai, atėherė sekretar partie nė Tepelenė, nuk e priti nė zyrė nė takimin e parashikuar, duke treguar, sipas Nanos, egon prej labi. Kreu i socialistėve pėr 14 vite, qė ėshtė cilėsuar si njė reformator nė drejtimin e partisė, duke lejuar debatin dhe konkurrencėn brenda saj, pranon se nuk ka dashur tė jetė kryetar i saj nė vitin 1990, duke e cilėsuar PS-nė si njė gėrmadhė tė shkatėrruar tė lėnė pa zot nga Ramiz Alia. Mė pas duket se ka qenė nėna e tij qė ia ka kthyer mendjen. Por Fatos Nano pranon se ashtu si gjithė intelektualėt, nė atė kohė ka pasur njė dėshirė pėr tė vajtur tek PD, hezitimi pėr tė marrė kėtė vendim ka ardhur pikėrisht, sipas tij, pėr shkak se pluralizmit i duhej balancė politike.
Tė rikthehemi nė kohė, nė vitet qė ju kishit filluar tė formoheshit, nė adoleshencėn e vonė dhe nė vitet e para tė rinisė, a e kishit ndjerė qė po jetonim nė njė sistem dhe regjim absurd, apo ende jo?

Tė kthehemi tek fėmijėria, unė jam rritur nė njė lagje qė i ka pasqyruar nė njė mėnyrė shembullore dhe nuk se ėshtė e vetmja lagje qė i ka pasqyruar nė mėnyrė tė tillė, por meqė ishte larg bllokut, i ka pasqyruar nė mėnyrė shembullore tė gjitha paradokset dhe fenomenet e bashkėjetesės midis paradokseve qė ka pasur ajo periudhė.

Njė lagje tiransish autoktonė nė njė fare mase...

Sigurisht, lagje tiransish, dibranėsh, oficerė qė hynin dhe dilnin, vinin dhe shkonin, madje tani mė thotė Xhoi, 10 vitet e fundit, qė edhe gjyshi i saj ka qenė banor i asaj lagjeje dhe pėrshėndetej me babanė tim...

Unė sa mė shumė gėrmoj, aq mė shumė protagonistė tė asaj kohe i gjej tė rritur nė ato rrugica...

Ekzakt. Ēfarė dua tė them me njė lagje shembullore pėr paradokset e kohės. Ne jetonim nė njė shtėpi ish-pronarėsh, tė cilėve iu konfiskua vila dykatėshe pėr shkak tė mospagimit tė tatimit tė jashtėzakonshėm tė luftės. Qė ta mbyll kėtė histori, nė 1991 kur u bėra Kryeministėr pėr herė tė parė, pa ekzistuar akoma asnjė detyrim ligjor - kėtė sma fali im atė deri sa vdiq - unė i kam kthyer shtėpinė ish-pronarit pėr tė dhėnė kėshtu shembullin e qėndrimit tė qeverisė sė pas krizės sė 1997 ndaj ish-pronarėve. U zhvendosa nė rezidencėn shtetėrore, nė ish-vilėn e Mehmet Shehut, dhe, pėr kėtė arsye familja ime, pėrfshirė edhe babanė tim, qė nė fund tė fundit, pa bėrė asnjė krim, ishte pjellė dhe viktimė e regjimit, nuk arriti tė privatizonte kurrė as edhe njė apartament. Im atė, pėr shkak se i biri u fut nė rezidencėn e Kryeministrit dhe i dorėzoi ish-pronarit pa detyrim ligjor banesėn 50-vjeēare, mbeti pa strehė kur unė dola nė tetor 1998 nga vila e Kryeministrit. Babai, derisa vdiq, mė thoshte, ku e kam shtėpinė time unė zoti Kryeministėr, i pastrehė pas gjashtėdhjetė vjetėsh pune tė ndershme?!

Por, le tė vazhdojmė rrėfimin. Nė vilėn e ish-pronarit ku ne jetonim atėherė, katin e parė me bahēen pėrkatėse e kishte familja ime, e cila kishte arritur tė kishte 4 dhoma nė dispozicion vetėm pas 15 vjetėsh bashkėjetesė me katėr familje tė tjera, deri diku nga fundi i viteve 60. Nga fillimvitet 50 qė ka hyrė babai im aty, 15 vjet kemi bashkėjetuar me katėr familje tė tjera nė njė kat, nė katėr dhoma dhe me njė banjė tė pėrbashkėt, ndėrsa nė katin e dytė ishte njė familje qė pėr kohėn ishte e deklasuar, familja Ēorati.

Si gjykohej?

Qė do tė thotė papritmas pas luftės, i ati, qė ishte partizan, ishte burgosur ose internuar pėr histori tė zakonshme, pėr incidente tė kalimit nga lufta kundėr nazizmit, nė luftėn pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė re nga komunistėt. Familja kishte mbetur aty, edhe ata ishin miqtė e mi mė tė mirė, Rezi qė ishte djali, Etleva qė ishte vajza, sot e kėsaj dite pėrshėndetemi me shumė pėrmallim.

Pra njė familje qė i takonte nomenklaturės relativisht mė tė lartė, kishte nė krye, nė katin e dytė njė familje tė deklasuar...

Po...

Qėllonte qė ata tė flisnin pėr politikėn, apo asnjėherė?

Politika nė atė kohė ishte fushė e ndaluar.

A qėllonte qė tė flisnit pėr pakėnaqėsitė qė kishte prodhuar koha?

Kishte 1001 gjėra qė sot je nė gjendje ti klasifikosh ose ti formulosh si pakėnaqėsi, apo rezerva pėr politikėn zyrtare, pasi ėshtė jeta e pėrditshme. Ka qumėsht, ska qumėsht, mė dėnoi zysha tė rri me njė kėmbė tek cepi i klasės...

Nuk tė linin tė luaje futboll...

Ekzakt. Do tė vij tek kjo gjė. Njė aspekt tjetėr i kėsaj bashkėjetese paradoksesh, nė lagjen time, diku tek "shtėpia e ēifutit" i thoshin, banonte Maks Velo pėrpara se tė internohej.

I cili ėshtė njė personazh po kaq piktoresk i kėsaj lagjeje...

Po, kaq i njohur edhe nė pluralizėm. Maks Velo nė 1999-2000, ose pak mė vonė, kur unė e mora nė njė rrugė dhe bisedonim nė avionin e Berluskonit - e mora njė rrugė tek Berluskoni, si pėrfaqėsues tė mjedisit tė gjerė, qė pėrfaqėsonte qeveria - mė tregon: Fatos, e di pse tė respektoj unė ty, pėr shkak tė nėnės tėnde. I them, Maks ēfarė po mė thua. Mė thotė, nė momentin qė ėshtė mbledhur organizata e Frontit dhe Partisė sė lagjes pėr tė marrė vendimin pėr internimin tim, e vetmja qė mė ka mbrojtur ka qenė nėna jote, mė thotė, qė ishte zėvendėssekretare e Organizatės Bazė tė PPSH sė lagjes, pensioniste, ish-mėsuese dhe njė aktiviste e frontit nė lagje. Ajo, me dhembshurinė qe na kishte rritur ne, katėr fėmijėt e saj, duke sakrifikuar tėrė jetėn e saj, tregohej e dhembshur edhe me njė njeri tė dashur pėr lagjen, siē ishte Maksi dhe thotė do tė bėni gabim, janė njerėz tė mirė, janė familje e mirė, mos e internoni. Maksi e merr vesh kėtė gjė dhe nuk ma harron kėtė "borxh" njerėzor.

