Paskal Milo: Negociatat e 97-ės, mė tė vėshtirat mes sharjeve e kėrcėnimeve
08.02.2010 22:04 - Kategoria: Intervista
Njė nga protagonistėt e disa prej tryezave mė tė famshme tė viteve tė tranzicionit shqiptar, ku ėshtė dashur ndihma e tė huajve pėr tė gjetur zgjidhje, tregon pėr gazetėn "standard" detaje nga kėto negociata. Paskal Milo, aktualisht kryetar i PDS-sė, ish-ministėr i Jashtėm nė qeverisjet socialiste, mendon se negociatat e pranverė-verė 1997 kanė qenė mė tė vėshtirat e politikės shqiptare dhe nė kėto bisedime ėshtė lėnė mėnjanė gjuha diplomatike, siē kujton ai dhe ka kaluar nė debate tė forta, sharje, madje dhe kėrcėnime tė ndėrsjella. Milo, i cili nuk ėshtė protagonist i tryezės qė pritet tė realizohet mes PD-sė dhe PS-sė, nuk ėshtė optimist nė njė zgjidhje tė plotė tė ngėrēit dhe nga ana tjetėr, shprehet se kjo tryezė nuk duhet tė bjerė nė gabimin qė u bė nė tryezėn e vitit 2002, ku nga marrėveshja pėr Presidentin u kaluar nė "pazare politike" pėr institucione tė tjera
Zoti Milo, jemi nė prag tė njė tryeze bisedimesh mes dy palėve tė politikes pėr zgjidhjen e ngėrēit tė krijuar nga bojkoti i gjatė i opozitės me ndėrhyrjen e faktorit ndėrkombėtar. Qė nga viti 1991 nė vendin tonė ėshtė dashur disa herė ndėrhyrja e tė huajve pėr tė zgjidhur problemet e brendshme. Sipas jush, pse ndodh kjo, pse klasa politike vendase preferon njė zgjidhje te imponuar nga jashtė?
Pyetja qė ju mė bėni ėshtė njė temė e gjerė, e cila do tė duhet tė trajtohet nė njė moment tjetėr, por shkurtimisht pse Shqipėria e shqiptarėt kėto 20 vitet e fundit janė ndodhur shumė shpesh nė fokusin e komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ndėrhyrė, kjo ka disa arsye sipas meje. E para se Shqipėria u ndodh e papėrgatitur dhe pa pasur njė klasė politike me pėrvojė dhe maksimalisht tė ndėrgjegjshme pėr tė marrė pėrsipėr udhėheqjen e vendit nė njė periudhė tė vėshtirė siē ishte tranzicioni. E dyta, njė mungesė e theksuar e kulturės politike qė i ka karakterizuar partitė politike shqiptare gjatė gjithė kėsaj kohe dhe e treta, njė ērregullim i madh social qė nuk ka qenė i mundur tė administrohet nga politika, pėr tė mos shkuar pėrtej manifestimeve normale sociale, tė cilat kur kanė tejkaluar kufirin kanė prodhuar kriza tė thella, pėrplasje jo vetėm politike, por dhe me gjerė dhe pa dyshim qė kanė shkaktuar dhe plagė ende tė pambyllura nė shoqėrinė shqiptare.
Cilat kanė qenė tryezat mė tė famshme tė zhvilluara me negocimin e ndėrkombėtarėve? Kur ka ndodhur ndėrhyrja e parė?