Kishte dyzim nė familjen tuaj, apo kishte besnikėri? A qėllonte qė babai juaj ta kuptonte qė tashmė ky regjim nuk shkonte mė dhe tė fliste me ju, duke ju thėnė qė kini kujdes, mos flisni jashtė, ruhuni, apo ishit tė bindur deri nė fund qė ky ishte njė regjim qė funksiononte dhe ishte i mirė?

Ishin njė pjesė tė rinjsh tė periudhės sė Luftės Antifashiste, edhe intelektualė sidomos, edhe njerėz tė thjeshtė, zanatēinj, im atė ishte shumė specifik nė kėtė mes, sepse ishte rritur si jetim dhe ishte shkėputur nga fshati, Nokovi i Lunxhėrisė, qė nė moshėn 8 vjeē. Natyrisht qė e kishte fituar shkollėn e mesme ku doli mėsues, pėr shkak tė njė njohjeje tė priftit tė fshatit me prefektin e Zogut pėr Qarkun e Gjirokastrės, qė i siguroi njė bursė nė Normalen e Elbasanit. Pra kishte njė mori tė rinjsh dhe intelektualėsh, tė shkėputur nga fshati, nė fund tė fundit tė gjithė nga fshati jemi dhe shyqyr qė jemi, - nė sensin qė duhet urbanizuar politika, pastaj duhet urbanizuar fshati, - tė cilėt hynė me idealizėm nė jetėn dhe sfidat e luftės antifashiste...

Dhe e kishin kuptuar qė...?!

Sigurisht qė u pėrballėn edhe me luftėn brenda llojit, brenda vetes. Pėr shembull, kur vdiq nėna ime dhe unė u detyrova ta shikoj vetėm nė videokasetė ceremoninė e respektit qė shprehėn tė gjithė shokėt e mi, tė gjithė spektrit politik madje, - regjimi qė mė kishte burgosur mė dha lejen in ekstremis vetėm pėr nė varrim, - pjesėn e vizitave tė ngushėllimit nė shtėpi e pėrballoi babai. Nė njė format karakteristik tė pluralizmit, nė dhomėn e vogėl ku ne rrinim, ndodhėn nė njė moment, Skėnder Gjinushi, Plator Nesturi, Nikollė Lesi dhe Frrok Ēupi, qė po i shprehnin ngushėllimet babait. Babai i kishte dhėnė urdhėr motrave qė nuk dua lot, dhe pėrballonte si partizan tė gjithė situatėn, pasi ishte nė kushtet e konfliktit tė periudhės sė regjimit tė parė tė Berishės. Pra djali nė burg, klasa politike nė rrėmujė dhe qė bashkohesh pėr fat tė keq, vetėm nė mort. Prandaj unė kur varrosa nėnėn dhashė mesazhin: Ulni armėt edhe pėr tė gjallėt, jo vetėm pėr vdekurit! Gjinushi dihej qė kishte votuar pėr heqjen e imunitetit tim, ishte larguar nga qeveria "Berisha" mė pas dhe natyrisht ishte i mirėpritur pėr tė shprehur ngushėllime. Babai im i thotė: "Ti je i biri Ethemit, i gjeneralit tė famshėm tė luftės? Po, pėrgjigjet Skėnderi. Kur kam dalė malit pėr herė tė parė, vazhdon babai, nė ēetė mė ka pritur Ethemi. Mė kujtohet si tani, i thotė, sikur tė ishte gjallė i shkreti, se ēfarė ndihme na jepte ne tė rinjve qė dilnim malit pėr herė tė parė dhe vinim nga qyteti, nga shkolla. Thoshte, djema, lufta ėshtė njė punė serioze! Natėn, mund tė luftohet edhe natėn, bihet nė pritė etj., do tė keni kujdes mos tė hani ndonjė plumb qorr. Dhe thoshte se plumbi natėn dallohet se duket si njė yll i shkėputur, po tė shihni ndonjė shkėndijė qė lėviz dhe ndriēon nė qiellin e errėt, uluni se ėshtė plumb, i thotė Thanasi, tė birit tė Ethemit. Kur tė jeni nė llogore dhe tė detyroheni ti pėrgjigjeni komandės nė sulm dhe tė ekspozoni trupin, ekspozoni sa mė pak, qėndroni anash, jo ballas, se vėrtet trimat e marrin plumbin nė gjoks, por mė pak viktima, aq mė mirė. Pasi e tregon kėtė, Skėnderi reagon me atė qesėndinė me tė cilėn e ka marrė tė gjithė periudhėn postkomuniste, ose pluraliste (e vazhdon qesėndiset jashtė Parlamentit tani). E detyron Thanasin ti thotė: "E mban mend tėt atė apo jo, mi thoshte tė gjitha kėto buzagaz pėr tė evituar vdekjen!".

Dua tė them se me babanė unė kam pasur tė gjitha marrėdhėniet e njė djali tė vetėm, tė rritur nė njė familje me shumė principe morale. Babai im, pėrveēse ėshtė themelues i institucioneve tė rėndėsishme qė i rezistojnė kohės, u rrit nėpėr jetimore e konvikte, doli mėsues e pastaj partizan, dhe e mbaroi shkollėn e lartė vetėm pas luftės me korrespondencė. Kur unė fillova shkollėn e mesme, mbaj mend qė im atė, nė atė ballkon qė kishim, ngulte bėrrylat nė tavolinė dhe mėsonte me ne pėr provimet e histori-filologjisė, ku mori diplomėn. Natyrisht qė kishte kontakt me nomenklaturėn e lartė, sepse punoi nė sektorėt e shtypit dhe propagandės...

... Cili ishte mendimi qė ai kishte pėr drejtuesit e lartė tė kohės?

Do tė vij edhe aty. Dua tė them se nė familjen time ka pasur ngjarje tė gėzueshme dhe ngjarje gati tragjike pėr shkak tė kėtij pozicioni qė ka pasur babai gjatė asaj kohe. Pėr shembull, nė 1973 kur ishte festivali i 11-tė, u largua Thanasi pėr shkak tė njė raporti jopreferencial me Ramiz Alinė dhe festivali i 11-tė, me rol tashmė tė klasifikuar si liberalizėm i mbytur nė historinė komuniste tė vendit, u drejtua dhe u organizua nga Todi Lubonja. Nė momentin qė Todi e "hėngri" pėr shkak tė eksperimentit tė dėshtuar, - ka shumė interpretime, edhe pėr eksperiment tė tentuar nga Enver Hoxha pėr pak liberalizim tė jetės intelektualo-kulturore nė kushtet e atij regjimi, - u rikthye Thanasi nė RTSH. Midis kėtyre episodeve, ju e mbani mend qė u ndaluan edhe transmetimet RAI-t, qė pėrforcoheshin nga antenat e Dajtit. Pas njė periudhe ndalimi absolut, pjesa tjetėr e nomenklaturės, i kėrkoi byrosė politike qė kishte kabllo dhe i vinte sinjali i vetėm nė bllok, qė: "ne se bėjmė dot punėn, nėse nuk shohim edhe ne pak informacion nga bota". Filluan tė lejoheshin lajmet e orės 20:00-20:30, por me disa prerje qė kishin tė bėnin me Papėn e Romės, me lajme nga Uashingtoni apo tė tjera si kėto. Njė ditė tė diel tė vitit 1973, babai sapo ishte kthyer nga puna dhe ne do tė hanim darkėn tradicionale tė sė dielės, filluan lajmet e RAI-t dhe nė 20:05, nga lajmet e para, ishte mesha e sė dielės nė Vatikan, qė duhej tė ndėrpritej, mirėpo kjo nuk ndodhi! Filloi kronika e meshės sė Vatikanit dhe babai ngriu nė vend! Unė isha i vetėdijshėm qė tė kapja pak a shumė se ēfarė "hataje" po ndodhte: Papa vazhdoi tė flasė pa censurė! Thanasi u ngrit menjėherė, kur bie telefoni qė e kishim nė sallon. (Nė tė njėjtin telefon, nė mėnyrė paradoksale unė kam dhėnė intervistėn pėr "Zėrin e Amerikės" mė 2 gusht 1990.) Telefoni ishte pėrballė dhomės sė ndenjes, ku ne kishim aparatin televiziv. Dhe Enver Hoxha kėrkoi Thanas Nanon...

Direkt Enver Hoxha?

Direkt. Thanasi vjen pasi bisedoi, nuk dėgjohej se ēfarė thuhej. Vjen i tronditur. Kaq e pat kjo histori, na thotė ne nė familje. Ēfarė ndodhi? Ishte shoku Enver. Ēfarė ka ndodhur, mė pyeti? As unė e nuk e di, do informohem, i kishte thėnė im atė. Ishte njė gjė banale, pėrgjegjėsi i antenės tė dielėn nė mbrėmje kishte shkuar tė bėnte ujin e hollė, tė parakorduar me orarin e Papės nė lajme. Nuk kishte arritur tė hiqte fishėn. Pėr fat, tė mirė apo tė keq, - unė kėtė fat tė munguar tė keq, e vuajta mė vonė, pėr ēudi nė kushte demokratike! - Thanasi nuk u burgos dhe nuk u internua. Ishte njė fat qė ishte rezervuar pėr mua, me sa duket, mė vonė. Po dua tė them, me tė mund tė bisedohej pėr anormalitetet qė nuk pėrputheshin me idealizimin dhe iluminizmin me tė cilin ai brez bėri luftėn, apo themeloi institucione qė i shėrbenin zhvillimit tė njė vendi mbi parametra kombėtare, siē ishin institucionet e shtypit dhe tė propagandės gjithashtu, apo tė informimit. Nė momentet kur unė do tė hyja pėr herė tė parė nė njė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Ramiz Aline, unė se kam takuar asnjėherė Enver Hoxhėn, kurse Ramiz Alinė e kam takuar shumė vonė...

Kur?

Nė fund tė vitit 1989, nė agim tė vitit 1990.

Pėrse ka njė pėrshtypje qė ju ishit nga tė preferuarit e Ramiz Alisė diku rreth vitit 1987?

Historia e fundit tė viteve 1980 dhe viteve 1990 ėshtė shumė mė intensive se gjithė historia e 50 vjetėve tė komunizmit. Pėr pasojė, dominon me ngjarje, qė kanė krijuar efekte, qė do tė thotė unė kam punuar rreth e rrotull institucioneve tė kohės dhe i tillė ishte edhe... kombinati metalurgjik.

Pėrse zgjodhėt Ekonomikun, apo aty ju caktuan?

Unė kėrkova "rrymat e dobėta", qė ka qenė njė lloj hobi i djemve tė kohės. Unė e kam bėrė gjimnazin nė gjysmė e dytė tė viteve 60, nė shkollėn "Sami Frashėri", qė pėr fat tė mirė dhe pėr fat tė keq, nuk ishte "Petro Nini", qė mblidhte djemtė e bllokut, ēunat e gocat e bllokut, apo nipēet e bllokut.

Po, ishte njė nga gjimnazet mė tė mira tė Tiranės...

Po, sigurisht. Ne kishim sedrėn tonė qė tė konkurronim mė sė miri jo vetėm nė mėsime, por edhe nė basketboll, apo futboll me "Petro Ninin". "Sami Frashėri" nuk kishte ndonjė personazh shumė tė njohur, ose mund tė kishte personazhe akoma mė tė njohur qė janė bėrė viktima tė nomenklaturės, pėr shembull, Fatos Lubonja ishte njė vit pėrpara meje. Virgjil Kule ishte ne njė klasė paralele me mua, apo Eduart Ypi, qė u burgos mė vonė, u internua dhe arriti deri kryetar i komitetit tė tė pėrndjekurve nė pluralizėm. Ishte njė lloj snobizmi i kohės qė djemtė qė mbarojnė mirė gjimnazin...

Tė zgjidhnin Ekonominė...

Jo, skam kėrkuar Ekonomikun. Ekonomiku kishte namin e Gjeologjikut, sikur ēalojnė, thoshin.

Ēfarė kėrkuat?

Kėrkova inxhinieri tė rrymave tė dobėta, elektronikėn e kohės, kėrkova shkenca politike, qė shumė-shumė filozofi do tė ishte dhe asnjė tė tretė, dy herė rryma tė dobėta dhe njė herė shkenca politike.

Nuk ju doli asnjėra prej kėtyre tė dyjave?

Pėr ēudi nuk doli asnjėra. Im atė ka qenė gjithmonė i kontaktuar jo drejtpėrdrejt pėr vendimet qė merreshin pėr fėmijėt e tij ose pėr atė vetė. Qė do tė thotė, i merrte lajmet vetėm pasi vendoseshin edhe pėr familjen e tij, dhe papritmas mė vjen e mė thotė mua, ka dalė njė degė e re dhe mora vesh qė aty kanė vendosur tė tė ēojnė.

Qė ishte?

Ekonomi politike.

Ju skishit asnjė dijeni kur shkuat?

Absolutisht. I them ēfarė ėshtė? Ėshtė zanati qė ka pasur Marksi, mė thotė mua. Kjo ishe nė fund tė korrikut dhe do tė bėnim dy javė pushime si nėpunės tė administratės tė atėhershme, nė ato kabinat e plazhit. Unė kam marrė me vete tre vėllime tė kapitalit tė Marksit, i kam lexuar pėr herė tė parė nė plazh.

Me idenė qė po hyni nė zanatin e Marksit...

Me idenė qė po hyjė nė disa tekste tė reja qė do tė jetė profesioni im i ardhshėm. Si hyra, dola, nuk arrita tė kuptoja asgjė. Madje mos kėmbėngulni nėse mė thoni qė kam kuptuar ndonjė gjė edhe mė vonė.

Pas gjithė asaj pune me profesor Servetin, prapė skuptuat asgjė nga Marksi?