Ndėrhyrja e parė ka qenė nė vitin 1991, e cila erdhi nė momentin kur shteti kishte rėnė pothuajse i tėri. Ndėrhyrja e dytė e madhe ka qenė nė pranverė-verė nė vitin 1997 kur shteti pėrsėri ra dhe ndėrhyrje tė tjera tė pjesshme kanė qenė nė vitin 1998 pas tentativės pėr grushtin e shtetit tė 14 shtatorit, ku komuniteti ndėrkombėtar erdhi pėrsėri nė Tiranė dhe u angazhua shumė fort pėr tė mbyllur sa mė shpejt krizėn qė u shfaq. Pastaj nė njė moment tjetėr ka qenė vjeshta e vonė e vitit 2001 dhe fillimi i vitit 2002, kur klasa politike shqiptare u thirr nė Bruksel pėr ti dhėnė njė mėsim tė mirė dhe mė vonė pas disa muajsh nė korrik tė vitit 2002 kur presioni ndėrkombėtar ēoi nė zgjedhjen konsensuale tė Presidentit tė Republikės. Kėto kanė qenė si ngjarje paraardhėse pėr ndėrhyrjen e re qė po bėjnė institucionet evropiane pėr tė mbyllur njė krizė politike qė u hap nga zgjedhjet e 28 qershorit tė vitit tė kaluar. Njė vend anėtar i NATO-s pas 20 vjet tranzicioni nuk duhej kurrsesi tė ndodhej nė njė situatė tė tillė, qė tė vijnė pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar pėr ta pajtuar dhe pėr ta orientuar. Ėshtė shumė e turpshme pėr klasėn politike dhe e keqe pėr imazhin e vendit qė ende duhet qė tė tjerėt tė na marrin pėr dore dhe tė na mėsojnė "abc"-nė e demokracisė, tė dialogut politik, tė negociatave dhe tė marrėveshjes.
Ndodh kjo ngaqė skemi njė arbitėr tė brendshėm, tė besueshėm dhe autoritar, njė president tė respektuar nga tė gjitha palėt?
Ne jemi njė Republikė Parlamentare ku Presidenti i Republikės sidomos pas ndryshimeve kushtetuese qė u bėnė nė vitin 2008 ėshtė me kompetenca tė kufizuara dhe gjatė gjithė periudhėn sė trazicionit ne kemi pasur ekstreme figurash politike nė Presidencė. Zoti Berisha, qė me dispozitat e ndryshuara kushtetuese nė vitin 1992 u bė njė President me fuqi tė jashtėzakonshme dhe kemi pasur dhe President qė me Kushtetutėn e vitit 1998 janė brenda kuadrit tė njė Republike Parlamentare dhe qė kanė ndėrhyrė nė jetėn politike nė problemet qė ajo ka nxjerrė dhe nė pėrputhje me karakteret e tyre dhe me dėshirėn pėr tė kontribuar mė shumė dhe atėherė kur e kanė pasur tė vėshtirė pėr tė vepruar pėrballė kryeministrave ambiciozė, tekanjozė dhe pushtetdashės tė jashtėzakonshėm. Kėshtu ndodhemi tani nė njė krizė politike, ku Presidenti aktual, zoti Topi, pėr nga natyra mesa duket njė njeri qė asnjėherė nuk ka dėshirė tė marrė ngarkesa tė mėdha dhe tė pėrplaset, dhe nga ana tjetėr ndryshimet kushtetuese tė vitit 2008 i kanė hequr atij disa gurė tė fortė nga themelet, nė tė cilat mbėshtet pushteti i Presidentit tė vendit.
Meqė po flasim pėr negociatat aktuale, ju njihni mirė mėnyrėn se si funksionojnė organizmat ndėrkombėtarė dhe interesat qė ata kanė pėr tė ndėrhyrė nė njė ēėshtje tė brendshme, duket sikur flamurin e zgjidhjet e ka marrė Kėshilli i Evropės, ndėrkohė qė aktorė mė tė rėndėsishėm janė sigurisht BE dhe SHBA. A mendoni se kėto dy aktorė do tė lėnė qė KiE tė marrė meritėn pėrfundimtare dhe nuk do tė dalin nė skenė pėr tė qenė pjesė e zgjidhjes nė mėnyrė publike, pavarėsisht konsultave dhe kėshillave pas kuintave?