Marksi kuptohet nga Marksi dhe nga askush tjetėr. Ėshtė i njėjti raport si me Biblėn. Dua tė them, kur isha nė burgun e Tiranės dhe u njoha pėr herė tė parė me Biblėn, kam bėrė njė debat me nipin e Qazim Mulletit, qė ishte drejtor nė atė kohė, tė cilin mė pas e bėra mik, por nė fillimet e burgosjes sime nė 313, po bėnte tė zellshmin pėr tė mė nxirė jetėn mua, qė tė mburrej pėr karrierė, qė e ngordha atė "egėrsirėn" qė keni futur brenda. Unė pėr tė mos u acaruar nė mėnyrė vulgare ose tė drejtpėrdrejt me tė, i pėrgjigjesha ngacmimeve tė tij me mėsimet e Biblės dhe njė ditė vjen njė amerikan, i kamufluar si prift, pėr tė mė vizituar nė qeli. Vetėm misionarė fetarė lejoheshin nė atė kohė qė tė hynin nė burg si tė huaj. Nė njė moment kur pėrkthyesja kishte marrė porosi tė mos i pėrkthente drejtorit, amerikani mė thotė mua se unė jam kėtu pėr tė pėrcjellė mendimin tuaj drejtpėrdrejt nė Uashington, pavarėsisht se kam rolin e priftit. Tanush Milleti, i biri i Qazim Mulletit, i thotė pėrkthyeses: thuaji kėtij se ky kot bėn sikur flet nė emėr tė Perėndisė, se ky nuk beson tek qeveria. Unė detyrohem ti them, zoti drejtor, njė nga mėsimet mė tė ēmuara tė Biblės ėshtė tė mos i besoni askujt qė flet nė emėr tė Zotit nė tokė, por vetėm mėsimeve tė drejtpėrdrejta tė tij! E njėjta gjė ėshtė edhe kjo qė po themi pėr politikėn. Pra, mė ėshtė dashur qė nga historia e jetės sime jo tė ndryshme nga shumica e njerėzve nė komunizėm, - natyrisht ne nuk ishim njė familje e periferisė, nuk ishim njė familje e persekutuar. Por, shyqyr qė nuk ishim njė familje e nomenklaturės, sepse kjo mė ka dhėnė mundėsi qė ta njoh jetėn aq mė mirė. Por, sado uniform dhe i ashpėr tė ishte regjimi komunist, ai nuk mundi tė deformonte marrėdhėniet e mia prindėr-fėmijė, ose baba-fėmijė.

Ti kthehemi rrėfimit. Nė momentet e para qė i them tim eti qė nesėr mė duhet tė takoj Ramiz Alinė, ishte fundi i vitit 1989, mė thotė: Ki kujdes djalė, sepse siē tė kam thėnė, nuk e lexon dot drejtpėrdrejt.

Ai kishte njė eksperiencė pune tė gjatė me Ramiz Alinė...

Po, dhe e pyes, ku e ke fjalėn? E detyrohem ta them publikisht, ėshtė skile mė tha babai.

Ishte realisht?

Le tė themi qė ishte skile e plakur.

Qė do tė thotė?

Qė do tė thotė se unė e takova pėr herė tė parė nė njė tryezė, ku edhe mua mė ishte kėrkuar mendim ekonomistėsh qė do tė takoheshin me Ramiz Alinė pėr tė folur pėr nevojėn dhe shkėmbyer idetė e para pėr reforma nė ekonomi. Ishim nė kushtet e harxhimit tė rezervave valutore pėr ushqime. Midis tyre ishin nga personalitete tė njohura si profesorėt Hekuran Mara, Abdyl Backa, Nexhmedin Dumani, deri tek Arben Bakllamaja, njė shok i klasės sime qė punon me Bankėn Botėrore, Agim Shehu, prapė njė ish-shoku i klasės sime nė ekonomi-politike, Anastas Angjeli, Leontiev Ēuēi nga fakulteti, apo Paulin Radovani nga Shkodra etj. Ishim rreth 10 veta dhe unė rastėsisht, ose jo rastėsisht me tė thėnė tė vėrtetėn, ulem nė fund, nė mbyllje tė tryezės qė kryesonte Ramizi, ishte njė tryezė ovale, 5 veta nga tė dyja anėt, Ramizi nė krye dhe unė nė fund.

Pėrkimet e fatit janė tė ēuditshme...

Pėr ēudi, kėshtu i ka qėlluar edhe tim eti. E kanė thirrur nė qeveri nė 1976, kur diskutohej buxheti i nevojshėm pėr futjen e televizionit me ngjyra. Praktika e qeverive dhe mėnyra procedurale ka qenė e njėjtė, agjencitė dhe institucionet jashtė qeverisė thirreshin nė atė pikė tė rendit tė ditės kur bėhej buxheti i tyre, ose problemi i tyre pėr vendimmarrje. Ishte banka e fundit, ku uleshin edhe sekretarėt, ndihmės tė qeverisė, por edhe tė ftuar. Im atė qėllon pėrballė Mehmetit Kryeministėr. Vjen radha qė drejtori i Radio Televizionit tė mbrojė kėrkesėn pėr fonde qė ishin paraqitur nė projektbuxhet dhe Mehmeti i hakėrrehet: ore Thanas, kush e drejton mbledhjen, ti apo unė? Shoku Mehmet, pėrgjigjet Thanasi, mė thatė qė tė pėrfaqėsoj institucionin dhe kėrkesa jonė minimale pėr tė bėrė televizionin me ngjyra ėshtė kaq. Dil pėrjashta, i thotė Mehmet Shehu. Dhe im atė mė thotė qė dola jashtė, shkova nė zyrė dhe fillova tė shkruaja dorėheqjen, se po tė thoshte Mehmet Shehu dil jashtė, mbaroi historia. Nė momentin qė po e mbyllte dhe po e paloste nė zarf, sekretarja merr nė telefon dhe thotė tė pret Kryeministri nė zyrė. Vajti. Ai thotė, hajvan, nuk kėrkohen fondet nė mbledhjen e hapur tė qeverisė, ja ku e ke vendimin tani, bėni televizionin me ngjyra! Kjo mė ndodhi mua me Ramiz Alinė 14 vjet mė vonė.

Qė do tė thotė?

Unė preferova tė mos flasė para tė ftuarve dhe Ramizit i dogji, se njėri nga ekonomistėt qė ia kishin rekomanduar si mė tė aftė, po heshtte nė atė mbledhje. Ne fund mė pyet, Nano ēfarė thua ti? Unė i pėrgjigjem: kam pėrshtypjen se tė gjitha idetė janė me interes dhe meqė ne duhet tė respektojmė miqtė, na lejoni ti filtrojmė, ti klasifikojmė dhe tua japim sugjerimet racionale qė dalin prej tyre nė njė material. Dhe papritmas unė kisha bėrė konkluzionet qė do tė bėnte Ramizi. Dhe pėrgjigjja e tij ishte: Jo more, qenke i menēur ti! - gjė qė kishte ndodhur edhe me Thanasin mė parė, nė takime me Ramizin.

Ky ishte takimi i parė i juaj me Ramizin, cila ishte pėrshtypja juaj pėr tė?

Nuk mund tė krijohej qė nė kėtė takim pėrshtypja, sepse pastaj filluan njė numėr kontaktesh, kur mu kėrkua nė fund tė vitit 1990 tė krijoja njė grup ekonomistėsh qė do tė shkonin pėr tė marrė pėrvojėn e reformave ekonomike, nė tre vende tė ish-bllokut lindor: Poloni, Hungari dhe Ēeki dhe unė krijova grupin qė do tė kryesoja vetė. Nė pėrbėrje tė tė cilit ishin, pėrveē meje, Bakllamaja, Cuci, Shehu dhe Angjeli. Ditėn qė grupi do tė nisej, mua mė thonė: ti nuk do tė nisesh dhe kėta do tė ikin vetėm. Sepse u ftova tė hyj nė qeveri dhe udhėtimi i tyre do tė ishte tre javė. Unė jam bashkuar me ta nė javėn e fundit nė Budapest, nė detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė na pritur zėvendėskryeministri hungarez. Njė takim shumė instruktiv, ku unė nisa tė kuptoj se ku ishte dallimi mes Ramiz Alisė dhe udhėheqėsve tė tjetėr tė bllokut lindor.

Ku ishte dallimi?

Po ky ishte njė jurist, qė nuk ishte anėtar i nomenklaturės apo Partisė Komuniste dhe kishte mbėrritur nė udhėheqjen e qeverisė, zėvendėskryeministėr, pas rėnies sė Murit tė Berlinit, me formatin e parė tė liberalėve qė me njė revolucion tė kadifenjtė, arritėn tė zėvendėsojnė regjimin e Janosh Kadarit. Dallimi ishte se ky ishte shumė mė reflektues ndaj pėrvojės dhe historisė, gabimeve tė regjimit komunist dhe nevojės pėr tė ruajtur asetet e krijuara si njė mundėsi pėr konkurrencė dhe ekonomi tė hapur. Tek Ramizi unė nuk i gjeta dot kėto gjėra, as tek pėrfaqėsuesit e tjerė. Ramiz Alia, ishte produkt i njė historie tė gjatė nė komunizėm qė solli shumė skartime nė radhėt e brezit qė bėri luftėn dhe dorėzoi pushtetin nė pluralizėm. Valėve tė spastrimeve dhe grupeve armiqėsore, Ramizi u kishte shpėtuar tė gjithave. Nuk e paragjykoj kėtė gjė dhe nuk jam as nė pozitėn, as si familje dhe as nė moshė, tė njohjes sė gjithė detajeve se si ka ndodhur kjo gjė, por Ramizi u shpėtoi tė gjitha kėtyre dhe unė di nga babai dhe historia qė lidhet me kėtė brez, qė Ramizi kishte arritur tė kristalizohej si njė takticien i shkathėt, qė pas vdekjes sė Hysni Kapos i shpėtoi ndėshkimit tė Mehmet Shehut dhe doli mė afėr Enver Hoxhės se konkurrentėt brenda shtresės sė dytė tė udhėheqjes, ku u konsolidua me vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Me vdekjen e Enverit, Ramizit i ngeli nė dorė si i vetmi i mundshėm, e gjithė trashėgimia problematike e 40 viteve komunizėm. Kjo ndodhi nė njė periudhė kur nevoja e ndryshimit kishte nisur qė tė shfaqej, jo vetėm nė tė gjithė lindjen komuniste, por edhe nė Shqipėri, jo vetėm tek njė brez i tėrė njerėzish qė jetonin nė tė gjitha mjediset e shoqėrisė komuniste, por edhe intelektualėsh dhe administratorėsh qė nga kooperativa nė industri, qė nga fakultetet, ku kishte njė brez tė shkėlqyer nė atė kohė, qė nga Ministria e Jashtme dhe diplomatėt, qė kishin nisur tė flisnin dhe tė shtronin e tė pėrcillnin idetė dhe nevojėn pėr ndryshim. Nė kėtė kohė, Ramiz Alia kishte shanset qė ti merrte vendimet mė parė se sa tė tjerėt. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, por takticien, historia nuk e bėri dot as lider komunist, prandaj mbeti hezitant, i dyzuar dhe u shmangej vendimeve strategjike kur koha i shtroi ato si imperativa historike dhe kombėtare.

Ishte i lirė Ramiz Alia nė vendimet e veta? Ka njė teori se ishte i kontrolluar nga e veja e Enver Hoxhės.

Ai ishte mjeshtėr i manipulimit tė mendjeve. Bėnte atė qė vendoste tė bėnte. Askush nuk e kufizonte dot, as Nexhmie Hoxha nuk e kufizonte dot sepse ka pasur mė shumė kulturė dhe buonsens se Ramiz Alia apo anėtarėt e tjerė tė byrosė, si Lenka, Pali etj. Nexhmie Hoxha, pasi i vdiq i shoqi, sidomos me largimin nga data e vdekjes sė tė shoqit, me afrimin ndaj viteve 90, u zhvesh nga nostalgjia e humbjes sė themeluesit tė shtetit komunist dhe nisi tė dėgjojė me vėmendje zėra tė rinj tė nevojės pėr ndryshim. Pėr shembull, kur unė dhashė intervistėn mė 2 gusht 1990 tek Zėri i Amerikės, tė nesėrmen, dokumenti i parė ku u pasqyrua intervista ishte buletini rezervat i ATSH-sė. Harilla Papajorgji, zv.drejtori i Nexhmijes, i shkon nė zyrė asaj tė nesėrmen: Ja ēka thėnė ky revizionisti! Pėr ēudi, Nexhmija pėrgjigjet: Ore, ėshtė larg koha kur burgosnim dhe largonim njerėz pėr krime verbale. Nė fund tė fundit, ėshtė nevoja pėr ndryshime dhe reforma dhe nėse ke ti ndonjė mendim tjetėr, dil e thuaje ti aty, se pale ta hapin ata! Dhe me kaq u mbyll historia.

Dua tė pėrmend tani, atė qė unė njoh si kulm tė pavendosmėrisė dhe tė shanseve tė humbura qė lidhen me Ramiz Alinė dhe historinė e tranzicionit. Historia nė fund tė fundit ėshtė njerėzore, ėshtė kollaj tė gjykosh sot. Por unė kam jetuar dhe punuar, shyqyr zotit pa vrarė njeri politikisht, nė njė regjim ku ishin tė gjithė, tė kufizuar, tė dėnuar pėr mbijetesė gjithashtu, dhe jam munduar e pėrpjekur tė bėj maksimumin e mundshėm pėr vendin tim, ne limitet e asaj ēka ka sjellė jeta edhe fati. Mua mė solli jeta, nė periudhėn e fundit te komunizmit, tek mundėsia profesionale pėr tė ofruar dhe marrė pėrsipėr, duke kushtėzuar madje nevojėn qė kishte regjimi pėr fytyra tė reja, me njė mandat pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Nė kėtė proces, nė fillim tė vitit 1988, caktohem si pjesėtar i njė grupi pune, drejtuar nga Abdyl Backa, sekretar pėr Ekonominė i Ramiz Alisė, pėr tė pritur nė Tiranė, drejtorin pėr Marrėdhėniet me Evropėn nė Ministrinė e Ekonomisė tė RFGJ. Nė njė javė pune, tek ish-protokolli i tregtisė sė jashtme, ai na shpjegoi, mekanizmat, principet dhe programet e politikės sė Bashkimit Evropian pėr vendet mesdhetare. Ishte njė oportunitet qė na ra qielli papritmas!

A pati ndonjė ofertė nga Gjermania Perėndimore, nė atė kohė pėr tu bashkuar me BE-nė, sidomos nė rrafshin ekonomik?

Unė isha i familjarizuar dhe i njohur me problematikėn qė po pėrcillte drejtori gjerman. Ai krijoi afrimitet me mua se ja merrja fjalėn nga goja kur shpjegonte. Mė thotė veē, e shoh qė nuk jeni tė panjohur me kėtė gjė dhe ju duhet tė merrni njė vendim politik. Unė pėr kėtė kam ardhur, qė ju tė merrni njė vendim politik, ta pranoni kėtė gjė dhe ne tju mbėshtesim qė tė ecni mė tutje. Pas tre muajsh, vjen ftesa qė ne tė vizitonim, Republikėn Federale Gjermane. Meqė unė nuk kisha asnjė status zyrtar, nuk mund ta kryesoja unė atė delegacion dhe vendosėn zv.kryetarin e Komisionit tė Planit tė Shtetit - Luan Shahollarin nė krye. Ishte njė udhėtim pune i jashtėzakonshėm dyjavor, nė pesė lande-shtete tė RFGJ-sė, nga Munihu nė Hamburg, nė takime me botėn akademike, me drejtuesit e kompanive mė tė mėdha gjermane, dhe me zyrtarėt e ekonomisė dhe Ministrisė sė Jashtme. Mesazhi politik i Bonit zyrtar pėr Shqipėrinė, qė ne e pėrcollėm nė zyrėn e Ramiz Alisė me njė raport prej 20 faqesh pasi u kthyem, ishte: Merrni njė vendim politik pėr tė vendosur marrėdhėniet me Brukselin, ne do tju marrim pėr dore dhe do tju tregojmė se nė cilėn zyrė duhet tė trokisni, do tju presin mirė dhe do tė keni akses nė programet mesdhetare tė Bashkimit Evropian, sepse Gjermania e vlerėson si prioritar rolin dhe pozicionin e Shqipėrisė nė raport me Ballkanin dhe Evropėn Lindore pėr hapjen e saj dhe BE-sė me rajonin!