Pėr hir tė sė vėrtetės, aktorėt ndėrkombėtarė prezentė nė Shqipėri kanė dashur tė shfaqen mė pak hapur nė misionin e tyre pėr tė paqtuar palėt nė Shqipėri nisur nga ideja se ky vend ėshtė anėtar i NATO-s dhe kėrkon statusin e vendit kandidat nė BE nuk duhet tė mbėrrijė nė njė situatė tė tillė qė tė kėrkojė ndėrhyrjen direkt tė faktorit ndėrkombėtar. Pra, nė njė farė mėnyre, ata janė pėrpjekur tė bėjnė atė qė nuk e bėn realisht politika shqiptare, pra tė ruajnė imazhin e vendit dhe tė klasės politike shqiptare, tė mos e zhveshin atė siē ėshtė nė tė vėrtetė e paaftė pėr tė menaxhuar situatat konfliktuale, qė nė njė vend demokratik zgjidhet me mjete demokratike. Por nė momentin qė ata pritėn 6 muaj dhe nuk po shihej njė zgjidhje u desh qė tė fillojnė tė mendojnė njė zgjidhje, e cila prapė duket sikur ka lėnė nė hije dy aktorėt kryesorė tradicionalisht tė involvuar nė Shqipėri, madje shtojmė kėtu dhe OSBE-nė dhe duket sikur ia kanė lėnė iniciativėn Kėshillit tė Evropės. Kjo nuk ėshtė pa qėllim, pėrsėri duan ta ruajnė Shqipėrinė nga pagimi i njė ēmimi, sepse po u fut BE nė lojė pėr kėtė krizė politike do ti duhet qė me dokumente zyrtare tė ndėrhyjė dhe tė pėrfaqėsohet, gjė qė shkon nė kundėrshtim me premtimin dhe dėshirėn qė ka Brukseli pėr ta ndihmuar Shqipėrinė qoftė pėr liberalizimin e vizave, qoftė pėr statusin kandidat. BE nuk do tė marrė rol parėsor dhe rri pak nė prapaskenė, sepse nuk dėshiron tė komprometojė procesin ku ndodhet Shqipėria aktualisht nė marrėdhėnie me tė. SHBA po tregohet shumė e kujdesshme pėr shkak se nė Shqipėri ekziston mendimi dhe pa dyshim i bazuar se pėrderisa ndėrhyn Uashingtoni atėherė do ketė njė zgjidhje tė shpejtė dhe sigurisht amerikanėt kanė dėshirė qė tė mos bėhen palė nė zgjidhjen e krizės politike dhe ngaqė Shqipėria tashmė ėshtė anėtare e institucioneve evropiane ua lė atyre rolin kryesor ashtu si u takon dhe nė tė vėrtetė. Ndaj shihet dhe ky angazhim amerikan nė dukje shumė intensiv, si bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar pas kuintave. Tė paktėn deri nė fundin e muajit derisa tė shihet dhe produkti i tryezės dhe ardhja e delegacionit tė nivelit tė lartė tė KiE-sė, kėshtu do tė ndodhė dhe pėr njė arsye tjetėr, sepse nė kuadėr tė KiE-sė funksionon komiteti i monitorimit pėr Shqipėrinė, qė ėshtė njė hallkė qė ndodhet brenda objektit tė tij tė punės.
Si njė aktor protagonist, por dhe si historian, cilat kanė qenė sipas jush negociatat mė tė vėshtira dhe mė me shumė surpriza?
Mund tju kujtoj qė nė vitet 1992, 1997, e me radhė kam qenė protagonist i shumė takimeve e negociatave. Negociatat mė tė vėshtira pėr hir tė sė vėrtetės kanė qenė ato tė pranverė-verė 1997 pėr ti dhėnė fund krizės, ku u desh njė serial i tėrė bisedimesh nė zyrėn e Presidentit tė Republikės nga gjithė faktorėt e forcave politike dhe nėn trysninė e madhe tė faktorit ndėrkombėtar, SHBA, BE dhe veēanėrisht tė OSBE-sė me tė dėrguarin e posaēėm, Vranickin, qė u arrit tė ndalej konflikti dhe tė shkohej nė zgjedhjet e parakohshme. Ai ka qenė momenti mė i vėshtirė dhe dramatik nė historinė e tranzicionit shqiptar. Nėse njė ditė do tė hapen arkivat e Presidencės sė atij viti, sidomos ato filmike, do tė shihet se ka pasur njė negocim dhe njė dialog jashtėzakonisht dramatik. Jo vetėm jashtė gjuhės diplomatike, por edhe jashtė kulturės minimale njerėzore me sharje dhe fyerje reciproke nga mė banalet nga tė gjitha palėt, me kėrcėnime tė hapura dhe me mėnyra makiavelike pėr tė gjetur zgjidhjet. Unė sigurisht si historian qė jam, njė pjesė tė tyre i kam nė arkivėn time personale, por flas pėr shfaqjen e pėrgjithshme tė politikės. Nė pozitėn si ministėr i Jashtėm kam pėrballuar kriza si ajo e shtatorit 1998 e qė vazhdoi me bojkotin parlamentar tė PD-sė pėr gati njė vit dhe nė ditarin tim si ish-ministėr i Jashtėm ka shumė detaje, shumė personazhe pėr mėnyrėn se si kanė vepruar dhe si janė perceptuar nga tė huajt dhe qė njė ditė do tė shohin ditėn e botimit.