Ia referuat Ramiz Alisė kėtė?

Raporti shkoi nė duart e Ramiz Alisė, nė fillim tė marsit 1989 dhe nė fund tė dhjetorit, kur takova pėr herė tė parė Ramiz Alinė, arrita ta pyes: ēfarė bėtė me raportin qė ju dorėzuam para gjashtė muajsh. Ai mė tha, kaq i rėndėsishėm ishte ai, se ma humbi Hekuran Isai nėpėr sirtarė?! Mbaroi kjo histori me kėtė mesazh fatzi! Kjo pėr mua e mbyll gjithė eksperimentin e dėshtuar tė Ramiz Alisė. Do tė kishim kapur trenin evropian para rėnies sė Murit tė Berlinit dhe nuk do tė kishim nevojė pėr ēarjen e ambasadave, duke ndėrtuar marrėdhėnie me BE dhe Perėndimin para vendeve tė tjera ish-komuniste!

Zoti Nano, mė 2 gusht 1990 ju dhatė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", dhjetė ditė mė pas mė 12 gusht, nė takimin me intelektualėt ju nuk reaguat, si shpjegohet qė nuk pėrsėritėt tezat tuaja atje?

Unė nga profesioni, jam kėrkues, ekonomist dhe kėrkuesi punon mė mirė nė kushte tė ballafaqimit me informacionin, dokumentacionin dhe trurin e tij pėr tė formuluar rekomandime me vlerė pėr publikun. Unė kam folur tek "Zėri i Amerikės" sapo isha kthyer nga plazhi, nė piskun e vapės dhe kur bie telefoni nė sallonin e shtėpisė sonė, unė isha vetėm me pantallona tė shkurtra kur e kapa receptorin. Vjen njė zė nga larg: Elez Biberaj jam, doja tė flisja me zotin Nano! Pėrshėndetje Elez, i them, Fatos Nano jam. Dhe ai stepet dhe mė thotė: A jeni i gatshėm tė jepni njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės"? Po, i thashė, pa problem, menjėherė! Ai u gjend nė kushte befasie, nuk priste qė unė tė pranoja menjėherė, sa qė mė kėrkoi ndjesė ti jepja kohė qė tė shkonte nė studio e tė pėrgatiste regjistrimin. Kjo mė dha kohė mua tė lajmėroja prindėrit qė i kisha gjallė, qė tė merrnin nga njė karrige e tė uleshin aty si spektatorė dhe tė dėgjonin ēdo tė ndodhte. Pas pesė minutash nis intervista, sė cilės ju pėrgjigja me kurajėn e profesionistit dhe tė eksperiencės qė mė kish ofruar jeta ime, qė edhe nė atė kohė ishte ndėrtuar me cikle 3-4-vjeēarė: 4 vjet fakultet, 3 vjet nė metalurgji, 3 vjet nė Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste, 3 vjet nė kooperativėn e Priskės nė njė stazh partie, ekonomist sektori. Ndėrsa, si Kryeministėr, arrita tė plotėsoj njė mandat 3-vjeēar vetėm nė periudhėn e fundit 2002-2005. Midis tyre kam dhe katėr vjet nė burg dhe mė pas 4 vjet tėrheqje.

Pra nė VOA, mė 2 gusht 1990, fola me eksperiencėn e jetės, akademinė e burgut se kisha bėrė ende. Fola hapur pėr nevojėn e liberalizimit tė ekonomisė, tė jetės politike nė dobi tė pluralizmit edhe elektoral dhe tė krijimit tė njė klime ku kėto ēėshtje duhet tė debatoheshin nė liri tė shprehjes qė tė dilnin zgjidhjet e pėrshtatshme pėr vendin. Nė studio isha unė me Elezin, pas meje dhe prindėrve tė mi ishte e panjohura, se si do tė reagonte sistemi. Nė takimin me intelektualėt desha tė nėnvizoja se unė e kam pasur shumė tė disiplinuar mosbėrjen e protagonizmit pa shkak. I respektoja shumė intelektualėt, veēanėrisht ata qė flisnin me profesionalizėm pėr ēėshtje tė fushės dhe nuk e quaja veten si tė privilegjuar pėr tė folur ndėr tė parėt nė atė takim.

Intelektualėt nuk janė pėrēarė mes tyre, ata ishin pėr ndryshim, se klima ishte e rėndė, nuk ka pasur ndarje...

Ēuditėrisht intelektualėt i pėrēau pluralizmi. Nė njė kohė qė duhet tė ndodhte e kundėrta. Pra, ai solidaritet i intelektualėve pėrballė regjimit komunist, i paorganizuar dhe organik pėr jetėn e tyre dhe tė shoqėrisė, u thye nga pluralizmi se hynė interesat e pushtetit qė u lėshua nga Byroja Politike. Pėr shkak se u krijuan hapėsirat e kandidimit nėpėr parti, edhe nė kėtė rast mua mė ėshtė dashur tė vazhdoj tė kultivoj tek vetja mungesėn e aventurizmit pėr protagonizėm dhe qėndrova nė tė majtė. Pse, sepse unė kam qenė nė mitingun e shpalljes sė pluralizmit dhe themelimit tė PD-sė me studentėt e mi. Se nuk mund tė mos e jetoja kėtė ngjarje unikale nė historinė e vendit me studentėt e mi, kam qenė 15 vjet pedagog nė 7 fakultete dhe nuk mund tė braktisja kėtė pjesė jetike tė karakterit tim! Unė vendosa tė qėndroj nė tė majtė, pėr tė reformuar tė majtėn si domosdoshmėri e njė balance pluraliste nė shoqėrinė demokratike evropiane, ku po hynim, kur u ndodha pėrballė rendjes sė tė njomėve dhe tė thatėve pėr djathtas, pėr tek PD. Deri anėtarė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė shkuan djathtas dhe tek unė, si kėrkues dhe studiues i lidhur me jetėn dhe me njerėzit e thjeshtė, dominoi arsyetimi i ekuilibrit politik nė demokraci, pėrballė tufės sė minjve qė po braktisnin anijen qė e ēuan vetė nė mbytje.

Kush ju propozoi pėr tė qenė Kryeministėr i Shqipėrisė nė shkurt tė vitin 1991, nė vitet mė tė vėshtira tė Shqipėrisė?

Natyrisht ma kėrkoi Ramiz Alia, me njė mandat si sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave dhe mė pas si zėvendėskryeministėr, kur u duk qartė se nuk funksiononte nė qeverinė e Adil Ēarēanit, as njė mandat i precizuar pėr reforma ekonomike. Mė 25 shkurt unė mora qeverinė nė kushte emergjence. Shumica e qeverisjeve tė mia kanė qenė nė kushte emergjence, edhe nė 97, edhe mė 14 shtator 1998. E vetmja periudhė kur unė munda tė qeveris nė mėnyrė normale dhe nė pėrputhje organike me mandatin e programit, ishte periudha 2002-2005.

Zoti Nano, kur morėt propozimin pėr tu bėrė Kryeministėr, nė njė kohė qė gjysmėn e Shqipėrisė e dominonin vullnetarėt e Enver Hoxhės, njė pjesė tjetėr, punėtorėt dhe intelektualėt e PD-sė qė shpėrthyen nė greva, a hezituat tė bėheshit Kryeministėr?

Ajo qė njihet publikisht si hezitimi im ishte marrja e postit tė kryetarit tė Partisė Socialiste, jo tė Kryeministrit. Unė priresha pėr karrierė ekzekutive, pra administrative dhe jo politike. Unė hyra nė qeveri me vullnetin e ekonomistit politik pėr reforma tė ekonomisė sė tregut. Meqenėse arrita ta krijoj kėtė hapėsirė qysh me mandatin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė qeverisė, nuk mund mos e pranoja organikisht ardhjen nė krye tė qeverisė. Unė pėrfaqėsova i pari Shqipėrinė nė Forumin Ekonomik Botėror tė Davos-it nė Zvicėr nė 1991. U nisa si sekretar i Pėrgjithshėm nga Tirana dhe mė priti sekretarja e Forumit Ekonomik, pėr tė mė dhėnė lajmin: Mirė se erdhėt zoti zėvendėskryeministėr! Gjatė kohės qė unė udhėtoja, kishte dalė dekreti dhe unė nuk e dija. Ishte njė eksperiencė e jashtėzakonshme ky forum. Nė kėto kushte, nuk mund tė mos e pranoja mandatin e Kryeministrit, pėr tė vazhduar misionin e reformatorit.

Kur ju e morėt mandatin duke e lidhur me reformat ekonomike, mbi tė gjitha nė vend mbetej ēėshtja e sigurisė. Ministri i Brendshėm nė atė kohė u emėrua sekretari i Parė i Tepelenės, Gramoz Ruēi. Ju nuk e njihnit deri nė atė kohė?

Jam njohur me tė rastėsisht nga viti 1988, por nuk e njihja mė parė. Unė jam nga fshatrat e Gjirokastrės me origjinė, por kam lerė e jam rritur nė Tiranė, Gramozi ishte nga Tepelena. Njohja e parė me tė ndodhi kur unė shkova me njė grup pune qė do tė shihte gjendjen e tregut nė Tepelenė, dhe ai ishte sekretar i propagandės. Ky labi Gramoz, qė ka pasur tangėrllėk qė atėherė, nuk mė priti dhe mė nxori njė instruktor. Unė i them do vijė ai tė bėjė detyrėn, apo tė kthehem mbrapsht unė dhe ta gjejė belaja atė qė nuk na priti. Mė pas vjen ai dhe donte tė na jepte drekėn, por unė se hėngra, pėr tė larė kėtė shpėrfilljen labe tė fillimit. Gramozi ishte mė lart se mua nė nomenklaturė. Unė isha nė institut, kur Gramozi erdhi nė grupin e instruktorėve nė Komitetin Qendror pranė Lenka Ēukos. Punonte dhe babai i Dritan Priftit, aty ku merrnin nga rrethet disa kuadro i mbanin nja njė vit, i formonin dhe mė pas i dėrgonin pėr Sekretarė tė Parė.

A ishte pėrfaqėsues i njė rryme konservatore Gramozi nė atė kohė apo jo?

Ishte njė produkt i brezit tė mesėm tė kuadrove tė regjimit komunist. Natyrisht nuk ishte pjellė e nomenklaturės qendrore, por i nomenklaturės vendore. Gramozi fitoi pikė sepse drejtoi seancėn e dėnimit tė pėrjashtimit tė Byrosė Politike nė kongresin e 10-tė tė Partisė sė Punės, sepse nuk doja ta drejtojė unė. Kodet se si duhet tė sillej me njėrin dhe me tjetrin ja pėshpėritja nė vesh, nė presidium. I thashė qė kėrkoi Ramizin, tė flasė. Ai nuk e kishte kurajėn tė sfidonte hapur ish-udhėheqjen dhe ja bėn me shenjė e mė pas mė thotė mua, se nuk do tė flasė. Ramizi nuk foli nė kėtė seancė, pėr tė pėrdorur alibinė e fundit: shikoni me kė kam punuar. Dua tė them se Gramozi fitoi pikėt e njė njeriu luajal qė pėrjashtoi Byronė pas pilafit dhe qė e ruajti Ramizin.

Pse ju refuzuat qė tė bėheshit Sekretar i Parė dhe kryetar i Partisė Socialiste mė pas?

Ramizi la vendin bosh dhe nuk la asnjė gjė mbrapa. Gėrmadha do shembej, dhe nuk do tė doja tė isha drejtues i njė shtėpie tė prishur. Unė kisha idetė e mia dhe kisha rrethin dhe brezin tim qė punonin pėr tė siguruar njė koncept tjetėr pėr majtėn nė kuadėr tė shpalljes sė pluralizmit, pėr krijimin e njė tė majtė tė re socialiste. Ajo qė dominonte tek unė, pavarėsisht nga kjo koshiencė politike e brezit, ishte elementi profesional. Unė isha i arsyetuar qė mund ti kontribuoja reformimit tė shoqėrisė sė tranzicionit me ekspertizė dhe reforma sa mė pak tė dhimbshme dhe profesionale. Kjo mė afronte mė shumė me administratėn sesa me partinė. Unė me tė ndjerin Gramoz Pashkon, kombinohesha shumė mirė, sepse ai njihte doktrinat dhe botėn mė shumė se sa unė dhe unė njihja jetėn dhe ekonominė shqiptare. Arritėm ta pėrfaqėsojmė Shqipėrinė nė mėnyrė dinjitoze nė Konferencėn e parė Ekonomike rajonale nė Athinė nė 1989. Unė dhe Gramozi rrezikuam shumė, se flisnim hapur, edhe me tė huajt, nė kafenetė e hotel "Dajtit", ku pėrpunoheshin opinione, nė prani tė sigurimit dhe pinjollėve tė nomenklaturės. Unė isha i prirur qė, nė kundėrshtim me afinitetin profesional dhe social, apo tė gjeneratės qė kisha me Pashkon, tė qėndroja nė tė majtė, kur Gramozi iku shumė kollaj djathtas bashkė me tė tjerėt dhe me shumė dinjitet gjithashtu shkroi programin e PD-sė, sepse isha i bindur qė intelektualėt e pakėt qė kishin arritur tė krijonin njė alternativė arsyetimi tė paktėn ndaj regjimit komunist para dhjetorit 1990, duhet tė ruanin edhe balancėn politike nė kushtet e pluralizmit. Mbi kėtė bazė refuzova ftesėn e Ramizit, pėr tė drejtuar partinė.

Ka qenė njė ftesė mes jush tė dy, apo dikush tjetėr jua ka thėnė?