Po marrėveshja Nano-Berisha pėr Presidentin konsensual?
Marrėveshja Nano-Berisha e vitit 2002 ishte e imponuar nga BE si faktor pėrcaktues, sepse pėr shkak tė dyshimeve qė u hodhėn nė zgjedhjet e vitit 2001 u kėrkua qė tė kishte zgjidhje konsensuale pėr Presidentin e Republikės pėr tė realizuar njė balancim tė forcave politike. Ajo marrėveshje, ndonėse zgjodhi pėrkohėsisht njė konflikt nė rritje politik, nuk ka qenė marrėveshje e ndershme, e pastėr, sepse ndėrhyri nė pushtete qė nuk i takonin tė bėnte zgjidhje politike apo mė mirė pazare politike, siē ishte ēėshtja e prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe e shefit tė Shėrbimeve Sekrete. Por ato kompromise nuk kanė qenė tė sinqerta dhe nga njė pikėpamje tjetėr, jo vetėm nga aktorėt Nano plus Meta nė raport me zotin Berisha, por nuk kanė qenė tė sinqerta dhe brenda vetė mazhorancės sė asaj kohe, kur dihej qė zoti Meta takohej me z. Nano pas njė konflikti tė egėr tė brendshėm nė PS, qė e detyroi Metėn tė jepte dorėheqjen nė shkurt tė vitit 2002.
Nė njė marrėveshje qė vjen pas njė tryeze bisedimesh dihet se pėr tė arritur tek zgjidhja, tė dyja palėt lėshojnė nga pozicionet e tyre fillestare. Ju ēfarė lėshimesh parashikoni nė tryezėn e pritshme?
Negocimi ėshtė njė nga funksionet kryesore tė politikės dhe diplomacisė dhe si i tillė ai ėshtė njė art mė vete. Nga pėrvoja mendoj kėto negociata qė priten do tė jenė shumė tė vėshtira, sepse palėt do tė pėrpiqen tė qėndrojnė pa u lėkundur nė pozitat e tyre ekstreme dhe se ēdo lėshim qė mund tė bėhet prej tyre do tė bėhet nė momentin e fundit, vetėm atėherė kur e dinė se pas atij momenti nuk ka asnjė lloj zgjidhjeje tjetėr dhe asnjė mjet tjetėr pėr tu pėrdorur. Kėshtu qė kam frikė se do tė kemi njė maratonė bisedimesh tė vėshtira, rezultati i tė cilave kam dyshime se sdo jetė pozitiv, por mund tė jetė njė zgjidhje e pėrkohshme pėr tė shtyrė, por jo pėr tė zgjidhur. Megjithatė aktorėt kryesorė janė aty dhe janė ata qė do tė vendosin.
Mund tė kapėrcejė PS nga kushti i hetimit tė zgjedhjeve nė kėrkesa tė tjera...
Nuk duhet tė pėrsėritet skema e vitit 2002 dhe tė vijmė sėrish nė njė skemė qė koha tregoi se nuk ishte e suksesshme.
06/02/2010
Burimi: Standard Intervista
lajme.parajsa.com


























