Ka qenė kryesisht njė bisedė midis nesh. Dhe kur ėshtė njė bisedė mes Kryeministrit dhe Presidentit tė kohės, ėshtė e tepėrt tė dėgjosh kush paska ndėrhyrė tjetėr. Unė e refuzova. Largimi im nga qeveria mė 4 qershor 1991, ishte dėshtim i sė majtės sė vjetėr dhe jo i imi. E majta e re nxori njė Kryeministėr kaq shumė konkurrues si Nanoja, por mandati im ishte i parakohshėm dhe duhej tė ndėrpritej. Nė agimin e ditės qė kam dhėnė dorėheqjen pas disa muajsh punė nė kushte tė pamundura, pa gjumė dhe pa buxhet, nė orėn 4 tė mėngjesit i kėshillova tė shkojnė nė shtėpi njė turmė tė rinjsh "vullnetarė tė Enverit", qė mė kėrkonin armė tek Parlamenti dhe, pasdite arrita tė dal i ēliruar nė plazhin e Durrėsit pėr tė pirė njė kafe nė tarracėn e turizmit tė vjetėr, te "Adriatiku". Kamerieri sjell njė dopio uiski pėr mua dhe Leontjev Ēuēin, qė ishte me mua, nga njė tavolinė tjetėr. Ishte Fiqiri Xhibri, pjesė e grevės sė urisė sė minatorėve nė Memaliaj, qė rrėzoi qeverinė time. Ai kishte dalė nga greva e urisė siē dola unė nga ngujimi i qeverisė. I them ēne? Vijnė mė pėrqafojnė dhe mė thonė: shef, vetėm personale mos e merr, ashtu e donte puna politike. Ai kishte marrė detyrėn qė tė rrėzonte qeverinė. Sa mirė do tė ishte qė me kėtė frymė bashkėjetese ti kishim bėrė tė gjitha reformat e mėdha qė na shkatėrruan shumė gjėra. Pra unė nuk pranova drejtimin e partisė sė re, sepse doja tė vazhdoja tė kontribuoja profesionalisht nė administrimin e tranzicionit. Nuk mė ka thyer askush nga politika nė kėtė qėndrim, aq mė pak Xhelil Gjoni!

Ja propozuan dikujt tjetėr pėrpara jush?

Po, Maqo Lakrorit pastaj u futėm nė njė zhvillim tė panjohurash. Maqo Lakrori sikur nė fillim e pranoi, mė pas pyeti tė ndjerin tė atin e vet dhe refuzoi. Nuk e di pse. Ishim nė njė terren tė panjohurish, partia nuk dinte kujt do ti ngelte. Ėshtė fryt i papėrgjegjshmėrisė dhe i reformave tė munguara tė asaj klase politike.

Dhe si qėlloi qė ju ngeli ju?

Nė Kongresin e 10-tė tė Partisė zgjedhjet dhe propozimet pėr kryetar do tė bėheshin pasdite. Nė momentin qė dola nga shtėpia pas drekės, mė pėrcjell nėna nė korridor me lot nė sy dhe mė thotė: "Bir, nė duart e kujt do tė na lesh?". Ajo ka qenė partizane, ish-mėsuese dhe vetėm ajo mė theu. Unė me lotėt e nėnės mora vendimin. Mora vendimin qė kishte koshiencėn e sakrificės, pėrfshirė dhe burgun brenda. U ndava nga lotėt e nėnės dhe iu dorėzova koshiencės dhe inkoshiencės sė ekslamacioneve tė sallės, qė thėrriste "Fatos Nano! Fatos Nano!". Seanca u ndėrpre pėr tė formuluar propozimet. Nė kėtė ndėrprerje mua mė rrethuan shumė pėrfaqėsues tė delegatėve nė rrethe. Ramizi nuk afrohej. Unė, tashmė me vendim tė marrė, u pėrpoqa tė ruaj racionalitetin e arsyetimit dhe tė vė kusht se me kė do tė punoja.

Me kė biseduat?

Nuk mbaj mend kush ka qenė rrotull, por ishin pak nga ata qė ishin tė pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr forumet drejtuese. Unė thashė se pranoj qė tė jem kryetar me kushtin qė nėnkryetarė tė jenė Servet Pėllumbi, Spirua (Dede) dhe Ismaili (Lleshi). Nuk u kontestua.

Pati njė bisedė me Ramizin kokė mė kokė nė kėtė moment?

Jo nė kėtė moment nuk kishte as vend as kohė. Ramizi u ēlirua nga ankthi i vakuumit qė kish krijuar vetė dhe papritur po mbushej.

Ėshtė e vėrtetė qė Spiro Koleka dhe Rita Marku u shprehėn nė Kongres: Ku po na lė ne Ramizi?

Ndoshta, por unė skam qenė prezent. Ishte njė konfuzion i plotė. Ndėrsa biseda midis Kryeministrit Nano dhe presidentit Alia janė bėrė shumė.

Ėshtė e vėrtetė qė Ramiz Alia kėrkoi tė bėhej anėtar i PS-sė, pasi iku si president?

Po dhe ma kėrkoi mua. Mė tha: po pėr mua ke ruajtur ndonjė teserė rezervė? I thashė: Do na lėsh tė punojmė tani? Ai kėrkoi tė jetė pjesė e PS-sė, pasi dha dorėheqjen si President me pak shantazh nė njė bisedė tė drejtpėrdrejtė me mua, nė vilėn e Presidentit. Mė kėrkoi qė tė mbaj qėndrim nėse duhet tė jepte dorėheqjen ose jo. Nė prill tė vitit 1992.

A ju kėrkoi garanci pėr veten Ramiz Alia?

Natyrisht ai garancinė nuk mund ta kėrkonte nga opozita, do ta kėrkonte nga qeveria. I ka pasur dyert tė mbyllura nga qeveria, me Presidentin e ri gjithashtu. Marrėdhėniet e Berishės me Alinė kanė qenė tė vėshtira, mos them tė pamundura.

Por grupi i bllokmenėve qė u dėnuan nė kongresin e 10-tė, ēfarė reagimi patėn ndaj transformimit tė partisė sė punės?

Unė mora vendim si Kryeministėr pėr ti nxjerrė nga blloku. Ikėn me bisht ndėr shalė nė shtėpi tė tjera me pėrjashtim tė Spiro Kolekės dhe ndonjė tjetri. E kini parasysh Spirua, ndėrtuesi i tė gjitha "kutive" 50 m2 tė strehimit nė komunizėm, qė kishte njė vilė super tė bollshme, me thėnė tė drejtėn nuk e di se kush e ka sot. Mė shkruan njė letėr, fletore aritmetike me katrorė, 16 faqe me shkrim dore, ku mė thoshte se jo vetėm se nuk duhet tė dilte, por kishte nevojė pėr strehim suplementar se ishte bėrė gjysh dhe po i rriteshin fėmijėt e fėmijėve. Si pėrfundim, nė bashkėpunim me Gardėn e Shtetit, me hir e me pahir, u shoqėruan nė apartamentet e reja normale, ku u futėn edhe familje tė persekutuara nė tė njėjtėn kohė. Njė nga kuriozitetet nė kėtė histori ėshtė se shkresėn e firmosur nė vendimin e qeverisė nga unė, ma kthejnė me shėnimin e Pali Miskės, ku thoshte se nuk lėviz nga shtėpia edhe sikur topat tė bien. Vetėm topa skishte Pali, se duhen topa pėr tė pėrballuar topa.

FUND
05/02/2010




Burimi: Standard Dosje

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

Isufi
Isufi
12.02.2010 10:19

ing.Spiro Koleka ndertoi 50m2 qe te na bente te gjithe me shtepi. Natyrisht qe s'mund te ndertonte 2 kate pallati per secilin ashtu sic banon sot zoti Nano. Une sot banoj ne nje shtepi te projektuar prej inxh. Kolekes e cila ka cmim me te larte per m2 sesa apartamentet e reja.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!